Mendime » Radovani
Letër e hapun Nr. 5 nga Fritz Radovani: Eshtnat e At Gjergj Fishtës janë në Rrëmaj!
E diele, 30.10.2022, 07:58 PM
Letër e hapun Nr. 5 nga Fritz RADOVANI:
ESHTNAT
E AT GJERGJ FISHTËS O.F.M. JANË NË RRËMAJ!…
TË
GJITHË ATDHETARËVE SHQIPTARË
MBRENDA
E JASHTA ATDHEUT!
“UNË
DO TË VAZHDOJ ME JU SHKRUE DERISA.., PENA E EME, T’ JU THERIN ESHTNAT TUEJA!”,
thonte, një Dijetarë !
JEMI
NË PRAGUN E VITIT 2022.
TË
PËRJETËSIMIT TË POETIT KOMBËTAR AT GJERGJ FISHTA OFM.
Per dijeni:
Argjipeshkvisë
Shkoder dhe Tiranë,
Kuvendit
Françeskan Shkoder, Lezhë, Troshan,Mirditë.
Këshillit
Ndërfetar të Shqipnisë, Tiranë,
Z.Prefektit
të Shkodres,
Z.Kryetarit
të Bashkisë së Shkodres,
Z.Prokurorit
të Shkodres,
Z.Drejtorit
të Organeve të Ruajtjes së Rendit në Shkoder,
Të
gjitha organeve të Shtypit dhe mjetëve të Informacionit Shqiptar!
Shtoj: Argjipeshkvinë
e Tivarit,
Argjipeshkvinë
e Prizrenit,
Famullinë
e Tuzit dhe të Grudës,
Këshillit
të Pleqve, të Fshatit Fishtë, Lezhë.
Akademisë
së Shkencave të Republikës së Shqipnisë Tiranë,
Universitetit
“Luigj Gurakuqi” Shkoder dhe të gjithë Rinisë Universitare,
Diasporen
Shqiptare të Malësisë së Hotit dhe të Grudës,
Diasporën
Shqiptare nga Tivari deri në Kep të Paganës…
ESHTNAT
E AT GJERGJ FISHTËS O.F.M. JANË NË RRËMAJ !…
Një prift i ri, kur pat
takue At Meshkallën dhe i tregoi se Imz. Ernesto Çoba, i kishte mësue
këtij kushtet që duhet me heshtë, Mëshkalla i tha: “Shko e thuej Monsinjorit,
me të mësue kushtet që duhet me folë, se me heshtë kemi heshtë boll!…
Edhe
unë, tue rikujtue porosinë e At Meshkallës, po flas, se boll kam heshtë!…
Aty rreh vitit 1980, kam
shkue ndër vorre të Rrëmajt me u interesue për një vorr të një familjarit tem.
Kam takue të Ndjerin Gjon Gjergji, ish roje e vorreve. Mbasi kemi bisedue për
problemin personal, Gjoni me një dashamirësi dhe me njëfarë afrimiteti, më mori
për krahu dhe u nisëm në drejtim të Kapelës së vorreve.
Mbas pak minuta heshtje,
më tha: “Do të shkojmë bashkë në një vend sekret, kam besim se nuk ke me folë
me njeri, mbasi kjo që po të tregoj asht gjithmonë me rrezik ba me folë…”
Ecëm nga ana e majtë e
Kapelës, kaluam vorrët e motrave stigmatine, numroi 1,2,3,4, selvijat dhe tek e
katërta, ndaloi. U afruam tek muri dhe aty më shikoi në sy dhe, më tha: “Fritz,
Pashë Shpitnat e Atyne të vdekunve që ke në këte vend, dhe që, nga njohja me
Ta, po të besoj edhe ty, të lutem mos me folë me asnjeri pa ardhë ajo kohë që
ti ke me pasë mundësi me tregue,… se je i ri e njëditë…
këtu,
unë kam futë një thes qimentoje me Eshtnat e At Gjergj Fishtës…”.
U stepa në vend. Pak
minuta nuk kemi shkëmbye asnjë fjalë. Për me sigurue kujtesën teme, kam shikue
pranë vorrin e një grues së re që kishte një foto në porcelan. Kam numrue edhe
njëherë selvijat dhe jemi kthye me Gjonin në drejtim të Kapelës. Aty jemi
ndalue prap.
Gjoni më kuptoi mirë
vetëm me të shikueme se cila mund t’ishte pyetja ime: “Si mundën me kenë në
Rëmaj Ato Eshtna shumë të përfoluna dhe të “tretuna” në lumin Drin, pranë Urës
së Bahçallekut?”….
Më shpjegoi se: “Ka
shkue në një mbasdreke, rreth orës 15.00 në shtëpi të Gjonit, ish Drejtori i
Ndermarrjës që merrej me riparimin e Kinema Puntori (ish Kisha e Fretenve), i
Ndjeri Shyqyri Rrjolli, dhe i ka kërkue me shkue për një problem urgjent në
Rrëmaj. Gjoni ka marrë çelsat, ka hypë në makinën e Shyqyriut dhe janë gjetë
për 3 minuta aty, nga rruga Canej ku banonte Gjoni.
Kanë hy me makinë deri
tek Kapela, janë ndalue dhe, kanë shkue tek vendi ku kishte mendue Shyqyriu, me
varrosë “thesin e qimentos”. Gjoni me një lopatë ka hapë një gropë të vogël, po
Shyqi, i ka marrë lopatën dhe e ka thellue ai vetë ma shumë gropën, tue shkue
afro 50 – 60 cm. thellësi. E kanë mbulue dhe porosia ishte që Gjoni nuk duhët
të fliste me asnjë përson.
Shyqyriu i kishte tregue
Gjonit, se dikush e kishte urdhnue me i nxjerr Eshtnat e Fishtës nga Kisha dhe
me i tretë në lumin Drin. Shyqyriu ka urdhnue një punëtor me i futë Eshtnat në
thes dhe me ia çue në zyre, prej ku, mbas orarit të punës Shyqyriu do të
shkonte dhe ti hidhte në lumin Drin. Mbasi punëtori ka lanë thesin në zyre të
Shyqyriut ka ikë, po Shyqyriu e kishte mbajtë thesin tri ditë në zyre dhe kur
ka vërejtë se asnjeri nuk interesohet ma për atë çeshtje, ka shkue tek Gjoni,
dhe i ka besue për veprimin që kanë krye bashkë me te në vorrezat e Rrëmajit”.
Për këte çeshtje, mbas
vitit 1992, unë kam vue në dijeni tre përsona, Anton Benussin, Ernest Përdodën
dhe në 1995, kur po riparohej Kisha Françeskane, At Konrrad Gjolaj, i cili,
mund ta ketë bisedue me At Z.Pëllumbin. Unë dhe A.Benussi jemi gjallë…
tjerët jo!…
Mendoj, se nuk duhët
vazhdue ma mos me folë, edhe pse “demokratët” shqiptarë janë bijtë e
baballarëve që kanë çvarrosë At Gjergj Fishtën. Por, tue u nisë se, ndoshta, ka
mbetë ndër to një tjetër “Shyqyri Rrjoll”, që asht pak e vështirë me e mendue
se ka, pranova me tregue këte sekret, për të cilin po ndodhi një përsëritje e
së keqës maparshme me At Fishtën:
TURPI
DO TI MBETËT VETËM SHKODRËS DHE VETËM ASAJ!
Shenim:
Në muajn Tetor 2007, kam
vue në dijeni me këte letër Institucionet Fetare Katolike të Shqipnisë, të
cilët, nuk janë denjue me mu përgjigjë.
Amanetin e të Ndjerit
Gjon Gjergji nuk mendoj me e marrë me vedi.
Mekenëse At Fishta ishte
mik i babës sem, të Ndjerit Kol Radovani, për shpenzimet e hapjes së gropës ku
asht sot dhe bajtjes deri tek Vorri simbolik në Kishën Françeskane të
Gjuhadolit, në Shkoder, ju përgjegjem personalisht, mbasi të përfundoni
punimet.
Melbourne, 30 Tetor 2022.
Fritz RADOVANI