Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (VI)
E shtune, 01.07.2023, 06:58 PM
Nga Fritz RADOVANI: Pjesa a e VI/1.
PSE VETEM
SHKODRA?!
ISHTE DREJTOR I SHKOLLES
FRETENVE
SHKODER
PERBALLë
Seksionit
Mbrendshëm ose Degës së Punëve të Mbrendshme SHKODER,
Aty ku
ishte edhe
SEKSIONI KATOLIK I SIGURIMIT SHTETIT – I VETMI NË BOTË!
At Donat Kurti shenon në kujtimet e veta:
"Gjaja ma e bukur që më ka mbetë në mendje prej kohës së
fëmijnisë, ishte festa e 28 Nandorit, kur dera e shtëpisë atnore dhe të tjerat
përreth zbukuroheshin me shërmashek e lule shëmshiri, ndërsa banorët e lagjes,
tue mbajtë në ballë Flamurin kombëtar, delshin me kandila të ndezun e brohoritshin
për festën e Pavarësisë".
At Donati ishte klerik katolik shqiptar,
doktor i shkencave, etnolog, folklorist, albanolog, poet, gjuhëtar, piktor,
muzikant e nen drejtimin e Kolë Idromenos punoi dhe arkitekt.
Ka lé e asht rritë në Shkodër më 3 shtator 1903 e punoi dhe vdiq tue ecë i zbathun mbi gurt’ e Zallit Kirit
pranë vllazenve besnikë të jetes së Tij!
Në vitin 1937 nga
Universiteti “San’Antonio” i Romës, i jepët titulli “Doktor i Shkencave”. Asht
i njohun ndër françeskanët ma të ditun dhe rreshtohët ndër shkenctarët që kanë
dalë prej asaj vatre të pashterrëshme të kulturës sonë shqiptare. Thëmelet e
vueme prej At Gjeçovit u ngritën nalt nga At Donat Kurti, At Bernardin Palaj,
At Benedikt Dema etj., me veprat e mëdha që i lanë trashigim Atdheut, tue i
përjetësue ato kryesisht në “Visaret e Kombit”.
Prof. Dr. Norbert
Jokli e cilëson At Donat Kurtin: “Një ndër prozatorët ma të mëdhaj shqiptarë”.
Në vitin 1946, At
Donat Kurti asht drejtor i Gjimnazit të Fretënve “Illyricum” të Shkodrës. Asht
drejtor i atij Gjimnazi që asht cilësue vatra prej ku përhapeshin shkëndijat e
atij atdhetarizmi dhe të asaj kulture shqiptare, mbi të cilat u ndërtue përjetësisht
binomi “Fé e Atdhé”.
Prof. Simon Pepa,
shkruen: “Dhe tani, në 55 vjetorin e botimit të “Iliadës” Shqiptare të gjithë
ata që e mblodhën dhe e botuan nuk janë
më. Edhe Kuvendi Françeskan ku punuan, është këthyer në gërmadhë.” (Martirizimi
i Kishës Katolike Shqiptare. 1944-1990. fq. 30, Shkoder).
Asht pragu i
ngjarjëve të zeza që dukej se po vinin. At Donati, shkon në Tiranë aty nga
gjysma e tetorit të vitit 1946 për me takue Nako Spiron, dhe me bisedue në
lidhje me problemet financiare të shkollës. Ky jo vetëm që nuk takohet me té,
por edhe mërrinë me kuptue se jo vetëm shkollës por edhe mësuesve po u vinte
fundi. Me të ardhun në Shkodër, At Donati, kryen aktin burrnor tue thye vulën e
ftohët të shkollës, për mos me u ra në dorë komunistëve kështu, që, i pret
mundësinë me falsifikue dokumenta të atij Gjimnazi. Dhe nuk asht larg 11
nandori 1946, kur merr fund shkolla, kuvendi, muzeu, fretnit dhe Kisha, vendi
ku Sigurimi komunist futë armët dhe akuzon Fretnit për këtë akt të ultë që u
krye në Kishën Katolike Shqiptare, në të gdhimë të datës 17 nandor 1946, nga
vetë Sigurimi. Me datën 12 nandor asht ndër të parët që arrestohet At Donat
Kurti, me akuzën e formimit të Partisë Demokristjane, të futjes së armëve në
Kishë, edukator i rinisë me frymën fashiste, një ndër bashkëpuntorët e “Hyllit
të Dritës”, që ka lavdëruar fashizmin etj. Akuzat e rreshtojnë ndër ata klerikë
që nuk pritej prej askujt shpëtimi i kokës së tij. Ai ishte i sëmurë me një
ulçëra kronike nga e cila ka vuejt gjithë jetën. Ndoshta, gjendja shëndetësore
e randë në birucat e Sigurimit, u ka krijue përshtypjen xhelatëve se “At Donati,
nuk e ka të gjatë”, prandej po e lamë të vdesin ndër burgjet e mnershme që At
Donati ka vuejt dënimin e përjetëshëm, mbas pretencës së prokurorit që kërkoi
pushkatimin e tij.
Hetohët nga
kriminelët Nesti Kopali, Zoi Shkurti, Qako Prokopi, Hysni Ndoja etj. Qëndron
kokfortë, ashtusi kishte edhe natyrën e tij para armiqve, nuk thehët as nga
frika, as nga torturat por asht ballhapët dhe trim para të gjithë presionëve.
Asht i vetëdijshëm se
e pret plumbi.
At Donat Kurti
deklaron para Trupit Gjykues, i përbamë nga: Kryetar, Misto Bllaci, antarë, P.
Alizoti, A. Koroveshi dhe prokuror, Namik Qemali: “Nuk kam punue për fashizmin
asnjëherë.., tek Hausdingu kemi shkue me At Mati Prennushin për me kërkue
lirimin e kuvendit që na kishte zanë ushtria gjermane.., herët tjera At Matia
ka shkue vetëm tek gjermanët, mbasi dinte vetë gjermanishten e merrësh vesht
direkt...
Me zbritjen e
partizanëve në Shkodër, kemi mbajtë qëndrim të ftoftë për 4-5 muej mbas
vëndosjes së Pushtetit.
Unë për vehten teme e
kam kuptue se ky Pushtet ishte komunist dhe, se, po bahej rrezik për Fenë...
Monsinjor Gjini, me t’u emnuem Delegat vitin e kaluem i ka drejtue një
memorandum delegatit françeskan, ku kërkohej të respektohën të drejtat e
katolikëve nga qeveria, mbasi ato të drejta që i takojnë po shkeleshin çdo
ditë... Për armët në Kishë nuk dij gja... Me rastin e 2 dhetorit 1945, unë kam
dalë për votime, por votën e kam hjellë në arkën boshe. Natyrisht, këtë e kam
ba si kundërshtar i rregjimit komunist... një mikroskop, një aparat fotografik,
20 filma, një makinë shkrimi, një gramafon dhe një arkë me libra e dorëshkrime
i kam mëshef në një odë e cila asht nalt pa shkallë, dhe po të mos të të çojë kush,
nuk e gjenë dot... Për né, e quej ma të rrezikëshëm qenjen e këtij Pushteti
këtu, sesa okupacionin italian e gjerman... Letrën e Padër Gjon Shllakut me
pseudonim “Forca Atomike” e kam ruejt për dokument, mbasi ajo tregon qëndrimin
e Padër Gjon Shllakut, në burg.... Nuk e ndiej vedin fajtor...”(Dosja 1303,
Arkivi M.M.Tiranë) Kështu edhe At Donati, me këtë grup ku bante pjesë Don Anton
Muzaj, Don Mark Hasi, Viktor Kujxhija, etj., ku, spikatë qëndrimi i Anës Daja
dhe Liza Palit para prokurorit katil Aranit Çela njëditë para gjyqit, e vazhdon
skenarin e filmit jugosllav “Dosja 1302/2-A”, dhe kjo asht e kuptueshme nga vazhdimi i numrit “Dosja 1303 At Donat
Kurti...” (Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme Tiranë, 1998).
Në ndihmë të Historisë së vertetë të
zhvillimit arsimit dhe kultures Shqiptare, po Ju risjelli këte punim të Këtij
Dijetari të Shkencës sonë, në këte pervjetor të 120 që ka lé:
VEPRA KULTURALE E ELEMENTIT KATOLIK NË
SHQIPNI
?Vëprimi i katolikëve në Shqipni kje i vijueshëm ç’prej
fillimit të kristjanizmit e deri ndër ditët tona; por, prej pushtimit otoman
fati i vendit tonë kje në mënyrë të jashtzakonshme i kobëshëm, mbasi na ndau
ndërmjet vedit, na dha rrugat e mërgimit, na dërmoi, na çfarosi gati krejt,
kështu, edhe vëprimi i elementit katolik për kah kultura mund të ndahët dyshë:
?1) Veprimi i katolikëve sa kombi qindroi në besimin e
krishtenë, e
?2) Veprimi i katolikëve gjatë pesë shekujsh robni,
errësinet e ligështijet.
?Një qi shikon ndër ledhët e kaklopve të hershëm bloqet e
shkamijve të rënduem njeni mbi tjetrin gjatë korrizit të kalave, mund të sajojë
njëfarë ideje për fuqi krejtë të jashtzakonshme e për trup të lidhun, qi kanë
pasë njerëzit motit. Prap edhe një që kalon nëpër Athinë a nëpër Romë, i vëren
me kujdes tepricat e tempujve, të skulpturës e të artit e mund ta çojë mendën
tek madhnia, te përparimi, te luksi, te kultura e atyne kryeqytetëve të
fuqishme. Kështu na bije rasa edhe né me mendue për veprim të katoliçizmit
gjatë 14 shekujve të parë.
Aty-këtu ndeshim ndër rrënime të kishave, të ledhëve, të
qytetzave e t' urave të herëshme. Gojdhana na i shumon përgjithëvend e për çdo
katund. Ato pak viza arkitekture na diftojnë madhninë e atyne mbeturinave të
shenjta; do copa afreskësh me ngjyemje të gjalla na tregojnë dorën e mësueme të
piktorëve, qi u rritën në vendin tonë.
Ndonjë kumbonë piramidale me mbishkrim të thjeshtë e me
kumbim të tingllueshëm na kallxon përparimin e mjeshtrive edhe në Shqipni.
Ndonjë mërmer i zgavrruem prej dalte do t’ na flasë për kohë të herëshme; por
asht thërmue prej mizorisë s'anmikut e të motëve e, s' na ep kurrfarë
drejtimit. Tjetër nuk gjejmë përveç lavdeve e nderimëve, me të cillat të tonët
e të huejt përshëndesin ndër shkrime të veta kulturën e katolikëve Shqiptarë.
?Marin Barleti tue na kallxue jetën e Skanderbegut, ma të
madhit fatos të kristjanizmit, ban aty-këtu përshkrime të gjalla e poetike
qytetesh, ndërtesash e monumentesh, sidomos në Durrës, në Krujë e në Lezhë;
përmendë njerëz të mëdhaj e të
përpjekuna diplomatike; kisha, prelatë, dhanti të çmueshme etj., sende të
gjitha, që nënkuptojnë një përparim e një kulturë vertetë të lulëzueme.
?Prof. Giuseppe Gelcich, një ndër studjuesit ma të njoftunit
e ma me autoritet të vjetërsive shqiptare, tue folë përmbi zhvillim tonë
kultural, para të XV shekull, thotë: "Shqiptari i pajisun prej natyre me
kuptim të fortë e me një shijim të bukur, kishte stolisë qytetet e veta me
përmendore (monumenta) artistike fort të çmueshme e, deri qi këta qytete ranë
rrafsh përtokë prej zjarmit e pezmit t' anmikut, s'pranë tue dërgue me shumicë
materiale argjanti, fildishi, kureli, kriri (zadefi), si edhe shkallme, armë e
enë remi të punueme me mjeshtri e hollim të madh, gjithkah nëpër Ballkan e ndër
vise, këndej e andej detit. Petkat mandej të qëndisuna n' ar për bukuri, që u
përdornin në Ballkan për stoli shtati e shtëpije, vinin edhe këto prej andej.
Arti rromanesk në Dalmaci pat shkasin ma të madhin e të
parët apostuj prej Shqipnie.”
Këta ndodhën sa mbretnonte paqa në vendin tonë, pse, si
nisën m' u dyndë shqiptarët katolikë, gjithë përparimin, kulturën e influksin e
tyne kah Dalmacia, Gelcich e përmbledhë me këto fjalë:
"Sa familje, që sot thirrën dalmate, rrjedhin prej
të ikunve t' atyne kohve! Sa sende, që sot shumica i mban për arte e vepra
dalmate, nuk janë tjetër veç krijime e vepra të daluna prej mjeshtrisë e
zhenisë shqiptare!".
Prap Prof.Gelcich, tue ra në bisedë me At Gjergj Fishtën,
përmbi artët e herëshme në Shqipni, dëshmoi, se, veç mbrenda një shekullit të
vetëm, tue nisë gjatë Bregut të Bunës e deri në qytet të Djoklesë, afër
Podgoricës, njihëshin 82 piktorë në za, të cillëve u dihej edhe emni.
?Këto e sa të mbetuna të shkëlqyeshme të historisë sonë
na paraqesin, veç sa me thanë, veprimin e katolikve për përparim të vendit;
veprim, i cilli vijoi edhe mbasi humbi lirija, kur përendoi Hylli i Shqipnisë,
d.m.th edhe mbas të XV shekull.
Jeta në robni, që po marrim me përshkrue, do të thirret
për katolikë kohë heroizmi, pse, jo veç, u lyp heroizmën me shpetue ndiesitë
kombëtare në mes të një trathëtisë e të një robnisë kombëtare, por, në mes të
një trathëtisë e të një robnisë së poshtër.
?Kundra rrymës së kohve e të rrëthanave, katoliku
shqiptar me urti e me dashtni zhvilloi nji program përparimtar, që kje thëmeli
i kulturës së sotme në vendin tonë.
?Me ato pak mjete që pat përdorësh, u mundue me shpirt me
mbajtë:
?Shkollat:
Të parat shkolla, mbas humbjes s' autonomisë në Shqipni,
kjenë përsa dimë na, tri:
Shkolla e Pëllanës, e Blinishtit dhe e Shkodrës. Në vj.
1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M., italjan me fis, por shqiptar me zemër,
pat guxim me iu përveshë për të mirë të vendit një punës në vështrim të plotë
kulturor, tue çilë shkollën fillore në Pëllanë, asokohe vend mjaft i banuem.
Kje ndjekë me zell prej vendasve e i mërrijti zani deri ndër katunde të largëta
të Zadrimës, qi memzi pritshin me i çue fëmijët e vet.
Numuri i nxanësve të jashtëm pat mërrijtë deri në 25 e,
këta na japin shkas me nënkuptue, se do
të kenë pasë edhe ndonjë konvikt. Dijmë prej dokumentave, se përveç
uratëve mësonin edhe mësime letrare
d.m.th. mbahët deri diku një shkollë e mesme
pa përjashtue gjuhën e vendit. Përparimi kje aq i madh, sa i
terboi Turqit, të cillët mbas 9 vjetësh e rrënuen fare.
Në vj. 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur vijoi, nuk
dihët; dokumenti mbaron, tue thanë për te, se: "Ka gjasë se gjindët edhe
sot" (1702?).
?Një vjetë mbas thëmelimit të shkollës së Pëllanës,
d.m.th. në 1639, kje çilë prej fretënve të kuvendit të Troshanit një shkollë në
Blinisht, drejtori i së cillës kje P. Karl Mirandulanus O.F.M. Me shka dukët,
kje një shkollë mjaft e plotësueme.
Ndiqej prej ma se 50 nxanësash e posë këndimit e
shkrimit mësonin edhe landë të tjera; edhe gjuha latine prej atyne që donin
m' u ba priftën mësohej n' at shkollë; por anmiqtë ishin të panumur e në vjetin
1640, drejtorin e kësaje shkollë e gjejmë në burg tue pësue mundime të mëdha.
?Në vjetin 1698 a aty pranë, gjejmë se P. Filipi O.F.M.
prej Shkodrët, çilë pikërisht në Shkodër një shkollë private e mëson fëmijët e
tregëtarëve e të pasanikve.
Një që i ka përparasyshë pështjellimet e atyne kohve,
mëninë posaçe kundra katolikve e kundra çdo shejit kulturor, mund të marrin me
mend, se ç' vlerë patën keto shkolla për shpirt të shqiptarit, kjoftë edhe
vetëm porsi hap kah qytetnimi.
Por kush mundët mandej me dyshue, se në këto shkolla
nuk flitej shqip?
Në ç’mënyre katundari i padishëm i ndiqte me zell, në kje
se s'merrte gja vesh?
Veprat, që na kanë mbetë prej atyne puntorve të palodhun,
prej atyne mësuesve të kujdesëshëm, na dëshmojnë kjartë, se ato shkolla nuk
kjenë mjete të hueja për me influencue në shpirt të popullit shqiptar simpati e
parti; por patën edhe për qellim drejtpërdrejtë të naltuemit e moralit e
shkasin e ka kultura, e këta gadi tash 300 vjet.
?Këta mësues kjenë, qi me 20 Prill 1711, të ndimuem e të
nxitun prej Papës Shqiptar, Klementit Xl, ngritën në Romë, në kuvend të S.
Pietro Montorio, një katedër për gjuhë shqipe, për me i ba gati
misjonarët e huej me mujtë ma lehtas me i vijtë vendit t' onë; e atëherë, kur
s’ mendonte kush për gjuhë shqipe e për zhvillimin e sajë, këta janë ata, qi
përpilojnë ma të parat gramatika, fjalorë e përkëthime.
?Në vj. 1716 P. Françesk M. da Lecce O. F. M. shkruen e
shtypë ma të parën gramatikë shqipe, qi ka randësi edhe sot: "Osservazioni
grammaticali nella lingua albanese" Roma.
?Në vj. 1848 P. Luka da Monte Giove O. F. M., na ka lanë
një fjalor shqyp-italisht.
?Në vj. 1858 P. Dario Bucciarelli O. F. M., la një
dorëshkrim "Grammatica della lingua albanese", që ruhët në
Bibliotekën Françeskane të Gjuhadolit në Shkodër.
?Në vj. 1881 P. Leonard de Martino O. F. M., që
kje një ndër ma të parët, që punoi vjerrsha në gjuhë shqipe mbas metrikës
moderne, nxori librin "L'Arpa" di un Italo-Albanese" Venezia
1881.
S' do harrue, se ndër Misionarë, ky kje ma i pari që ua
lëshoi kushtrimin njerëzve të mëdhaj, e
nëpërmjet tyne Evropës, për indipendencë të Shqipnisë. Mbas gjithë këtij
vëprimi kultura katolike nisë me marrë zhvillim të haptë në vendin tonë.
Balli i përulun i shqiptarit në robni xen me njoftë e me
kujtue kunorën që dikur e rrëthonte, nxitët, kërkon me punue, me përparue e me
u mëkambë.
Civila e kler dora -doras duen me e përtri popullin e me
të përtrimë të popullit, përtrijnë kombin. Ky entuzjazëm vërehët posaçe në
shekullin e 19-të.
?Prej vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilën aty-ktu shkolla
private me klasë fillore.
Veç në Shkodër mbahën mend 12 shkolla fillestare: 8 për
djelmë e 4 për vajza.
Mjetët ishin të vogla e primitive, prandaj nuk asht për
t' u shikue gjithaq përparimi a dobija
që nxirej prej tyne, sa inicjativa, hapi heroik, zelli për të hapun kulturën.
Një mësues përfaqësonte një shkollë në vedi. Endè sot, si
në shenj evarije, kujtohën me andje emnat e tyne prej popullit katolik
shqiptar.
?Mësuesit e Gjuhës Shqipe: E përkohëshmja "Përparimi" i rreshton emnat e mësuesve ma të
njohtun, me këte renditje:
Gegë Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef
Kamsi, Jaku i Tushit të Mark Krajës (Speci), Shor Markja, Don Pepini, Don
Engjëll Radoja, Don P. Babi.
Prindët me andje pritnin me i çue fëmijët e vet në
shkollë, madje, u zotnonin me pague edhe mësuesin. Edhe jashta Shkodre çilën
shkolla tjera katolike në gjuhë shqipe.
?Në Prizren, në Pejë e në Gjakovë i gjejmë shkollat e
çiluna për djelmë shumë para 1840; por prej mungesës së datave e të njoftimeve
ma të sakta, jemi të detyruem vetëm me i xanë në gojë.
?Koha kishte mërrijtë me ia hi një veprës ma të madhe.
?Në vjetin 1861
françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.
Kje ndihmue e kje mbrojtë prej Episkopatit Shqiptar. U
përshëndet me gëzim prej mbarë popullit katolik, porsi ogur i mirë, porsi vatër
kulturët, porsi shkëndi lirijet.
?E përnjëmend kje vatër kulturët për 72 vjet, pse aty
mësuen me mija fëmijësh.
Mësimet erdhën tue u përmirësue përherë e ma shumë. Që
ndër vjetët e para kje ngritë edhe një
salon argëtimi e konferencash, ku, ndaheshin çmime, që ishte një rasë gëzimi e
hareje, jo veç për fëmijë, por për mbarë katoliçizmin, pse aty ndiheshin
vjerrsha të bukura, kangë të
tingëllueshme e fjalë e mësime t' urta.
?Në vj. 1880 me 24 Dhetuer P. Leonard de Martino, O. F.M.
kje ma i pari që çfaqi mbrendë në Kishë në gjuhë shqipe, një dramë baritore.
Kohë mbas kohe nxanësat e dikurshëm zunë vendin e
mësuesave të vet: Shqiptari mërrinë me pasë aq kulturë, sa me drejtue e me
organizue ai vetë vepra për të mirë e përparim të kombit.
?Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle At
Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsi gjuhë mësimi ndër të
gjitha landët gjuhën shqipe dhe, çon zanin e u thotë të gjithë shqiptarvet:
Porsi kanga e zogut t' verës,
Qi vallzon n' blerim të Prillit,
Porsi i ambli fllad i erës,
Qi lmon gjit e drandofillit,
Porsi vala e bregut t' detit,
Porsi gjama e rrfes’ zhgjetare
Porsi ushtima e nji termetit
Njashtu asht gjuha e jonë shqiptare
Pra, mallkue njaj bir Shqiptari
Qi ket giuhë të Perendis’
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s' ia len ai fmis’;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ket gjuhë hyjnore;
Qi n' gjuhë t' huej kur s' asht nevoja,
Flet’ e t' vetën len mbas dore.
***
?Në vj. 1909 tri klasave të para fillore, që patën
mërrijtë deri në të gjashtën plotore, u kjenë shtue tri klasë qytetëse, me muze
e kabinet fizike. Në salon, mandej vjetë për vjetë kjenë çfaqë drama me
ngjyra edukative e atdhetare si: Shqyptari i Qytetnuem, Odisea, Juda
Makabe etj.
?Me ndërrimin e kohve, për përparim të vendit, u ndërtue
edhe sistemi shkollor, kështu, në vj.
1921 kje ngritë në vend të klasave qytetëse, Gjimnazi 8 klasësh e, ma
vonë 7 klasësh, tue iu adaptue programit të Ministrisë s' Arësimit.
?Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që në vj. 1882,
françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë
për me rritë e me mësue ata që dëshronin m' u ba fretën.
Mësimet ishin të rregullueme mbas programit të gjimnazëve
t'Austrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.
?Përpara se m' u çilë kjo kolegjë, Ipeshkvijtë e
Shqipnisë, tue dashtë me i dhanë popullit Shqiptar prijsa të mirë e të
pregatitun në lame të besimit e të kulturës, thëmeluen që në vj. 1859, seminarin
në dorë Jezuitëve, të cillët, prej andej morën shkas me e diftue përherë e
matepër aktivitetin e zotësinë e vet, në përhapje të kulturës katolike.
?Në vj. 1868 nisën me afrue prej vedit ndonjë nxanës, e nandë vjet ma
vonë, kur kjenë forcue me mësuesa të nëvojshëm, çilën në vj. 1877 shkollën
publike fillestare, që shkoi tue u përmirsue kohë mbas kohe e tue u naltue
me klasë reale e tregtare.
Që prej vjetës 1914, fillojnë me u ba hapat për të çilun të një gjimnazi për
civila.
?Në vj. 1890 Jezuitët ndreqën një salon të madh e të
bukur, ku çfaqën drama të ndryshme, u ndanë çmime me ma të madhin lulëzim,
mbajtën disa herë konferenca për dobi shoqnore.
?Librat.
Megjithse kombësi e huej, Jezuitët u munduen edhe për
lavrim të gjuhës shqipe.
?Në vj. 1862 Pader Giulio Buffili S. J., la nji fjalor
italisht-shqip.
?Në vj. 1880 P. Jak Jungg S. J., botoi në Shkodër librin
"Regale grammaticali sulla lingua
albanese", e një vjet ma vonë "Elementi grammaticali della lingua
albanese".
?Në vj. 1889 P. Dedë Pasi S. J., shkruen një "Libër
për me 'u mësue shqyp".
?Në vj. 1895 P. J. Jungg S.J., botoi një fjalor shqip-
italisht.
?Në vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J., shtypi librin"Gramatika
shqyp" e një rend librash tjerë edukativ.
?Prej vjetës 1920 e këtej Jezuitët, botojnë gjithfarë
librash për shkolla.
Numri i librave shqip e në gjuhe të hueja kapet në 52.
?Në vj. 1929 çilën në Tiranë një shkollë fillore e tri
vjet mbrapa fillojnë gjimnazin.
?Përveç këtyne shkollave shohim, se gjatë kësaj kohe
livron nder dej e në zemër të katolikut shqiptar një të prirun kah përparimi e,
anëkand Shqipnisë së Veriut çilën shkolla fillore.
?Para vjetës 1880 Shkupi e Zumbi e pak ma vonë Ferizoviqi
e Stubla, e kanë shkollën e vet në gjuhë
shqipe për djelmë.
?Në 1874 xen fillë shkolla e Shirokës, prej D. Zef
Ashtës, qi vijon deri në ditët e sotme.
?Në 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M., ndreqë në Selcë një
shkollë për 50 nxanësa.
?Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M., çilë një
shkollë shqipe në Hot Traboinë.
?Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M., u ep mësim
fëmijve në kuvend të Troshanit.
?Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë,
në 1904 me P. T. Bicaj O.F.M.
?Në këte kohë edhe në kuvend të fretënve të Rrubigut
hapët një shkollë katundi.
?Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P.
Severin Lushaj O. F. M.
?Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M., çilë
shkollën në Gomsiqe.
?Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M., mban n' Iballe
një shkollë në gjuhë shqipe.
?Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M., fëmijët e Bazit
i mëson me këndue e me shkrue.
?Në vj. 1900 e ndonjë vjetë mbrapa, nëpër zellë e të
nxitun të Shoqnisë "Bashkimi" e "Agimi”, çilën shkolla në shumë
katunde. Kemi mërrijtë me ditë se ka pasë shkollën e vet Rrësheni, Oroshi, Miloti, Dajçi,
Kallmeti, Spaçi, Kashnjeti e Nënshati.
?Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të
thuesh, ndër shumë katunde të Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila
katolikë.
U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisë Austro - Hungare e
ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.
?Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë pasë
17 shkolla katundit.
?Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet
seksit femnuer, në kontrast me robni e poshtnim të pagajve e të popujve të
paqytetnuem.
Edhe në këte pikë katolikët e Veriut kanë parapri.
?Shenim nga F.R.:
?Materiali i plotë asht botue në 1935,
në revisten “Hylli i Dritës” nga At Donat Kurti.
Vazhdon
Pjesa e dytë e këtij materiali.
Melbourne,
30 Qershor 2023.