Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (XXIII)
E marte, 17.10.2023, 07:55 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa XXIII.
PSE VETEM
SHKODRA?!
KALONI KTE DERë
N’SHIROKë !
ISHTE VITI 1874…
Seksionit Mbrendshëm ose i Degës së Punëve të Mbrendshme
SHKODER në 1946, Aty ku ishte
SEKSIONI KATOLIK I SIGURIMIT SHTETIT – I VETMI NË BOTË,
KERKOI ME E FSHI KTE NGJARJE HISTORIKE ASHTU SI TJERAT!
1874 - SHIROKA
Kishte Shkollen Parë SHQIPE në
SHQIPNI, nga Kleriku
DON ZEF ASHTA,
I cili e hapi në shtëpinë e
TOM MARK RADOVANIT.
Bukuria e Liqenit
të Shkodres reflektohet deri nder shkambijt e Taraboshit, tue i dhanë pamje
piktoreske dhe Shirokës, fshatit bukur ku lindën dhe u rritën të Parët e mij
Tom Mark RADOVANI (Gjyshi) e Baba im Kola.
Shiroka... Mjaft e
marrun nëpergojë, per “malin pa dru e njerzit pa tru...”. Megjithate, Emnat e
njerzve të dijtun ua kanë mbyllë gojen mjaft peshqëve që edhe ikën prej andej. Ishte kenë derman Dajlani me i
mbledhë e me i çue nder universitetet e Tiranës e të...
Gjyshi im Toma, i
pat dhanë një dhomë Kishës së Shirokës dhe Don Zef Ashta, hapi në vitin
1874 Shkollen e Parë me Gjuhen Shqipe, per banorët e Shirokës. Ndersa, ne
nipat e Tomës, asnjeni nuk u lejueme me ndjekë shkollat e nalta se u perfshime
nga “lufta e kllasave”.
Siduket, per këte
arsye nuk zehet me gojë as Shkolla e Shirokës, si Shkolla e Parë në Shqipni...
Vetem mos me xanë në gojë Pronarin e saj.
Kur Shiroka ishte
zonë kufitare kam shkue rrallë e aspak, vetem kur më merrte me vete mësuesi i
nderuem dhe Miku im Sander Troshani, që ishte mësues atje.
Ndoshta, malli per
Shirokën më shtonte dashuninë dhe dëshiren per me kalue pushimet në bregdetin
tonë të mrekullueshem! E jo, ma pak per Bjeshkët e Nêmuna.
Kur shkova në
Dhermi, mendova se Shqipnia asht vendi ma i bukri në Botë. Liqejt e Lurës ishin
krejtë tjeter gja. Per me i kuptue ata, Shqiptari duhet me jetue 150 vjetë dhe
jo në komunizem.
Me siguri bukuria e
Tokës Shqiptare, per të cilen Gjergj Kastrioti e la edhe Stambollin, asht një
nder arsyet që fqinjët tanë, nuk na e lypin po kerkojnë me na vue thonjët në
fyt dhe me na e marrë “një pllambë” tokë. E edhe“dy pllambë” prej bregdetit
tonë aq të bukur!
Në vitin 1924, në
muejn shtator gazeta “Ora e Maleve” publikon mjaft ngatrresa që nuk ndryshojnë
fare nga të sotmet, ndermjet fqinjëve ku nuk perjashtohet asnjë rretherrotull
nesh.
***
HISTORIA DUHET SHKRUE
SAKT, NDRYSHEJ AJO NUK ASHT KURRMA HISTORI!
Në Biblioteken
“Marin Barleti” të qytetit Shkodres asht dokumenti që saktëson se:
SHKOLLA E PAR? SHQIPE ASHT HAP? N? SHIROK? N? VITIN 1874 NGA KLERIKU DON
ZEF ASHTA. Në vitin 1944, në Revisten Kulturore “Leka”, numur 9 – 10, mësuesi i
Shirokës Gjush Sheldija (me pseudonim Gjeto Kola), ka shkrue një artikull per
70 vjetorin e Shkollës së Parë në Gjuhen Shqipe që asht hapë në Shirokë. Aty
janë edhe Emnat e nxanësve të parë si dhe Mësuesit e Parë që, kanë sherbye tek
ajo Shkollë e Nderueme Shqiptare.
Deri në vitin 1921
Ajo Shkollë ishte tek Shtëpia e njohun e TOM MARK RADOVANIT, mandej vazhdoj
pranë ndertesës së Motrave Stigmatine. Kjo asht nder ngjarjet ma të lavdishme
të fshatit SHIROKA të Shkodres.
Tashti në 2023 kanë
fillue edhe njëherë “davatë e pafund të “Rilindjes...”
Ndersa sllavët kanë
piksynimin e tyne tek Kosova... Sigurisht, kjo asht puna e “atyne” që merren me “atë çeshtje”
(perveç Atdhetarëve)!!
Ju lutem mos u
merrni me peshkaqenët e “Rilindjes”. Asht kohë e humbun!
Fatkeqësisht, klasa politike po shkatrron Atdheun!
Nga Kolec ÇEFA:
Gjush Sheldija,
veteran i arsimit kombëtar
Në fushën e arsimit dhe të
edukimit, gjatë periudhës së para luftës, Gjush Sheldija i dha ndihmesë modeste
shkollës e kulturës shqiptare. Ushqye nga mjedisi patriotik, i rritun në
shkollën e jezuitëve, pajisë me përvojë të pasun nga specialistë të letrave
shqipe, Gjushi ka meritën se punoi me zell e me vullnet punëtori si veteran i
arsimit kombëtar, se mblodhi material të shumtë e të gjithanshëm, se trajtoi
tematikë të pasun në kulturën shqiptare, se ishte veprimtar i palodhun në
shoqni të ndryshme patriotike, si tek: “Bogdani”, “Rozafa”, “Shoqnia
Antoniane”, dhe pjesëmarrës aktiv në shumë veprimtari kulturore të qytetit
tonë, sidomos ato teatrore.
Gjush Sheldija ka lindë më 12
korrik 1902, në Shkodër. Studimet i bani në vendlindje, ku mori maturën
pedagogjike, por në pamundësi të studimeve të larta jashtë shtetit për shkaqe
ekonomike, ka studjue vazhdimisht si autodidakt, veçanërisht: histori,
etnografi, folklor, gjuhësi etj. Ka njohë 4 gjuhë të hueja, si: italisht,
frengjisht, gjermanisht e latinisht.
Gjatë vjetëve 1921-1944 ka
shërbye si arsimtar në fshate e qytete të atdheut; ka marrë pjesë aktivisht në
Revolucionin e Qershorit 1924, për këtë asht arrestue e dënue me burgim nga
qeveria e Zogut; në fillim të diktaturës ka punue herë në muzeum, herë në
bibliotekën e qytetit e pastaj, si pensionist i vetmuem, ka mbyllë sytë, më
1976.
Shfrytëzues sistematik e i
pandërpremë i kohës së lirë, Gjushi ka një veprimtari të dendun e të larmishme,
si:
1)krijime origjinale në poezi,
prozë e dramatikë;
2)artikuj me karakter arsimor,
etnografik, historik e arkeologjik;
3)mbledhës i pasionuem i
materialeve, ndër ma të ndryshmet, i biografive e i kujtimeve të personave
historikë, letrarë, luftarë, i toponimisë etj.
Ka botue artikuj e studime në
revista e gazeta të vendit, si edhe jashtë shtetit, veçanësisht, në revistat e
vlerta shkodrane, si “Hylli i Dritës”, “Leka”, “Kumbona e së dielles”, “Shkodra”,
“Shkëndija” e Tiranës, apo në gazetat, si: “Balli i Rinisë”, Tiranë, “Afrimi”,
Vlonë, “Gazeta shqiptare”, Bari, si edhe në gazetat e Shkodrës.
Ka pasë marrëdhanie pune,
shoqni e miqësi me Fishtën, Mjeden, Koliqin …, ka bashkëpunue me punëtorin e
palodhun të letrave shqipe, At Zef Valentinin, të cilin e ka ndihmue në punën e
tij të shumanshme, siç e dishmojnë letrat e ruejtuna ende gjatë këtij rrebeshi
të pamenduem e të paparishikuem. Etnit Valentini, Cordignano, Armao etj. e
falënderojnë për ndihmën e dhanë, ndërsa autorë të sotëm e falënderojnë ndër
letra personale, por jo me shkrim ndër veprat e tyne.
Ka shkrue disa artikuj për
historikun e shkollës, si: “70 vjet shkollë: shkolla e Shirokës, 1874-1944”,
“Shkollat e moçme dhe arsimtarët e vjetër të Shkodrës, shek. XIX-XX”, “E para
shkollë muzike në Shkodër”; shënime me karakter biografik: “Mësuesit e moçëm
shkodranë”.
Gjushi punoi mjaft edhe në
fushën e krijimtarisë letrare. Ka shkrue novela, tregime, poezi, drama, komedi,
monologë e dialogë, të botuem në organet e kohës, disa të mbetuna në
dorëshkrime, disa të shfaquna në salonet teatrore të kohës. Në dramaturgji po
veçojmë “Kupe Dane” (me dy akte e pesë tablo) dhe dramën “Brahim Gjoci”,
“Atdheu mbi të gjitha”, me një prolog e dy akte; komedi me një deri në katër
akte, si edhe përkthime dramash shfaqë në sallat e Kolegjit Saverian nga
shoqnia “Bogdani”.
Rrallë janë arsimtarë që kanë
mbledhë material kaq të shumtë, kaq të larmishëm e kaq të dobishëm. Lidhun me
mbledhjen e materialeve në bazë, Gjushi asht një pikë referimi ku duhet drejtue
vëmendja e mësuesve të rij, për të mbledhë visarin e popullit. Për ilustrim po
përmendim disa historikë, si: “Historiku i teatrit në Shkodër ,
1879-1944”, me pasqyrë të të gjitha shfaqjeve, të autorëve e të aktorëve etj.;
“Historikun e karnevaleve të Shkodrës, 1860-1949”, “Historiku i bandave
muzikore të vendlindjes, 1874-1944”; “Pazari i Shkodrës dhe artizanati në shek.
XIX-XX”, pastaj qindra faqe të daktilografueme për tabakët e Shkodrës, për
esnafet, për terzitë, dyfekqijtë e Shkodrës, për veshje, doke e zakone, për
humorin e humoristët tanë, ahengun e ahenggjijtë me biografitë e tyne, shënime,
biografi për veteranët e historisë sonë etj.
Për hir të rrethanave
ekonomike, të detyrimeve familjare a ma shumë të gjendjes politike, Gjushi
s’arriti të përmbledhë në vepra të plota ndihmesën e vet folklorike,
etnografike, letrare, historike.
Sinteza do të qitte në pah ma
qartë veprimtarinë e tij të shpërndame në revista e gazeta, tashma të rralla,
të shkrueme e të harrueme ndër pseudonime sot të panjohuna, si: Gjeto Kola, Nji
mik, Sheboja, Magister, Nji bashkëpunëtor i ri, Korespondenti, Dikush, 67, 647
etj.
Gjush Sheldija vdiq në vitin
1976.
Shenim F.R.: Botohet pa asnjë
ndryshim prej origjinalit.
Melbourne, 17 Tetor 2023.