Faleminderit
Nue Oroshi: Rikthimi i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja në Krujë
E hene, 02.12.2024, 06:57 PM
Rikthimi i Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Kruja në Krujë
(Fjalë e mbajtur më 24 nëntor 2024, në Krujë me
rastin e zbulimit të Monumentit të Kryeministrit të Shqipërisë Etnike Mustafa
Merlika Krujës nga Kryetari i Shoqates "Trojet e Arbrit "Nue Oroshi)
Të
nderuar pjesëmarrës,
Zonja
dhe Zotërinj,
I
nderuar Eugjen Merlika nip i Mustafa Merlika Krujës,
E
nderuara familje e gjënë Merlika,
Të
nderuar zyrtar të Bashkisë se Krujës,
Të
nderuar atdhetar dhe atdhetare nga të gjitha trojet shqiptare që keni ardhur
sot ta ndëroni firmëtarin e Pavarsisë Mustafa Merlika Krujën,
Sot
është një ditë e madhe për mbarë shqiptarinë. Është ditë e madhe se po
rikthehet firmëtari i Pavarsisë së Shqipërisë dhe Kryeminsitri i Shqipërisë
Etnike Mustafa Merlika Kruja. Mustafa Merlika Kruja se bashku me Minsitrat dhe
bashkëpuntorët e tij profesor Ernest Koliqin, Kapidan Mark Gjomarkajn, Xhevat
Korçën, Engjëll Çobën, Maliq Bushatin, Kolë Bibë Mirakajn, at Anton Harapin,
Mehdi Frashërin, Lef Nosin, Dom Zef Oroshin, Xhafër Devëën, Fiqiri Dinen,
Rexhep Mitrovicën dhe shumë e shumë të tjerë ishin faqja diellore dhe orientimi
perëndimor i politikës shqiptare.
Idenë
për vendosjen e monumentit te Mustafa Krujës e dha atdhetari dhe intelektuali
shqiptar që jeton në Amerikë Tomë Mrijaj, njeherit anëtar i kryesisë së
Shoqatës "Trojet e Arbrit" dhe Koordinator për Amerikë dhe Australi.
Ai e paraqiti këtë ide të Shoqata "Trojet e Arbrit" dhe kryesia e
shoqates e aprovoj pa asnjë hezitim.Pas aprovimit i kryem edhe procedurat
zyrtare ku falënderoj Bashkinë e Krujës për lejën e dhënë.Por një barrë shumë
të madhe për këtë vepër e barti edhe Familja Merlika ku shfrytëzoj rastin të
falënderoj Eugjen Merlikën nipin e Mustafa Krujës i cili sot e ka ditën më të
lumtur të jetës se po e qon në vënd amanetin e gjyshit të tij. Por edhe mbarë
familjen Merlika që u angazhua që ky projekt të kompletohët në të gjitha
aspektët.
Është
dashur të pritet plot 32 vite që në Shqipëri të filloj renia e mendesisë
komuniste. Edhe pse në Shqipëri ka plot 32 vite që ka ra diktatura komuniste
por që fatkeqësisht ende nuk ka ra e plotë edhe mendësia komuniste.Mendësia
komuniste është edhe më e rrezikshme se diktatura komuniste në Shqipëri dhe
trojet shqiptare. Kjo mendesi ra fillimisht në Lezhë kur në bronz u kthye
atdhetari dhe prifti i cili kur u rrezikua Shqipëria, la petkun e priftit dhe kapi
pushkën e doli iu bashkua lufëtarëve në malët e Shqipërisë dr.Monsinior Zef
Oroshi.Kjo mendesi ra edhe në Peshkopi kur u kthye në bronz zv. Komandanti i
Fuqive të armatosura kombtare Halil Alia.
Kjo
mendësi ra edhe në Klinë kur u kthye heroi Ndue Përlleshi,në Pejë kur u kthye
në bronz heroina Marie Shllaku.Kjo mendesi po bie edhe sot në Krujë se po
rikthehet në bronz burri më i madh që dha Kruja në shekullin njëzet. Por
fatkeqësia është se kjo mendesi vazhdon të mbetët ende në Shkodër dhe në shumë
qytete të tjera të Shqipërisë.Edhe sot e asaj dite Shkodra djepi i kulturës dhe
demokracisë shqiptare që dha heronj për të ardhur demokracia në Shqipëri ka
mbetur me mendësi komuniste dhe nuk po bën ballë që këshilli bashkiak dhe
Kryetari i Bashkisë aty të na jap lejën që ta vendosim monumentin e Komandantit
të Përgjithshëm të fuqive të armatosuna shqiptare Kapidan Mark Gjon Markut,
përkunder dy kërkesave që kemi bërë mbrenda tri vitesh. Kurse Prishtina veçëse
ka dhënë shenja që të na jep lejën për monumentin e profesor Ymer Berishës.
Shoqata "Trojet e Arbrit" në këto 20 vite ka mbajtur 35 sesione
shkencore dhe akademi ka botuar 30 vepra enciklopedike për nacionalizmën
shqiptare dhe ka vendosur katër monumente në këto katër vitet e fundit, duke
punuar shumë 160 intelektualë shqiptarë nga të gjitha viset etnike shqiptare
dhe mërgata atdhetare për të sjellur në vendin e duhur heronjët e Shqipërisë
Etnike.
Të
nderuar pjesëmarrës,
Unë
sot këtu para jush do ta paraqes vetëm një dokument të arkivit të Vjenës që
është një memorandum i nënshkruar nga Don Nikollë Kaçorri, Mustafa Asim Kruja,
Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani, Murad Toptani, Salih Gjuka dhe Bedri
Pejani,dërguar Mbretit dhe Perandorit të Austro-Hungarisë Franz Jozefit më 12
Nëntor 1912. Njëri ndër miqtë më të mëdhënj të kësaj periudhe kohore është edhe
Mbreti i Austro-Hungarisë Franz Jozefi i cili kishte ndihmuar dhe përkrahur pa
ndërprerë themelimin e shtetit të ri shqiptarë.Vetëm gjashtëmbëdhjetë ditë para
se të shpallej Pavarsia e Shqipërisë Imzot Nikollë Kaçorri kishte përpiluar një
Memorandum për Perandorinë dhe Mbretin e Austro - Hungarisë Franz Jozefin e I.
Memorandumi është i firmosur nga drejtuesit kryesorë të komitetit të
përgjithshëm të kryengritës së Shqipërisë së Mesme, të kryesuar nga Nikollë
Kaçorri Prift , Mustafa Asim Kruja , Rexhep Mitrovica , Fuad Toptani , Murat
Toptani , Sali Gjuka dhe Bedri Pejani. Memorandumi i është dorëzuar Konsullit
Austriak në Durrës, Rudnay i cili së bashku me memorandumin , dërgon në
Ministrinë e Jashtme në Vjenë, personalisht për Ministrin e Jashtëm Leopold
Grafen Berchtold me shënimin "shumë konfidenciale", ashtu siç shkruan
në fillim të këtij memorandum:
"Madhnisë
të Tii Franz Josefit I
Përandorit
e Mbretit të Austro – Magjarisë në Vienë
Shum
të vështira e të rrezikshëme jan këto dit per ne Shqyptarët e per nanën t´on
Shqypninë qi të kater shtetet e Ballkanve po rrâin me e perpi a me e coptue.
Na
me sâ fuqi kena mundohena edhe Përendisë i lutena qi Mbretnia jon të muisi këta
anmiq e të na prui prej sish. Por per fat të keq gjasat nuk po na duken fort të
mira, e po shohim se shum vende të kater vilajeteve të Shqypnisë, Kosovë,
Manastir, Shkodër e Janinë gjinden nden kambë të hueja. Për këtë shkak po
marrim lejen m´u sjelle kah Madhnia Jote si Përandorit të nji Përandorisë të
madhe, qi asht ma e afermia e jonë e ka piesë në Ballkan me Bosnie
–Herzegovinë, e me Ju lutun qi në çeshtjet të Ballkanve të merret parasysh edhe
Shqypnia në mënyrë qi kufitë e saj mos të përkiten e mos të shtyhen prej kerkuj
e qi Shqypnia prej katër vilajetesh permendun sipri me tre milion e sâ
Shqyptarë të bahet nji Mbretnië në vehte sikurse të tjerat shtete të Ballkanve,
në daç perse Shqyptarët jan nji kambë ma i vjetri ner këta, me nji gjuhe e me
zakone fare të veçanta, e gjaku i tyne nuk mundet me paitue kurrsesi me çdo
gjak të kombeve qi janë rreth e rrotull; në daç perse nuk do t´ishte e drejtë
humbja as voglimi i nji kombi Shqyptarë, i cilli nuk âsht aspak ma i poshtem se
kombët e tjera të Ballkanve si per numer, ashtu permendë, si per vjeften morale,
me të cillën, sado qi përnji kohe shekuish shum të gjatë kje rrahun në çdo krah
e në çdo mënyrë prej shum e shum tallazeshë politike qindroi në kombësië të vet
e në zakone të veta, por si nji shkambë i fort në mjedis detit; e kjarishtë e
diftoin edhe theroritë e mëdhaja qi Shqyptarëtë hoçën perrain, gjytetërimin, e
perparimin e Kombit të vet në këtë kohe të mrame të Tyrqëvet të Rie: në daç
edhe perse na duket se nji Mbretnië Shqyptare mban peshën jo vetem të Ballkanve
por edhe të gjith shteteve t´Europës, e sidomos në muitm´ubâa, mbas dishirit
t´on, njimbretnië e pa anë (neutre), sikurse Belgji e Svizzera. Prej gjithkë
tyne shkaqeve e arsynave na e pështesim të tanë shpresën t´one në ma të madhen
mirsinë e Madhnisë Tande per të cillën na e gjith kombi Shqyptarë ka për të
Jauditun per nderë per gjithmonë. Me shpresë të madhe qi të lutunat t´ona kam
me e bërkâ zembrën e Madhnueshme të Madhnisë Tande kemi nderjen ma të madhen me
vuë këtu duërt t´ona e m´u permendun. "Shqypnië, 12 Nanduër 1912
Te
Detyrushmit Sherbëtorë te Madhnisë s´ate Firmat Nikollë Kaçorri Prift, Mustafa
Asim Kruja, Rexhep Mitrovica, Fuad Toptani , Murad Toptani, Salih Gjuka dhe
Bedri Pejani.
Rikthimi
i Mustafa Krujës në bronz nuk është një rikthim i thjeshtë.Mustafa Kruja gjatë
shtegtimit jetësor pati shumë përplasje, shumë veshtirësi por kurrë nuk ju nda
kontributit për atdheun dhe studimeve të shumta që janë një faqe e artë e
historisë dhe kulturës shqiptare.Ai ishte intelektuali që një pjesë të mirë të
shkollimit e kreu nëpër univerisitetet e lindjes por gjithmonë mbeti
perëndimor.Ishte politikani që Shqipërinë e mori ta qeverisë më 28,748 mijë
kilometra katror dhe shëndrroj më mbi 74.000 mijë kilometra katror duke i
bashkuar Kosovën,Maqedoninë shqiptare,Malin e Zi shqiptarë,Preshevën dhe
Pazarin e Ri.E ku fatkeqësisht këto troje prapë komunistët shqiptarë ja falën
Beogradit, madje jo vetëm me nënshkrime por edhe duke luftuar me pushkë kundër
nacionalistëve shqiptarë në vitin 1945.Për këtë shqiptarët kanë vetëm një ditë
të çlirimit 28 nëntor 1912 kurse 29 nëntori nuk duhët të festohët se është dita
më e zezë e kombit shqiptar se pikërisht në këtë ditë u ndanë 70 përqind të
territorit të trojeve shqiptare nga trungu amë.
Të
gjithë ju pjesëmarrës që keni ardhur sot për ta nderuar firëmetarin e Pavarsisë
dhe Kryeministrin e Shqipërisë Etnike ju falëndëroj dhe kjo dëshmon se rrënjët
e nacionalizmës shqiptare janë shumë të thella dhe këto rrënjë nuk do të del
askush që ti shkulë në trojet shqiptare ku i thuhët bukës- bukë e ujit- ujië.
Rrnoftë vepra heroike e Mustafa Merlika Krujës!Rrnoftë Shqipëria Etnike.