Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shtetet komuniste u ndërtuan pa themele
E merkure, 13.03.2024, 07:57 PM
SHTETET KOMUNISTE
U NDERTUEN
PA THEMELE...
Nga
Fritz RADOVANI
Shikoni
anen Lindore të Globit toksor! Themelet e atyne shteteve janë kenë deri vonë
nder të gjitha ata vetem Gropat pa Emna plot të vramë!
Mbas
gati një Shekulli komunizem, asnjë nuk la as meturina themelesh!
Tue
fillue prej Marksit, Lenini, Stalini apo edhe Ever Hoxha, e ndertuen komunizmin
mbi disa shtylla të kalbuna druni, që shumica u shemben! Ma sakt këte e
provojnë shtetet e ashtuquejtuna t’ atyne “demokracive popullore”, që shumica u
fshine simbas t’ ishin kenë asnjëherë në 1990.
Ever
Hoxha zhduku inteligjencen dhe Klerin katolik, madje “shpalli edhe Shqipninë
ateiste”, e vetmja në Botë, po harroi se “gjurmët e Shen Palit nuk fshihen” nga
kalldramet e Shqipnisë së Vjeter e as nder Kështjella...
47
vjet vrasje dhe varrosje nder gropa pa emna, të disa mija Atdhetarve tanë dhe,
prapseprap në Rrëmajin e bukur të Ingj. Lodovik Zojzit pranë së bukres
Shkoderlocja, Don Simon Jubani “Ringjalli Fenë në Shqiptarë” dhe, Shqipnia
tregoi se nuk pranon kurr “me dalë jashta Europës plakë”!
Komunistat
mendojnë se me pjellen e vet të degjenerueme, që sot ate po e drejton një
“kryeminister” i “rilindjes komuniste” “miljoner dhe...”.
E
shkreta Shqipni, sa shumë po i takon me provue n’ këte Botë plot lot!
Jo
vetem Shqiptarët e vertetë po,as Europa, nuk besoj se pajtohet me até politikë
“shpopullimi” që janë tue ndjekë vagabondët komunista nder Ata Troje të vjetra
e shumë të nderueme, që me Shekuj u lane me Gjak nga Atdhetarë të perkushtuem
tue fillue nga Alpet e pasterta t’Veriut!
Shqiptari
provoi se pranon me u zhdukë perpara se me quejtë komunist!
Vllazen
e Motra të Nderuem të Shqipnisë së Vertetë Europjane!
Mos
harroni se “asnjë pikë Gjak Shqiptari, nuk shkon kot!” Ai asht Gjaku i Atyne
Shqipeve që ju veshet Atyne Shkambijve të nendheshem të Tokës sonë të çmueshme
dhe të shtrenjtë, që Shekujt ua kanë shndrrue nder Ata Shkambij që janë
themelet e Asaj Ilirisë së vjeter të patundshem nder Shekuj të Shekujve, bash
t’ Asaj Shqipni që po shuhet sot në Ballkan dhe, që dikur i Madhi Gjergj
Kastrioti – Skenderbeu u gjujzue tue Lutë Zotin per fatin e Saj, per të cilin
sot lutet dhe Shejtnesha e Madhe Nanë Tereza!
Melbourne, 12 Mars 2024.