Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Komunizmi t’vret edhe ‘’padashje’’
E merkure, 20.03.2024, 07:53 PM
KOMUNIZMI
T’VRET
edhe “PADASHJE”
Nga
Fritz RADOVANI
Tiranë
“17 Nandor 1944”
Kushedi sa
herë e kam shikue me vrejtje këte foto të vitit 1944 !
E, kam
ndejë tue mendue: “Sa vetë në këte foto ka vra komunizmi?”
Askush nuk
e di shifren e saktë, shpesh vrasjet u bane edhe “padashje”!
Atë ditë
kur Ever Hoxha caktoi kush duhet të fotografohet me ate në atë shesh ku do të
mbesin në histori, këta persona ishin “ma besnikët e tij”!
Në janarin
e vitit 1945 Everi urdhnon Mehmetin që ndodhej në Shkoder, që “të mos
pushkatohej asnjë person pa dijeninë e Ever Hoxhës!”. Kam pershtypjen se ashtu
duhet të jetë veprue, mbasi listat e personave që ka mendue me vra Tito, që
kontrollonte edhe Shqipninë i kalonte Everi...
Pra,
dashje ose padashje “të gjitha vrasjet nga 1943 e deri në 1948, kur u ftohën
mardhanjet me Titon, janë ba me aprovimin e Titos dhe Everit”.
Duhet
pranue se Tito zhduku inteligjencen dhe kokat drejtuese të Klerit me
mirëkuptimin e aprovimin e Everit, që “nuk pat asnjë kundershtim”!
Kjo veper
terroriste e tyne del edhe nder takimet e Everit me Stalinin, ku Everi shpjegon
se “veprimet me Titon, bahen me marrveshje të plotë!”.
Shumë pak
fakte dihen sot të sakta nga vrasjet e krimet terroriste të Ever Hoxhës, mbas
marrjes së posteve në drejtimin e shtetit në Shqipni.
Prej 7
antarve të Komitetit qendror të partisë komuniste të krijueme në 1941, vetem
Ever Hoxha mbeti gjallë mbas vitit 1944. Tjerët u vranë.
Vrasja e
Qemal Stafës mbasi doli nga shtëpia e Everit sot asht një enigem.
Mbas vitit
1944 Everi ka pushkatue qinda intelektual që kishin mbarue studimet në Europen
Perëndimore dhe, perveç kunatit tij Bahri Omarit, në 1946, ka vra edhe 16
deputet të qeverive shqiptare të para viteve 1944.
Everi
perherë të parë asht takue me Stalinin në 1947 e, të fundit në 1951. Ndersa me
Mao Ce Dunin asht takue vetem njëherë në vjtin 1956.
Në vitin
1967 Everi shpalli “Shqipninë shteti i Parë ateist në Botë”, tue shkatrrue mbi
2200 Kisha dhe Xhamija, e tue arrestue mbi 100 Klerikë.
Vetem
Klerikë Katolik Ever Hoxha ka vra dhe mbytë nder kampe 66 vetë. Gjatë kenjes së Everit në krye të shtetit,
janë dënue 29 ministra,
Në 41 vite
janë pushkatue 9 ministra e një kryeminister. Mehmet Shehu asht nder personat
që u diskutue ma gjatë vrasja e tij. Ndersa vrasjet e sa e sa ushtarakve e 20
gjeneralave s’ janë shoqnue kurr me legjenda tjera.
Flitet e
shkruhet per shifra të vramësh, të vdekunish në burgje e kampe të punës, të
interrnuemish dhe të burgosun nder qytete të Shqipnisë, por në të vertetë
shifrat e tyne nuk janë asnjë të sakta. Per këte pasaktësi janë të
njoftuna deklaratat e bame nga ushtarakët dhe oficerat e atyne viteve në
organet e Ministrisë së Mbrendshme, nder kampe dhe burgje dhe, ma të saktat janë
“shpjegimet e tyne mbas shkarkimit nga detyra ose mbas arrestimit tyne dhe
burgosjes me të burgosunit e atyne viteve.” Sot dijmë sakt vetem një shifer se:
“Mbas vitit 1985 kur ngordhi Everi dhe në Shqipni mori drejtimin e shtetit
skilja Ramiz Alia, ky ka vra 182 vetë në Malsi të Veriut, shumicen djelmë të
rinjë që ishin ushtarë deri në 1990. E sa ka vra në gjithë Shqipninë a kanë me
e dijtë ndonjëherë Shqiptarët?! - Nuk besoj, ashtusi s’ dijnë sa ka vra në 1944
– 45 nga Kuksi në Shkoder.
Një fakt
pak i njohun nga Shqiptarët asht se Everi kishte një Bibliotekë me 45000 libra,
dhe kalonte shumë kohë tue lexue, mbasi nuk kishte as “shokë dhe as miqë”,
sepse shumicen ai i kishte burgosë ose pushkatue. Sigurisht kjo shifer librash
në shtëpinë e tij asht sigurue nga bibliotekat e Kishave, të klerikëve e
intelektualve që u arrestuen, u vranë e u zhduken.
Nga
botimet e disa materialeve të viteve të fundit, nuk gjejmë asnjë nga dokumentat
e një pendimi per vrasjet e bame nga terroristi Ever Hoxha!
Sot dijmë
shumë të saktë se “ASNJ? VRASJE”, apo zhdukje e Shqiptarve mbrenda apo jashta Atdheut,
nuk asht ba padijeninë e Ever Hoxhës.
Si
shpjegohet që ky vrasës jo vetem nuk asht pendue per ASNJ? vrasje, po edhe ka
ngordhë i vetmuem tue mendue se “cilin ka me vra neser po u ngrit nga shtrati i
vdekjes?” Në asnjë dokument vrasje apo zhdukje nga kjo Botë e një Shqiptari, s’
gjindet një shenim: “Ky person u vra gabim!”, ose “ky person asht vra ose
zhdukë me familje PADASHJE” – Jo, asnjë!
Jemi para
faktit që mbas urdhnit Everit per vrasje nuk ka shpetue Asnjë!
E mendoni
veten në një udhtim të gjatë disa qinda kilometra në Shqipni, po ASNJ?HER? mos
harroni, se gjatë asaj rruge kudo “Ju pershndesin nga Gropat PAEMNA të
pushkatuemit: Shqiptarë, mos na harroni..!”
Edhe
njëherë po Ju drejtohem ju lexuesve të nderuem të këtij materiali: Sa me vlerë
do t’ishte sikur në foton siper të percaktohen sakt emnat dhe vendi ku janë
pushkatue ose zhdukë nga faqja e dheut shumica e tyne? E sot pasuesit e tyne
nuk dijnë as gropat ku i varrosi komunizmi ata, dijnë vetem se shumica u vrane
ndoshta “padashje”, si mund të justifikohen sot vrastarët katila të Sigurimit
të shtetit që nuk ngopen me terrorizem.
Ky fakt i
komunizmit barbar në Shqipni, tregon sesa i mprehtë dhe sa i pamëshirë asht
tehu i shpatës shfarosëse të terroristave e kriminelëve të komunizmit, atij
sistemi zhdukës të njeriut të dijtun e të kulturuem!
Sot edhe
ma kjartë per tiparet terroriste t’ atij sistemi flet largimi i Rinisë
Shqiptare nga Trojet tona! Një akt terrorist dhe barbar jo padashje po, me
bindjen ma antinjerzore, ma antiatdhetare dhe ma tradhëtare që prej ditës në
ditë po bahet në Shqipninë e shkretë e të vorfen, e asnjë vrasës s’ asht
tradhëtar i Atij Atdheu të pergjakun, dhe aq të shtrenjtë e të dashtun per të
cilin sa shumë Atdhetarë Shqiptarë dhane jeten e Tyne!E verteta e Atyne
vrasjeve e zhdukjeve asht: Komunizmi di vetem me vra e plaçkitë!
E mbasi
komunistët pasunohen: “I vorfnojnë tue skllavnue Popujt e vet!”
Melbourne,
18 Mars 2024.