Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Turpi edhe perseritet!
E premte, 23.05.2025, 06:57 PM
Nga Fritz RADOVANI:
TURPI EDHE
PERSERITET !
9 QERSHOR 1973
HAPET MUZEU
ATEIST I SHKODRES
PAPA GJON PALI II… PËRBALLË GJ.KASTRIOTIT
N’ TIRANË KA THANË ME 25 PRILL 1993:
“Ju
keni vuejtë për Kombin Tuej. Prandej dhe keni të drejtë ta doni kaq shumë.
Populli i juej
kaloi një tragjedi me të vërtetë tronditëse nën shtypjen komuniste.
Ishte vërtetë i tmershëm përftyrimi i jetës njerëzore nën rregjimet totalitare
si ai që ju keni njohtë, ku, njeriut i mohohej një nga të drejtat ma
thelbësore: Liria e shfaqjes së mendimit dhe e besimit të tij si dhe liria e
ndërgjegjës.”
Muzeu Ateist në Shkoder, ishte
“I VETMI N? BOT?” dhe, as sot nuk kemi një studim të plotë, që perveç
ideatorëve të Byrosë Politike të PPSh, Populli Shqiptar nuk di as qellimin dhe
as funksionin që ka krye ai Muze antinjerzor dhe antikombtar, i hapun në
qendren historike të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.
Ai Muze Ateist u ndertue mbi
gropat pa shenja dhe emna të të vramëve dhe të mbytunve nga sigurimi i shtetit barbar
komunist, që ashtu si hapi atë “Muze I VETMI NË BOTË, ashtu edhe ka krye
GJENOCIDIN KOMUNIST TË VETMIN NË BOTË!” Sot, flasin Arkivat!
Ky Gjenocid antinjerzorë asht
krye me mjetet ma të dhunshme dhe të mnershme kunder Popullit dhe Klerit
Katolik Shqiptar, që në këte kohë duhet të na rikujtojnë Martirët e Mëdhaj që
dhane jeten e vet, per një Ideal Fetar dhe Atdhetar të pavdekshem dhe të
Perjetshem. Sot kujtojmë:
Imzot Ernesto ÇOBA (1913 – 8
Janar 1980); Ipeshkvi i Dioçezit Shkoder.
Don Marin SHKURTI (1933 – 1
Prill 1969); Don Shtjefen KURTI (1898 – 20 Shtator 1971); Don Anton DOÇI (1915
– 1973);Don Mikel BELTOJA (1935 –10 Shkurt 1974);Don Prekë NIKÇI (1921 – 15
Mars 1974);Don Mark HASI (1920 – 11 Shtator 1981);Don Zef BICI (1919 – 10 Maji
1968);Don Mark DUSHI (1920 – 10 Maji 1968);
Don Lazer JUBANI (1925 – 29 Korrik 1982);
Don Lec SAHATÇIJA (1906 – 4
Prill 1986); Don Nikoll GJINI (1911 –
1987);
Imz. Lazer SHELDIJA (1928 – 10
Shtator 1988);Don Pjeter GRUDA (1922 – 13 Janar 1989). E sa e sa të pranguem
persa vite në burg dhe tortura.
(1944 – 1989) Gjenocidi ka vra
dhe zhdukë 66 Klerikë Katolik në Shqipni dhe ka zhdukë gjithsejt 103 Klerikë të
Nderuem.
Mbas 1967 të burgosun dhe të
dënuem me shumë vite punë të randë, janë 23 Klerikë të besimit Katolik.
Perjashtimi i Besimeve tjera nga ky “revolucion” barbar kishte qellim kryesor
metoden e vjeter anadollake “Perçaj e sundo”! Pasojat vazhdojnë edhe sot nder
të gjitha Trojet Shqiptare, tue fillue me Shtëpijat Muze të vjetra deri te ato
të Atdhetarëve At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Osman Kazazi, Kulla e të
Madhit Prekë Cali.
Muzeu Ateist nuk duhet
shkatrrue asnjëherë! Aty duhet punue per me u ba një nga ma të mëdhajat
Biblioteka të Shqipnisë, ku duhen ruejtë me kujdesin ma të madh të gjithë
botimet e librave dhe revistave të “Realizmit Socialist” nga viti 1944 e deri
tek botimi i Librit të fundit të kësaj epoke shkatrrimtare të Shqipnisë
Europjane!
Aty duhen protokollue
diskutimet e të gjithë “revolucionarëve të 1967” të cilët, nga viti 1944, nuk
kanë pushue tue akuzue dhe shpifë per qytetarët, e madje, tue kerkue edhe
pushkatimin e sa e sa vetëve të pafajshem, që sigurimi shtetit kerkonte me i
zhdukë edhe si fise.
Askush nuk asht burgosë e
interrnue pa “deklarata fallco” nga dashakqijtë e paturp agjenta të sigurimit
shtetit kriminal.
Askush nuk asht largue ose
pushue nga puna pa shpifjen e një agjenti apo spijuni barbar komunist!
Askujt nuk i asht kontrollue
shtëpia dhe shtetizue pa aprovimin e kryesisë së lagjeve mbushë me agjenta
sigurimi.
Askush nuk ka shkue agjent
jashta shtetit pa u garantue kthimi i tij nga një komunist vllavrasës.
Askush nuk e tregon një vend
pushkatimi pa aprovimin e degës së mbrendshme edhe pse i dijnë edhe sot.
Askush nuk tregon vrasësit nder
piramida dhe kush urdhnoi tek vendi ekzekutimit.Askush nuk boton listat e
diskutantëve shpifës në 1967 në Institutin Pedagogjik Shkoder.
Askush nuk tregon kush ua
pergatiti diskutimet këtyne injorantave kunder klerikëve nder gjyqe dhe
mbledhje n’ Institutin Pedagogjik…
Askush nuk tregon kush vjedhi
dhe po i perdorë punimet shkencore të të vramëve të ruejtun nder arkivat e
Shtetit per marrje titujsh…
HAPNI DOSJET, MOS KINI FRIKË
NGA TË VRAMIT DHE TË ZHDUKUNIT !
“Të gjallët vazhdojnë me
hanger bar, por parimet nuk i shkelin…” Kjo asht porosia e PPSH, e cila ua
ka mbushë xhepat këtyne hajdutëve!
***
Revolucioni kultural dhe
ideologjik i 1967 mbasi shkatrroi Besimet, gjuhen Shqipe. Ai dekompozoi
njeriun! Shikoni antarët e qeverisë së sotme ”të rilindur, bijtë trashigimtarë
besnikë të tyre”! Po ua kalojnë baballarvet!
Mbas mbylljes perfundimtare të
objekteve të Kultit, drejtuesi anadollak i “Revolucionit Kulturor të vitit
1967” skilja Ramiz Alia, krijoi në Shkoder një Komision me një nga besnikët e
tij të njohun Jup Kastratin “Kryetar i komisionit perzgjedhjes leteraturës
fetare kishtare”, i cili i ka sherbye deri në vdekje. Mbasi grumbulluen dhe
seleksionuen të gjitha veprat letrare nga bibliotekat e institucioneve dhe ata
personale, dorshkrimet dhe punimet me vlerë vazhdojnë me u botue edhe sot nga
hajdutët “dr. Prof…”. Tepricat e materialeve u ekspozuen në “Muzeun Ateist”.
Shteti Shqiptar asht i vetmi nder shtetet komuniste që vazhdon me nderue dhe me
dekorue shpifsa e terroristë, që nder dosjet e tyne vlon gjaku i të
Pafajshemve, që me mënyra të ndryshme vazhdojnë me vuejtë, nuk i kanë kthye
pronat, nuk i japin punë fëmijve tyne, se nuk i GARANTON njeri! Madje, edhe po
i detyrojnë me ik jashta shtetit...
Edhe kjo rrugë pa asnjë “Dritë
në horizont”… Asht Ri-ngjallje ose ”Rilindje” në Vazhdimsi! E vetmja e drejtë e
tyne asht ”braktisja e Atdheut”.
Vrasësve tradhtarë të Popullit
Shqiptar mos ju shlyftë kurrë Gjaku nga dyertë e tyne! Kjo asht porosia e të
gjithë Atyne që vdiqën me zemer t’plasun. E mos harroni se kushedi sa vite do
të ikin pa u dijtë sakt shifra e të gjithë Atyne Martirve që dhane jeten e Tyne
per Atdhe dhe Liri,
E deri kur do të vazhdojnë kjo
gjendje, më duket se edhe Europa ka harrue!
Zhvillimet e kohës së fundit
ashtusi në Shqipni dhe në Kosovë, tregojnë me “shkronja të mëdha”, se interesat
e kujt po mbrojnë Europa.
Po mos harroni kurr se, Gjaku i
Martirve të Atdheut tonë Gjergj Kastriotit- Senderbeut dhe i së Madhes Nanë
Tereza, vazhdon me gufue n’ Atdhe!
Shqipnia ishte e Tyne, asht e
bijve të Tyne dhe, do të jetë pergjithmonë sa të jenë jeta: Trashigimtaria e
Virtyteve të Veprave të Tyne Atdhetare!
Shqipninë kur nuk e tjetersuene
turqit dhe sllavët, Ajo asht e Perjetëshme!
Mjer Ajo në dorë të kujt ka
mbetë!!
Melbourne, 23 Maji 2025.