E diele, 28.04.2024, 03:44 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (XXVI)

E marte, 31.10.2023, 08:56 PM


Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa e XXVI

PSE  VETEM  SHKODRA?!

CILA ISHTE DETYRA E

SEKSIONIT KATOLIK

PRANË DEGËS SË MBRENDSHME TË

SHKODRES NË 1946,

I VETMI N’BOTË ?

-ZHDUKJA E  PERJETËSHME E HISTORIS? S? SHQIPNIS? S? VERIUT. THONIN: E “KA NGRENË AKREPI!..”

Artistët e mëdhej, porsa e shohin filmin, dijnë me tregue edhe autorin, që me aq shumë mjeshtri e ka luejtë rolin e “Kalit të Trojës” në historinë moderne të shek. XX. Një nga kolosët e kinematografisë amerikane arrijti me njohë edhe artistët që kanë daltue dhe lustrue drunin e tij, madje edhe nallbanët. Ky ishte i Pavdekshmi Ronald Reagan.

Kur në Leningradin e Rusisë cariste hyni “Kali i Trojës” në 1917, gati askush nuk mori mundimin me i tregue atij populli, se në barkun e tij, ishte helmi ma i mënershëm, që do të provonte njerëzimi kur ai të derdhej jashtë e të përhapej edhe ndër kalldramet e skutat e kështjellave dhe ndër rrugët e asfaltueme t’ Europës plakë, e cila e pat punue vetë atë “Kalë”. Dukej i madh, sa me t’u mbushë mendja se mbi shalen e bukur populli, që asht nën barkun e tij, ka me vue aq kalorës, sa me besue se me të vertetë iku koha e carëve dhe e mbretenëve diktatorë.

U patën mundue edhe disa klerikë që studjuen në universitetet e Europës, që në Shqipni u mendonin për të ditun me i shpjegue Shqiptarëve se ky “Kalë”, po t’ ishte që sillte dobi, nuk do të ishte nevoja me e ble nga serbët, mbasi Troja ishte në deren e shtëpisë, po si gjithmonë tek na: “Leni, brè, dokrrat e pallavrat e Klerit Katolik...Ai atë punë ka!”.

E bleme “Kalin e Trojës” aq të bukur e të pashem, që shkapercente edhe Xhamija e Kisha; e kishin zgjedhë marangozët e Beogradit, që dinte me folë masonishten franceze, e kishin mathë me patkoj ari prej sterlinash angleze dhe i kishin vu në dorë frenin me kamxhikun jugosllav. Rusët bolshevikë i kishin dhurue edhe spaleta gjenerali bashkë me shalen e bukur, që ia kalonte edhe kolltukut perandorëve. Thuhej se parzmoren e kishin gjetë ndër podrumet e Gjinokastres, të harrueme nga një bulykbash turk, që kishte jetue aty nga vitet 1908.., e që kishte mendue me lanë trashigimtarin e vet në Shqipni, mbasi ky vend i famshëm për kuaj, terhiqte edhe vemendjen e Turkut. Vetëm bishtin e kishte me lesh skjapi të sjellun nga Azia prej tregtarëve të pazarit të Tiranës. E kishin zgjedhë me atë erë të qelbun, se mblidheshin rreth tij gjarpinjë dhe hagrepë, që i preferonte aq shumë, sidomos kur i lidheshin për kambë; mandej, nën tingujt e patkojëve ju shtypte koken dhe knaqej kur i shihte tue u perdredhë e rropatë në agoni e tue thirrë “rroftë kali!”. Hagrepët futeshin nder skuta e plasa të drunit e shpesh nën shalen e lëkurës ku rrinin e knaqeshin kur kali futej me u la në pishinen e shtëpisë, mandej kur ai shtrihej ndër shilte në rrasat e freskta të mermerit, ata dilnin dhe e rrethonin. Ai defrehej kur i shihte ata që shpesh tue dashtë me ju afrue ma shumë se tjetri, fillonin me hanger shoqishojnë.

Kur ndonjë hagrep ishte fort i helmuem e ky e njihte në ngjyren që merrte, po në disa rasa, kur ai i shtihej se asht fjetë, “Kali” kishte marak me e rrethue me gaca dhe i shkelqenin sytë kur hagrepi fillonte me kërkue me ça rrethimin me zjarr e dëgjohej në gjithë Tiranën të “gajasurit” e tij, porsa hagrepi kthente bishtin e mbyste veten. Kur nuk kishte durim me pritë, atëherë i afronte zjarrin dhe i digjte për së gjalli. Muzika ma e kandshme e tij asht kenë ulurima e ujkut. I pelqente se kur hynte në vathë, i dukej vetja “Kalë Arabije” dhe jo “Kalë frikacak Troje”, mbasi ulurima e ujkut i bante të gjitha kafshët përrreth me u dridhë e me u strukë nga frika.

Kopetë e mëdha që i kishte nën sundimin e vet, fillonin e s’ dinin me pushue me vite të tana “rroftëëëë kali-eeee!”.

Nga loja me gjarpinjë dhe hagrepë ndër ambjentet e errta e manija për me mbushë me pare dhe kapitale të çmueshme barkun e labirintet e tij, sollën si pasojë që aty nga viti 1974, “Kalit” i ra të fikët. Gjaku i ishte përzi me helm e i duhej me doemos me u pastrue me gjak foshnjesh. Mbyten disa fëmijë të porsalindun në maternitetin e Tiranës dhe e sheruen “Kalin”. Këte sekret të faraonëve të vjeter e kishte mësue nga një hagrep që i rrinte afer, e kishte marrë shumë të vogel, e kishte mësue me eren e urinës së vet që me u knaqë kur ulej pranë tij. Këte ia pat sjellë një mjeshter hagrepësh që ishte i ardhun nga një familje turke në Bosnje, por kishte pi sherbetin në një “sallahane” të njohun sovjetike për këte mjeshtri në Moskë, kur ishte padroni i tyne gjallë atje . Ky ishte deri vonë gjallë.

Mbas atij të fiktit “Kalit” i mbeti manija e lojës me monedha ari, aqsa pat blé një lojë të quejtun “monopol” dhe luente me kuaj të rijë, që na i thërrasim maza. Hynin tek barku i “Kalit të Trojës” dhe aty shtroheshin në këte lojë. Dukej si lojë me zare, po në vetvete kishte banka, pallate, hotele, roje, rrugë me emna herojsh, sheshe e një zyre sekrete sa tue pa Tiranën sot të duket se jé tue luejtë “monopol”, veç me një ndryshim se “eurot” sot i mbledhin vetem ata që janë kenë qyshë atëherë në barkun e “Kalit”.

Ké knaqësi kur sheh mazat tue u krenue se kujtojnë se po arrijnë me shpikë edhe bankat kur kanë rasë e u bije dopjogjashta, e shpesh u del e shkrueme se “biljoneri më i madh i kësaj loje sonte deri tani është mazi i vajzës ‘kalit të Trojës!”. E ajo me ironi dhe gjakftohsi u thotë: “U zgjuan kafshët”!!

I kujtohet pamja para Bankës së Tiranës me 20 shkurt 1991, kur turmat e njerzëve kishin zhgulë “Kalin e Trojës” prej bronxi që dukej si t’ ishte një zhele që po e çonin me e tretë dikund ndër brraka llomi pranë Lanës.

Shumë vetë vazhdojnë lojen e “monopolit” sot pa u kujtue se poshtë nën barkun e “Kalit” janë aq  shumë njerëz që nuk kanë pasë fatin e tyne kurrë me luejtë as me “letra me vlerë” dhe as me “kuajt e firmave piramidale”, të pakten me shue idenë e pasunisë së “Kalit të Trojës”, ose me kujtue veten “të pasun” të pakten për pak minuta të shtrimë ndër shilte. E kur atyne u kujtohen “shiltet” ua mësojnë lojen e forumeve rinore islamike, dhe nga vrimat e synit të “Kalit” kobra plakë, që vazhdonte me jetue, shikonte me andje turmat e mazave të bamë synet tue u shkrrye në Tiranë, Prishtinë e “gjetkë” për pak euro që ua dhuron banka islamike me i pa edhe një herë Shqiptarët si para 100 vjetësh.

Egoizmi i Shqiptarit asht i pakuptueshem edhe nga vetë Shqiptarët! Disa shesin nderin, tokën dhe “Hartat e Shqipnisë” të ruejtuna ndër muzeume për me pasë disa “Kuaj Troje” në Tiranë, Prishtinë, Shkup e deri poshtë përballë Butrintit plak. Ky egoizem, për kolltuk, pasuni dhe drogë model tradhëtije në paraden e vendeve ma të mbrapambetuna ka sjellë idenë tek muhaxhirët e vehabistët e Ballkanit, që “Kalit të Trojës” me i ndrrue emnin: “Kali i Bllokut”! E shkreta Shqipni me ke i ka mbetë e zeza orë!

Melbourne, 29 Tetor 2023.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora