Faleminderit
Petrit Dibrani: Kosova dhe mbarë trojet e Shqiptarisë humbën dy zëra të fuqishëm
E premte, 28.02.2025, 03:53 PM
Petrit Dibrani:
Kosova
dhe mbarë trojet e Shqiptarisë, humbën dy zëra të fuqishëm, simbol të
rezistencës e qëndresës për liri, dhe në kërkim të së vërtetës për Drejtësi.
Me
pikëllim të thellë!
Shpreh
ngushëllime të ndarjes nga jeta, për simbolin e rezistencës, prof. Faik
Rexhepin nga ‘Dardania Lindore’, që dëshmoi rezistencë paqësore si një
intelektual i vërtetë me trimërinë e tij, duke protestuar ulur për liri dhe
demokraci, gjatë ndërhyrjes çnjerëzore të
‘Milicisë’ vrastare të regjimit shovinist të ish-Jugosllavisë e Serbisë,
dhe z. Bajram Qerkinit, Kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, simbol i
qëndresës për Drejtësi dhe i përkushtimit të palëkundur, për të kidnapuarit me
dhunë gjatë luftës së fundit.
Bajram
Qerkini veproi pa u ndalur për më shumë se dy dekada, edhe pse me dhimbjen për
të birin e tij të kidnapuar nga regjimi barbar, dhe në kërkim për të vërtetën e
të gjithë atyre që u kidnapuan dhunshëm!
Prandaj:
dje, sot e nesër dhe përjetësisht!
Përkulje
dhe falënderues, duke filluar nga dëshmorët, viktimat e luftës,(fëmijë, nëna,
motra, gratë shtatëzëna e të moshuar, civil të masakruar dhe të pafajshëm),
vazhduar për të gjithë të kidnapuarit gjatë luftës së fundit, intelektual të
vetëdijes e qëndresës më shumë se dy shekuj, dhe të gjithë miqve tanë
ndërkombëtar, në krye me ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
Ne
shqiptarët e Dardanisë, të ndihmuar edhe nga ‘Nëna e jonë Shqipëri’ e mbarë
trojet tona, gjatë dhunës sistematike dhe masakrave, burgosjeve, helmimit të
nxënësve/fëmijëve tanë, nga aparati shtetëror i ish-Jugosllavisë e Serbisë
fashiste dhe gjenocidiale, qëndruam, u sakrifikuam dhe asnjëherë nuk u përkulëm
e nuk i ndaluam, pëpjekjet për çlirim e liri dhe drejtësi.