E shtune, 08.02.2025, 03:44 PM (GMT)

Faleminderit

Gjokë M. Gjoka: Ing. Nazmi Peci-Boletini, një personalitet i rrallë në Degën e LDK-së në Zvicër

E diele, 26.01.2025, 06:52 PM


ING. NAZMI PECI-BOLETINI, NJË PERSONALITET I RRALLË

NË DEGËN E LDK-së NË ZVICËR

Nga Gjokë M. Gjoka

Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, u shqua, si veprimtar besnik i programit politik që udhëhiqej nga LDK-ja dhe elita intelektuale e saj. Ishte i rreptë në qëndrime dhe si asnjë tjetër besnik i fjalës kur e thoshte. Te Nazmiu, kthim prapa s’ka pas kurrë, dhe asnjëherë nuk të tradhtonte. PO-ja për te ka qenë PO dhe pikë!...

Kam pas fat ta takoj qysh në vitet e nëntëdhjeta, dhe sa herë vinte në St. Gallen, si mik i kryesisë së Nëndegës së LDK-së në këtë kanton, pas takimve ai ka vazhduar ndejat me miq e shokë që ishin veprimtarë të LDK-së, në mesin e të cilëve isha edhe unë.

Sa isha duke banuar në Waldaustrasse, Nazmiu bashk me mr. Shaip Latifin, Shaban Mulollin dhe Bacën Hysen Gërvalla, kanë qenë edhe në shtëpinë time, pastaj vite më vonë, në muajin Prill 2002, për Festën e Pashkëve, Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, i shoqëruar nga miku i tij i idealit Shaban Mulolli dhe Muhamet Ymeri, ishin për ngushëllime me rastin e vdekjes së axhës tim Ndue Gjoka, i cili kohë më parë kishte vdekur. Rastisi të qëllonte aty edhe nëna ime Liza, që kishte ardhur nga Kosova, tashmë edhe ajo e ndjerë. Si sot më kujtohet, kur Nazmiu i kërkoi falje Lokës pse kishin qëlluar të vinin në ditë feste. Jo lum lokja i tha Nëna Lizë, pikërisht në festa të tilla shkohet edhe për ngushëllime, sidomos kur vdekja është e freskët, kurse për ne ishin Pashkët e parë pa Bacën Ndue. Ju na keni nderuar neve dhe të ndjerin, po më shumë veten tuaj i tha Nëna Lizë, Nazmiut. Më pas ata dy kanë biseduar gjatë dhe sikur iu shkonte biseda. Kur mysafirët shkuan Nëna Lizë, më tha: Paske shokë të mirë djali jem. Qofshin të bekuar, dhe bashk me ty ju ruajt i lumi Zot, pasi kësi djemsh i duhen Kosovës. Nuk dëshiroj t’i nënvleftësoj bisedat e Shabanit dhe të Muhametit, por ky rrëfim ka protagonist Nazmiun, andaj theksin e vura te biseda e tij me Nënën Lizë.

Edhe në një Kuvend të Nëndegës mbajtur në St. Gallen, kam qenë në kryesinë e punës bashkë me Ing Nazmi PECI-BOLETININ, dhe sa herë tjerash jemi takuar nëpër manifestime kulturore, sidomos atëherë kur shkëlqente vajza ime Njomëza, me recitime dhe interpretime, gjithmonë Nazmiu na ka motivuar, ndërsa Njomëzes gjithëherë i bënte komplimente. Dorën në zemër, dhe gjithnjë sipas vlerësimit tim, konsideroj se ashtu siç ka qenë prof. Fehmi Agani, promotor i LDK-së në Kosovë, Ing. Nazmi PECI-BOLETINI, ka qenë në Degën e LDK-së në Zvicër. Andaj si askënd tjetër në Zvicër e veçoj veprimtarin Ing. Nazmi PECI-BOLETININ, dhe në Gjermani, Kryetarin e Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë z. Hafiz Gagica. Për mua, këta dy veprimtarë, mbeten figurat ma emblematike që i ka pasur komuniteti demokratik i LDK-së në Europën Perëndimore.

Më 9 shtator 2018, në Rapperswil, kantoni St. Gallen, kemi pasur një takim të veçantë dhe pa protokol, që më ka mbetur kujtim i pa harruar, dhe për fat të keq, i këtij formati ishte edhe takimi i fundit me të. Përveç meje dhe Ing. Nazmi PECI-BOLETINIT, ishin edhe Shefqet Dibrani, Muhamet Ymeri dhe Sallah Januzi, të gjithë veprimtarë dhe aktivist tridhjetë e sa vjeçar të LDK-së. Prandaj e ritheksoj se në kujtimet e mia do të mbetet takimi ma i mirë që kam pasur ndonjëherë me Nazmiun. Kurse për herë të fundit, me Ing. Nazmi PECI-BOLETININ, jemi takuar në një aktivitet kulturor, më 18 nëntor 2018, në Restorantin “DANCING RELAX”, me pronar mikun tonë Milaim Vokshi, në Sirnach (TG). Pastaj Nazmiun, vdekja e mori herët, por për mua kujtimi për të do të mbetet i freskët, sepse e kishim mik dhe nënkryetar shumëvjeçar në Degën e LDK-së në Zvicër. Me një fjalë; Ing. Nazmi PECI-BOLETININ, personalisht do të kujtoj përherë, dhe gjithmonë do të kem respekt për tërë veprimtarinë dhe patriotizmin e tij!

St. Gallen, 12 nëntor 2024.

Gjokë M. GJOKA

Ish anëtar shumë vjeçar i kryesisë

në Nëndegën e LDK-së në St. Gallen / Zvicër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gani Qarri: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, përjetësim i shqiptarëve në histori Florim Zeqa: Faleminderit shpëtimtari ynë! Agron Tufa: Ne nuk e merituam Konstandin Gjordenin Gani Qarri: Biri i Gjakovës Qazim Komani, Intelektuali dhe Luftëtari i Paepur i Lirisë dhe Shqipërisë Etnike Gjon Keka: Me rastin e 557 vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit Milaim Vokshi: Atdhetarët kanë edhe jetën e tretë Lekë Mrijaj: Homazh në përvjetorin e 19-të të kalimit në amshim të Shkëlqesisë së tij Imzot Mark Sopi Albert Zholi: Pesë kulmet e jetës të heroit, Tafil Buzi Flora Sela - Kastrati: Nënë Tereza mes tri shesheve erdhi në Atdheun e të parëve Lekë Mrijaj: Prof. Hil Ndrecaj, mësuesi i Gjuhës Shqipe dhe udhërrëfyesi i brezave të shumtë shkollorë të qytetit të Klinës Klajd Kapinova: Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane Marie Shllaku (1922-1946) Gjekë Gjonaj: Dodë Prëka Lucaj, kapidani guximtar, përherë në shërbim të nevojave të trieshianëve Kristinë Oroshi: Heroina Bardha Krosi pas një qëndrese katërvjeçare mbytët me torturë nga komunistët Kadri Tarelli: Vilhelme Vrana Haxhiraj në 80-vjetorin e saj Agron Tufa: Rugova ose - në anën tjetër të dëshpërimit Prend Buzhala: Homazh për Sejdi Berishën Florim Zeqa: Kosovë, urime Datëlindja e Shpëtimtarit! Gjon Keka: Dora e bekuar e presidentit Rugova me miq i vendosën themelet e Kosovës së pavarur Nue Oroshi: Rikthimi i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja në Krujë Klajd Kapinova: Prof. Sami Repishti - Asgjë nuk kam harruar, por shumë kam mësuar

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora