Faleminderit
Enver Bytyçi: Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! (VI)
E merkure, 23.10.2024, 06:58 PM
Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! - VI
Nga
Prof. Dr. Enver Bytyçi
Qeverisja
2005-2009 shënoi suksesin më të madh të qeverisjes në Shqipëri prej shembjes së
komunizmit e deri më sot. U rritën dhe u dyfishan pagat dhe pensionet. Disa
profesione, si ai i mësuesit, të cilat ishin braktisur për shkak të pagës së
ulët, u bënë profesione tashmë të preferuara e të lakmuara. U rrit numri i
universiteteve dhe sidomos i studentëve. U frenua emigracioni dhe madje shumë
emigrantë filluan të kthehen e të investojnë në Shqipëri. Në këtë trend ndikoi
gjithashtu kriza ekonomike e financiare sidomos në Greqi e Itali, ku edhe numri
i shqiptarëve të emigruar ishte më i madh se kudo gjetkë.
Shqipëria
arriti që të shënojë tregues ekonomikë, socialë dhe të miqëqeverisjes në
mbimesataren e rajonit. Edhe besueshmëria te institucionet u rrit. Madje në
maturinë e instituteve ndërkombëtare për lumturinë, shqiptarët renditeshin në
kuota të larta. Atmosfera e përgjithshme në opinion ishte pozitive. Dhe me këta
tregues pozitivë vendi shkoi në zgjedhjet e vitit 2009. Ato u zhvilluan në
qershor të atij viti. Megjithatë Partia Demokratike e Sali Berishës nuk i fitoi
këto zgjedhje. Ajo mori 70 deputetë të parlamentit shqiptar ose 50 përqind të
tij. 70 deputetë të tjerë i morën Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për
Integrim e Ilir Metës. Një prej të zgjedhurve si deputet të LSI-së, Dritan
Prifti, deklaroi se “Nëse PD nuk e formon qeverinë për një deputet më shumë,
atëherë jam unë ai që do t’i bashkohem asaj”!
Kësisoj
lindi një mazhorancë e re, një koalicion i ri, ai midis Partisë Demokratike që
kishte gjysmën e deputetëve të kuvendit dhe LSI-së, e cila kishte 4 deputetë.
Përfaqësuesit e LSI-së iu bashkuan koalicionit qeverisës dhe e kushtëzuan atë
për një deputet. Ndërkohë morën 20 përqind të vendeve në qeveri dhe në
administratën publike. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u
emrua zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Dritan Prifti
ministër i Ekonomisë etj. Që në këtë moment filloi të tronditej parimi i
qeverisjes sipas ligjit të administratës publike. Sepse ose do të duhej të
krijoheshin vende të reja pune për përfaqësuesit e LSI-së, ose do të duhej të
largoheshin disa nga administrate publike, me qëllim që të krijohej boshllëk
për tërheqjen e përfaqësuesve të LSI-së. Ndërkaq këta përfaqësues në një masë
të caktuar sollën me vete përvojën e gabuar të abuzimit me pushtetin dhe fondet
e buxhetit të shtetit. Megjithatë në oponionin ndërkombëtar ky koalicion u
vlerësua për tolerancën e pazakontë midis së majtës e të djathtës në Shqipëri.
Për herë të parë bëheshin bashkë në qeverisje e dkjathta dhe një pjesë e së
majtës së vendit.
Ndërkohë
opozita e Partisë Socialiste me Edi Ramën filloi me agresivitet luftën
opozitare kundër qeverisë dhe institucioneve të vendit. Ajo dëshironte
shkuarjen në zgjedhje të reja dhe jo koalicionin PD-LSI. Ndaj dhe PS shpalli
mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve të qershorit 2009 dhe kërkoi hapjen e
kutive të votimit për rinumërimin e votave. Këto kërkesa u artikuluan pas
kalimit të afateve të ankimimit të rezultatit zgjedhor, atëherë kur LSI iu
bashkua në bashkëqeverisje Partisë Demokratike. Kryeminitsri Berisha u përgjigj
se “Hapja e kutive dhe rinumërimi i votive nuk mund të bëhet me marrëveshje
politike midis palëve opozitë-mazhorancë, por me vendime të gjykatës kompetente.
Dhe i kërkoi opozitës të bënte anikimim në Kolegjin Zgjedhor ose Gjykatën e
Lartë. Por ankimimi që duhej ta bënte opozita duhej shoqëruar me prova të
mjaftueshme për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare. PS e Edi
Ramës nuk donte anikimimin e procesit, sepse nuk I kishte këto prova. Thoshte
apriori se “provat gjenden në kutitë e votimit”. Pra donte të impononte një
zgjidhje politike për këtë.
Berisha
nuk u pajtua me kërkesën e Ramës. Atëherë PS dhe Edi Rama nisën protestat e
dhunshme në të gjithë Shqipërinë. Sipas statistikave, në dy vite janë zhvilluar
mbi një mijë protesta të opozitës. U dogjen goma makinash dhe u bllokuan akset
rrugore më të rëndësishme të Shqipërisë. Të gjitha me logon “Hap kutitë ose
largohu”! Ishte një aksion politik i tipit stalinist për të detyruar qeverinë e
Partisë Demokratike plus LSI për ta lëshuar pushtetin përmes presionit të
rrugës. Kjo situatë, së bashku me krizën globale ekonomike e financiare, e
rënduan gjendjen ekonomike dhe financiare të vendit. Bllokimi i akseve rrugore
dhe krijimi i atrmosferës së dhunës kudo në Shqipëri, sidomos në jug e në
Shqipërinë e Mesme, çoi në frenimin e zhvillimit ekonomik.
Ndërkaq
Partia Socialiste organizoi në maj të vitit 2010 një grevë urie. Ajo ishte me
pjesmarrje të madhe të rreth 1000 vetave dhe zgjati 20 ditë, derisa ndërhynë
autoritetet ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës. Në fund europianët organizuan
një takim dhe bisedë me dy liderët shqiptarë, kryeministrin Berisha dhe
kryeopozitarin, Edi Rama, në një restorant me emrin “Krokodili” në Strasburg.
Nuk dihet se për çfarë u morën vesh dy liderët politikë të vendit në atë darkë
pune e bisedimesh. Por për disa muaj situata erdhi në qetësi dhe protestat e
socialistëve u rralluan. Sigurisht për t’u përshkallëzuar në fundin e vitit
2010.
Më
25 dhjetor të vitit 2010 shqiptarët filluan lëvizjen e lirë pa viza në vendet e
Shengenit të Bashkimit Europian. Vendimi ishte marrë muaj më parë. Pas marrjes
së këtij vendimi opozita e socialistëve të Ramës rifilloi konfliktin politik dhe
nxiti sërishmi akte dhunë kundër qeverisjes së Sali Berishës. Në dhjetor të
atij viti u publikua një video e manipuluar, me të cilën akuzohej
zv.kryeministri dhe ministër i Ekonomisë, Ilir Meta, për korrupsion prej 700
mijë eurosh. Videoja iu dha Edi Ramës nga ana e bashkëpunëtorit të afërt të
Metës, Dritan Prifti. Në variantin e parë të videos ishte montuar edhe një
fjali, me të cilën involvohej në korrupsion Liri Berisha, me qëllim që të
përfshihej kështu e medoemos familja e
kyeministrit në këtë histori. Por më pas u tërhoq variant i parë dhe u hoq
pasazhi që kishte të bënte me gruan e Doktorit.
Bazuar
në montimin e asaj video të manipuluar Partia Socialistë mobilizoi militantët e
saj si dhe qytetarët për një protestë masive të caktuar për datën 21 janar
2011. Protesta u shoqërua me paralajmërime dhe kërcënime për dhunë nga ana e
lidershipit socialist. Edi Rama deklaroi një ditë para protestës se “Ju
(institucionet e shtetit – qeveria) do të kaloni mbi trupat tanë”!
Ndërkohë
që bashkëpunëtori i tij i afërt, Spartak Ngjela, deklaroi se “nuk është asgjë
nëse vriten edhe 30 apo 300 veta” për rikthimin e demokracisë”! Dukej qartë se
protesta do të ishte e dhunshme. Në fakt ashtu ndodhi. Diku rreth orës 14 të
drekës filloi grumbullimi i protestuesve. Mbaj mend te fillimi i Rrugës së
Durrësit që del në Sheshin Skënderbej të ishin mijëra demonstrues që vinin nga
Kamza dhe Bathorja, të cilëve u printe N.D. Shumica ishin me mjete të forta në
duar, drinj, gurë etj. Dukeshin qartë se ishin përgatitur etshëm për dhunë.
Dhuna u injektua jo vetëm në fjalimet e deklaratat e liderëve të opozitës, por
edhe me forma të tjera të paligjjshme. Jam I bindur se N.D është penduar për
aktet e dhunës së asaj dite, sepse edhe më i moderuari i Partisë Socialiste do
t’i bindej asaj atmosfere të dhunshme të asaj dite.
Prej
këtij momenti e deri pak pas orës 16.00, pra për dy orë radhazi, policia e
shtetit e bërë gardh te kryeministria u godit me të gjitha mjetet e mundshme,
me qëllim që të çahej korrdoni dhe turma të hynte në kryeministri. Një makinë
veturë u fut përmes turmës dhe ngeli në ganxhat e portës së hyrjes për në
oborrin e kryeministrisë. Erion Veliaj ngjyrosi me bojë të kuqe një protestues
dhe e reklamoi para kamerave si të plagosur nga ana e forcave të rendit. Askush
nuk e thirri zotin Veliaj të jepte shpjegime për këtë akt të regjistruar nga
kamerat televizive të shumta. Ndërkohë, sapo situata filloi të qetësohej, pak
pas orës 16.00, u dëgjuan krisma. Ishte momenti kur demonastruesit kishin
filluar të largoheshin e bashkë me ta për pak kohë u zhdukën edhe policët në
ruajtje të kryeministrisë. Nga krismat e armëve u vranë tre demonstrues dhe u
plagosën disa të tjerë. Për dy viktima prokuroria ka provuar se plumbat erdhën
nga njësia e zjarrit e Gardës së Republikës. Më vonë ndërroi jetë edhe një nga
të plagosurit dhe numri i viktima shkoi në katër protestues. Kur ra mbrëmja,
protestuesit u shpërndanë nga ana e policisë.
Viktimat
e asaj dite e shënuan këtë protestë në kalendarin historik të protestave dhe
ngjarjeve të Shqipërisë si një njollë. Në fund të fundit u vranë katër
protestues, pra katër qytetarë, të cilët, nëse shteti nuk i vrau, ai e kishte
për detyrë t’i mbronte. Më e pakta mbetet të thuhet se strukturat e shtetit u
treguan të paafta. Sidomos policia dhe SHISH. Ata duhej t’i kishin zbuluar të
gjithë skenarët, duhej të parashikonin gjithçka dhe duhej të mbronin çdo jetë
njeriu. Ndërsa polemikat menjëherë në ato orë të vona të datës 21 janar 2011
midis kryeministrit Berisha, kryeprokurores, Ina Rama dhe presidentit të vendit,
Bamir Topi, ishin të ashpra. Bamir Topi e quajti protestën një “ngjarje në
bulevard”! Ina Rama urdhëroi arrestimin e të gjithë zingjirit të Gardës së
Republikës, ende pa monitotuar vendin e ngjarjes ku humbën jetën protestuesit.
Sali Berisha lëshoi gojën, duke përdorur një fjalë fyese për kryeprokuroren.
Dukej
qartë se presidenti dhe kryeprokurorja kishin bërë pakt me kreun e opozitës,
njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ata të dy morën në
mbrojtje dhunën e ushtruar kundër policisë dhe gardës dhe sulmuan
kryeministrin, policinë dhe qeverinë. Madje ende pa përfunduar protesta tejet e
dhunshme e opozitës. Berisha besoi se po përballej me një skenar të
parapërgatitur. Megjithatë gaboi kur lëshoi gojën ndaj Ina Ramës, duke e
quajtur atë “prostitutë e bulevardit”. Thashë se fjalën bulevard e solli në
diskurs presidenti Topi para kryeministrit Berisha.
Gjithësesi
u arrestua komandanti i Gardës së Republikës dhe tre ose katër gardistë të
tjerë. Midis tyre edhe shefi i grupit të zjarrit, Agron Malaj. Këta u dënuan më
vonë nga ana e gjykatës me disa vite heqje lirie. Por komandanti Malaj, sapo
doli nga burgu iu bashkua Partisë Socialiste, e cila organizoi protestën e
dhunshme të 21 janarit 2011. Më pas u bë kryetar i Degës së kësaj partie në Mat
dhe sot është kryetar i Bashkisë së Matit, duke përfaqësuar partinë, e cila
pretendon se ky komandanti “me urdhër të Sali Berishës” ka vrarë katër
militantët e Partisë Socialiste para gati 24 viteve. Askush nuk ka investiguar
se si është e mundur që gardisti, komandant edhe i grupit të zjarrit të asaj
dite vrasjesh, pas daljes nga burgu të arrinte që me ndihmën e Edi Ramës të
bëhej kryetar i Bashkisë së Matit?!
Pavarësisht
kësaj PS dhe Edi Rama e shfrytëzuan atë ngjarje për të akuzuar së paku
politikisht Partinë Demokratike dhe kryeministrin Sali Berisha. Dhe askush nuk
ka dashur të vejë re se që nga ajo ditë e deri më sot, asnjëherë nuk është
sulmuar për këtë ngjarje ish-ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim basha, i
cili udhëhoqi operacionin policor e të Gardës për mbrojtjen e institucionit të
kryeministrisë. Kanë ngelur gjithashtu pa përgjigje disa enigma dhe dilema: -
Çfarë interesi kishte qeveria dhe kryeministri të vrisnin protestuesit pasi që
protesta po shuhej?! Nëse ishin të interesuar për viktima, pse nuk u përdorën
armët në kulmin e dhunës që protestuesit ushtruan kundër godinës së
kryeministrisë?! A mos vallë kreu i opozitës veproi e urdhëroi vënien në veprim
të skenarit të vrasjeve kur pa që protesta po dështonte?! Nesë ajo protest
mbyllej pa viktima, humbësja e madhe e kohës do të ishte Partia Socialiste në
opozitë dhe përfituesja më e madhe do të ishte qeveria e zotit Berisha. Pse
duhej që qeveria, garda ose kushdo tjetër në momentin kur e fituan betejën me
opozitën, t’i jepnin asaj trofenë e fitores së humbur?!
Prokuroria
dhe gjykata hetuan nagjrjen në themel, por asnjëherë nuk hetuan organizatorët e
dhunës së protestës. As ata që e paralajmëruan dhunën në ekranet e
televizionit, pra Edi Ramën, Spartak Ngjelën etj. Nuk hetuan dhe nuk tentuan të
hetonin telefonatat midis aktorëve të organizimit të protestës e të disa
gazetarëve të ngujuar te dy kullat e bulevardit. Hetimi ishte i njëanshëm, ndaj
nuk çoi në zbulimin e plotë të ngjarjes. Megjithatë përgjegjësia shtetërore për
viktimat duhej nxjerrë. Kjo përgjegjësi nuk u provua të jetë penale, por
gjithësesi është morale. Ndaj dhe ministri i Brendshëm i kohës duhej të
dorëhiqej, pavarësisht se opozita kërkoi dorëheqjen e kryeministrit e jo edhe
të ministrit përgjegjës. Nuk ndodhi për shkak të frikës se mazhoranca e
drejtuar nga Sali Berisha do të humbiste kapital politik dhe rrjedhimisht po
pranonte se është fajtore në vrasjen e katër qytetarëve në protestë.
Një
ditë më pas Berisha deklaroi se në mesin e javës së ardhshme do të organizonte
një miting reagues kundër kësaj politike të opozitës dhe kurthit të organizuar
midis kryetar opozite-president-kryeprokuror kundër qeverisë. Ndërkohë Rama tha
se një javë më pas do të bënte të njëjtën gjë. Edhe ai do të organizonte një
protest të dytë. Ndërhynë përfaqësuesit diplomatikë amerikanë për të ndaluar
organizimin e këtyre dy mitingjeve, nga frika se vendi mund të shkonte në një
përplasje civile. Ambasadori amerikan, Arvizu, bisedoi fillimisht me
kryeministrin Berisha dhe kur mori premtimin e tij për anullimin e mitingut të
së mërkurës, e quajti atë “Burrë shteti”! Nuk e dimë se çfarë ndodhi në takimin
me Edi Ramën, por edhe mitingu i Ramës nuk ndodhi kurrë. Disa javë më vonë kreu
i opozitës, zoti Rama, udhëtoi për në Uashington dhe kur u kthye prej andej
deklasoi “Kurrë më 21 janar 2011”! Diçka kishte ndodhur. Një heqje veshi në
DASH ishte bërë. E pakta kjo duhet menduar.
Pas
afër pesë muajsh u zhvilluan zgjedhjet lokale. Lulzim basha nga Partia
Demokratike u vu përballë Edi Ramës dhe për pak vota e fitoi garën elektorale,
duke u kurorëzuar në krye të Bashkisë së Tiranës e duke mundur Edi Ramën. Unë
besoj se ishte kalkulim kjo rrokadë, në mos një shpërblim për shërbime të
panjohura në rastin e 21 janarit të atij viti. Më e pakta ishte kalkulim, sepse
po i jepej PD-së bashkia, me qëllim që t’i merrej pas dy vitesh qeverisja. Dhe
kështu ndodhi. Në qershor 2013 u bë rotacioni nga Partia Demokratike te
koalcioni Partia Socialiste plus Lëvizja Soialiste për Integrim. Më 1 prill
2013 u nënshkrua në Shkodër në prani të ish-presidentit të Serbisë, Boris
Tadiq, marrëveshja midis Edi Ramës dhe Ilir Metës për koalicion në zgjedhje dhe
bashkëqeverisje. Para dy vitesh ndodhi 21 janari për shkak të një blloku që Edi
Rama e publikoi për ta akuzuar Ilir Metën për korrupsion me 700 mijë euro. Pas
dy vitesh ata u bënë bashkë për ta mundur Partinë Demokratike të Sali Berishës.
Paradokse shqiptare, si çdo herë tjetër.
Vijon...