Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (VII)
E marte, 11.07.2023, 07:51 PM
Nga Fritz RADOVANI: Pjesa e VII.
PSE VETEM SHKODRA?!
A DONI DIJETAR ?
-SHQIPNIA
PO!
-SHQIPËRIA JO!
Seksioni i
Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme SHKODER,
Aty ishte edhe
SEKSIONI
KATOLIK I SIGURIMIT SHTETIT
– I VETMI
NË BOTË KU POROSITI:
Shoku Tito, Stalin dhe Mao Ce Dun, shokun Ever: “Dergoni
tek ne kuadrot e besuar të Partisë suaj, e ata neser do të drejtojnë shtetin si
doni ju!”
2023: Po, ME “RILINDJEN KOMUNISTE” A JENI T’KNAQUR?!
Një fshatar pyet agronomin e kooperativës: “Po, kur, e
marove ti shkollën?”
Agronomi iu përgjegjë shkurt: “Natën!”. Vazhdoi rrugën me
shatë në krah fshatari e, si nëpër dhambë i dolën këto fjalë: “Nuk di me i
kuptue këto shkollat e natës... Edhe kastravecat e mij i donë dy ditë diell për
me u ba me i këputë. Ndërsa, këta njerëz po bahen agronom, ingjenjera e doktora
dhe drejtues shteti pa asnjë ditë diell! Po, si piqen këta nuk e kuptoj!”.
Ishte herët endè kur nuk shkoi gjatë dhe na doli “shkolla
e partisë” që nxori pa diell as hanë “kuadrot” drejtues të shtetit, të gjithë
ekonomisë, kulturës e pse nuk thue edhe të “shkencës” dhe t’ “Akademisë së
Shqipërisë”!
As nuk e di çfarë shkollet ka pasë Josif B.Tito. Me
siguri aty afër me Ever Hoxhën duhet të jenë kenë, se ai nuk ia vuni gishtin
kot! Për Everin dihet se sa i ka vjeftë lëkura, ka thanë “bilbili” i partisë
“se shokët e tij lindin një herë në shekull!”. E, Zoti mos e thashtë me lé ma
modeli i tij! Populli thotë: “Edhe në leftë, hejr mos baftë e Zoti, e shoftë
faren e rracen e tij!”
Në ndërmarrjen e etiketave në Tiranë punonte një
shkodranë i vjetër Luigj Filipi, i cili ishte edhe përgjegjës i atij reparti.
Më ndihmonte për etiketat e prodhimëve të fabrikës së Pelhurave. E takova mbas
sa vitësh tek Pazari i Ri i Tiranës, aty nga vera e vitit 1991 dhe u
pëshëndetëm me té. Mbas një bisede të shkurtë për At Mëshkallën më tregoi sësi
në vitin 1945, nga fundi i muejt mars kur asht pushkatue Don Ndre Zadeja, një
natë tue bisedue me Tuk Jakovën, me të cilin njihëj që në 1936 në grupin e
komunistave të kryesuem nga Zef Mala në Shkoder, i kishte thanë Tukut se, asht
e mira me bisedue ai me Ever Hoxhën që mos të vazhdohën pushkatimët e priftënve
të Veriut, por të zgjidhën rreth 50 vetë prej tyne, ma të prëgatitunit me
shkolla të nalta në disa fusha dhe të shpërndahën në tre apo katër qytete të Jugut
Shqipnisë tue përfshi edhe Korçen, Gjinokastren dhe Vlonen e, sigurisht, me
qendër në Tiranë, të hapën universitete me këta profesora dijetar që ka Kleri
Katolik Shqiptar, dhe Ata të japin mësim atje simbas programeve të
paraprëgatituna nga ne, mbasi po të realizohet kjo me siguri do të prëgatitët
një brez i ri i kulturuem që do të na e kishte lakmi Ballkani. Tuku e kishte
pritë mirë mendimin e Luigjit, por do ti tregonte pak ditë ma vonë edhe mendimin
e Everit mbasi ta bisedonte me té. Kishin kalue gati 10 ditë pa u takue Luigji
me Tukun. Luigji ishte thirrë një natë në një mbledhje urgjente të partisë
komuniste dhe mbasi asht kritikue për disa “pikëpamje” të vjetra dhe krahinore,
gati ishte edhe përjashtue nga partia, tue u shkarkue nga të gjitha postet e
drejtuesit të atij grup organizate partie.
Luigji vërtetë që nuk kishte shkollë të naltë, por
dëshira me pasë kulturë ai vetë dhe rinia shqiptare si dhe, shkolla të nalta në
të ardhmen atij nuk i mungonte. Kjo lidhej edhe me një fakt tjetër se Luigji
njihte prëgatitjen, aftësinë dhe mundësitë që kishte Kleri Katolik Shqiptar për
me formue tek na një inteligjencë të mirfilltë Evropjano Përendimore, gja për
të cilën kishte dhe ka edhe sot nëvojë Shteti Shqiptar. Kleri Katolik kishte
krye shkollat e nalta në rreth 24 Universitete të Evropës, tue mos e llogaritë
fare se të gjitha fakultetët ishin të njohuna prej tyne, sëpse ishin të paisun
me kulturë universale tue fillue nga historia, letërsia, matematika, juridiku,
muzika, piktura, skulptura, sportet etj., pa zanë me gojë fare filozofinë apo degët tjera që
kishin karakter fetar.
Në mbyllje të bisedës unë për me e ngacmue, i thashë:
“Po, kishe harrue ti Luigj, se kuadri i prëgatitun në këta universitete do ti
bahej havale partisë dhe shokut Ever?”
– Jo, jo, – mu përgjegjë Luigji, – havale do ti baheshin
Titos, se Everit vetëm do ti kishe nxjerrë “pak punë” sa me pushkatue edhe nja
500 vetë mashumë se ka vra, nga intelektualët që do t’ishin prëgatitë ndër ata
universitete!
Unë nuk kam pasë fatin me kenë nxanës i shkollave të
Jezuitve apo Françeskanve të Shkodres, por kam njohtë pak e aspak nga Ata
dijetarë për të cilët bisedonte Luigji. Kam njohë At Pjeter Mëshkallen e ndonjë
tjeter.
Prej piktorit dhe mësuesit tem fort të dashtun dhe të
paharrueshëm Simon Rrota, kam njohtë vëllaun e Tij, shkencëtarin e madh të
Gjuhës Shqipe At Justin Rrota OFM, një nga Françeskanët ma të dijtun që ka pasë
Kleri Katolik Shqiptar. Në vitin 1951 e kujtoj në mesin e Elterit të madh të
Kishës Françeskane të Gjuhadolit, të mbajtun për parmakët e mermerit tue
predikue, mbasi nuk kishte mundësi me hypë në predikatore se ishte me një
paralizë të fortë që i kishte pushtue gjysmën e trupit. Kisha ishte aq e
mbushun me njerëz sa një pjesë ishin jashta tri dyerve të hymjes. Ishin ditët e
adhurimit të Sakramendit dhe, ishim pikërisht në ata vite kur endè ishin të
pathame plagët e të pushkatuemve nga tragjedia e madhe e organizueme prej
komunistave me Sigurimin e shtetit e të Seksionit Katolik në Shkoder, në Atë
vend ku pak vite ma parë kishin futë armë e municione nën Elterët e Kishës, ku
po predikonte i Nderuemi At Justini.
Kujtoj mirë temën për të cilën foli: “Krishti në Kopshtin
e Gjetsemanit rrëthohet nga xhullinjtë dhe, Juda, i afrohet Krishtit dhe e
puthë...”.
Sa domethanse ishte kjo ngjarje atëherë! Pra, ishe
fëmijë, por fjala e Dijetarit dalton edhe gurin! Në mbrendsinë e zemres së Tij
të sëmurë ishte hapë edhe një plagë e re. Mbas disa takimëve “miqësore” me Tuk
Jakovën, por pa rezultat për palën e komunistave në lidhje me “Projekt Statutin
e Kishës Katolike Shqiptare”, ishte arrestue një Dijetar tjetër i madh At Marin
Sirdani OFM., vëlla, mik dhe bashpuntor i At Justinit në të gjitha vëprimet e
tyne. At Marini asht kenë vëlla me një tjetër shkenctar Don Aleksandër
Sirdanin, që edhe Ate e mbytën në gropat e zeza në hetuesinë e Koplikut, në
vitin 1947. Vdekja e vëllaut At Marinin nuk e ligështoi fare, kur Tuk Jakova u
mundue me i diktue thanjet e Ever Hoxhës nëse nuk firmohet “Statuti”, madje, At
Marini në dy mbledhjet e para për até qellim ka mbajtë qendrim burrnor tue
mbështetë fjalën e Don Kolec Prennushit për mos nënshkrim të Statutit. At Marin
Sirdani ishte një nga kolosët e studimëve historike dhe një nga analistët ma të
mëdhaj të Historisë së Shqipnisë. Veprat e Tij janë të shumta, por botimi i
vitit 1941 “Shqipnia e Shqiptarët” e tham pa frikë, edhe pse nuk jam kompetent
historie, asht libri që për çdo të panjohun i jam referue dhe kam gjetë rrugën
e vërtetë në të cilën duhet me ecë për me kenë i saktë në dokumenta historike. Nëse do të nisemi nga gryka e lumit
Buna në drejtim të Tivarit dhe të ecim në të gjitha fshatrat për të gjatë
kufinit ashtu si i rreshton emnat e tyne At Marin Sirdani, pa ma të voglim
dyshim tham se do të mërrijmë në pikën e fundit të kufinit, në fshatrat e Jugut
dhe do të ndalojmë në Kepin e Padanës, ku me siguri gjatë kësaj rruge të gjatë
dhe të panjohun do të mësojmë edhe ngjarjet historike të atyne fshatrave, që
jam i bindun se nuk i kemi ndigjue as lexue askund që nga viti 1941, që At
Marini i ka botue ata në Shkoder. Kalimi ndër ata pika kufini që ka përcaktue
At Marini asht Kufini i vërtetë i Shtetit
Shqiptar. E ky Kufi sot nuk kalon në cakun e saktë të tokave tona të plaçkituna
nga shovenistët serb e grek. Prandej At Marin Sirdani, asht i përjashtuem nga
Historia e Shqipnisë së shkrueme nga “akademikët” komunistë.
Pa At Marin Sirdanin asnjëherë nuk besoj se ka me u
shkrue Historia e vertëtë e Shqipnisë, ashtu si nuk asht endë e shkrueme
pothuej asgja nga veprat e Tij, tue përjashtue “Hylli i Dritës” para vitit
1944, kur At Marini zente fletët ma të rendësishme të asaj revistë shkencore.
Në fushën e gjuhësisë vazhdonte punën shkencore pa
ndërpremje At Justin Rrota, i cili ka shumë vjet që ka vdekë, tek Kuvendi i
Arrës së Madhe, me 21 Dhetor 1964, në pragun e shkatrrimit të atij Kuvendi në
1967, nga “Revolucioni Kultural 1967”. Ka punue shumë për me përcaktue
saktësisht se cila duhet me kenë Gjuha e
Njësueme Shqipe. Edhe punimet e Tij mbetën ata të para vitit 1944, ndonse
ka punue deri në fundin e jetës pa u lodhë asnjëherë. Por, fatkeqësisht, mbas
vitit 1951, punimet e At Justinit u vodhën nga “vagabondi” spijun i Sigurimit
shtetit komunist, mik dhe veprimtar “besnik” i Ramiz Alisë, “maturanti i natës”
injoranti i njohun “dr. prof. Jup Kastrati”, që me mundin e djersën rrëkajë të
At Justin Rrotës, u shpërblye nga PKSH dhe Sigurimi i shtetit (pra, Seksioni
katolik i sigurimit), të cilit i ka shërbye deri diten që ka ngordhë, me
“titujt” e sa e sa privilegje të tyne të pameritueme për hajninë ndaj vepres
shkencore e bibliotekës së At Justinit.
Po, a vetëm At Justin Rrota e vëllaznit Sirdani u vodhën dhe
u plaçkitën nga pseudo dr. prof. e
akademikët e Ever Hoxhës? -Jo, e kam shkrue disa herë dhe po e përsërisë
prap, se: Biblioteka Kombëtare e Tiranës
në vitin 1998, kishte në podrumet e saja mbi Njëmijë Tituj e vepra shkencore të
Klerit Katolik Shqiptar, të plaçkituna
nga Sigurimi i shtetit komunist që nga viti 1945, në Bibliotekën Françeskane,
të Jezuitve e Kisha Kathedrale në 1967.
Pse
heshtje dhe indiferencë ndaj Themeleve të Kulturës Shqiptare?
Jo,
duhet të ngulitët në trunin e çdo Atdhetari Shqiptar, Jo kjo heshtje ndaj
hajdutëve dhe plaçkitsave kjofshin ata edhe miljonerët e sotem!
Shkenca dhe Kultura Shqiptare duhet të vehët në shinat e
së vërtetës!
E kjo asht e domosdoshme të fillohet nga të gjitha
shkollat Shqipe, mbrenda e jashta Atdheut, për me u pasue nga ato shtetnore që
vazhdojnë me kenë të prangosuna nga ideologjia marksiste – leniniste, tue
përfshi edhe të gjitha botimet shkollore në të gjitha Trojet Shqiptare e,
kryesisht në Kosovë.
Janë pikërisht ata libra e tekste shkollore që
shpërndahën në gjithë Botën tue helmatisë Rininë Shqiptare nga SHBA e deri këtu
në Australinë e pastër e të qytetnueme me libra antishkencor dhe mashtrues nga
Shqipnia.
Kulturës Shqiptare i mungojnë thëmelet ndër librat që
botohen edhe sot mbas 30 e sa vjetësh të ramjes së Murit Berlinit, i cili “nuk
pranon” me u rrëzue në Shqipni nga “Rilindja komuniste” e Edi Ramës!
Ku asht ndër libra të shkollave At Gjergj Fishta, Don
Ndre Zadeja, Arshi Pipa, Don Lazër Shantoja, Don Nikoll Gazulli, At Shtjefën
Gjeçovi, At Gjon Shllaku, Helena Luli (Mirakaj) Don Ndoc Nikaj, At Bernardin
Palaj, At Donat Kurti, Don Aleksandër e At Marin Sirdani, Imzot Vinçenc
Prennushi, At Pjetër Mëshkalla, At Zef Saraçi, At Zef Valentini, At Anton e At
Mark Harapi, Don Kolec Prennushi e sa të tjerë që kanë kontribue per kulturen e
vertetë deri tek Ernest Koliqi, që hapi edhe 250 shkollat shqipe t’Kosovës?
Vazhdohet edhe sot me “epitetët” e komunistave kriminel
në Historinë e Shqipnisë, e pra bazat e së cilës i vune vetë Ata shkencatarë,
që i çimentuen të gjithë Ata Thëmele të Sajat me Gjakun e Shenjtë të Tyne!
Cili universitet i Botës së Qytetnueme përjashton nga
Katedrat e Tija Përparimtare At Gjergj Fishten, At Shtjefën Gjeçovin e Don Ndre
Zadejen?
Kush mund të flasin për publiçistikën tonë pa zanë me
gojë Faik Konicën e Jugut dhe Don Lazër Shantojën e Veriut?!
Cili nga Shqiptarët e Jugut mundet me folë për Çerçiz
Topullin e Mustafa Qullin pa zanë me gojë At Anton Harapin?
Kush di sot me kja mbi vorrin e Avni Rustemit si kjau Don
Lazër Shantoja? Kush asht Ai Shkodranë apo Vlonjat e Korçar që do me vue një
“Rubë” pa lexue Don Ndre Zadejën e, me i këndue Asaj pa ndigjue edhe melodinë e
pavdekshme të Don Mikel Koliqit ?
Kush mundët me mohue sot Thëmelet e muzikës Shqiptare të
vume nga duert e At Martin Gjokës, At Filip Mazrrekut e Prenk Jakovës?
Kush mund të flasin për etnografinë tonë sot pa njohë
veprat artistike e monumentale të Prof. Simon Rrotës ? Kush e njeh Kol
Idromenon dhe artin e piktorit Vladimir Jani, apo piktorin modern Lin Delia? Vetëm
në pikturë kishte dy akademista që jetuen deri vonë 1980 – 2003 At Gegë Luma
dhe At Leon Kabashi, pa mujtë me dhanë asnjëherë kontributin e tyne në atë art.
Asnjëherë nuk duhet harrue se kryeveprat e Kolë Idromenos
janë krijue dhe ruejtë në Kishën Kathedrale të Shkodres dhe se, nga bankat e
shkollës françeskane dhe asaj jezuite dolën artistët ma me vlerë të letërsisë
dhe artit shqiptar në shekullin e XX-të.Botanisti i madh At Mark Harapi SJ., ka
zbulimet e veta në florën shqiptare që as nuk i zen kush me gojë.
Poeti Kombëtar At Gjergj Fishta, shkrimtari i njohun
Arshi Pipa dhe Martin Camaj, kompozitori i madh Prenkë Jakova, aktori Zef
Jubani, kangtari Lukë Kaçaj, dhe futbollisti i pahurrueshëm Loro Boriçi, ku u
shkolluen?
Kush mund të quejnë vetën Shqiptar e stërnip pasues i
Gjergj Kastriotit Skenderbeut, pa pranue se “lotoret” e At Shtjefën Gjeçovit
sot janë të stërgjyshave tonë që i kënduen Lirisë dhe i vajtuen robnisë ndër
shekuj të shekujve? Jo, o Shqiptarë kështu, jo! Shqipnia asht prej nalt në
Grudë e deri poshtë ku shkruen At Marin Sirdani, po, mësoni historinë se mund
të jeni shumë të pasun me dollarë e Euro, po jeni shumë të “vorfën” në gëdhenje
kulturore të trunit dhe të shpirtit edhe tek trashigimtarët tuej të padijtun!
Shqipnia ka pasë dhe ka edhe sot Dijetarë e Njerëz
Përparimtarë!
Ata nuk shuhen ashtu si donte diktatura komuniste e
barbare e terroristave tiran të vjeter e të “rinjë”, modeli milionerve kriminel
Hoxha, Alia e Rama që sot po i lustrojnë
edhe shkarpat Vuçiçit tek “Balkani i skllavnuem”!
Shqipnia ka pasë e ka me pasë nëvojë për Dijetarë, por po
përsërisë, për Dijetarë që e kanë dashtë dhe donë edhe sot me gjithë zemër
Atdheun e Vet: Ashtu si e deshti Imzot Prenk Doçi, Imzot Jak Serreqi, Imzot Lazër Mjeda, Dom Ndoc Nikaj, At Gjergj
Fishta, Dom Ndre Mjeda, At Pashk Bardhi, Dom Mark Shllaku, Dom Dodë Koleci, At
Ambroz Marlaskaj, Frymzimi i Tyne kje
Prijsi Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, që u pasue nga Ded
Gjo’ Luli, Luigj Gurakuqi e sa Burra tjerë deri tek e Madhja Nanë Tereza, që
punuene per Një Shqipni të dijtun, Një
Shqipni të Vertetë Evropjane që prej Shoqnisë “Bashkimi”, themele të vume me
doren e vet prej vitit 1899 në Shkoder.
Melbourne,
10 Korrik 2023.