Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Po me Ty çka paten o Bajram Curri?
E premte, 29.03.2024, 08:58 PM
Shpella e Dragobisë BAJRAM CURRI
Po me
Ty çka patne
tek
Shpella e
Dragobisë,
O BAJRAM
CURRI?
Nga
Fritz RADOVANI
29 MARS 1925…
OOOOO KUSHTRIM BRE BURRA, SOT NA U VRA
EDHE TRIMI TEK SHPELLA N’ DRAGOBI, BAJRAM CURRI !!
Shpella e Dragobisë asht nxi rretherrotull, e pasha një rreze dielli nuk
rrah nder shkambijt’ e saj. Gjithkah vransinë!
Edhe e bukra hanë sande nuk shifet në Shqipni… Asht mblue me vel t’ zi ç’
prej asaj ditë të 2 Marsit 1925, kur në Bari t’ Italisë u rrëzue tradhtisht
përdhe Trimi i Shkodres sonë, i madhi Luigj Gurakuqi. E mbas Tij, sot, gurt’ e
Dragobisë u rropaten posht’ e në lum per Ty, o Bajram Curri!..
Shqipnisë së Gjergj Kastriotit i mungojnë pergjithmonë edhe Dy Burra, Dy
Vllazen Trima dhe Dy Heronjë: Bjram Curri dhe Luigj Gurakuqi!
Ata ishin Dy Krena t’ Shqipes s’ Atij Flamurit të Pamvarsisë Kombtare!
Shqiptarët i kanë Ata në gjokset e veta per në kohë paqet e luftet…
E, edhe Ai Flamur i ngritun me 28 Nandor 1912 në Vlonë, ka ra n’ gjysëm
shtize! Nuk e dij as sot se deri kur?!
Ndoshta… Edhe pergjithmonë! Shqiptarët as sot nuk e shohin një rreze
dritet mbi qiellin e Asaj të ngratës Shqipni!
Atdheu gufon vetem Gjak! Gjak të paster e të kulluem Atdhetarësh trima!
Beogradi e Tirana janë tash sa vite në festë… Biellogardistët, komshijtë
tonë, vazhdojnë tash sa vite të shkrepin gotat nga gzimi. Janë n’ festë!
Pashiqi veshtron nga Tirana dhe “lot gzimi i rigojnë”, kah ndigjon një
za:
“Tash nuk drue ma kënd!..” Asht zani i mikut tij… Asht zani i nipit Esad
Pash Toptanit… Vorrin e të cilit, e kanë atje afer n’ oborr të pallatit tyne.
E sternipat e vet edhe sot vazhdojnë me vue lule nder ato gropa plehu.
BAJRAM CURRI (1862 – 29 MARS 1925):
SHQIPNIA NË ZI.
E këte Shqipni, nuk e kam
gjetë kund ma sakt se tek Don Lazer Shantoja.
“Nji plakë
dhe nji gocë kjajnë përditë në Shkoder… Nji Nanë dhe nji bijë!
Nana kjanë
djalin ma të madh dhe bija baben ma të mirë të Shqipnisë së shkretë. Lotët e
plakës shkodrane e të gocës kosovare janë lotët e të tanë Shqipnisë së sotme.
Edhe kjo e
ndrydhun, e poshtnueme, e vorfnueme, e shitun, e coptueme dneson perditë per të
vdekunit e mëdhaj qi humben dhe per të gjallët e mjerë qi po humbin. Populli
asht në kulmin e deshprimit.
I vetmi
ngushllim qi i ka mbetë, në kjoftë se ngushllim mund të quhet, asht enè vaji:
Lodja qi kje perherë shujta e idhët e Popullit Shqiptar.
Nder
shpellat e largëta të bjeshkëve kreshnike të Krasniqes ky popull i mjerë pat
nji Babë: Ia mbyten!
Nder
korridoret e errta të diplomacisë së jashtme ky popull i vorfën pat nji Pris:
Ia vranë!
Me humbjen
e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet nji Epopè e madhnueshme e këputet
pergjysë nji hymn i naltë! Epopènë e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!
Na kjajmë
si per njenin ashtu edhe per tjetrin.
Ferku asht
vetem ky: Lodja qi derdhim mbi emnin e Luigj Gurakuqit asht edhe lodja e
deshprimit. Bajram Curri vdiq me të tana rrethanat e heroizmes: Lindi në mal,
jetoj në mal, luftoj në mal e vdiq në mal.
Vdiq me
armë në dorë, ndermjet të Shqipnisë së robnueme e të Shqipnisë së lirë.
Vdiq si
meritonte të vdiste Bajram Curri!
Të kishte
vdekun në sallen e ndoj klinikës europjane, jetës së Bajram Currit, i ishte
hjekun kapitulli ma i bukur.
Perkundrazi
si vdes Luigj Gurakuqi?
Vritet në
dhe t’huej, vritet tinzisht mbas dere të nji hoteli, vritet prej nji krimineli
vagabond…
Bajram
Curri nderohet edhe prej t’ huejvet, deri prej anmiqvet të tij të perjetshem…
Luigj
Gurakuqi shnderohet jo vetë, por mbytet për së dyti shi prej asaj qeveri për të
cilen, i shuemi, kje gjithmonë i akuzuem se ushqente ndjesina ma se miqësore.
Gjyqi i Tranit – shembull klasik paturpësie cinike
në gjyqet botnore – na difton sheshasit se diktatori i Romës desht me e krye
vepren e diktatorit të Tiranës, të Zogut.
Ky njeri nuk asht ma!
Trupi i tij rrxohet i pergjakun tek dera e Hotel
Cavour, dhe kur ndihet krisma katastrofale e armës së trathtisë e kur merret
vesht se tre plumat e revolverit të tiranvet kishin shpue zemren e Luigj
Gurakuqit, ndersa
atje në shpellat e Krasniqes jehon nji gjamë. Plaku i Kosovës njynë pecen në
voj me fshi për të mramen herë armët sa herë ngadhnjyese, del prej shpellet,
ban sulmin e mramë e vdes!
Në nji pallat të Tiranës Ahmet Zogu me nji të
zgedhime satanik u qet me pi satelitvet të gëzueshem tue u thanë: “Tash
nuk drue ma kend!”
Po; n’ Dragobi ?
Plakun do
t’ gjejmë tue kjamun per Shqipëni…
Me t’
gjallë ma fjalë nuk kemi: Asht kot me pritë:
Pleqt u
faruen e s’ kan pse plaken t’ ritë!
Sot mbasi
t’ gjallët nuk janë tue luejt per t’ gjallë
Lè t’
shkojmë na t’ vdekunit Shqipenin me ngjallë!..
Këndojnë Zanat…
Vigajt
vdiqen, mbaruen trimat,
Vdiqen t’
gjith burrat e dheut;
Sot n’
Shqipëni sundojnë kulimat
Mbi fron
Shejt të Skanderbeut.
E patundun
tiranija
Po
mbretnon e kush s’ po lot;
Shqiptar
ma nuk ka Shqipënija
Nuk ka
Shqipja flamur sot.
Shkelë
asht ndera e Shqipenis
N’ t’ tana
viset si mos kurr:
Kjajë mbi
bjeshkët e Dragobis
Kjajë, po,
kjajë, o Bajram Curr!
Shenim nga
F.Radovani: Poezia
asht marrë nga “Kuvendi i Deshmorvet”, tek libri “Vepra” e Don Lazer Shantojës.
Shkoder 2005.
***
Shqiptarë! A e dini se Shqipnia ka
vetem një Zot?
E se, të gjithë jemi Vllazen!
Keni harrue themelin e të Parëve, themelin per të cilin:
“Vonë ka me u kuptue se, të dy ishin Bijt’ e Një Nane, Nanës sonë të
nderueme Shqipni, që as sot nuk po dijnë me i prâ lotët !!”
Po persëris:
Vigajt vdiqen,
mbaruen trimat,
Vdiqen t’ gjith
Burrat e dheut;
Sot n’ Shqipëni sundojnë
kulimat
Mbi fron Shejt të
Skanderbeut.
Melbourne, 28 Mars 2024.