Faleminderit
Prend Buzhala: Tomë Gjokaj, njeriu që theu mitin jugosllav të përkrahjes në SHBA në vitet 1989-1991
E diele, 09.03.2025, 06:59 PM
TOMË GJOKAJ, NJERIU QË THEU MITIN JUGOSLLAV TË PËRKRAHJES NË SHBA NË VITET 1989-1991 ME LOBIMIN SHQIPTARO-AMERIKAN
(Mësues,
atdhetar e veprimtar, ai u vra nga shërbimet antishqiptare më 10 janar 1991 në
SHBA)
Nga
Prend BUZHALA
Sot, më 7 Mars, Ditën e Shkollës Shqipe, u mbajt një Akademi Përkujtimore kushtuar
Mësuesit, Veprimtarit dhe Atdhetarit Tomë Gjokaj (1943-10 janar 1991), i vrarë
nga shërbimet antishqiptare. Kjo veprimtari u zhvillua në sallën "Teki
Dërvishi" të Bibliotekës së Qytetit "Ibrahim Rugova" në Gjakovë,
në organizim nga Forumi i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi" të Klinës dhe
personelit të kësaj biblioteke, si dhe të afërmve të familjes nga Malësia e
Madhe, SHBA dhe Shkodra. Boletni" Drenoc Klinë, ku punoi Toma.
Morën
pjesë Shoqata e Veteranëve të Arsimit “7 Marsi”, Gjakovë. Klubi letrar “Gjon
Nikollë Kazazi”, Gjakovë, Klubi i Shkrimtarëve "Vorea Ujko"- Klinë,
shkrimtarë e studiues nga Prishtina si Nazmi Rrahmani e Anton Nikë Berisha,
pastaj publicistë e studiues Shkodra,
Mali i Zi, diaspora shqiptaro-amerikane, ish kolegë e nxënës të Tomës etj.
Nën
tingujt homazhues të flautës së një muzikanti të ri, Dielli Ballata,
manifestimin e drejtoi krijuesi e
drejtori i kësaj Biblioteke Engjëll Berisha. Patën paraqitje: Pal Canaj
(Forumi i Intelektualëve "Luigj Gurakuqi", Klinë), Anton Nikë
Berisha, kurse me kumtesa: Gjergj Camaj, Veteran i arsimit Tuz, Rexhep Dedushaj,
veteran i arsimit (Prishtinë), Elinda Dibra, ligjëruese në Universitetin “Luigj
Gurakuqi”, Shkodër, Marash Dedvukaj, publicist Potgoricë, Familjari, Zef
Gjokaj, vëllai, veteran i arsimit, si dhe Mikel Gojani e Prend Buzhala. Një
poezi përkushtimore e lexoi poeti Agim Desku.
U
nda një MIRËNJOHJE postmortum për Tomë
Gjokajn nga DKA e Klinës dhe SHFMU "Isa Boletini” Denoc (Klinë), që u
dorëzua nga Nikollë Gojani.
1.
E
veçanta e këtij manifestimi është se po kujtohej në Kosovë për herë të parë një
figurë që i dha shumë Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj. Po shpalosej
figura e një njeriu, kur njerëzit mund ta shtrojnë pyetjen: kush ishin ata
njerëz që në SHBA arritën jo vetëm të krijojnë një lob shqiptaro-amerikan, por
edhe ta sfidojnë të përkëdhelurën e Evropës, ish-Jugoslalvinë, që kishte ndikim
të fuqishëm diplomatik në SHBA më shumë se çdo shtet tjetër i Bllaknait? Ja
njëri ndër ta: Tomë Gjokaj, i cili ishte i përfshirë në rrethin më të ngushtë
të bashkëpunëtorëve të presidentit Xhorxh Bush dhe të vinte kontakte me
senatorë e kongresmenë.
Pjesëmarrës
i demonstratave në Kosovë të vitit 1968, si student, mësues në Drenoc të
Klinës, ku zhvilloi, përpos procesit mësimor ai u mor edhe veprimtari
atdhetare. Dhe, së këndejmi, për shkak të kësaj veprimtarie, iu iku arrestimeve
dhe emigroi në Itali e mandej në SHBA.
Edhe
tubimi i sotëm, me anë të kësaj akademie përkujtimore, i kushtohet Mësuesit,
Veprimtarit e Atdhetarit Tomë Kolë Gjokaj, i lindur më 21 shkurt 1947në në Muzheçk të Trieshit të Malësisë, në
vitin 1947, ku i mori edhe mësimet e para, kurse Shkollën Normale e kreu në
Gjakovë, ndërsa studimet universitare i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Ai
kishte zhvilluar një veprimtari arsimore në Drenoc e gjithandej nëpër Dukagjin,
por ai ishte edhe pjesëtar i lëvizjeve të kohës, që nga pjesëmarrësi në
demonstrata studentore të vitit 1968 për Kosovën republikë.
Tomë
Gjokaj, një figurë kaq e shquar e arsimit dhe patriotizmit shqiptar, me
kontribute kaq të shquara në arsimin dhe me angazhime në lëvizjet atdhetare dhe
në mbështetje të çështjes shqiptare në SHBA dhe ende kaq pak e njohur ndër ne!
Ne e dimë rolin e madh e vendimtar të SHBA për çlirimin e Kosovës, për liri në,
zhvillimin e pavarësinë e Kosovës, por ende nuk janë zbardhë ato shtysat dhe levat
që e kanë vënë në lëvizje këtë kontribut, ndërkohë që heronjtë e heshtur të
kohëve të vështira, ende qëndrojnë nën hije. I formuar si karakter në një
familje me tradita shqiptare e atdhetare, i cili mori mësime nga i ati, një
figurë po ashtu e shquar e arsimit, bëri një jetë të përkushtuar për të shkruar
faqe të ndritura në historinë e arsimit dhe atdhetarizmit shqiptar, deri te
kontributet edhe në politikën amerikane në mbështetje të çështjes shqiptare,
veçanërisht për lirinë e Kosovës. Së
këndejmi, nuk janë të paktë ata që e kanë njohur Tomën a që kanë bashkëpunuar
me të, siç i kemi jo pak veta sot të pranishëm këtu: familjarë e veprimtarë,
miq e njerëz të arsimit e jetës publike.
2.
Atributet
dhe Kontributet Institucionale që i mori ai në SHBA, theksojnë përkushtimin dhe
vlerësimet që Toma mori nga shteti amerikan për angazhimin e tij. Atributet
institucionale, si ftesat speciale në ngjarje të mëdha si inaugurimi i
presidentëve amerikanë, dekoratat e dhëna nga presidentë të ndryshëm, dhe
angazhimi i tij me senatorë dhe kongresmenë amerikanë, tregojnë se Toma
ishte figurë e respektuar dhe e nderuar
në SHBA. Ai përdori aftësitë e tij diplomatike dhe intelektuale për ta
prezantuar çështjen shqiptare, duke e bërë atë një përfaqësues të denjë të
kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ai
kishte besim se populli shqiptar se të arrinte lirinë dhe demokracinë duke
ndërtuar mbi vuajtjet dhe traditat e tij shekullore. Kjo vepër dhe këto parime,
ai i mbante gjithmonë në mendje dhe ia përcillte ato të tjerëve. Joseph
DioGuardi, një kongresmen me origjinë shqiptare, bëri paraqitjen e tij të parë
publike në një aktivitet të madh festiv, si pjesë e "Darkës së
Kryengritjes së Malësisë së Madhe". Ky moment shënoi një ngjarje të
rëndësishme për shqiptarët, pasi DioGuardi ishte një nga mbështetësit kryesorë
të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Tomë Gjokaj, një veprimtar i
njohur i diasporës, e ftoi DioGuardin në skenë dhe bëri një apel për mbështetje
të kandidaturës së tij për Kongresin Amerikan, duke theksuar rëndësinë e
mbështetjes së një shqiptari të tillë në pozita të larta politike.
3.
Refreni
aq i njohur:
Mbahu, Nëno, mos kij
frikë,
Se ke djemtë n'Amerikë.
i
poezisë së Nolit "Jepni për nënën", na vinte pikërisht në ato çaste,
kur Shqipëria dikur dhe Kosova më vonë, ishin të plagosura rëndë historikisht.
Vinte si thirrje për një mobilizim për të vepruar, si mesazh shprese,
mbështetjeje dhe force. Ishte një premtim madhor historik, se ndihma është në
rrugë e sipër, se djemtë në Amerikë nuk e kanë harruar atdheun e tyre, se ata
janë një forcë e fuqishme, e gatshme të ndihmojë me pasuri, me armë dhe me
përkushtim patriotik, diplomatik e politik.; se Shqipëria dhe Kosova e trojet
tjera etnike, kanë në Amerikë bij të përkushtuar; se këta bij janë një premtim madhor
historik për ndihmë, por ja në edhe simbol i lidhjes shpirtërore midis atdheut
dhe mërgatës shqiptare. Dhe roli i këtyre bijve, ku ndër ta u dallua Tomë
Gjoka, ishte vendimtar, ishin shpresa e madhe e kombit, si me financime,
diplomaci, lobime, e veprimtari tjera.
Angazhimi
i DioGuardit dhe veprimtarëve të tjerë vazhdoi edhe pas disa viteve. Në vitin
1989, një delegacion i shquar shqiptarësh u takua me zëvendëspresidentin George
Bush në Shtëpinë e Bardhë, ku ata i kërkuan SHBA-ve të ndërmarrin veprime më të
forta kundër agresionit serb në Kosovë. Po ashtu, në vitin 1990, DioGuardi dhe
senatorë të tjerë vizituan Kosovën, duke shprehur mbështetje për popullin
shqiptar, ndërkohë që regjimet serbe, e pranonin këtë ndërhyrje.
4.
Ndikimi
i SHBA-së për të vendosur "Vijat e Kuqe" ndaj Serbisë nga
poresdientpt amerikanë që më 1992, ishte rezultat i punës dhe angazhimit të
Lobit Shqiptar në SHBA, ku Tomë Gjokaj kishte një rol të rëndësishëm. Tomë
Gjokaj ishte i përfshirë në organizata të rëndësishme amerikane dhe kishte
marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme, siç ishin takimet me presidentin
Ronald Reagan dhe mbështetja për fushatat politike të presidentëve amerikanë.
Gjokaj, si anëtar i disa organizatave dhe komisioneve të rëndësishme, luajti
një rol të madh në sensibilizimin e administratës amerikane për çështjen e
Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi. Ai ishte një ndër të parët
që ndihmoi në organizimin e dëshmive në Kongresin Amerikan dhe angazhimin për
të ekspozuar dhunën serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë. Po ashtu, Gjokaj luajti
një rol aktiv në organizimin e vizitave të kongresistëve amerikanë në Kosovë
dhe promovimin e çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Gjokaj, së bashku
me veprimtarë të tjerë shqiptarë, ka organizuar takime me zyrtarë të lartë
amerikanë dhe ka mbështetur rezoluta të rëndësishme në Kongresin Amerikan për
mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Jugosllavi. Angazhimi i tij i shtrirë
në fusha të ndryshme, si mbështetje për kandidatët politikë dhe lobim në nivele
të larta, ndihmoi në vënien e çështjes shqiptare në vëmendjen e SHBA-ve.
Theksohet
po ashtu se Tomë Gjokaj kishte lidhje e miqësi me presidentin historik të
Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, që ishte jo vetëm një miqësi e ngushtë, por edhe
përkushtim i vetë Gjokajt ndaj çështjes
shqiptare.
5.
Në
vitin 1990, shumë fëmijë shqiptarë në Kosovë u helmuar me gazra toksike nga
qeveria jugosllave. Ky ishte një akt i rëndë, që kishte ndikim të thellë në
popullatën e pafajshme dhe më së shumti preku nxënësit dhe foshnjat në entet
parashkollore.
Tomë
Gjokaj reagoi publikisht në një aktivitet të madh në New York në prill të vitit
1990, gjatë festës së Kryengritjes së Malësisë, duke e denoncuar këtë akt të
tmerrshëm. Ai dërgoi një letër të hapur presidentit të SHBA-së, George H. W.
Bush, ku theksoi pabesueshmërinë e pretendimit të qeverisë serbe që fëmijët
shqiptarë po "aktrojnë" dhe se asnjë fëmijë serb nuk ishte prekur nga
ky helmim. Ky reagim, që kishte si synim sensibilizimin e administratës
amerikane për këtë krim, është një shembull i angazhimit të diasporës shqiptare
për t'i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve dhe për të kërkuar ndërhyrjen e
Perëndimit ndaj regjimëve agresive si ai i Milosheviçit.
Kishte,,
pra, një rëndës të fuqishme lobi shqiptar në SHBA, i përbërë nga personalitete
të tilla si Tomë Gjokaj, Gjekë Gjonlekaj, dhe shumë të tjerë, të cilët bënë
përpjekje të mëdha për ta sensibilizuar opinionin amerikan dhe administratën e
SHBA-së për situatën e Kosovës.
6.
Vrasja
tagjitke e Tomës, më 10 janar 1991,
është një ngjarje që e tronditi thellësisht komunitetin shqiptar në SHBA
dhe më gjerë. Ajo nuk ishte vetëm një humbje për familjen, por një humbje për
të gjithë kombin shqiptar. Ndodhi në kulmin e angazhimeve të tij për çështjen e
Kosovës.
Ky
akt dhune u interpretua nga mediat dhe shumë njerëz si hakmarrje e shërbimit sekret serb për
aktivitetet e tij, atdhetarizmit dhe për përpjekjeve të tij për ta
sensibilizuar botën për dhunën që po ushtrohej ndaj shqiptarëve. Vrasja e tij
shkaktoi tronditje të thellë në komunitetin shqiptar në SHBA dhe në gjithë
diasporën shqiptare. Megjithatë, pas vdekjes, veprat dhe angazhimi i tij nuk u
harruan. Historia e tij u shndërrua në një kushtrim për vazhdimin e luftës për
liri dhe pavarësi të Kosovës, një angazhim që ai e kishte filluar dhe e kishte
dedikuar jetën e tij.
Edhe
sot vëllai i Tomës, Zefi, dha një dëshmi që ndriçon faktet e vrasjes
enigmatike: mediat e Beogradit e kishin dhënë lajmin e vrasjes ende pa ditur
familja se ai është vrarë!
Ish-Jugosllavisë,
sigurisht., i ka shkaktuar kokëdhembje e telashe të pariparueshme angazhimi
Tomës në rrethin më të gushtë të presidencës amerikane, së këndejmi edhe s'kanë
mundur t'ia falin këtë angazhim, përpos që ndërmerrnin vrasje veprimtarësh
shqiptarë.
Ceremonia
e Varrimit deh homazhet, të udhëhequra nga figura të shquara të komunitetit
shqiptar dhe amerikan, tregon se sa i nderuar ishte ai për veprat dhe
kontributet e tij. Fjalimet e njerëzve të respektuar, si kongresmenë, intelektualë dhe figura të
njohura nga mërgata shqiptare, lavdërojnë jetën dhe punën e tij, duke e
vlerësuar si një lider dhe atdhetar të madh. Një theks i veçantë është dhënë
për mënyrën e lartë të edukimit dhe komunikimit të Tomës, që ishte gjithmonë në
shërbim të popullit dhe i angazhuar për çështjen shqiptare.
Pasojat
e humbjes së kësaj figure me ndikimin, u ndien jo vetëm në jetën e të afërmve,
por edhe në të gjithë komunitetin shqiptar dhe kombit shqiptar. Toma është një
hero i vërtetë i kombit shqiptar. Ai e kaloi jetën e tij për t'i mbrojtur
interesat e shqiptarëve, pa u kursyer asgjë nga vetja, duke u angazhuar për
arsim, për çështjen e Kosovës dhe për solidaritetin bendashqiptar. Ai kishte
arritur të bëhej biznesmen i suksesshëm, ishte i njohur për humanizmin e tij
dhe përkushtimin që tregoi për çështjen kombëtare, duke mbështetur jo vetëm
Kosovën, por edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ashtu si shumë heronj të tjerë, ai
la pas një trashëgimi veprimtarie të pashlyer, e cila mbetet një shembull i
guximit dhe sakrificës për lirinë dhe unitetin kombëtar.
Në
fund, po shtojmë se për Tomën, megjithatë, kanë shkruar jo pak autorë, ashtu
sikundër që për të janë thurë rapsodi folklorike, kurse disa poetë kanë shkruar
edhe poeti përkushtimore për të.