Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Marshon Shqipnia komuniste drejt zhdukjes
E hene, 28.11.2022, 08:56 PM
Nga Fritz RADOVANI:
MARRSHON
SHQIPNIA KOMUNISTE
DREJT ZHDUKJES
Dhjetori
1990 mbetet dhe do jetë një muej shumë i randsishem në historinë e Shqipnisë,
në rrugën e gjatë dhe të vështirë për arritjen e dy parullave kryesore të
mitingjeve të rinisë s’ asaj kohë: "Liri Demokraci" dhe "E duam
Shqipërinë si gjithë Evropa". Shteti ma i mbrapambetun i Europës, dhe
fatkeqësisht gjithnjë jashta Saj. Lidhjet e vjetra me Lindjen prej kohës së
Esad Pashës, Ahmet Zogut dhe që u trashiguene tue u sterforcue edhe ma shumë
nga aventurieri Ever Hoxha, që caktoi shoku Tito e, pasues Stalini. Tue mos
harrue asnjëherë Mao Ce Dunin, themeluesin e “Revolucionit Ideologjik e
Kultural të 1967”, kur Shqipnia u shpall “i vetmi shtet ateist në Botë” dhe që
u pasue nga skilja anadollake Ramiz Alia, me kobren Nexhmije Hoxha, dhe na
sollen në krye të shtetit Shqiptar, një nga “Rilindasit e komnizmit” kryem...
Edvin Ramen, që tue kuadrue Shqipninë në
“Balkanin e Hupun”, realizoi “largimin e Rinisë Shqiptare nga Atdheu”, dhe
“rikthei vorfninë e tejskajshme”, tue u vendosë në krye të listes së Shteteve
ma të mbrapambetuna t’ Europës në Shekullin XXI. Aty ku sundon korrupsioni,
imoraliteti, hajnia, pabesia, vllavrasja, urrejtja, shfarosja, fanatizmi, paburrnia, ateizmi, shperdorimi i detyrës,
injoranca, mendjemadhsia, kapadailleku, trafikantët e drogës, shkatrruesit e
Monumenteve, brutaliteti.
E
gati harrova: Shkatrrimtarët e vertetë të Shtetit Shqiptar “Komunistët e
Rilindur”: Rruga e sigurtë e forcimit Tiranës orientale sllavo bolshevike.
Turpi
i Europës e tue dijtë mirë se: “Kjo asht Shqipnia e t’ Madhit Gjergj Gjon
Kastriotit – Skenderbeut dhe Nanë Terzes së Madhe Botnore!
Shqiptarë!
Kurr mos e harroni porosinë e Papës Gjon Pali i II “per drogen”! Melbourne, 28 Nandor 2022.