Faleminderit
Gjon Keka: Me rastin e 557 vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit
E premte, 17.01.2025, 08:00 PM
Me rastin e 557 vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit
Nga
Gjon Keka
Cila
zemër dardano-arbërore nuk rreh shpejtë, nuk ndihet e ngritur në të gjithë
qenjen e tij kur dëgjon këtë emër të madh të kombit tonë, emrin e kryeheroit
tonë Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).
Gjergji
i Madh është kryehero kombëtar i të gjitha kohërave, në të dardano-arbërorët e
vërtetë e besnik shpërfytyrojnë veten e tyre, sepse dardano-arbërori i tij e do
fuqinë e të mendurarit të tij, trimërinë e tij, unitetin, pastërtinë e tij
patriotike, madhështinë europiane të shpirtit të tij si mborjtës i vleave të
saj, energjinë e madhe të tij, urtësin, lidershipin, karakterin etik, vizionin
etj.
Me
të drejtë shkruante një kronist europian mbi njerëzit e mëdhënjë kështu
:"një Njeri i madh është një fenomen misterioz", dhe në fakt shumica
e njerëzve të historisë europiane dhe botërore kanë ardhur nga shtresat
kryesore të fisnikërisë me rrënjës së lashtë, por ka patur edhe nga shtresa e
mesme, në rastin e kryeheroit tonë ai ka ardhë nga shtresa e fisnikërisë me
rrënjë të thella iliro-dardano-arbërore të kombit tonë.
Tani
ai gëzon avantazhin në kujtesën e pasardhësve të tij të vërtetë dardano-arbëror
europian duke u shfaqur si një themel i pashkatërrueshme dhe i fortë
përjetësisht i kombit tonë. Sepse në formën në të cilën njeriu largohet nga
toka, ai ecën midis hijeve dhe ashtu si Akili, Aleksandri i Madh, Pirro, Princ
Eugeni etj, mbeten të pranishëm si të i rinj që përpiqen përjetësisht.Pokështu
Gjergj Kastrioti në varrin e tij, fryma e fuqisë së tij nga qielli na forcon
edhe ne sot dhe na ngjall dëshirën më të gjallë për të vazhduar me dashuri atë
që filloi ai dhe për të vazhduar përgjithmonë në rrugën e tij të bërjes së
vendit tonë Dardanisë sonë ashtu sikur ai e deshti pjesë e të familjes së
kombeve europiane.Në fakt ai do të jetojë gjithmonë për dardano-arbërorët e tij
të vërtetë dhe për Europën dhe Njerëzimin në atë që ka bërë, në vlerat,
civilizimin që ka mbrojtur dhe ka dashur.
Gjergj
Kastriotit iu desh të kalonte rrugën e tij përmes vështirësive, mundimeve,
shqetësimeve dhe betejave, shpesh duke i shpëtuar rrethanave shtypëse në
sipërmarrje të guximshme, duke u endur pa pushim nga vendi në vend, duke u
munduar me djersën e tij si një udhëheqës i shtetit të Arbërit dhe arbërorët e
tij besnik në mbrojtje të lirisë, pavarësisë, identitetit e besimit të tij dhe
popullit të tij dardano-arbëror.
Prandaj
ne e nderojmë atë si themelin e identitetit tonë kombëtare dardano-arbëror
europian, si çliruesin e popullit të tij, si lavdëruesin e madh të lirisë
europiane, të cilën ai vetë e kishte fituar me veprim të guximshëm dhe reflektim
të thellë.
Gjergj
Kastrioti ynë ishte i mbushur me idenë se të gjithë arbërorët e tij pa dallim
kanë të drejta të barabarta dhe se shteti i tij ishte ai që ia njihte këtë të
drejtë, pra barazin brenda shtetit të tij Arbëror si model i shtetit mbretëore
sikur i shteteve tjera të asaj kohe europane.
Ai
arriti gjëra të pavdekshme si komandant, si strateg, diplomat, politikan, si
udhëheqës. Ndërsa ai edhe sot me fuqi të mrekullueshme na ngre mbi të
përditshmen dhe të zakonshmen dhe di të na mbushë me entuziazmin e tij për
trimërin, vizionin, urtësinë, udhëeqjen, lirinë, fisnikërinë, drejtësinë etj.
Në
kohët e trishtuara të popullit dardano-arbëror ai u shfaq si një shpëtimtar.
sepse ai freskoi, pastroi, rafinoi dhe zgjoi shpirtin e popullit të tij, i cili
ishte zhytur në një skllavëri vdekjeprurës, i ngriti ata nga skllavëria në liri
dhe ia vendosi themelet shtetit të Arbërit si gjithë shtetet tjera europiane të
asaj kohe.
Gjergj
Kastrioti luajti rolin e madh dhe të pazëvendësueshëm në skenën e madhe europiane
dhe rrëmbeu vështrimet e të gjitha kombeve të Europës së asaj kohe duke u bërë
një nga figurat më të admiruar dhe shpëtimtare e kontinentit dhe civilizimit të
saj.
Ai
ishte një Diamant i Dardano-Arbërisë dhe Kontinentit Europian dhe Diamanti
mbetet një Diamant edhe sot dhe përjetë. Gjergj Kastrioti edhe pse duke qenë në
karrike të pushtetit ai e bëri veten të barabartë me qytetarët e tij të
thjeshtë, i sinqertë dhe i hapur ndaj miqve dhe bashkëpunëtorëve e
bashkëushtarëve dhe ndaj kujtdo që ra në kontakt të ngushtë me të. Ashtu siç i
rrëfeu botës me çiltërsinë më fisnike në historinë e fushatave të tij
fitimtare, të shembullit të madh dhe në strategjinë dhe udhëzimet e artit të
luftës, Gjergj Kastrioti ishte njeri i shpatës së artit të politikës, diplomacisë
e të luftës dhe fjalës.
Ishte
si një tronditje e madhe në zemrat e të gjithë dardano-arbërorëve, por edhe në
zemrat e popujve europian kur kumboi lajmi i sigurtë për vdekjen e tij më 17
Janar 1468.Nga më i vogli e deri më i vjetri apo i madhi i dardano-arbërorëve
dhe të popujve europian e ndjeu humbjen e paçmueshme, madje edhe armiqtë duhej
ta pranonin: Me vdekjen e Gjergj Kastriotit njeriu i shekullit u largua nga kjo
tokë e bekuar Dardanor-Arbërore europiane, dhe iu hap rruga pushtuesit otoman për
ta gllabëruar vendin e tij, madje edhe rreziku u shtua deri në gjithë Europën
dhe civilizimin e saj.
Jo
rastësisht sulltani nxorri fjalët si këto:"Një luan i tillë nuk do të dal
më mbi dhe kurrë.Tani Europa dhe Azia janë të miat. Mjerë Krishterimi që e humbi
shpatën dhe mburonjën e tij."
Tronditja
për vdekjen e tij ishte me të drejtë e madhe dhe e përhapur kudo. Ai kishte
qenë bartës i madhështisë, ndikimit dhe famës së Arbërisë dhe Europës. Kohët që
e pasuan e kanë bërë edhe më të dukshme humbjen që i kishte sjellë Arbërisë dhe
Europës vdekja e atij njeriu të madh, udhëheqësi të papërsëritshëm.Ai ishte
gjenerali më i madh që Dardano-Arbëria dhe Europa ka nxjerrë ndonjëherë.