Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (XXX)
E diele, 26.11.2023, 07:55 PM
Pergatiti Fritz RADOVANI: Pjesa e XXX.
PSE
VETEM SHKODRA?!
CILA ISHTE DETYRA E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të
SHKODRES Në 1946,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E
PERJETëSHME E
VEPRAVE T’ ATDHETARVE.
KUSH
ISHTE
CAFO BEG ULQINI?
Po mundohen disa “dijetarë marksistë –
leninistë”, deri dje komunistë me thundra e patkoj mushku me shkrue “Historinë
e Shqipnisë” pa Veriun ose, e thanun haptas pa “Historinë Shkodres”, që asht
Historia e Vertetë!
Nuk dij si mund të mendohet me shkrue
per qytetin e Shkodres pa zanë me gojë Kalanë Rozafat, apo nderthurjen e
lumejve në hymje të qytetit?
Si shkruhet per një qytet pazanë me
gojë tri urat rreth hymjes: Të Kirit, ate të Bahçallekut dhe uren e lumit Buna?
Tri unazat e arta të Rozafës Plakë!
Historia e Shqipnisë pa historinë e
Veriut, e ma mirë me thanë pa Historinë e Shkodres, asht si me dashtë me folë
per një njeri të mendshem “pa kokë”!
Mos u çuditni aspak nga shemtimet
mendore e shkencore të universiteteve tona me mendsi marksiste – leniniste, dhe
themele të “realizmit socialist”!
Shkodra dallohet per dy
rryma të ftohta ernash, per veriun që vjen prej Stom Golemit, e pershkohej
nepër lagjen Rus dhe, murrlanin e Rrencit, që vinte e shkapetej tek Dugajt’ e
Reja të Shkodres per gjoksin e një Burri të njohun dhe shumë të Nderuem me
Emnin Cafo Begu, e, që të dyja ktheheshin mrapa… Ishte Burrë me të vërtetë i thinjun, por trupi i madh sportiv
gjithmonë i mbajtun dhe i kërpitun, i veshun me pardysy ngjyrë qumështi apo
kostume kafe e krem, të tërhiqte vëmendjen. Ishte mjaft i pashëm, me sy
shqiponjë gjithmonë vrojtues, nofulla të gjana që ngërthehëshin kur nxirnin çdo
tingull të ambël të fjalës së tij joshëse. Për pak kohë shihej se edhe klientët
e Tij ishin të zgjedhun...
E njoha nga viti 1961, tek
dyqani i Tij si cingareshitës. Fliste një Shqipe të bukur dhe shumë terheqëse.
Cafo Begu kishte një histori interesante të jetës së tij. Ai jetonte tek
disa miqë të tij dikund kah stadiumi. Nuk kishte familje as të afërm, mbasi
ishte detyrue me i lanë në anën e Jugosllavisë, që në ditët e para mbas luftës
së Dytë Botnore, kur andej ashtu edhe këndej në pushtet erdhën komunistët. Në
Shqipni kërkohej se ishte Anëtar i katërshes së Regjencës në periudhën e
okupacionit gjerman me Maliq Beg Bushatin, At Anton Harapin dhe Lef Nosin.
Ndërsa, nga jugosllavët paguhej me napolona ar koka e Tij, mbasi kishte
deklarue botnisht se: “Trojet e mija janë Tokë Shqiptare!”.
Kjo deklaratë nuk ishte
thjeshtë e një pronari apo çifligari tokash, po ishte: “Një shtytje ma andej
e piramidave të vume në vitit 1913, në Tokën tonë Shqiptare!”. Një problem
i pambyllun edhe sot!
Në vitin 1968 u njoha ma afër
me Té. Ai më tregoi se kishte njohë edhe Babën tem dhe se kishte pasë edhe ky
hobi për hipizëm. Kishte disa foto ndër plantacionët e veta me kuaj. Ruente si
relike fotografi të grues së vet dhe të vajzave, të para vitit 1945.
Me largimin e trupave gjermane
kishte shkue në trojet e veta dhe, aty ishte strehue, madje, edhe ruejtë kokën
ndër miqë e besnikë të vet.
Kishte provue jetën e
shpellave, gropave, të skamit dhe të vuejtjes për disa vite deri me rastin e
“amnestisë së bame për faljen e jetës së atyne që dorëzohën në Shqipni” dhe që,
nuk do të dënohen me vdekje nga gjykatat komuniste. Kishte kalue hetusitë speciale
dhe ishte dënue me shumë vite burg i përfshimë në nenet e “krimëve të luftës”.
Mbasi u lirue, erdhi në Shkoder ku mbylli edhe jeten e Tij larg Familjes së Vet
të Nderueme.
Në dhjetorin e vitit 1968, hapi
me mue bisedën për At Anton Harapin: “Asht kenë një dhe nuk bahen dy si Ai!”.
Në vitin 1944, kur At Antoni, aty nga fundi i nandorit 1944 po kthehej nga
Gjermania, ishte ndalue në Podgoricë dhe në një hotel, Ai asht takue me
komandantin e trupave gjermane që po largoheshin nga Shkodra. Komandanti gjerman
e kishte njoftue At Antonin për largimin nga Shqipnia dhe e kishte ftue me ikë
me ata, tue i sigurue që do ta çonin ku do të dëshronte At Antoni, për mos me
ra në duert e komunistëve, që me 28 Nandor do të hynin në Shkoder.
At Antoni nuk ka pranue me u
largue nga Shqipnia dhe po kjé nevoja do të pranonte edhe vdekjen për të cilën,
Ai vetë nuk dinte shkak. Por kishte kërkue nga gjenerali gjerman, “largimin e
trupave të fundit të ushtrisë gjermane me datën 29 Nandor 1944 dhe jo, me 28 që
kishin planifikue ata”, mbasi i kishte shpjegue që “nuk asht mirë me na
njollosë Ditën e Fest?s s? Flamurit, me ditën e okupacionit komunist të
Atdheut!”.
Komanda gjermane e ka pranue
kërkesën e At Antonit dhe ushtarët e fundit gjerman janë largue nga Shkodra në
mengjezin e datës 29 Nandor. Për këte veprim At Antoni kishte vue në dijeni atë
natë edhe Cafo Begun. Të nesërmen ishte nisë për Shkoder, ndonse edhe Cafo
Begu, e kishte ftue me qendrue aty ku do të strehohej ky vetë, por as Cafo
Begut Ai, nuk i kishte pranue me qendrue andej mbasi, “nesër kanë me thanë,
paska shkue At Antoni me ruejtë kryet tek serbët e malazez?t...”
Cafo Beg Ulqini e përfundonte
bisedën me një konkluzion per At Antonin: “Shërbimi i At Antonit, për
mosnjollosjen e Ditës së Madhe të Flamurit, asht shërbimi ma i madh
që një Atdhetar si At Anton Harapi, mundet me i ba Atdheut të vet. Ka me ardhë
një kohë që për këte vepër Ai do të zanë vendin që meriton në Historinë e
Popullit Shqiptar!”.
Kujtoj, që më thonte njëditë i
Ndjeri Cafo Beg: “Kaq shumë kanë rrejtë komunistat, sa vërej tashti në 1974 se,
tue lexue dokumentat historike të botueme në këta 30 vjet, e tham sinqerisht,
nuk gjej asnjë fakt historik të shkruem pa fallsifikime dhe shtrembnime, madje
as, edhe vetë aktin e Pavarësisë në Vlonë me 28 Nandor 1912, até që kanë botue
këta!”.
Falsifikatorët e historisë së
lavdishme të Shqipnisë, ishin e mbesin bijtë e pandreqshëm të baballarve të
vet!
Këte thanje të Cafo Beg Ulqinit ma mirë
se kushdo e verteton edhe koha që po jetojmë e, që bijtë e kriminelave
komunistë që dhunuene per 50 vjetë të shkreten Shqipni, sot jo vetem po e
vorfnojnë por edhe po e shperbajnë, një akt i panjohun as në kohen e pushtimit
gjatë otoman.
Cafo Beg ULQINI ishte një Shqiptar i
vertetë, Atdhetar i perkushtuem dhe një prej Burrave të papersëritshem per
tiparet e Tija të besës e mikpritjes.
Kur menduem se shpetuem mbas vitit
1985,
Vetem në Shkoder krimineli Ramiz Alia
ka vra
182 Shqiptarë të Veriut...
Ky asht Trupi i pajetë i
Pllumb Pëllumbit, vra në Hot (Shkoder) më 16 qershor 1990...
“Ramiz Alia kishte mundësi
me ba gjak…’po nuk bani!” thonë “disa…”!
Prandej, edhe vazhdon me kenë edhe ky si “shokët, hero...”!!
Kurrë Shqiptarët nuk do të
mësojnë të verteten historike! Ma shumë as “nuk e dishrojnë”! Madje, as nuk
i ban pershtypje!
Kudo që të veni kamben
mendoni se komunizmi gjakatar ka hapë një Vorr!
Isha kurjoz me dijtë aty
nga viti 1993 të verteten se, cila, asht arsyeja e vrasjes së njenit prej Fisit
tim në vitin 1948.., të pakten si asht shkrue nder dokumenta?! U nisa e shkova
në degë të punve të mbrendshme të Shkodres. I tregova rojes e ai thirri një
oficer që kishte arkivin. Nuk vonoi erdhi e mbasi i shpjegova pse unë e kerkoj
atë dokument, mbasi i pushkatuemi asht arrestue në nandorin e 1946 dhe vetem na
asht njoftue nga roja e deres së hetuesisë Dulaç Lekiqi, ku ishte Kuvendi i
Fretenëve i kthyem në burg se, dje me daten 11 Mars 1948, “asht pushkatue, dhe
mos sillni ma ushqime!” Na nuk dijshim asgja ma shumë të dokumentueme deri në
vitin 1992.
Shkueme në një zyrë ku nuk
kishte njeri. U ula tek një tavolinë dhe aty oficeri X më solli një blok të
trashë të pergatitun me disa fletore të lidhuna bashkë. Më shpjegoi se “këtu
janë të gjithë emrat e Atyre personave që janë pushkatuar nga viti 1944 e deri
në vitin 1991 edhe në kufi.”
E hapa dhe fillova me lexue
emnin, emnin e babës, mbiemnin, data ose viti i ekzekutimit, simbas rendit
alfabetit. Kishte rasë që shenohej fshati prej nga ishte kenë. Ndonjë kishte
edhe vendin e ekzekutimit (në ndonjë rreth tjeter) kur nuk ishte pushkatue në
Shkoder. Oficeri iku dhe më la vetem tue shikue Ata Emna të mjerë... Gjatë
leximit fillova me kujtue edhe “disa” që nga koha më ishin fshi fare nga
kujtesa Emnat e Tyne, ose i kishe ndigjue si Fise.
Nga fundi mu kujtuen edhe
emnat e dy oficerave të ushtrisë që u dënuen krejt vonë, se gjoja kishin mendue
me shkue nga Shkodra dhe me lirue të burgosunit e Spaçit etj., dhe u vrane.
Nder të vramit në kufi njoha emnin e Dhuratës, vajzës Bahrije Manit, me të
cilen kam punue (prill 1990) kur i vrane vajzen dhe sigurimi e pat varrosë tek
Radio Shkodra. Listat vazhdonin me data dhe vendet ku janë vra deri vonë.Kjo
per mue ishte e pakuptueshme mbasi në Shkoder na nuk kujtonim asnjë nga ata gjyqe!
Fillova me dyshue per
ndonjë gabim shenimi mbasi kishte edhe disa emna qytetesh tjera si Permet,
Vlorë, Pogradec, Sarandë etj., që ishin shenue aty dhe Emni i të vramit njihej
se ishte nga Veriu. Erdhi oficeri dhe e pyeta tue i tregue të verteten se në
Shkoder, në dhjetë vjetë që kanë kalue unë, nuk kujtoj asnjë nga këta Emna që
janë këtu, perveç, Atyne kater që shpjegova ma naltë. I paraqita edhe variantin
e ndonjë vrasjes në kufi, po këtu mbas vitit 1985 bahen edhe 182 të
pushkatuem apo të vramë, që në Shkoder, “na as nuk i kemi ndigjue kurrë
këta vrasje”!
Më shikoi dhe më besoj, se
po i thojshe të verteten, nuk ngurroi fare me më tregue ate që as nuk më
shkonte nder mend. Jam i bindun se këte e bani edhe nga keqardhja per ata
vrasje!
“Këta Emra janë shumica
djelmë të rinjë, po me biografi të keqe. Kur ishin ushtarë u dergonin në vende
të largëta nga Shkodra. Atje disave u bëhej një gjyq “i thënçin” dhe gjyqi i
dënonte me vdekje “per tentativë arratisje”, ose “veprimtari armiqësore”. Silleshin
në fshatin e vet dhe prindërve u thohej: “Ka vra veten gabim, ose janë vra duke
luajtur, nga pakujdesia apo e ka vra një shoku i vet padashje, etj. Kështu,
familja e persekutuar, duke mos mundur
të kerkoi të verteten nga fshatrat e thella malore, apo fshatarë kulakë kanë
humbur djalin!”
E
kush i dha shpjegime atyne fatzezve që humbën loçkat e zemres së tyne?
E jam shumë i sigurtë se as sot Ata nuk
e dijnë të verteten e vrasjes së tyne.
Unë kerkova At Mati Prennushin, per të
cilin Dr. Pjeter Pepa shkruen: “Pader Matia asht jo vetem figurë e paster
politike, por edhe kundershtar politik gjithmonë n’ aktivitet atdhetar kunder
turqve, serbve, malazezve, monarkisë, pushtuesve italian, gjerman der te
pushtuesit sllavo – komunist të 1944. Ka punue gjithmonë per një shtet
demokratik europjan”.
Gjithshka një “mister i panjohun” i fatkeqsive
të sistemit komunist!
E pra, kjo asht “Historia e daltueme
nder Gurt e pathyeshem të Rozafës”!
Melbourne, 24 Nandor 2023.