Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (IX)
E diele, 06.08.2023, 06:57 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa e IX.
PSE
VETEM SHKODRA?!
PROFESOR
PETRO FUNDO
(19
MARS 1909 – 1 MARS 1989)
1946
CILA
ISHTE DETYRA E SEKSIONIT KATOLIK
PRANë
DEGëS Së MBRENDSHME Të
QYTETIT
Të SHKODRES,
I
VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA
E PERJETëSHME.
Mosha
e ime fatkeqsisht nuk më lejoj me e njoftë Prof. Petro Fundon prej vitit 1946
kur Ai erdhi sëparit Profesor në Gjimnazin e Shkodres. Asht kenë një prej
Profesorave që porsa ka vue kamben në Shkoder ka lanë kujtime...
Ishte
nder njofësit e rradhë të historisë dhe të kulturës së atij qyteti. Njifte mirë
themelet e katoliçizmit dhe historinë e disa klerikve në za, tue fillue nga At
Gjergj Fishta, Imzot Luigj Bumçi, Don Ndre Zadeja etj. Para vitit 1944 kishte
lexue shumë prej veprave të Don Kolec Prennushit. Adhuronte poezinë e Vaso
Pashës, Don Ndre Mjedjes e Imz. Vinçenc Prennushit. Ishte shumë i saktë nder
biseda me shokët e vet dhe me një kujtesë të rrallë.
Prof.
Fundon unë e njofta në vitin 1955, porsa erdhi në Shkoder të dytën herë mbas
vitit 1946, kur ishte profesor matematike në Gjimnazin “29 Nandori”, dhe u pat
largue pak kohë mbasi studentët e Komitetit të Rinisë komuniste, e patën
nxjerrë në një karikaturë të gazetës së murit të shkollës me një automatik në
dorë, tue pushkatue nxanësit “me njëshka”.
Ishte
kërkues i landës sëpse, ate që shpjegonte donte që të mësohej nga nxanësit. Më
tregonte njëherë, kur ishte me studime n’ universitet në Francë, “nota më e
mirë ishte 20. Unë arrija deri tak 14. Mbas shumë përpjekjesh arrijta deri tek
16. Ndërsa, 18 dhe 20 ishte për ata studentë, që ishin shkencëtarë që në bankat
e shkollës...”
Mbas
sa vitësh në universitetin e Tiranës, në fakultetin e matematikës, e larguen se
Profesori kishte deklarue: “Nuk shpjegoj unë lëndën asnjëherë sipas tekstëve
sovjetike, sëpse ata kanë gabime!”.
Kishte
takue njëherë shokun e tij të vjetër, me të cilin njihëj që në Francë, porsa ai
kishte dalë nga burgu i Burrelit, Foto Balën, nga Himara. Me kërkesën e atij,
kishin shkue në Komitetin Qendror të PPSH, mbasi Foto donte me takue një shok
tjetër po t’asaj kohë, Ever Hoxhën, me të cilin, kishin “ngrenë në një trapez”,
siç thonte Prof. Fundo. Mbasi kishin shkrue emnat tek “dezhurni” i komiitetit
qendror, kishin pritë një orë. Mbas një ore “dolli sekretari i tij dhe na tha,
shoku Enver është shumë i zenë dhe nuk ju pret dot!”. Prej asaj kohë (rreth
1953 – 54?) nuk kishin ba ma asnjë përpjekje me e takue asnjëni as tjetri me
ate.
Prof.
Fundo ishte i edukuem nga vetë familja e tij shumë fetar. Në Shkodër, Ai
deklarohej besimtar. Kjo nuk ishte falso, mbasi në biseda dhe bindje të
shprehuna prej Tij, besimi tek Papa ishte i palëkundun. Mund të tham me plot
gojë se ishte ma Katolik se shumë të tjerë, që kanë lindë e vdekë në familje
katolike në Shkodër. E diela dhe ditët e festave fetare për Té ishin ditë
lutjesh dhe bamirësije. Një fukara që mund ta takonte në rrugë dhe nuk kishte
të holla me e ndihmue, për Prof. Fundon, ishte “vuajtje”. Kur trokiste dera dhe
flitëj se asht tue pritë një fukara aty, Ai hapte raftat me gjetë bukën ma të
mirën dhe, jo, kafshata, për me ia dhanë lypsit. Xhepat e Tij gjithnjë ishin
bosh nga fukaratë. Madje, tregonte njëherë: “Kishte shkuar tek bërberi dhe,
mbasi ishte qethur, i kishte thënë se, do ti sjellë paratë nesër, se ata 30
lekë që kisha në xhep, ia fala një fukarasë!..”.
Për
lypsit thonte: “Mos i zeni në gojë kurrë emrat e tyre, se është shumë më e
vështirë për të lypur, se për të falur!”.
Ai
kishte shtëpinë e hapun për të gjithë ata që i konsideronte miqë!
Sigurisht
veçonte personat si At Pjetër Meshkalla, At Aleks Baqli, Don Mark Hasi, Don
Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani, At Viktor Volaj etj., me të cilët i ka
vazhdue lidhjet haptas deri në 1967, me “Revolucionin Kultural”, kohë në të
cilën Ai u detyrue me u vetizolue, si gjithë populli shqiptar.
Mbas
arrestimit të Klerit Katolik, Ai vazhdonte me ndigjue Meshën në radio si shumë
besimtarë të tjerë në Shkoder. Po, nuk duhet harrue asnjëherë ajo kohë që ka
kalue populli i Shkodres me “Revolucionin Kultural të 1967”!
Me
anën e Motër Davës, ka ndihmue edhe të dënuemit randë ndër burgje, kryesisht,
ata që nuk kishin asnjë mundësi ndihme ekonomike.
Kur
u pat sëmue me sy në vitin 1968 dhe e dërguen në Rumani për një operacion, para
se me hy në sallën e operacionit, mjeku e ka pyet: “A ke dëshirë për ndonjë
gjë, mbasi nesër do të bëjmë operacionin? – Ky i asht përgjegjë: Do të
dëshëroja të më sillni një Prift Katolik, mbasi kam dëshirë për t’ u rrëfyer
dhe kunguar, mbasi ka disa vite që në Shqipëri, nuk kam patur mundësi ti
bëja!”.
Mjeku
ia ka sjellë Priftin mbas gjysëm ore. “Kur dola nga operacioni, - shpjegonte
Prof., më trajtuan shumë më mirë se përpara operacionit, mbasi një motër
(murgeshë), që i shërbente, i kishte tregue, se: Nuk të njihnim, këtu sjellin
vetëm komunistë nga Shqipëria për mjekim dhe operacione.”.
Një
natë mbas uratëve të darkës, e shoqja, i thotë: “Ti vazhdo e thuej edhe një
Rruzare Purgatorësh, se unë, po pregatis çajën...” Ky i asht përgjegjë: “Mirë,
edhe unë po thëm një Rruzare për Ever Hoxhën, mbasi për shpirtin e tij nuk
lutët njëri në Shqipëri, ndoshta, Zoti ka mëshirë dhe e falë për ato të zeza që
ka bërë!”. Ajo i ka kundërshtue, se Zoti nuk ka me ta vue veshin ma as ty, që
lute për té. Prof. ka vazhdue punën e vet...
“Unë
vëndosa të lutëm për té, se Zoti na porositë, që né ti falim armiqët tanë, por
edhe të lutemi për ata. Unë po kryeja detyren time ndaj të Plotfuqishmit, por
jo ndaj Everit!”.
Kishte
një humor shumë të hollë e domethanës. Më pyeste: “Hë, ke bërë gjë këto ditë në
pikturë?” Unë, shpesh, i thojshe: “Asgja, Profesor, më ka ra një demeli e nuk i
kam prekë penelat me dorë!” Ai qeshej dhe, më thonte: “Shumë mirë. Shpejtë ke
për të bërë një vepër arti të bukur, mbasi koha e “dembelisë” është periudhë
mendimi, krijuesit që mendojnë bëjnë gjëra të bukura. Ata që kujtojnë se duke
punuar përditë truri ju krijon gjëra të bukura e me vlerë artistike, apo
shkencore, gabojnë! Kur njeriu kujton se ka rënë në njëfarë plogështije apo dëmbelie,
atëherë, truri i tij prodhon diçka me vlerë të madhe!”.
Kur
ka pa veprën teme grafike “Krishti i vdekun” (1961), (vepër e vëndosun në
kopertinën e librit “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944 – 1990”, që i
asht dhurue Papës Gjon Pali II, në vitin 1993), më ka thanë: “Të gjithë
artistët që punojnë Jezu Krishtin, mbesin të përjetëshëm në art dhe, shpesh ka
ndodhur, që, ajo vepër ka mbetur kryevepra e tij!”.
Kishe
me thanë se ky përkufizim asht i pakundërshtueshëm në rastim tem!
Në
vitin 1986, u bisedue, se, Shtraus i Bavarisë, kërkon nga udhëheqësit komunistë
të Shqipnisë, hapjën e kufinjve, lirimin e të burgosunve politik dhe lirinë e
Fesë në Shqipni. Kur unë i tregova Prof. Petro Fundos, Ai tha: “Ja pra, i erdhe
fundi i pritur edhe komunizmit barbar vrastar në Shqipëri.
Zoti
do ta bënte njëditë shkatërrimin e këtij sistemi, por Mbrekullia e shkatërrimit
qëndron në faktin se, fundi i erdhi me
Lirinë e Fesë, dyert e ferrit u shpartalluan ashtu siç’ pritej. Po shpeton dhe
Shqipëria!”.
Keqsimi
i gjendjes së Tij shndetsore ishte krejt i papritun per të gjithë!
Ai
vërtetë vdiq në vitin 1989, por siguria e permbysjes së sistemit komunist dhe e
Fitores së Lirisë së Fesë në boten komuniste, per Profesor Petron ishte një
bindje e plotë dhe e padiskutueshme. Po, ajo që e bante edhe ma interesante
bindjen e Prof. Fundos, ishte “permbysja me rrugë paqsore”.
Gjithnjë
persëriste një thanje: “Feja nuk ringjallet kurr me gjakderdhje!”
Vorrimi
i Profesor Petro Fundos u ba nga familja dhe Ata që duhet t’ishin atëditë nder
Vorrezat e Rrëmajit u ndodhen të gjithë paperjashtim aty.
Prof.
Petro Zheji, në ceremoninë private të vorrimit nga familja, tek vorri i Tij tha
këto fjalë: “Sot, këtu, po varrosim një shkencëtar...” dhe, me të vertetë aty
na varrosëm: “Një shkencëtar, Një dijetar, Një pedagog, Një Qytetar Nderi të
Shkodres dhe Një Besimtar të vërtetë dhe të denjë në vazhdën e Martirëve të
heshtun...”
Bindjet
e Profesor Petro Fundos per t’ ardhmen e Popullit Shqiptar mbeten jo vetem
fakte të pakundershtueshme po, edhe të vertetueme nga koha.
Aq
sa ishte i saktë në shkencen e matematikës, Profesor Fundo aq i njoftun ka
mbetë në parashikimet e Tij per t’ ardhmen e Popullit Shqiptar.
Ja
një fakt i dijtun nga shumë bashkohës të Profesor Petro Fundos:
Thanja
e Profesor Petro Fundos që shpesh e persëriste mbetet e daltueme per vetë
aktualitetin e saj edhe sot në Shqipninë e “rilindur komuniste”:
“Diktatorët
terroristë e kriminel si Ever Hoxha, vazhdojnë për të sunduar edhe pas
vdekjës!”. E “ndoshta” kjo thanje e Profesor Fundos, ndikon edhe sot në kalimin
e Emnit Tij të nderuem n’ “arkivin e zhdukjes së perjetshme” me grupin e
dijetarve dhe shkrimtarve të Veriut!?
Melbourne, 31 Korrik
2023.