Mendime » Radovani
Fritz Radovani: ‘Asht e vështirë me ia ndreqë kambët qenit’
E merkure, 10.05.2023, 07:58 PM
“ASHT E VËSHTIRË ME IA NDREQË KAMBËT QENIT…”
Nga
Fritz RADOVANI
Nuk e kishe ndigjue këte shprehje ndonjëherë...
Përherë të parë e kam ndigjue mbasi ishe njohë me Té nga
At Jakë Gardini, një nga jezuitët e parë që kishte ardhë në Shqipni nga fillimi
i shekullit XX, kur Shqiptarët po formonin Shtetin e vet. Njihte mirë gjuhën
shqipe, Shkodren e para e mbas vitit 1944 dhe kishte provue edhe hetuesitë,
burgjet komuniste bashkë me kampet e shfarosjes së Shqipnisë...
Ishte kenë Profesor i Gjimnazit dhe i Seminarit të
Jezuitëve në Shkoder.
Ishte data 3 dhjetor 1992 dhe porsa hapa TVSh, po jepte
lajmin sensacional e shumë të befasues për mue; ministri i jashtëm i Republikës
së Shqipnisë Alfred Serreqi (nga Shkodra, ma pastë faqen e zezë...), kishte
nënshkrue “hyrjen e Shqipërisë në Konferencën Islamike”, sigurisht një natë
përpara...
Atëherë kur mbarë Populli Shqiptar brohoriste në të
gjitha anët e vendit: “E duam Shqipninë si gjithë Europa!” Vullneti i kujt
ishte ky u njoh ma vonë!
Kishe lanë me u takue me At Jakë Gardinin nga ora 9 dhe
porsa hyna në dhomë e pyeta nëse kishte ndigjue lajmët, dhe Ai më tha se jo, i
ishte prishë radio. I tregova se TVSh ka njoftue që Shqipnia ka hy
në “Konferencën Islamike”, dhe dokumentin e ka nënshkrue ministri i jashtëm i
ynë Dr. Alfred Serreqi. Ai nuk u habit aspak, sa me t’u dukë se e kishte dijtë
dhe atypëpaty më tha këto fjalë: “Ma në fund mbas 68 vjetësh, ja mërrijtën
qëllimit”... Më erdhi radha me u çuditë unë dhe jo Ai. Unë i habitun nga shifra
68 vjet e pyeta: “Shka ka lidhje kjo shifër 68 vjet, e jo, as 70 e as 66... me
lajmin për të cilin po flasim?”... Atëherë Ai më shpjegoi dishka të pandigjueme
prej meje: “Presidenti i Shqipnisë Ahmet Zogu ka pasë thirrë Delegatin
Apostolik, që atëherë ishte në Shkodër dhe i ka pasë kërkue se shka mendon
Vatikani për lidhjet me né, në kjoftë se na mund të hyjmë në “Konferencën
Islamike”, mbas një kërkese që i ishte ba atij nga ana e tyne ato ditë.
Delegati, tue u ndodhë para një kërkese të papritun prej Zogut, i kishte kërkue
dy javë kohë, sa me shkue deri në Vatikan dhe me sjellë mendimin e tyne për
këte punë. Ahmet Zogu ka ra dakord. Delegati ka shkue tek Papa Piu XI dhe i ka
tregue kërkesën e Zogut. Papa i asht përgjegjë Zogut nëpërmjet Delegatit të
tyne, me këto fjalë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe atë pak Shqipni që ka
mbetë, ju nuk duhet të angazhoheni me vendet e Lindjës. Na gjithmonë kemi thanë
se Shqipnia asht vend Europian.
Ju mund të veproni si të doni. Ky asht
mendimi ynë!”
Delegati asht kthye në Shqipni dhe i ka tregue Ahmet
Zogut përgjegjën e Papës. Zogu asht kenë i squet dhe nuk ka hy në asnjë lidhje
me shtetet e Lindjës. Papa, tue pa nevojën e një rishikimi të mardhanjëve me
Shqipni, ka thirrë Ministrin e Vatikanit që merrej atje me shtetet ballkanike
dhe e ka ngarkue me detyrën e rishikimit të problemeve në këte zonë. Ministri
ka thirrë një grup klerikësh që do të vinin në Shqipni me pa dhe me veprue si
duhet ma mirë, që shqiptarët të shtojnë lidhjet me vendet e Europës. Në këtë
grup jam thirrë edhe unë, prandej më kujtohet e saktë koha më tha At Gardini
dhe vazhdoi:
Ishte viti 1925 atëherë kur unë ishe në Chieri të
Torinos, në përgatitjën përfundimtare për Jezuit... Me kenë se ndihej nëvoja me
dijtë gjuhën shqipe, menjëherë kam fillue me mësue gjuhën. Kështu, kur kam
ardhë këtu dhe jam takue së pari me Don Ndre Mjedjën, pat kenë habitë sa mirë e
kishe mësue shqipën pa mësues. Ju ba qejfi kur i thashë përmendësh një vjershë
të tijën, që më pat prue atje bashkë me fjalorët e shqipës At Zef Valentini. Me
të ardhun këtu ai grup klerikësh pat hapë katër kapakësh dyert e shkollës së
Jezuitëve edhe për Myslimanë dhe Ortodoksë, madje bahej edhe mësimi i besimit
të tyne në orë të posaçme për ta. Kujtoj ndër nxanësit e mirë të besimit
Mysliman vëllaznit Pipa dhe Dr. Bekteshin, që më kanë mbetë në mend, por ka
pasë edhe të tjerë edhe që kanë tregue qëndresë kundrejt valës komuniste si,
Myfit Q. Bushati, që u akuzue për grupin e xhakonit Mark Çuni dhe nuk foli një
fjalë randuese për At Faustin dhe At Dajanin. Kjo valë shkatrroi gjithshka
ishte fillue me ndërtue këtu.
Më vjen keq shumë për atë brez intelektualësh që u zhduk
e që ishte aq mirë i pregatitun. Këta ndryshime që po bahën do Zoti e sjellin
të mira, por prej të rijëve që janë të përgatitun prej atyne që ishin deri
dje në Pushtet asht zor me pritë ma shumë, ndoshta gabohem e ashtu kjoftë po, asht
e vështirë me ia ndreqë kambët qenit”.
Rusët kanë pasë një spital me famë që operonin njerzit me
kockat e qejve...Atje me siguri asht “operue” edhe mbasardhësi i bulldokut Ever
Hoxha, trashigimtari i tij besnik dhe i paisun me të gjitha cilësitë e tij,
anadollaku Ramiz Alia, i cili tue pasë dyert e hapuna nga Shtrausi i Gjermanisë
për me hy në Europë, jo vetem që mbyllë deren nga Europa, po edhe “kërcen nga
dritarja e nevojtores dhe me ibrik në dorë kerkon hymjen e Shqipnisë në
Konferencen Islamike...”
Mbasardhësit e sotem të lidhun për ushkurin e tij
vazhdojnë tradhëtinë!
Lexoni me kujdes fjalët e theksueme të Papës! Nuk bahet
fjalë fare se a do të na lejojë Europa me hy apo jo në Bashksinë Europjane, tue
hy në “Konferencen Islamike”?!
Thuhet e kjartë: “Në kjoftë se doni me ruejtë edhe
atë pak Shqipni që ka mbetë!”, pra sot asht fjala e shprehun
saktë për ekzistencen apo per mosekzistencen e Shtetit Shqiptar! Kujtoni
mirë këto rreshta me daten 14 Maji, kur të ndodheni para kutijave të votimit!
Ramiz Alia e Presidentët mbasardhës me veprimet e tyne
rrezikuen të gjitha Ato përpjekje të Atdhetarëve Shqiptarë në të gjitha Trojet
Tona, të vume me gjak e sakrifica në Themelet e Shtetit Shqiptar Europjan, tue
vazhdue me qendrue në pakte të vendeve të Lindjes Aziatike cilatdo kjofshin
ata!Qeverisja e sotme asht e prirun per shkatrrimin dhe plaçkitjen e shtetit
Shqiptar!
Populli Shqiptar asht Popull Demokrat
dhe Liridashës, prandej edhe i perket Shtetit dhe Flamurit Shqiptar me kenë në
Selinë e Bashkimit Europjan! Ai asht pasues i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe
i së Madhes Nanë Tereza!
Melbourne,
10 Maji 2023.