Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Dom Ndre Zadeja – Leter e hapun
E shtune, 30.03.2024, 08:55 PM
DOM NDRE ZADEJA
LETER E HAPUN
SHKODER 1941
AT FULV CORDIGNANOS S.J.
SHKODER 1942.
1 9 4 2
Cum non est cui
suadeatur
Et qui suadeant non
sunt.
(Plint. Paneg.)
I.
Me thân’ se s’dijte ç’âsht
votra e shqiptarit
e shtroja e tij me firi t’njomë
e trûngu
nënkrejse e vrashtë illyre
pranë zjarmit
gjith’her’ mikprit’s, nëpr’ ato
biga e ahishta
ku bjeshk’t e nêmna derdhin lot
rrëshine:
5
Me thân’ se at dor’ të lmut’ e
t’shugurueme,
si tosk’ si geg’, pa farë idhní
besimi,
s’ta puthi e s’ta shtërngoi si
miku mikut,
por kryet ta vrau pse kok’ për
kok’me tândin
shqiptari e ndeshi fatakeqi,
rrehëm! 10
E pra ky derën dy kapak’sh ta
çili,
si i t’shpis, dita me ditë
ândjeve tua
bujar i erdh e gjurm’ për
gjurm’ ndër shpêlla,
ku flêjn’ drangojt, drangûe aj
vet’ të prini,
me krrab’ të vet çërmoi nëpër
têrrina,
15
me lahut’ të vet këndoi pa mê
pran’ téje, (pa mê – pa pushue,FR)
me brisk të vet latoi me
shkrojla t’vjetra
një shkop për ty. Patër Milan
të quejti,
t’ ndêshi e t’përcuell, ké
stani i vorfën t’prîni,
ngarkue me plaçka tua e me
visare
20
t’njaj giuhe s’lasht’ qi namin
ty ta rriti
ndër blêj qi nuk dijn’ mort. Ké
stani t’prîni,
ku e pakundshoqe t’pritte
bujarija
e grues shqiptare. E kur mbi
letra tua,
lodhun s’kërkuemi, nji sy gjumë
i knaqun 25
me bâ ti dojshe i patrazuem
prej kujna,
cikën e lop’s ajo fisnike e
mielte,
plotepërmaje ‘i kup’ me
psheshatâmbël
para ta vête e, ksulën n’dorë,
i zoti
i shpis’ “njelmo, njelmo, i
bekue” me t’dhânun
30
e buk e krypë e zemër
parashtrote.
Héu! Mirë uhan shqiptarit sot
ja ktheve!
N’areopagun e letrarve t’tú
rrashtën e t’parve ton’ prej
thesit nxore,
(at thés na vet’ ta mbâjtme e
vet’ ta mbûshme!)
35
e si shpërblim plot e përplot
me tamthin
e i’dhuni’s s’pashoqe né na
paraqite
e “pini, pini, t’shkret’” i
grishe evarshëm
Astyagjë i dytë Arpagut t’mjer’
shqiptar!
Arpagu n’darkë, o mizorí! Me
mishin
40
e djalit t’vet do t’ngihet edhe
n’rrashtën
e tij do t’pijn’.., i pvetun do
t’përgjegjët:
“N’sofrën mbretnore çëdo gjellë
a e shijshme!”
Dishmitare ty t’thrras o e
tepruemja
durés’ shqiptare, ti qi vuen pa
zâ,
45
e brén pa u ndî, e kjân pa
ankim, e thér
pa vrá, diftom’ pash Perëndin,
a mundem
shqiptar i lirë Arpag i dyt’
m’u bâ
i shuem e i poshtër? Un me dije
tânde
s’ due t’mbatëm, o letrar.
Synon meshtari 50
meshtarin jo shqiptar, i thot’:
Gabove!
Ujku don tym e mjegull. Rac’s
illyre
ti ujk ju bâne, gjall’ ti ma
përpine,
me at eureka t’çuditshëm ti e
zbulove
nênin gordjan, me’i t’sjellme
shpate e kpute, 55
e nji rras’ t’ré mbi vorrin e
Shqipnis’
na vûne: Ktu pushon rraca
ariane!
Rracë e stërkeqne, farë e
manafikun,
skotë e përzieme hithâsh ariane
kênka Shqipnija? O témpora! O
móres! 60
Gjurmues i thêll’, ti gjurmë
Illyrjes s’vjetër
n’Shqipni s’i gjên? Mbi té
përbé pra jemi,
mbi pluhun t’saj përbéhen
pelikanat
e dërmishun ndër vuejtje
mijvjeçare
dëshmor’ të padishmuem. Gjurm’
nuk i gjên? 65
e prá dikur i madhi i t’mdhejve
Leka
n’Egjyptin e gjymtisun pik’ma
s’pari
mbi ball’ t’Hetéjve ton’
s’kundroi habitun
emnin shqiptar? At emën
t’nëpërkâmbun
nuk shkoi aj me e ringjallë? Ti
gjurmë Illyrit
70
n’Butrintin tând nuk i gjên? E
nuk kujtohe
se edhe n’shpi tânde dora e
huej la shêjet
e ‘i gjytetnimit t’huej? Edhe
n’shpi tânde
gjuha e përfolun s’kjé gjth’
herë e shkrueme? 75
Përmbi gërmadha t’hueja ndër
pasojna
tejshekullore rrihi flet’t e
tua,
Shqipe virgjin e Illyrve, e
n’çerdhe tânde
çili ata zogj, rriti ata zogj e
ndîelli
me gjuhën tande Illyre
Shqipëtare!
Préja ti, Roma e Madhe, hovin
Pirros,
80
rrudhja guximin, Rom’, Teutës
zamâdhe,
Gencin shkodran’ shtërngoje me
verig’ ari,
por jan’ verigat shêj se Rom’ a
Roma (shêj – kêputë)
e Illyri Illyr. Verigat
ja zgjidh’ Gencit,
i shkrijn, i bân kunor’, mbi
krye t’Illyrit
85
besnik vetê ajo e vnon Roma e
pavdekshme.
Na komb’ bastardh, na t’huej
n’vend ton’, na préja (preja–të pabesë)
e votres sonë, emënharruem,
rrugaca?
Rrugaç, vasal, ushtar i blem me
pare
edhe zamadhi Kastriotë i
yni?
90
pse ‘i dit’ vetimshëm aj me
shqipe t’veta
mbi Ardjen fluturoi, besën e
dhânme
fronit t’ Partenopës me gjak
n’Ursáre
n’vend për me çue si e ka zakon
shqiptari?
E drejta a nji. Kjé Kastrioti i
bindun
95
n’miqsi t’ Venecjes s’lasht’,
por pau Rozafa
Shpatën e tij e u dridh. Aj
Kapidani,
Aj pararoja e krishtënimit
t’ngûcun,
por edhe Mbret i Shqipënise
Illyre.
Ti ndér’, ti t’drejt’ kurrkund
s’i dhae shqiptarit.
100
Ç’e bâjm’ na t’gjallt’? Pse
lodhna kot? Pse lypim
çka s’na përket? E ti djelmni,
pse lnyre
për fate t’ardhshme
t’Shqiptaris, kur n’shpatull
ná gjâ nuk kém, as komb’ as fis
nuk jém?
Perjârgë a pênda e jote,
Cordignano!
105
Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate
ftyrën
vedit e né. Por nuk jan’
dokrrat tua
qi e bâjn’ paçavër rracash
Shqiptarin!
Nuk jan’ zbulimet t’tua
çudiplote
qi e bâjn’ me kthye dalë ‘i
fjal’ të folme,
110
nji dor’ vllaznisht të shtrime,
‘i bés’ të dhânme:
Shqipja Shqipës krahun ja dhâ,
s’ja kputi.
Njikshtu shpnesojm’, njikshtu e
dijmë. E t’bâni
goja me fol’ çka para téjet
nieri
i gjall’ nuk thá? E t’bâni
zemra shpirtin 115
pa i dalë endè ti me ja xjérr’
shqiptarit
me at styl të kuqun n’gji? I
thérun n’zemër
vigmën aj sot e lshon…. Prej
téje e nâmta
kupë e përmbyzne a derdhë e
buka e thyeme (përmbyzne –përmbysun)
nuk njitët mâ. Hin fjal’ kah
dole ‘hè gjoftë
120
rrféja mizore e hijevet Illyre,
nâma e nji kombit qi nuk humb’
si s’humbin
Shtyllat e Kapitolit tând!
Prapóu,
ti hije e zez’, mos t’marrin
mbrapa vigma
e t’parve ton’ prej vorrit, ku
flên Fishta, 125
prej grope, ku pushon Frashëri
e Mjedja.
II.
Mjedja, Barbari i Madh,
n’heshtjen e gjumit
t’vorrezave injacjane e luejti
rrashtën
brahyçefale e prej dy rrathve
t’humbun
Frombója i dyt’ dy sy vetoi si
rrféja;
130
me grushtin e përtham e shkundi
Pasin,
Jungun e t’amblin Gjenovic me
vllazën,
akull ku n’préhje barasohen
eshtnat
e t’strukunve nën dhé. E théll’
si deti,
ehéu! Nji gjâmë u ndi e
përfrigueshme. 135
Ndigjom’, ti Cordignano, e
veshin vénja
fjal’s qi po t’thâm: Nuk a zili
degâmje
vargjet e mija qi frymzon, por
ahti
i nji shqiptarit t’lirë, i
shituem zânash,
pse i prekun n’tél, pse i
thérun n’zemer, t’rámën
140
gati me e bâjt’ por t’shámen
kurr. Harrohet
e s’harrohet çdo dhûn’ mbi
tok’, por ndéri
për kombe a shêjt, si shêjt a
gjaku i dêrdhun
për Atmë e Fé. Por, kurr nuk
mund t’harrohët
oshtima e théll’ e shigjetve
t’helmatueme 145
tridhetë e sa vjeçare, kur
s’andejmi
shkodranit ftyrën me ja marrun
déshte
me t’idhtin gaz e Shkodrën e
rrëthueme,
(ku zogjt e shqipës s’parit syt
i çilne,)
n’thalbin e zemrës keqas ma
gërgave,
150
njât’her’ kur ûja flatrat e
shpuplueme
ndête mbi né mortore e ankimi i
zi,
me rrâjça n’goj’ kelkaze e
madergone,
çilte vorreza t’reja n’për
gardhîje;
kur nanën téme, ditë e zezë, e
mblova 155
n’at syz’ lédine n’Rmâj, kur
Taraboshi
e Lodertuna viellshin zjêrm çeliku,
n’thalbin e zemrës keqas ma
gërgave!
Nanën kush e harron? Por Nana e
Madhe
Shqipja dykrenshe Illyre u
njâllte e lumja, 160
u njâllte. E pra ty Shkodra,
Cordignano,
t’ bâjti e t’nderoi! Andërr a
kjo ti thue?
A e din, a e din sa tâmb’l
atdhedashtnijet (tamb’l – qumësht)
q’at ditë e sod ka derdh’ gjini
i Rozafës
shkodrane? A e din, a e din se
lojcë a fati, 165
por jo mizuer si ti? Se e
vërvit’ peshën,
por si ti dorën nuk e mshehë? E
s’paku
me rrashta e me kersij s’lot
shkopecingël (kersij – kocka)
si don me lujtun ti, tue
çprush’ ndër vorre
amanet vorrit ç’âsht zakon me i
lânun 170
të pa trazuem, t’pa fyem?
S’harrohët shpota (shpota – tallja)
mbi ata shqiptar’t e lashtë
e meshatarë,
mprojtsa fatosa t’virgjinís s’
kërcnueme
e t’ fés s’ ligshtueme, qi ti
m’i shgjetove,
kâllpa m’i qite. E pra njata
rrëbeshit
175
salvimtar kalli vetun ballë i
bâne,
njashtu si muejtne e dijtne,
kurse ndjeksit
e Benediktit t’ Madh hanës
drapnore
ju shmângne tui lân’ mbrapa
troje e rrasa,
por monumente jo, sikur
Barleti,
180
Buzuku i lashtë e Budi e
émënmadhi
Bogdan’ i yni, ndéra e kohve t’
shkueme,
nám i pasosun i ksaj’
tok’s shqiptare,
ku ‘i drit’ ka mbet’ ndër zemra
endè e pa shkîmun,
ku ‘i gac’ ka mbet’ ndër votra
endè e pa shkrepun,
185
ku ‘i bés’ ka mbet’ ndër fise
endè e pa çártun.
Ti misjonar, përmbi stomîjet
shêjte,
vllazën na quejte e vllazën na
përcolle,
por vrasës ti na dole! E, po,
po, thue,
t’i lajnë uhat félshuesat e
Shqipnisë
190
me priftën t’vet shqiptarë! E
prá këta priftën
nuk ju përulne kurr çâllmës
sulltane,
as shkopit t’carvet, por
synuene Romën
Latine t’Papve fén edhe
kombsinë
tuj mprojt’ her’ mbath’ her’
zdath’, edhe tiarat
195
përmbi fronet e lashta
ipeshkëvnore:
Kur brûnxat flêjshin n’dhé e
kur t’mbértisna
vashat shqiptare drejtë e
syjshin trévën
shêjte t’zbulueme, gur’ për
gur’ ku shêji
i mbledhjes s’tyne, qinda vjet
me radhë, 200
krepatueshëm kumbon’t i
xëvêndsote;
kur jashta murit t’that,
pushkën për faqe,
burrat e dheut, xhúrdin e zez’
mbi krye,
vështojshin mos t’i xân pusí
vezire
mbi ltér’ t’bekuem, ku dora e
meshtarit 205
shqiptar n’bekim dukej e
zhdukej para
se t’qitte synin rrezja e parë
e diellit.
O misjonar’, kambsor’t e
Naxarenit
n’detin e shqetësuem t’ kti
krishtënimi
s’ bashkut me né, kush rretin e
kush grepin,
210
me gjoj’ hyjnore dora
dor’s ta mbushim
lundricën e Tinzot me at lajm
t’frigueshëm
qi nierz përtrijn e kombe!
Marrí njehët,
âjun kur Drini breg e m’breg
vërsulet
e shkamba dyndë e m’ shpin’
përkund’ çináre,
215
bregut përpjet’ me i dhân’
rrëshanzës s’ vogël,
për t’ mbledh’ bërcakë e cokla
e cingla t’ thata
pa ndonji vlér’. Grêth’ mundet
m’u bâ bleta,
por marimanga blet’ nuk bahët
lângun
pa e sjellun n’helm. Ta dijë
koha e ardhshme 220
e lume o e mjer’ (me fatin kush
mund kapët?):
Kanuja Illyre pronen edhe
kullen
me kulm e me temel e gjan’ e
gjallë
me ç’fryn e ç’ avullon ja
digjte núri,
por armën lirshëm n’dor’ ja
lête gjaksit.
225
Siell, Cordignano, n’dorë armën
e ké:
Ndêshëm n’tryvezën shkencatare
t’ presin
banor’t e botës s’ vogël
primitive.
Kjémë çka kjém’ e jém çka jém.
Zakonët
ti ruejmë Illyre e gjuhën
t’papërlyeme!
230
Ndër duer t’virgjilta t’ çikave
t’ fatueme
t’ përshkohen spikt, e pêjna
leshi s’dredhun
t’ dalin të ri për tirqi si
biluri,
e téja t’ fort’ si kanpi për
buljera,
e kput’ t’ qindîsna n’ar për
fatamirin
235
qi hylli do t’u sjell’ kur táta
e lókja
n’ân’ ti vên’ shêj, njashtu si
na lá i pari.
Njashtu si na lá i pari, çeta e
lúme
e barijvet shqiptar’ n’ mallesa
t’ veta
ogiçin para, berreve
dihatse
240
t’u prijn ké mrizi plak
mijavjeçari;
nën hije t’ tij t’këndojn
kangën e vjetër,
t’shkruejn zogj me krah’
n’velgji prej s’ kuqi s’ pishës,
t’shkruejn flutra lloje lloje
m’ furk’ shpatúke,
si lokja jau kërkoi Bardhën
nuse.
245
(qi me e kërkue me pishë edhe
me qiri
mana kûnd shoqen nuk ja gjên’);
e t’ shkruejn
e t’ shkruejn edhe me gjak
shêja vllaznije,
n’krahun e njom’ të njani
tjetrit, gërmat
e vjetra t’nji kujtimi t’
lasht’ sa bota
250
e tyne Illyre. Bashk’ me hije
t’ dirgjën,
prej muzgu, dhênt përpara tè
konaku
t’u prrallë e tue këndue
‘i kang’ mbas krahit
qi sos’ përher’ n’ kushtrim.
Çka thot’ kumbona,
or ju, n’ at Kish’ të
lume, vetmitare?
255
Dita e misjonit! Mblidhën çeta
çeta,
bûjen me u dá mikpritse
misjonarve, (bujen – buken)
me u ba konak. Qé, siellet n’
héll’ ma i miri
dash për kumbon’. Prân’ spata
kmesa e lavra,
prân’ dér’ n’ mullî çakallja, e
dîng përmbushet
260
streha hyjnore e vorfën. Nisin
zêmrat
rryeshëm m’u thy para s’
vërtet’s tronditse,
e besa bés’ m’u lidhë e i
leshti parzëm
me lyp’ mëshrirë e dora dorën
gjakse
për hatër t’ Drunit
Shpërblimtar m’e puthun, 265
me t’ luejtun gjakut, ndërsa
trina e s’majtës
cirkën e tér’ zbunûese. A lodhë,
a thýe (cirkën – djersën)
Thráku barbar i yti,
Cordignano!
Tashti , té votra shlodhu, o
misjonar,
e n’ dritën e tymósun t’
pishtarit
270
shejó triumfe t’réja: sóse
ditën
me syt e lodhun tui kërkuemun
gërmat
e ufices meshtarake. S’a
nevoja,
n’ kureshtën tânde shkencatare,
synin
harû t’a lshojsh ndër rrath’t e
atij vargoni: 275
a janë a s’jan’ këputë, e Lék’t
e shqipës
a janë a s’janë Illyrë, a mos
teprica
e ‘i rracës s’
bastardhueme? Nuk t’ka hije
me u ardhun hakut macave
shpijake,
prushin mbi shpîn’ t’u
grumbullue, gazit 280
pa dijt’ me i dhânun fund, kur
ato t’mjerat
t’përzhituna n’térbim e
merrshin iken.
Njikshtu m’kurriz’ t’
shqiptarve grumullove
gáca mbi gáca, Cordignano, e
bota
veshin tá vûni e përmbi letra
t’ mëndafshta 285
dorën kundroi leçitse
albanofóbe.
Veprën e misjonarit lavdiplote,
ravën e kambve t’ tija koha e
amshimi
me bindje e përkujton, por,
vepra e jóte,
ravizë e zbét’ trathtije, a
gjurmë gamilli, 290
qi vetun e përlán’ shtërgata e
breshni.
====================================
Shenim nga Fritz Radovani:
Plot 60 vjet ma parë, më
shpjegonte Prof. Gaspër Ugashi, në Shkoder:
Nxori nga rafti i librave një
liber...
Lexoje këte “Leter të hapun” që
një Prift Katolik Shqiptar, Don Ndre Zadeja i ka shkrue një klerikut tjetër
italian At Fulv Cordignano-s S.J., mbasi ai pat fye në një shkrim të vetin
Popullin Shqiptar, në vitin 1941. Kjo u shpall në shtyp në vitin 1942.
Në vitin 1942 një student
shqiptar (emni i të cilit nuk më kujtohet F.R.), në Paris tue dhanë provim për
letërsi në Universitet atje, e pyet profesori: “Po, përveç dy letrave të
njohuna, a ka ndonjë tjetër të kësaj gjinije që asht botue në këto ditët e
fundit?” – Studenti shqiptar heshtë… – Profesori francez shton: “Pikërisht në
vendin tand në Shqipni, asht botue këto ditë një letër e tillë, ku, një Prift
Katolik Shqiptar i asht përgjegjë fyemjes që i ka ba Popullit Shqiptar, një
dijetar i njohun italian, po, edhe ai klerik katolik.
Ajo “Letër e hapun” e shkrueme
nga Don Ndre Zadeja, zen vendin e tretë në letersi botnore për nga ana letrare
dhe artistike. Autori i saj, Zadeja, ka shkrue një letër të tillë që mund
të lexohet në të gjitha ambjentet dhe për të gjitha moshat, mbasi gjuha që
përdorë Autori, asht shumë e pastër dhe shumë e pasun.”.
Por, askush nuk mund të
parashikonte se mbas tri vjetësh, me 25 Mars 1945, në orën 05.00 të mengjezit,
Don Ndre Zadeja, “Poeti i Ambëlsisë” do të pushkatohet në Zallin e Kirit, pranë
Vorreve të Rrëmajit, në Shkoder nga trathtarët komunist “shqiptar”, si “anmik i
Popullit të vet”.
Fjala e fundit e Tij: “Ah moj
Shqipni, moj mizore, e çka të baj ma shumë për Ty?!”
Ju lutëm shpërndajeni tek Rinia
këte Leter !
Shpërndajeni dhe shikoni kush
ishte Kleri Katolik Shqiptar në 1944 !
Shpërndajeni në katër anët e
Botës, si asht shpërnda, edhe vetë Rinia Shqiptare..!!!
Melbourne,
26 Mars 2024.
Fritz RADOVANI.