E hene, 23.06.2025, 08:23 PM (GMT+1)

Faleminderit

Refik Hasani: Komandanti Ridvan Qazimi-Lleshi, "vritet" për të satën herë!?

E marte, 20.05.2025, 06:57 PM


Komandanti Ridvan Qazimi-LLESHI, "vritet" për të satën herë!?

Nga Refik HASANI

Sot, në Sheshin ''Skënderbeu'', në Bujanoc  është thyer  qelqi dhe është dëmtuar posteri me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës. Posteri i thyer ishte vendosur pikërisht para objektit të Komunës së Bujanocit, ku promovohej koncerti në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant LLESHI-t. Kujtojm opinionin e gjërë se Ridvan Qazimi-LLESHI, ishte Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe është vra pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit,  ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, nën organizmin, monitorimin dhe garanatimin e faktorit Politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.

Këto akte të ulëta, vepra vandaliste  i denojm, jan provokuese, jan mos durim nacional, është  sulm ndaj kujtesës son kolektive dhe historisë sonë të lavdishme, ndaj luftës për liri dhe ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë, jan cenim e mohim që prekin simbolet tona. Shprehim reagimin publik, pasi tani, Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës, po ''vritet'' për të satën herë:

-Ende nuk është zbardhur vrasja enigmatike e këtij Komandanti të Ushtris Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,

-Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,

-Vazhdon të mos lejohet nga instanca qendrore të Serbisë vendosja e shtatores së Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, krahas mos lejimit nga instanca qendrore të Serbisë vendosja edhe të shtatores së heroit ton Kombëtar ''Skënderbeut'', në qendër të Bujanocit,

-Bashkëluftëtarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, po ndiqen, po ju kurdisen gjygje  politike, e nuk po aminstohen,

-Bashkëqytetarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po diskriminohemi, në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.

Thyerja e posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës, sot në Bujanoc, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, është një vazhdim pasi në muajin gusht të vitit që e lam pas, 2 herë radhazi branda javës, në qendër të Bujanocit pati pankarta me mbishkrimin ku ishte shprehur Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve  në Bujanoc me mbishkrimin''Vdekje shqiptarëve" dhe ''nuk ju duam''.

Këto akte jan të denueshme, përveqë që i denojm, dhe shprehim reagimin publik, është domodoshmëri e kohës që  Republika e Serbisë, zyrtarisht do të duhej të dënon këto akte, të ndalohet krijimi i një urrejtje ndaj një Populli të tërë sepse thyerja dhe dëmtimi i posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI,kështu fyhen gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ofendohet popullata shumicë shqiptare e Bujanocit, por edhe Preshevë, Medvegjë, dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut,  Vojvodinë dhe gjithë Serbinë. Republika e Kosovës, do të duhej të dënon këtë akt, Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me  Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi  po shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.

Shtetet e Quintit dhe instanca e mekanizma të BE-ës, është momenti i fundit, jo vetëm të reagojn po do të duhej të ndalojn shprehjen e gjuhës së urrjetjes, kërcnimit, por edhe manifestimit të diskriminimit  në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare. Po ashtu kërkohet edhe të nxirret një Deklaratë, dhe Rezolut, konkrete lidhur me diskriminimin dhe shprehjen në rritje të gjuhës së urrjetjes dhe kërcnimit për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

Shqiptarët, në Serbi jetojnë duke ju ekspozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.

Refik Hasani, 17 maj 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Mehmet Musa: Fjalim me rastin e 40 vjetorit të rënjes së heroit të kombit Zijah Shemsiu Bedri Tahiri: Komandant Ilaz Kodra – Ikonë e Trimërisë Bedri Tahiri: Shqipja e kreshtave të Shalës Idriz Zeqiraj: Trinomi harmonik: luftëtar, veprimtar dhe Kryetar Nderi Nue Oroshi: Leonard Paluca, heroi që u përjetësua në histori në Kosharën legjendare Albert Habazaj: Nermin Vlora Falaschi – humaniste, shkrimtare dhe albanologe e shquar Dorian Koçi: Lord Byron - Heroi Romantik dhe martiri i lirisë që frymëzoi Europën Artan Hoxha: 10 prill 1994 - 10 prill 2025 Kristinë Oroshi: Marie Zojzi Deda- një jetë e flijuar për liri dhe dinjitet Bedri Tahiri: Dëshmori i Pranverës Studentore - Ruzhdi Hyseni Kadri Tarelli: Prof. Dr. Murat Gecaj, mbeti në përjetësi Nue Oroshi: Kujtesë për profesor Qazim Kabashin Gjekë Gjonaj: Dr. Suzana Gjekaj, kolonelja e parë shqiptare në Forcat Ajrore të SHBA-së Ibrahim Hajdarmataj: 'Udhëtimi' i fundit i Bajram Currit Sylejman Salihu: Faik Konica, ky princ i kulturës dhe i gjuhës shqipe Dorian Koçi: Imzot Noli, është e mjerueshme që 60 vjetori i shuarjes Tuaj të kalonte në heshtje në Shqipëri Prend Buzhala: Klinë - Katër mësimdhënës të vrarë e të zhdukur në dy masakra dhe 18 arsimtarë të vrarë në luftë Prend Buzhala: Tomë Gjokaj, njeriu që theu mitin jugosllav të përkrahjes në SHBA në vitet 1989-1991 Neshat Mehmedi: Kënga për vëllezërit Jashar dhe Idajet Sejdiu është pasion dhe ushqim Petrit Dibrani: Kosova dhe mbarë trojet e Shqiptarisë humbën dy zëra të fuqishëm

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx