Faleminderit
Nue Oroshi: Zef Kolë Ndoka luftoi për 13 vite kundër pushtuesve turq dhe serbë
E shtune, 19.07.2025, 02:58 PM
Zef Kolë Ndoka (Zefi i Vogël) gjatë viteve 1911-1924 luftoi 13 vite kundër dy pushtuesve turq dhe serbë
Nga
Mr. sc. Nue Oroshi
Zef Kolë Ndoka apo siç njihet në popullin shqiptar- Zefi i Vogël është
shqiptari atdhetarë dhe heroi i kombit shqiptarë i cili në luftën për bërjen e
shtetit shqiptarë e krijimin e Shqipërisë Etnike luftoi përplot 13 vite dhe asnjëherë nuk e lëshoj
pushkën nga dora. Ai në vend të jetës në robëri zgjodhi luftën për lirinë e
Shqipërisë Etnike.E këtë luftë nuk e bëri vetëm në vendlindjën e tij në Gjakovë.
Nuk e bëri as në vendlindjën e babës Kolë që ishte Shëngjini i Mirditës por këtë
luftë e bëri edhe në Gjakovë,edhe në Mirditë edhe në Shkodër,në Shkup, në Vlorë në Dukagjin luftonte Zefi i Vogël si shqiponja
në mal e në kodër.Zefi i Vogël ësht ndër të rrallët shqiptarë atdhetarë i cili
gjatë gjithë jetës së tij nuk e kishte bërë asnjë marrëveshje as me turqit dhe
as me serbët. Zefin e Vogël nuk e kishte mashtruar asnjëherë joshja apo parët e
turkut dhe parët e kralit por ai ia la familjes,Mirditës e mbarë Shqipërisë
Etnike heroizmin,pastërtinë kombëtare dhe trimërinë. Zefi i Vogël ishte luftëtari
i cili i pari arriti të çliroj Shkupin se bashku
me Pjeter Çelin,Bajram Daklanin dhe Mehmet Shpendin. Ata hynë në Shkup dhe e
ngritën flamurin shqiptarë në qendrën e vilajetit të Kosovës në Shkup.Por fati
i zi, dredhitë dhe masakrat e fqinjëve tanë dhe dobësimi i një pjese të
shqiptarëve tanë që u shitën për parët e kralit dhe të turkut bëri të vetën që
të dorëzohet qyteti i Shkupit dhe të ndryshonin rrethanat politike dhe
ushtarake në trojet shqiptare.Përkundër një fakti të tillë Zefi i Vogël nuk u
dorëzua, ai nuk e lëshoj pushkën nga dora por me 500 luftëtarë të Çetës se
Fandit, luftonte kundër pushtusve të rinj serbë e malazezë. Zef Kolë Ndoka
(Zefi i Vogël) ka qenë biri i Kolë Ndokës nga Shëngjini i Fanit. Familja e tij
ishte shpërngulur e vendosur në fshatin Moglicë të Gjakovës për arsye ekonomike.
Aty edhe lindi Zefi i Vogël në vitin 1883.Zefi i Vogël ka qenë vet i dyti vëlla.Vëllau
i tij ishte Prengë Kolë Ndoka një luftëtarë i shquar i Shqipërisë Etnike dhe
krahu i djathtë i Zefit të Vogël. Prenga ka pasur 3 djem dhe 3 vajza. Djemtë e Prengës janë: Zefi i cili ka jetuar në Fanë dhe që ju
është përtri emri i Zefit të Vogël nga vëllai
Prenga , i dyti është gjallë Pali dhe i treti Ndoi, ka vdekur.Prenga ka edhe 3 vajza: Terezja e martuar në Caparc të
Prizrenit ka vdekur,Nusha e martuar në Spaq dhe Maria po ashtu e martuar në
Spaq që nuk jeton më.Ata që kanë marrë pjesë në vrasjën e Zefit unë e di që janë
nga Hasi i Gjakovës dhe gjakun e ka marrë i vëllai Prenga bashkë me bashkëluftëtarin
Tunë Nikollën, tek një urë e vjetër në Gjakovë. (1) Ishte rrëfimi i familjarit
të Zefit të Vogël Petrit Tomës për disa të dhëna të hershme për familjën e
Zefit të Vogël. Heroi Zef Kolë Ndoka është dekoruar
me Urdhërin "Për veprimtari
patriotike". Është dekoruar nga ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë,
z. Sali Berisha, me "Urdhërin e Lirisë së klasit I-rë" dhe nga
ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bamir Topi, me "Medaljën e
Artë të Shqiponjës".Por fatkeqësisht Kosova, vendlindja e tij Gjakova, si
dhe vendlindja e babës se tij Kolës- Shëngjini dhe Mirdita në përgjithësi nuk e
bën asnjë hapë për kujtimin e këtij komandanti legjendar që në Gjakovë dhe në Shëngjin
ti ngrisin nga një monument në shenjë falënderimi për luftën e Zef Kolë Ndokës
për Pavarësinë e Shtetit Shqiptarë dhe përpjekjet dhe luftën e tij heroike për bashkimin
e Shqipërisë Etnike. Por asnjëherë nuk është vonë që Gjakova dhe Shën Gjini ta
merr një iniciativë për vëndosjen në vendin e duhur të këtij heroi të papërkulur
të Shqipërisë Etnike.
Veprimtaria luftarake e Zef Kolë Ndokës - Zefit të vogël 1911-1924
Për luftën e Zefit të Vogël është shkruar
shumë pak. Madje vetëm aty- këtu ndonjë autor e ka përmendur me ndonjë shkrim të
shkurtë, por në kohët e fundit historianët e vijës kombëtare kanë filluar që të
botojnë shkrime me fakte shkencore për veprimtarinë e Zef Kolë Ndokës. Një studim
me vlerë sidomos për luftën e Zefit të Vogël në prag të Pavarsisë e ka shkruar
edhe studiuesi dr.Lush Culaj me titull: “Zefi i Vogël në kryengritjen e vitit
1912“ ku nder të tjera shkruan:“Ndonëse
në moshë të re, Zefi i Vogël arriti të kuptonte nevojën e bashkimit të forcave
kryengritëse kundër pushtuesit turk, se pa një bashkim të tillë nuk mund të
arrihej fitorja e dëshiruar dhe për ta ngulitur këtë mendim e bindje ai punoi
me shumë përkushtim. “ Për çështjen e bashkimit kombëtar ai punoi në të
dyja anët, si në Kosovë, ashtu dhe me atdhetarët e vendlindjes së tij.Në zbatim
të këtyre ideve, Zefi i Vogël ishte ndër luftëtarët që më 1912 kërkuan krijimin
e një komiteti të përgjithshëm për drejtimin e gjithë veprimeve luftarake
kundër pushtuesve turq dhe ishte njëri ndër nënshkruesit e parë të këtij akti.
Çeta e Zefit të Vogël përbëhej kryesisht nga fandës me banim në Gjakovë e
rrethinë, të gjithë besnikë të prijësit të tyre. Zefi i Vogël u lidh me miqësi
e bashkëpunim të ngushtë me Bajram Currin, Bajram Daklanin, Bajram Nimanin,
Sali Nivicën, Niman Ferizin, Asllan Currin, Mehmet Zajmin, Mark Nikollë Çetën,
Prengë Tuc Dodën etj. Bashkëluftëtarë të tij të dalluar ishin edhe luftëtarët e
tjerë të shquar për lirinë e Kosovës: Zef Gjidoda dhe Pjetër Çeli.(2).Të dhëna
shumë të rëndësishme për veprimtarin e Zefit të Vogël na jep edhe studiuesi Dom
Lush Sopi,ku në librin: Famullia e Zllakuqanit-Me rastin e 100
vjetorit te formimit Zllakuqan 1997 në faqe 51 ku bëhet fjalë për Çetën e Fandit prej 400 luftëtarve ai përmend përveç udhëheqësve të saj Pjetër Çelit apo (Çeli i Lukës) Zef Gjidodës dhe Pjetër
Gjidodës shkruan se morën pjesë në këtë
qetë edhe Mark Kolë Kqira nga
Zllakuqani, Zef Mark Laska nga Zllakuqani, Mark Palush Palina nga Zllakuqani,
Mark Ndue Përlaska nga Zllakuqani, Tunë Skeli nga Krusheva e Vogël, Ndrecë
Lleshi nga Jagoda, Bardhec Shllaku nga Paskalica, Musë Laci nga Dobërdoli,
Bardhec Doda nga Dobërdoli, Canë Laci nga Dobërdoli, Mark Buzhala nga Qabiqi,
Tom Pren Kola nga Budisalci, Llesh Ndreca nga Jagoda, Gjokë D. Gjini nga
Jagoda, Dedë Përlleshi nga Jagoda, Mark Përlleshi nga Jagoda, Dedë Grabanica
nga Shtupeli, Llesh Grabanica nga Shtupeli. (3) Për të siguruar udhëtimin e mëtejshëm të Komisionit për në
Prizren, më 10 mars, skuadra zbulimit, e cila e shoqëronte ministrin e
Stambollit, shkoi për të spastruar rrugën, e cila ishte bllokuar nga
kryengritësit. Ndonëse forcave përcjellëse të komisionit u shkoi në ndihmë
ushtria e garnizonit të Gjakovës, ajo u sulmua nga dy çeta të mëdha shqiptare,
që drejtoheshin nga Mahmut Zajmi, Zefi i Vogël dhe Bajram Daklani. Beteja që u
zhvillua afër fshatit Bishtazhin ishte shumë e rreptë dhe zgjati katër orë.
Ushtria turke përdori edhe topat dhe pushkëmitralozat. Megjithatë, ajo pësoi
humbje të madhe duke lënë në fushën e luftës 40 luftëtarë të vrarë dhe 20 të
plagosur. Trimëria e Zefit të Vogël dhe bashkëluftëtarëve spikati në këtë
betejë.Ekspeditat ushtarake që qarkullonin në viset shqiptare përherë lëviznin
me drojë nga çeta e Zefit të Vogël dhe çetat e tjera çlirimtare që vepronin në
Kosovë. Këtë e dëshmon e dhëna se si rrugës për në Shkodër, për t’iu shmangur
sulmeve të çetave kryengritëse, Haxhi Adil Beu pranoi të kalonte nëpër rrugë
tërthore, nëpër të cilat mezi mund të përbiroheshin kuajt. Megjithëkëtë, jo
larg Urës së Vezirit, në kufirin midis Lumës e Mirditës, eskorta e ministrit
osman u sulmua nga çetat e Zefit të Vogël, Mahmut Zajmit, Bajram Daklanit dhe
Pjetër Çelit. Gjatë këtyre përleshjeve u plagosën disa nëpunës. Njëra ndër
përparësitë e Zefit të Vogël ishte se ai, si udhëheqës i çetës, ishte njohës i
mirë i terrenit dhe krahas afinitetit luftarak dinte të shfrytëzonte me
mjeshtri edhe terrenin e përshtatshëm për të zënë prita për forcat armike.(4)
Për veprimtarinë kombëtare të Zefit te Vogël kemi të
dhëna mjaftë interesante nga revista “Leka” - numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937, (5) tek shkrimi Kosova e Liria
Komtare -E treta mbledhje të Verrat e Llugës,
faqe 528, ku ndër të tjera
thuhet:
“ Myshyr Ymer Rushdi Pasha shenjohet me
njëqindmijë ushtarë. Ishte i shoqnuem prej Shaqir Pashës e prej Shemsi Pashës
prej Mitrovice. Kaloi Shkupin, Kaqanikun
e Prezrenin e hini në Gjakovë. Pruni për kajmekan në qytet Hasan Beg Tetovën.
Dy javë mbet pazari i mbyllun. Mergoi në Kastamani 46 vetë prej qytetit që
ishin kanë në mbledhje (të Verrat e Llugës). “ (6)
Ndejtja e tij ke për tre muaj. Ke thirrë prej
Sulltanit që u gjindte ngushtë që kishin fillue partitë përmbrenda. Lëshoi
Gjakovën prapë në dorë të Komisionit. Fandsit e Nahisë së Gjakovës, të Pejës e të Prizrenit, nuk ju ndanë Bajram Beg Currit, Zef Gjidodës,
Pjetër Çelit ,e Zefit të Vogël,
pra, nuk largohen kurrë dhe ishin
gjithëherë te gatshëm për shkado dhe bajnë kudo trimnia të mdhaj.Edhe At Marin
Sirdani, në një shkrim të tij: “Kontributi i Elementit Katolik Shqyptar në lam të Atdhetarisë“,
ndër të tjera thotë: “Nuk âsht për ta qitë në harresë as aktivitetin e katolikve të Kosovës, ku s'bashkut me muhamedanë, ndër çashtje komtare, kjen edhe ata me gjithë klerë. Veprimet e P.
Kelmend Mirajt në Pejë e të Dom Shtjefën Krasniqit në Gjakovë ende nuk janë
harrue. Ndër katolikë te asáj krahine u danë në shejë kryetarët e komitës
katolike: Zefi i Vogël, Pjeter
Çeli, Pjetër Ramaja e Zef Gjin Doda.
Atje u banë fli për atdhe, pos sa e sa
katolikve shqiptarë edhe dy françeskaj,
P. Luigji Palaj e P. Shtjefën Kostantini Gjeçovi.( 7)
Zefi i vogël - pjesëmarrës në Kuvendin e Junikut dhe udhëheqës i njesiteve
për Çlirimin e Shkupit
Zgjerimi i veprimeve luftarake të kryengritësve shtroi
si një detyrë të ngutshme bashkërendimin dhe organizimin e kryengritjes në
shkallë kombëtare. Të parët qe e ndjenë këtë nevojë të organizimit ishin
udhëheqësit e forcave kryengritëse të Kosovës. Në thirrjen drejtuar popullit
shqiptar, në fillim të muajit maj, nga Malësia e Gjakovës shtrohej kërkesa e
bashkimit të kryengritësve nën drejtimin e një komiteti të vetëm kombëtar, i cili,
duke pasur edhe një organ shtypi në gjuhë të huaj, të propagandonte programin e luftës se
armatosur të popullit shqiptar: "Lirinë
administratore të Shqypenies".Thirrja ishte nënshkruar nga Mahmut
Zajmi, Bajram Daklani, Zefi i Vogël,
Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha,
Hasan Ballanca dhe nga Sali Hoxhë Elbasani, si sekretar i përgjithshëm.(8)
Tani që lufta e
kryengritësve kishte marrë hov qëllimi i kryengritësve ishte që ta çlirojnë
qendrën shpirtërore të Shqipërisë,
Shkupin, ku edhe parashihej që
pikërisht në Shkup të ngritet flamuri kombëtar.Kështu që, më 12 gusht 1912, Çeta e Fandit e Komanduar
nga Zefi i Vogël, Pjetër Çeli dhe Zef
Gjidoda, (9) të parët e ngritën flamurin kombëtar shqiptar në Shkup, të pasuar me pas edhe nga mijëra kryengritës
shqiptarë të armatosur, të udhëhequr nga
Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini,
Idriz Seferi, Ali Shkupi, Mehmet Tetova e shumë atdhetarë të shquar (10)
përmbyllën çlirimin e vilajetit të Kosovës nga pushtimi osman, pasi morën në kontroll Gjilanin, Preshevën,
Bujanocin, Tetovën, Gostivarin,
Kërçovën, Kumanovën, si dhe kryeqytetin e Kosovës – Shkupin.(10)
Kjo kryengritje kaq e suksesshme e nxiti krijimin e
Aleancës Ballkanike të fqinjëve pushtues e ekspansionistë antishqiptarë mes
Serbisë, Malit të Zi, Greqisë e Bullgarisë, të cilat i shpallën luftë Perandorisë Osmane
dhe ua mësyn trojeve shqiptare.(11)
Në Shkup u pritën prej popullsie me entuziazëm të
madh. Komiteti shqiptar i Shkupit me bandën muzikore të Klubit të Katolikëve në
krye u duel para tue këndue këngën: “Zgjidhni
shqiptar/ Bajrakun, tesh nluftë buria na
thrret/ -Me derdhë për dhe tonë gjakun /-Tesh pushka po na flet/.“
Banda muzikore e Klubit Katolik në Shkup përbehej nga
anëtarët Ton Mazi, Vanq Filibeja, Gaspër Mazi,
Pal Gashi, Lazër Çeta, Gjon D. Fanda, Palokë Berisha, Zef Kllanxha,
Luigj Kabashi, Simon Shënkolli, Zef Shiroka,
Luigj Naraqi, Ton Shiroka, Luigj Berisha, Kolë Bojaxhiu, Kolë Mark Toqi, Luigj Luka,
Gjon M.Babaqi, Ton Bytyqi, Mati Shahta,
Loro Gazuli, Shtjefën Paloka dhe
Gjon Shënkolli.
Është për të cekur këtu se pjesëmarrës i kësaj bande
muzikore ishte edhe Kolë Bojaxhiu, babai
i shenjtëreshës shqiptare Gongje Bojaxhiu (Shën Nënë Tereza), vlenë të theksohët në këtë rast, se Kolë Bojaxhiu jo vetëm që ishte anëtarë i
kësaj bande muzikore katolike shqiptare,
por ai ka dhënë një kontribut të çmuar edhe në financimin e kryengitjes
gjithëshqiptare për marrjën e Shkupit.(12)Dëshmi rreth çlirimit të Shkupit jep edhe studiuesi mirditor Paulin Zefi i
cili shkruan se më 12 gusht të vitit 1912, Zefi i Vogël, së bashku me
gjakovarin Bajram Daklani, duke komanduar vetëm 160 ushtarë, arritën të marrin
nën kontroll kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës, qytetin e Shkupit, dhe i
paraprinë ardhjes së masës kryesore të ushtrisë kryengritëse, duke mundësuar
kështu çlirimin e këtij qyteti kaq të rëndësishëm, i cili kishte qëndruar nën
zgjedhën e Perandorisë Osmane për 527 vite me rradhë.(13) Zefi i Vogël përmendet ndër figurat kryesore
shqiptare edhe në një studime te studiuesit Stavro Skendi të botuar në gjuhën
angleze në një reviste shkencore gjermane Südost Forschungen në vitin (1954). "me titull Albanian
Political Thought and Revolutionary Activity, 1881-1912." Südost Forschungen. 13: 192: ku
shkruan:"Më 10 gusht 1912, udhëheqësit shqiptarë të veriut, duke vepruar
në emër të katër vilajeteve të Janinës, Manastirit, Shkodrës dhe Kosovës, ishin
mjaftë të fortë për të paraqitur kërkesa të konsiderueshme. Këto ishin një
sistem i veçantë administrimi dhe drejtësie, sipas kërkesave të vendit;
shërbimi ushtarak që duhej kryer në Shqipëri, përveç në kohë lufte; emërimi i
punonjësve të qeverisë të aftë dhe të ndershëm që njihnin gjuhën dhe zakonet e
vendit; krijimi (shkollave të mesme), me gjuhën shqipe si gjuhë mësimi, në
kryeqytetet e vilajeteve dhe sanxhaqeve me më shumë se 30.000 frymë;mësimdhënia e
gjuhës shqipe në shkolla të çdo klase; liri absolute për të hapur shkolla
private; ndërtimi i rrugëve; shkarkimi nga detyra i Haki Pashës dhe Said Pashës;
një amnisti e përgjithshme dhe dëmshpërblim për dëmet e pësuara gjatë
kryengritjes; kthimi i armëve). Katër ditë më vonë, rreth 20.000 kryengritës
shqiptarë nën udhëheqjën e Zefit të Vogël, Isa Boletinit, Bajram Currit, Nexhip
Dragës, Hasan Prishtinës, hynë në Uskab. Ata nuk hasën asnjë kundërshtim dhe
një detashment u nis drejtë Köprülü (Veles). Sikur për t'i kujtuar Portës, një
kongres u mbajt në Vlorë në fillim të shtatorit 1912, në të cilin shqiptarët e
jugut bënë të ditura kërkesat e tyre, të cilat ishin të ngjashme me ato të
gegëve).Një studim mjaftë interesant për ngritjën e flamurit kombëtar në Shkup
e jep edhe studiuesi Sheremet Krasniqi i cili në studimin e tij, Kush e ngriti i
pari flamurin shqiptar në Shkup me 1912? Bazohët në deklaraten e atdhetarit Sadik Tafarshikut ku
shkruan: “ Sipas deklaratës së Sadik Tafarshikut: Hasan H.
Budakova, Zefi i Vogël, Bajram Daklani e Mehmet Shpendi, më 12 gusht 1912, në
Sheshin e Vogël të Shkupit e kanë ngritur flamurin kombëtar. Ishin çliruar të
gjitha viset e Kosovës. Tani kishte mbetur pa u çliruar vetëm kryevendi i
Vilajetit të Kosovës, Shkupi. Kaluan dy ditë dhe përgjigja nuk erdhi nga
Stambolli. Atëherë 35.000 kryengritës shqiptarë, nga të gjitha viset e Kosovës,
të udhëhequr nga burrat e kësaj toke, si Hasan Prishtina, ideologu e shpirti i
Lëvizjes, Bajram Curri, plaku i maleve, Isa Boletini, fatosi i maleve tona,
Hasan Hysen Budakova, trimi i Carralevës, Idriz Seferi, heroi i Kaçanikut,
Bajram Daklani, Mehmet Shpendi e Zefi i Vogël, hynë triumfalisht në kryeqytetin
e Vilajetit të Kosovës më 12 gusht 1912. (16).
Një të dhënë mjaftë interesante për veprimtarinë e
Zefit të Vogël për Pavarsinë e Shqipërisë na paraqet edhe studiuesi Gazmend
Shpuza në një shkrim dy gjuhesh në gjuhën shqipe dhe angleze : thirrje për pavarsi e
nënshkruajnë krerë të lëvizjes si Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli,
Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca, Salih Hidi e të tjerë (17)
Zefi i Vogël edhe pas mbetjes se Kosovës dhe viseve të tjera
etnike shqiptare nën okupimin serb e malazezë u angazhua në luftë kundër Serbisë
dhe Malit të Zi dhe asnjëherë nuk e ka hekur pushkën nga dora duke ju prirë
luftëtarve të lirisë. Ai fushëvepriminin më të madh luftarak në këtë periudhë
kohore 1913-1924 e ka shtrirë në Malsinë e Gjakovës, në Pejë si dhe në Prizren
me rrethinë. Për shkak të veprimeve atdhetare ai kudo ku shkonte tek familjet
atdhetare shqiptare e kishte rrugën e hapur dhe vendstrehimin e sigurtë.
Vrasja e Zef Kolë Ndokës (Zefit të Vogël)
Vrasja e Zefit të Vogël është një vrasje e dhimshme por
jo e vetmja ku herojtë shqiptarë në vend që të vritën nga armiqtë shekullor të
shqiptarëve ku Zef Kolë Ndoka në çdo moment gjatë
luftë së gjatë 13 vjeçare 1911-1924 ka
mundur të vritët nga ushtria turke dhe nga ushtria serbe por fati i keq ishte që
Zef Kolë Ndoka ësht vrarë nga dora e luftëtarve shqiptarë dhe kjo është shumë e
dhimshme. Është e dhimshme por jo rastë i vetëm në këtë periudhë kohore përveç Zef Kolë Ndokës nga dora e shqiptarit janë vrarë edhe
Beqir Vokshi , Elez Isufi, Bajram Curri , Luigj Gurakuqi dhe shumë të tjerë.Në
enciklopedinë për Zefin e Vogël si burim historik janë përdorurur studimet e
studiuesve Gazmend Shpuza, Selim Islami, Kristo Frashëri, Aleks Buda dhe Sheremet
Krasniqi. Në këto shënime thuhët se Zef Kolë Ndoka ka lindur në vitin 1883 në
Moglicë, pranë Gjakovës, ai u rrit duke luftuar kundër Perandorisë Osmane gjatë
Zgjimit Kombëtar Shqiptar në vitin 1912 dhe vazhdoi duke luftonte për çlirimin
e Kosovës kundër forcave serbo-malazeze në vitet 1920. Ndoka luftoi së bashku
me Isa Boletinin, Bajram Currin, Hasan Prishtina dhe të tjerë, të cilët, së
bashku me ta, ishin një udhëheqës i Kryengritjes Shqiptare të vitit 1912 që çliroj Uskübin
(Shkupi i sotëm).Ndoka, së bashku me Mehmet Shpendin dhe Bajram Daklanin,
ngritën flamurin shqiptar në Shkup më 12 gusht 1912. Pas pavarësisë së
Shqipërisë në vitin 1912, grupi i tij menjëherë filloi të luftonte Mbretërinë e
Jugosllavisë së bashku me Bajram Currin me qëllim bashkimin e Kosovës me
Shqipërinë. Zefi u qëllua dhe u vra në vitin 1924 pas një grindjeje me Azem
Galicën, në zonën neutrale të Junikut.(18)
Në studimet enciklopedike për Zefin e Vogël këta studiues vetëm e përmendin se është vrarë
pas një zënke me Azem Galicën duke mos u futur më thellë për ti sqaruar
rrethanat e vrasjes. Edhe studiuesi Fran Tanushi në një studime lidhur me
vrasjen e Zefit të Vogël në mes të shumë dëshmive shkruan edhe këtë dëshmi: Atentati ndaj Zefit të Vogël u bë në
momentin që Zefi ishte duke u falur dorë për dore me Azemin.Kush i ra pushke
nuk dihet,mund të është ndonjë shok i Azemit apo dhe vet ndonjë mashkull i
Bajraktarit të Hasit. Por bajraktari atë ditë ka shti kafe që e vrava Zefin e
Vogël. Pasi dera e bajraktarit shkepi kafe dhe pranoj që e ka vra ,vëllai i Zefit
,Prekë Kolë Ndoka pas një kohe i vret dy
mashkuj të bajraktarit ...Në Gjakovë duke nxjerrë hakun e të vëllait.MIRDITA:Histori
dhe aktualitet-Nga Franë Tanushi Vrasja e Zef Kolë Ndokës(Zefit të
Vogël) (19)nga Fani i Mirditës.Tash më shumë se 100 vjet kjo vrasje që tronditi
kombin shqiptarë dhe i dha fund edhe rezistencës se organizuar kombëtare ka
mbetë një enigmë e pazgjidhur ku janë krijuar dy taborre audhuruesish ata të
Zef Kolë Ndokës, Zefit të Vogël si dhe ata të Azem Bejtë Galicës. Në këtë mes
historiani i mirëfilltë në bazë të dokumenteve , shkrimeve të kohës,studimeve të
studiuesve seriozë duhët të gjykon me akullin e ftoftë të mendjës.Një gjykim të
tillë e kam bërë edhe unë ku kam ardhë në përfundim për tri çeshtje:
Bijnë
poshtë tezat e adhurusve të Azem Bejtë Galicës se Zefi i Vogël është vrarë për çështje
morali apo te ndonjë ngatrresse apo fjalosje.Bijnë poshtë për faktin se Zefi i
Vogël, Zef Kolë Ndoka ishte një personalitet i pastër me moral të lartë, ai
ishte atdhetari dhe heroi i cili bëri një qendresë 13 vjeçare kundër
dy okupuesve kundër turkut dhe kundër serbo-malazezve dhe gjatë gjithë
veprimtarisë së tij nuk është e njohur asnjë marrëveshje që ka bërë as me
turqit dhe as me serbo-malazezët. Po ashtu Zefi i Vogël ishte nga Mirdita një
krahinë e cila ruante përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit parimet e nderit, besës
dhe burrërisë. Ai i qëndroi besnik bashkimit të trojeve shqiptare deri sa ra
heroikisht.
Bijnë poshtë tezat e adhuruesve të Zef Kolë Ndokës –Zefit të
vogël se Azem Bejta e vrau Zefin e Vogël për shkak të parëve që kishte marrë
nga Serbia, dhe për shkak të marrëveshjeve
që kishte bërë me Serbinë. Marrëveshjën me Serbinë Azem Bejta e kishte bërë në
vitin 1917 këtë na dëshmon edhe biografi i Azem dhe Shotë Galicës, Ajet Haxhiu
i cili në librin: Shota dhe Azem Galica. Tiranë, 8 nëntori. (1982). fq. 6. fq. 7-8. fq. 42-43, 45.19) Shkruan: Më 1917 Azem Bejta u takua me Kostë Peqancin Vojvodën në Pridvoricë, ku arritën një marrëveshje për të ngritur
një kryengritje të përgjithshme kundër austro-hungarezëve dhe bullgarëve në
bashkërendim me planet e aleatëve në Frontin
e Maqedonisë. Pas
kryengritjes dhe zmbrapsjes së austro-hungarezëve nga pozicionet e tyre,
njësitë serbo-malazeze i kthyen armët kundër çetave shqiptare të Drenicës,
Pejës e Istogut. Edhe pse Azem Galica bashkë me serbët kishte luftuar kundër
austriakeve ai në vitin 1919-1920 sërish ishte kthyer dhe kishte luftuar kundër
serbëve.Po ashtu në luftë kundër serbëve plagoset rendë në korrikun e vitit
1924 dhe pas katër ditëve vdes.
Pse atëherë është vrarë Zefi i Vogël. Do të pyesnin adhuruesit
e të dy anëve Përgjigjja është e qartë dhe shumë konkrete. Zef Kolë Ndoka u vra
për shkak të thyerjeve që e përjetoj Lëvizja Kombëtare shqiptare në këtë
periudhë kohore.Të njëjtin fat sikurse Zefi i Vogël e pat edhe Beqir Vokshi
djali i atdhetarit Sulejman Vokshi.Për këtë kemi të dhëna interesante nga studiuesi
Kastriot Dervishi i cili në studimin e tij: Pse
ndodhi vrasja e nipit të Sulejman Vokshit, Beqirit më 22 janar 1923 shkruan: Ishte 22
janari i vitit 1923. Në Zonën Neutrale të Junikut, vritet njëri nga njerëzit më
të njohur të zonës, Beqir Vokshi, njëherazi nip i të shumë njohurit Sulejman
Vokshi. Vrasja e tij shënoi edhe fundin e përpjekjeve për të arritur një
kompromisë me qeverinë e atëhershme shqiptare, në mënyrë që të kishim përpjekje
të përbashkëta për çështjen shqiptare dhe që lëvizja kaçake në Kosovë të mos
shfrytëzohej për interesa të ulëta nga politikanë pa pushtet në Shqipëri, apo
jashtë saj si të arratisur. Nga kjo
pikpamje është e logjikshme të shtrohet pyetja në kishte apo nuk kishte mundësi
për të arritur një kompromis midis palëve. Dhe pyetja merr përgjigje nëse
analizojmë shkaqet që çuan në vrasjen e Beqir Vokshit, vrasje që me një
përjashtim të vogël, nuk përmendet fare në botimet e ndryshme historike të
Shqipërisë, për të mos folur për historiografinë zyrtare e cila nuk e ka
quajtur ndonjëherë detyrim një gjë të tillë. Problemi bëhet edhe më i thjeshtë
nëse i shohim çështjet pa asnjë paragjykim e të ballafaquara në çdo rast me
faktet përkatëse apo rrjedhojat e kohës. (20)
Nga të gjitha shkrimet
dhe dokumentet që kam lexuar kam ardhur
në përfundim se edhe Zef Kolë Ndoka edhe Beqir Vokshi janë vrarë nga fakti se që
të dy ishin munduar dhe kishin punuar që të shmangët një përplasje ndërshqiptare
që kishte ndodhur në mes të forcave qeveritare dhe lëvizjes kaçake shqiptare. Meqenëse këta të dy u angazhuan për një
marrëveshje ata u bënë viktimat e para të humanizmt dhe mendjendritësisë së
tyre për t´iu shmangur një gjakderdhje mbrenda shqiptare e cila fatkeqsëisht
ndodhi. E nuk ndodhi vetëm në periudhën kohore 1924,por ajo përplasje ndodhi
edhe gjatë viteve 1944-1951 edhe gjatë
luftës në Kosovë 1998-1999.
Burimet dhe Literatura:
1.Petrit Toma është familjar i Zefit te
Vogël dhe këtë dëshmi për familjen e dha me shkrim më datë, 10.07.2025, tek
autori i këtij studimi Nue Oroshi ;
2.Prof. Dr. Lush Culaj: ” ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912” www.botasot.info/kultura/2338777/zefi-i-vogël-në-kryengritjen-e-vitit-1912;
3.Don Lush Sopi: ”Famullia e Zllakuqanit me rastin e 100
vjetorit të formimit”, Zllakuqan (1997),faqe 51;
4.Prof. Dr. Lush Culaj: ” ZEFI I VOGËL NË KRYENGRITJEN E VITIT 1912” Gazeta Dielli në.facebook.com/photo.php?fbid=1118657900302731&id=100064755940971&set=a.483443540490840;
5“Leka” - numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937, Kosova e Liria Kombëtare -E
treta mbledhje të Verrat e Llugës, faqe
528;
6.Mr.sc.Nue Oroshi: ”Gjurmëve të së vërtetës historike”, Lumbardhi- Prizren (2019), faqe. 38-39;
7.Nue Oroshi: Pjetër Çeli Luka - komandant i çetës së Fandit dhe luftëtar i denjë për pavarësi kombëtare-https://www.zemrashqiptare.net/news/18003/nue-oroshi-pjetër-çeli-luka-komandant-i-qetës-se-fandit-dhe-luftëtar-i-denjë-për-pavarësi-kombëtare.html;
8. ”Leka” - numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937, Kosova e Liria Komtare -E
treta mbledhje të Verrat e Llugës, faqe
528;
9.At
Marin Sirdani: ”Kontributi i elementit katolik shqyptar në lam të atdhetarisë” ,ëëë.forumikatolik.ne;
10. ”Leka” - numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937-Mbledhja e Shkupit faqe 532
11.Mikel Ndreca: ”Terror dhe Gjenocid shtetëror
1912-1999”, Prishtinë, (2001) faqe 36;
12. ”Leka” - numër i veçantë, Vj.IX.NR.VIII-XII , 28 NANDUER 1937-Mbledhja e Shkupit faqe 532-Në
foto ipen emrat e Bandes muzikore të Klubit katolik në Shkup me anëtarët e
komisionit drejtues;
13.Paulin Z. Zefi: “Kontributi
i Mirditës në luftërat për pavarësi: Veprimet luftarake kundër Perandorisë
Osmane në vitet 1911-1912.” albemigrant2011.wordpress.com/2020/12/03/paulin-z-zefi-kontributi-i-mirditës-në-luftërat-për-pavaresi-veprimet-luftarake-kundër-perandorisë-osmane-në-vitet-1911-1912/
14.Skendi,
Stavro (1954). "Albanian
Political Thought and Revolutionary Activity, 1881-1912." Südost Forschungen. 13: 192: https://enwikipedia.org/wiki/Zef_Kolë_Ndoka;
15. Sheremet Krasniqi, Kush e ngriti i
pari flamurin shqiptar në Shkup me 1912? [Radio Kosova e
Lire, 05.01.2016
16.Shpuza, Gazmend (1999). Në prag të
pavarësisë [On the eve of independence]. Eagle Press. p. 193. "Këtë
thirrje e nënshkruajnë krerë të lëvizjes si Bajram Daklani, Zefi i Vogël,
Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha, Hasan Ballanca, Salih Hidi e të tjerë.
[This call was prounouced by leaders of
movement: Bajram Daklani, Zefi i Vogël, Pjetër Çeli, Halil Mehmeti, Idriz Jaha,
Hasan Ballanca, Salih Hidi and others.]"https://en.wikipedia.org/wiki/Zef_Kolë_Ndoka.
17. Zef Kolë Ndoka-(1883-1924), https://en.wikipedia.org/wiki/Zef_Kolë_Ndoka,
Shpuza, Gazmend (1999).Në prag të
pavarësisë [On the eve of independence]. Eagle Press. p. 193. "Selim Islami;
Kristo Frashëri; Aleks Buda (1968),
Historia e popullit shqiptar: Përgatitur nga një kolektiv punonjësish shkencorë
, sektorëve të historisë së kohës së lashtë dhe të kohës së mesme,
vol. 1,Sheremet Krasniqi, Kush e ngriti i
pari flamurin shqiptar ne Shkup me 1912? [Ëho raised
first the Albanian flag in Skopje in 1912] (in Albanian), Radio Kosova e Lire, retrieved 2016-01-05Thaçi, Atdhe (31
March 2024). ""The
Spanish Adventurer": Ottoman Surveillance of Aladro Kastrioti, the
Pretender for the Albanian Throne". Journal of
Balkan Studies. 4 (1): 27–45. doi:10.51331/A041
18. MIRDITA:Histori dhe aktualitet-Fran
Tanushi Vrasja e Zef Kolë
Ndokës(Zefit të Vogël) nga Fani i Mirditës. https://ëëë.facebook.com/photo.php?fbid=1248861561792849&id=379148285430852&seta.1050218364990504
19. Haxhiu, Ajet : " Shota dhe Azem Galica ", Tiranë, (8 nëntori 1982). fq. 6-8. fq.42-43, 45.
20. Kastriot Dervishi: " Pse
ndodhi vrasja e nipit të Sulejman Vokshit, Beqirit më 22 janar 1923"-https://www.forumishqiptar.com/threads/15662-Si-u-vra-Beqiri-nipi-i-Sulejman-Vokshit