Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Pse vetem Shkodra?! (XXIX)
E diele, 19.11.2023, 08:53 PM
Pergatiti Fritz
RADOVANI: Pjesa e XXIX.
PSE VETEM
SHKODRA?!
CILA ISHTE DETYRA
E
SEKSIONIT KATOLIK
PRANë DEGëS Së MBRENDSHME Të
SHKODRES Në 1946,
I VETMI N’BOTë ?
-ZHDUKJA E PERJETëSHME E
THEMELEVE T’ HISTORISë Së SHQIPNISë Së VERIUT.
ATDHETARI LUIGJ
GURAKUQI i KA SHKRUE ME GJAK FAQET E HISTORISë
Jemi në pragun e ngjarjeve
historike të vitit 1923, per të cilat po punoheet me të gjitha mjetet nga
fallsifikatorët e historisë me i fshij nga Historia!
Pa Emnin e të Madhit Shqiptar
Luigj GURAKUQI nuk ka Histori Shqipnia!
Atdhetari i madh i
Popullit Shqiptar Luigj Gurakuqi (1879 – 1925), asht vra tradhëtisht në Bari t’
Italisë, me 2 Mars 1925…
Në atë Monumentin e
Pavarësisë sonë Kombëtare të vitit 1912, në Vlonë, monument bronxi i ngritun me
rastin e 60-vjetorit në vitin 1972, në Sheshin e Flamurit, kush mund t’ishte ma
pranë Ismail Qemalit se Luigj Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri, Mustafa Kruja etj…?
Po, jo, nuk ban Luigj Gurakuqi katolik Shkodre, Kaçorri ipeshkëv edhe ky katolik,
Mustafa Kruja “trathtar” nga Veriu! Fallsifikimet shkojnë deri aty sa
paturpsisht thohet se dorasin, vrasësin Baltion Stamolla e paskan vra
komunistët… Kaq “hakmarrës” me kenë “shokët” komunistë për vrasjen e shkodranit
Gurakuqi, kur, vetë skilja sllave Ramiz Alia ka urdhnue heqjen e Luigj
Gurakuqit nga boceti i Monumentit të Vlonës në vitin 1972, tue i thanë
skulptorve: “Ju shikojen edhe vetë me shokët këte që po them, por Luigj
Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një vepër kaq madhështore, mbasi ai ka
qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i klerit katolik!”
Ma shumë se të gjitha
fletët që mujshe me mbushë unë me faktet e vrasjes së Luigj Gurakuqit, nga vetë
Ahmet Zogu, ju flet një “copë” letër e vogël e dërgueme nga tradhtari Baltion
Stambolla, me dy rreshta e tri adresa…
Të Ahmet Zogut, Ceno
Beg Jakovës (Kryezut) dhe Çatin Saraçit, që i pabesi Baltion Stamolla i dërgon
“miqve” të vet nga Italia, tue i kërkue shpëtimin me “mbrojtje, të holla, besën
dhe ndihmë…”
Ja dhe fotokopjo e
letres së vrasësit pabesë B. Stamolla…
Fotokopje e
origjinalit të letres së Baltion Stamollës, e ruejtun nga
Atdhetari Gjon Kamsi,
sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):
“Kerkoj mbrojtje
dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.
Pyetnij Çatin
Saraçin ku asht…? “besa” ndihma!…
Baltjon Stamolla –
Carceri Giudiziarie Bari.
Shkelqësis
Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)
Shkelqësis
Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë
Çatin
Saraçi Hotel…”
***
Kjo leter sot duhet me kenë në
të gjithë librat e Historisë së Shqipnisë!
Po cili ka kenë qendrimi i
Shqiptarve në Vlonë, tue fillue nga Ismail Qemali me 28 Nandor 1912, dhe a do
të ngritej Flamuri pa Luigj Gurakuqin?
Qeveria e Tiranës
dhe Akademia e Shkencave, vazhdojnë zbatimin e porosive të lanuna nga
diktatorët komunistë, të cilët, po e sundojnë edhe per së vdekuni Popullin
Shqiptar.
A e di rinia
Shqiptare se cili ishte në mbledhjen e Vlonës me 28 Nandor 1912 qendrimi i
Atdhetarit Luigj GURAKUQI, dhe cila kje kerkesa e Luigjit?
Po arsyen e
fallsifikimit të fotos në balkonin ku u ngrit Flamuri i Shqipnisë në mbasdreken
e 28 Nandorit 1912, ku Luigj Gurakuqi ishte me dorë në xhep dhe jo i mbajtun
per parmakun e balkonit?
Kush i bani këto
fallsifikime dhe PSE?
Vetem per një arsy:
PO MOS T’ISHTE NJI’KY BURRË, KURR N’
SHQIPNI
S’ U NGRIT FLAMUR!
Melbourne, 19 Nandor 2023.