Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Gene Kortsha – Udhëtimi i nji njeriu për në liri
E marte, 03.06.2025, 06:52 PM
të Madhit Dijetar
Gene X. Kortsha
“ONE
MAN’S JOURNEY TO FREEDOM”
(UDHETIMI
E NJI NJERIUT PER NE LIRI)
GENE X. KORTSHA
1924 - 2016
Tridhetë e tri vjet ma parë me 1998 , Don Preng
Ndrevashaj i tregon Genc Korçes, çka ai ka ndigjue prej Peter Freeman
(Sinishtaj) komandant i skuadres pushkatare, që ka ekzekutue këta tre të
burgosun. Peter Freeman ka kenë emni i marrun me mend kur ai ka fillue nji jetë
të re në Kanada.
”Freeman, i ka thanë Don Prengës, kur i pushkatuen tre të bugosunit, dy prej tyne kanë ra përdhe,
ndersa At Antoni asht zhdukë nga pamja i rrethuem prej nji rêjet. Oficeri në
komand ka shkue afer trupave të shtrimë perdhe.
Trupat e Lef Nosit dhe Maliq Bushatit shihen të perplasun
perdhe, ndersa trupi i At Anton Harapit
qendron i padukshem, i rrethuem prej nji rêje. U deshten
disa minuta që të zhduket Rêja. Atëherë dhe vetem atëherë, ushtarët pane trupin
e dobët të San Françeskut në Mbretninë e vdekjes.
Ne vjetin 2004, në nji bisedë në mes Genc Korçes dhe Viktor Dostit , kur Genci i tregon atij
ngjarjen e P. Anton Harapit, Ai shtoj nji hollësi interesante . Ai tregoi që
para shumë vjetësh në Shqipni, nji ushtar që ka kenë antar i skuadres
pushkatare i ka tregue atij të njajten hollësi per rêne që ka errësue trupin e
P. Antonit per nji kohë mbas pushkatimit.”
Gene Kortsha.
Shenim
nga Fritz RADOVANI:
Botohet pa ndryshue asgja nga shkrimi i të
Ndjemit G. KORTSHA.
Asht marrë nga Dijetari i Madh Gene X. KORTSHA në vitin
2014.
Melbourne,
3 Qershor 2025.