E premte, 25.07.2025, 09:21 AM (GMT+1)

Faleminderit

Vladimir Shyti: Sekreti i aktorit madhështor, Kadri Roshit

E premte, 20.06.2025, 06:55 PM


Sekreti i aktorit madhështor, Kadri Roshit

Nga Vladimir Shyti

Atë ditë të vitit 1972, aktori i mirënjohur Kadri Roshi po zbriste shkallët e teatrit të qytetit të Durrësit, pas një takimi me drejtues të godinës teatrale Aleksandër Mojsiu.Vështroj portretin e tij të thjeshtë tek bisedonte me ndjeksit pa ndonjë vlersim të veçantë, duke u dalluar nga ajo çka jemi në opinionin e të tjerve.Në termin e parë të krahasimit hyn gjithë zhvillimi aktoresk, aftësitë e personazhve që kishte luajtur ne skenë dhe në filmat shqiptarë.Por, vetëdija e tij s’e lejon atë ;”dukja para të tjerve”dhe, ndaj unë mora guximin t’a përshëndesë.Dikush i foli për talentin tim artistik ende të pa shfaqur dhe ai më hodhi një shikim tepër miqësor.Rrokëm duart, u ndjeva mirë, unë isha ende fëmijë, nuk pashë përbuzje nga njeriu më i madh, që po takonte një teveqel si puna ime në drejtim të artit.Në ato momente kuptova se të vlerësosh opinionin e njerzëve, do të thotë t’u bësh atyre një nder të madh.

Dhe nëse shohim se si luftojnë të gjithë pa u lodhur, për vite e vite me radhë, duke bërë përpjekje të pareshtura mes qindra rreziqesh dhe mundimesh, duke patur si piksynim lartësimin në opinionin e të tjerëve vëmë re, që fitohen tituj, nderime, por dhe pasuri, ku dikush mund të bjerë dhe t’a mbysë marrëzia.Ndërsa për të madhin Kadri Roshi qëndronin në vendin e dytë.Paragjykimi i vlerësimit të opinionit i të tjerëve mbizotronte vetëm në arritjet e tij aktoreske dhe në kënaqësitë, që merrte nga shikuesit e shumtë shqiptarë.

Në ato pak sekonda i thashë se kisha shumë dëshirë të vazhdoja shkollën për aktrim, megjithse për mua ishte vetëm një ëndërr që përfundonte në hiç.Më ledhatojë kryet me leshra të tejkaluar nga masa e asaj kohe komuniste, buzëqeshi ëmbël dhe, më tha se duhej të ndiqja ëndërrën.Pastaj u largua në mes të ndjekseve drejt kafenesë të vetme që ndodhej aty pari.E ndoqa nga pas si një luftëtarë që ka fituar një betejë ku, lufta do të ishte e shtrënguar në kufij shumë të ngushtë.Në fund të fundit, sejcili gjëndet vetëm dhe shfaqet kush është në të vërtetë.Pra, gjithmonë dhe në çdo rast që na jepet i përkasim vetvetes e, krijojmë ose gjejmë ne vetë lumturinë tonë, për atë çka të ka dhënë natyra njezore.Me këto mendime zura vend pak metra larg aktorit dhe dy a tre ndjekseve të tij në njerën nga tavolinat në këmbë të lokalit.Ai më vuri re dhe më ftojë në tavolinën e tyre.I afruan një karrige portative, por aktori s’e pranojë, duke treguar qartë se edhe ai ishte si gjithë qytetarët.Rrija si në gjëmba pranë aktorit madhështor, por me pyetjet e tij dhe përgjigjet e cunguara, që unë jepja rreth  aktrimit sa vinte dhe ndjehesha më mirë.Ai më dëgjonte me vëmendje dhe më pas më vuri në dukje se, unë në diksion çaloja pasi fjalët më dilnin si të një gugaçi dhe, më shpjegoi sekretin e tij:Para se të studionte në Moskë edhe ai e kishte pasur këtë problem, por këmbëngulja e vetë, duke lexuar shtypin e ditës me zë të lartë prej shumë kohësh, në një cep të fshehur të liqenit artificial të Tiranës e bëri të rregullonte diksionin e tij në mënyrë të përsosur.Kështu, që edhe unë duhet të ndiqja shëmbullin e tij.U largova prej tyre me shumë mendime dhe i ngarkuar tepër emocionalisht.E provojë edhe unë “sekretin e aktorit të shquar të skenës e filmit, por nuk isha gatuar me brumin e aktrimit, ndaj ndoqa rrugën e shkrimtarisë.Në këtë botë të tillë, ai që ka shumë në vetvete është superior, i pasur, sidomos në mendime, ka pra fatin më të lumtur, edhe pse mund të bjerë pak në sy.Këto mësova nga idhulli im aktori i pavdekshëm Kadri Roshi.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx