E premte, 25.07.2025, 10:12 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Diplomati i parë Apostolik i Vatikanit në Shqipni, Ernesto Koci

E diele, 29.06.2025, 01:54 PM


Pergatiti Fritz RADOVANI

DIPLOMATI

I parë Apostolik i Vatikanit në Shqipni, ishte

IMZOT  ERNESTO  KOCI

Shteti i parë, që njohu Shtetin Shqiptar në vitin 1920, ishte SHTETI  I  VATIKANIT.

I PAHARRUESHMI IMZOT ERNESTO KOCI ASHT AMBASADORI I PARë I SHTETIT T’VATIKANIT.

Menjëherë mbas takimit të Imzot Luigj Bumçit, i ngarkuem me detyren e Kryetarit të Delegacionit të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, me Papen Benedikti XV, i cili mori persipër me bisedue me Presidentin e ShBA Wilson, per ruejtjen e Shqipnisë nga coptimi nga shtetet fqinjë, me 12 Nandor 1920 Papa Benedikti XV ngarkoi Imzot Ernesto Kocin (Kozzi), me detyren e Delegatit Apostolik në Shqipni. Imzot Koci jo vetem kishte një dashuni të madhe per popullin e Gjergj Kastriotit, po edhe njifte mirë gjuhen shqipe, per të cilen që në vitin 1900 ai punoi dhe la vepra me një vlerë të madhe etnologjike të Shqipnisë së Veriut.

Ai asht marrë kryesisht me të drejten zakonore, edhe pse gjuha shqipe nuk ishte e shkrueme, po me anë të komunikimit gojor me popullin e disa krahinave në Malësinë e Madhe, Mirditë, Zadrimë, Postribë dhe Dukagjin, Ai ka mërrijtë me lanë një studim të plotë të “Kanunit të Lekë Dukagjinit”, në një kand tjeter shikimi prej të madhit dhe të njohunit dijetar At Shtjefen Gjeçovi.

Imzot Ernesto Koci vertetë ishte nga Trentoja, italo – austriak, po ishte një nder albanologët e perkryem dhe shumë i aftë, e kjo vertetohet me veprat me vlerë që Ai ka lanë per kulturen e panjoftun Shqiptare edhe sot.

Veprimtaria e Tij asht e gjithanëshme dhe i paraprinë studjuesve shumë të njohun edhe pse të huej si, At Zef Valentinit, At Jak Gardinit etj., që përjetsisht do të kujtohen nga Populli Shqiptar per veprat e Tyne.

Imz. Ernesto Koci edhe pse erdhi kur Shqipnia vazhdonte me kenë nen thundrat e turqëve, Ai me një kujdes të madh mori rrugat e vështira të Malsisë, ku la vepra të pashlyeshme baritore e kulturore, per të cilat ka shkrue edhe e njohuna e madhe Dr. Edith Durham (1863-1944), dhe personalitete të tjera shqiptarë dhe të huej.

Ajo që Imzot Kocin nuk e ka shkelqye me ndriçimin e duhun të Veprave të Tij diplomatike, asht kenë pikrisht mentaliteti i politikanve tanë, që asnjëherë nuk kanë mujtë me shlye nga koka e vet fanatizmin anadollak antikatolik, apo kombtar e ma vonë ate sllavokomunist, ashtusi sot, që janë tue vazhdue me lanë Ambasaden kombtare në Vatikan pa Ambasador!

Imzot Ernesto Koci asht le me 6 Korrik 1870 dhe, ka vdekë papritmes në Bari me 23 Shkurt 1926. Por, ajo që do të theksoj asht “deshira e Imzot Ernesto Kocit me u vorrosë në token Shqiptare”. Dhe ashtu u veprue.

Ai asht vorrosë në Kishen Kathedrale të Shkodres, e Vorri i Bekuem i Tij, ka mundësi që asht zhdukë me “revolucionin kultural të 1967”…

Edhe kjo asht një veper e komunizmit barbar në Shqipni !

Me këte rasë po ju kujtoj thanjet e Papës Gjon Pali II në Tiranë, përballë Heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu: “… Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurr në historinë e njerëzimit…Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!. E kaluemja lé të shërbejë si mësim por kurrë mos të të shtyjë në hakmarrje mëllefesh. Tashti asht koha për me shkue me besim drejt së ardhmës… “Një demokraci pa vlera, – këte e kam shkrue n’ Enclklikën Centesimus Annus-mund të shndërrohet lehtësisht në një totalitarizëm të hapun ose të fshehtë, si po na e tregon edhe historia…”. (25 Prill 1993)

A nuk e verteton këte fakt “rilindja komuniste” sot në Shqipni?!

Dhe unë, po persëris: “Historia endè nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni… Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesin e mbarë Kontinentit Europian!..”

Sot ne jemi para fakteve të pashlyeshme të veprimeve antishqiptare dhe kryesisht atyne antikombtare, me të cilat qeveritarët tonë kerkojnë shpartallimin e Atdheut!

Populli Shqiptar asnjëherë nuk asht pajtue me veprime të tilla antikombtare dhe, jam I sigurtë se as SOT, NUK DO TË PAJTOHET ME KËTO VEPRA ANTIKOMBTARE !

Pranë Kishës Kathedrale të Shkodres, Sot  e ka vendin e Vet me siguri ”EDHE NJË MONUMENT I TË MADHIT IMZOT ERNESTO KOCI !”

Flamurtarët e të Mëdhajve Gjergj KASTRIOTI dhe Nanë TEREZA, ishin janë, e kanë me kenë të Pavdekshem në Trojet tona, ku asnjëherë nuk harrohet Emni I të Madhit IMZOT ERNESTO KOCI, Delegati I Parë I Vatikanit në Shtetin e Parë Shqiptar 1920.

Po shtetet tjera ku ishin ?

Melbourne, 28 Qershor 2025.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx