Mendime » Radovani
Fritz Radovani: M'u kujtue At Konrrad Gjolaj
E shtune, 08.06.2024, 05:13 PM
Nga Fritz RADOVANI:
M’U KUJTUE
AT KONRRAD GJOLAJ…
Lexova kur kishte
ngordhë edhe krimineli Aranit Çela…
Mu kujtue i Ndjemi At
Konrrad Gjolaj, kur më pat tregue:
Ishte
viti 1993. Porsa kishte ardhë në Shqipni Delegati Apostolik mbas 1945, Imzot
Ivan Dias. Ishin mbledhë të gjithë klerikët katolik Shqiptar n’ Argjipeshkvi të
Shkodres, dhe Imz. Ivan Dias po njihej me disa klerikë të Shkodres. Ai kishte
ndigjue se At Konrrad Gjolaj nuk donte me ia ndigjue as emnin e diktatorit Ever
Hoxha… Me ngacmue At Konrradin e thrret dhe e pyet: “At Konrrad, po ba me të
ngja Ty dhe, atë ditë kur të ndrrojsh jetë, porsa të shkosh tek dera e
Parrizit, aty ke me gjetë Shen Pjetrin dhe, Ai ka me të tregue se para se me
vdekë Everi, asht “pendue” dhe tashti e keni këtu në Parriz, shka kishi me ba
Ju i nderuemi At Konrrad?”
–
At Konrrad Gjolaj, e shikon Delegatin në sy dhe i pergjegjet atyperaty: “Pa i
thanë as mir’u pafshim, shkoj fillë e në fund të ferrit e jam ma rahat aty, se
të pakten nuk ia shof as surratin Ever Hoxhës dhe asnjenit prej shokve të tij
vrastarë !”
Edhe
unë mendova me vete: Sa Shkodranë sot nga Ata dymijë e sa vetë që janë
pushkatue vetem në Shkoder, me firmen e kriminelit Aranit Çela, do të kishin
ikë në ferrin e pafund... Vetem mos me pa surratin e vrasësit të tyne kriminel
?!
E
tmershme me e mendue?...
Nuk
besoj se ka edhe një shtet tjeter në Botë, me vrasës katila “të pafajshem”, si
Shqipnia! E deri kur kështu, o Shqiptar?!
Të
sunduem nga bijtë hajdutë të kriminelave të djeshem?!
Melbourne, 8 Qershor
2024.