Faleminderit
Flora Sela - Kastrati: Nënë Tereza mes tri shesheve erdhi në Atdheun e të parëve
E shtune, 28.12.2024, 07:01 PM
NËNË TEREZA MES TRI SHESHEVE
ERDHI
NË ATDHEUN E TË PARËVE
NGA
FLORA KASTRATI – SELA
Pak biografi
Anjezë
Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit
1910 dhe iku nga mesi ynë më 5 shtator 1997 -të në Kalkuta, (Indi). Ishte
humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse më 19
tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.
Nënë
Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill
Clinton është shprehur në qershor të vitit 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo
qe më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe, tani ndihem shumë krenar që plotësova
një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.
Vendlindja:
Shkupi i Shqipërisë pushtuar prej Perandorisë osmane, sot Ish Republika
Jugosllave e Maqedonisë, më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua
në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm dom Zef Ramaj, ditë
të cilën ajo e llogariste si datëlindjen e saj. Gonxhja ishte fëmija i tretë i
Kolë Bojaxhiut me origjinë nga Rrethi i Shkodres dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri
i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Kola dhe Drania patën 5 fëmijë,
dy nga të cilët u vdiqën në fëmijërinë e hershme.
Frikë
të madhe kishte nënë Drania se, mos Gonxhja i vdiste menjëherë pas lindjes. Sepse,
me trup dhe shëndet dukej e dobët. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër.
Vëllai quhej Lazër Bojaxhiu dhe studioi në Grac të Austrisë në Akademinë
Ushtarake, por për shkaqe politike emigroi qysh herët në Itali, kurse motra
quhej Age Bojaxhiu. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij
artistë dhe patriotë shqiptarë. Shkupi i merret Shqipërisë me 1 Janar 1918 në
bazë të traktatit të Versajës. I ati, që ishte i përfshirë në lëvizjet politike
të asaj kohe, nacionaliste shqiptare vdes në vitin 1919, kur ajo ishte 8 vjeçe,
ende fëmij.
Gonxhja
mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku poashtu e kreu dhe
gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre:
të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të
luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Nënë
Tereza u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë.
Që, nga ajo dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. Më 12
shtator 1928, Gonxhja kishte shkruar këtë letër
drejtuar tezes së saj:
“Shkup,
12. 09. 1928. E dashura Teze Lis! Më 26 të këtij muaji po nisem prej Shkupit.
S’po mund mos me ju shkrue dy tri rreshta për juve. Lamtumirë, e dëshiroj që
Zoti t’ju nap gjithshka që ju dëshron zemra. Dua t’ju fal gjanat ma të
përzemërta, Gonxhja”.
Momenti,
kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej
me të vëllanë, Lazrin. E, nëna Drania dhe motra Age, shkuan në atdhe, në
Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore. Nënë Tereza u vendos në Kalkuta
(Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së
vajzave. “Nënë Tereza e Kalkutës” u quajt kur themeloi urdhrin “Misionaret e
Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të
Kalkutës, Indisë dhe gjithë botës.
Në
vitin 1979, kur mori Çmimin Nobel për Paqe, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza
ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi
prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka
mohuar origjinën e saj shqiptare. Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë
dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas
fitimit të çmimit Nobel me 1979 dhe lutja në shqip transmetuar nga Zëri i
Amerikës me 17 qershor 1978. Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një
nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte. Ajo
deklaroi:
“Kam
lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të
gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin
Shqipëri”.
Asaj
kohe, Shqipëria heshtëte. Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë nuk i
kishte dhënë vizë nobelistes së ardhshme as sa për të parë nënën e saj që
jetonte në Tiranë, as për te marrë pjesë në varrimin e saj më 1974, as për të
parë varrin. Madje, këtë vizë nuk ia dhanë as kur fama e saj kishte marrë dhenë
në të katër anët e botës deri në fillim të viteve ’90. Shqiptarja trupvogël
ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500
fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213
dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në
54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20
shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë
shifrat e mesit të viteve ’80. Deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj
dite shifrat kanë ndryshuar shumë.
Ish
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Ronald Reagan e shpërbleu Nënë Terezën me
çmimin Medal of Freedom 1985.
Nënë
Tereza nuk qe ndonjë perëndeshë dhe me të mund të fliste çdonjëri. Madje, ajo
kishte edhe adresë të saktë: një godinë ngjyrë hiri në Bose Road, të ndërtuar
në një lagje të zhurmshme dhe çjerrëse, të stërmbushur me njerëz, e cila vlonte
nga çajbërësit, shitësit dhe tregtarë të tjerë të pjesëve më të ndryshme
këmbyese si dhe lëngështrydhësit. Këtu, mu në qendër të Kalkutës shtrihej
shtabi i përgjithshëm i Rregullit, “Shtëpia e Nënës”, pranë portës të së cilës
qe vendosur një tabelë druri ku shkruante: “Mother Teresa. IN/OUT”.
Shtëpinë
e Nënë Terezës e kanë vizituar personalitete si mbretëresha e Britanisë, ish
presidentët e Shteteve të Bashkuara George Bush e Jimmy Carter, Yasser Arafati,
princesha Diana e shumë të tjerë. Nënë Tereza ka qenë mjaft bujare, humane e zemërgjerë
dhe këto janë karakteristikat që do ta bëjnë të jetojë përgjithmonë në zemrat e
gjithë njerëzve, sidomos në zemrat e shqiptarëve.
Nënë Tereza ka shkruar
edhe poezi
Kur
ishte e re, jo vetëm ka folur në vende publike, por ka shkruar edhe poezi në
gjuhën shqipe. Për shembull poezinë e mëposhtme e ka shkruar kur ishte 22 vjeçe
gjatë rrugës për në Indi. Sot kemi një dëshmi të Nënë Terezës që flet shqip më
1988, në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe:
DUA TË KTHEHEM NË SHQIPËRI
Si shumë po vepron Qoftëlargu në anët tona !
12 shtatore me figura shenjtësh
do të doja të kisha në Shqiperi,
patjetër dhe në Kosovë 12 të tjera,
të luteshin murgeshat e mia
per të larguar të keqen
nga atdheu im.
Dua të kthehem në SHQIPËRI,
t’u sherbej
me të varfërve të gjakut tim.
Dhe në nderim
të kujtimit të prindërve dua të kthehem,
pranë tyre të mbyllë sytë.
ta dimë,
secili nga ne është krijuar për të bërë vepra të mëdha.
27 gusht 1997
pak dite para vdekjes. Ikja nga kjo Bote.
Nënë
Terezës, për të ardhur në Shqipëri iu desh të dërgonte tri letra. Ajo i kishte
dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëniet me Jashtë, por nuk
mori kurrë përgjigje. Ja, sesi e shpjegon Lolja letrën e të madhes Nëna Terezë
dërguar Presidentit të Republikës në vitin 1989, të cilit i theksonte se: “për
60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, që është edhe një
fakt se ajo e konsideronte Shqipërinë atdheun e saj. Më në fund, e para
pasaportë (për këtë rast ishte diplomatike) e dhënë për nënshtetas të huaj me
origjinë shqiptare iu dha pikërisht Nënë Terezes, e cila vizitoi Shqipërinë më
1989. Nënë Tereza kishte gjithashtu pasaportë nga India, Vatikani, Britania e
Madhe dhe Italia. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E
pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam Nënën dhe
motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e
unë do te jem vetë aty”. Kur mori çmimin Nobel në vitin 1979, amerikanët i
ofruan nënshtetësinë amerikane dhe pasaportën, por ajo nuk pranoi.
Nënë
Tereza, tha: “Me gjak, unë jam Shqiptare, me shtetësi, jam Indiane, me besim,
unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës. Për
nga zemra ime, unë i përkas plotësisht Zemrës së Jezusit.”
Në
vitin e 1982, në kulmin e Rrethimit të Beirutit, Nënë Tereza shpëtoi 37 fëmijë
të bllokuar në një spital ushtarak duke ndërmjetësuar një armëpushim të
përkohshëm ndërmjet ushtrisë Israelite dhe guerilëve palestinez. E shoqëruar
nga punëtorët e Kryqit të Kuq, ajo udhëtoi përmes zonës së luftës deri tek
spitali i shkatërruar për të zhvendosur pacientët e rinj.
Evropa
Lindore, kur pati një rritje në sinqeritet në fund të viteve 1980, ajo i zgjëroi
përkpjekjet e saj në vendet komuniste që më parë kanë refuzuar Misionarët e
Bamirësisë, duke u përfshirë në shumë projekte. Ajo nuk u tremb nga kritikat
për qëndrimin e saj kundër abortit dhe divorcit duke thenë, “ Pavarësisht kush
thotë çfarë, ti duhet ta pranosh atë me një buzëqeshje dhe të bësh punën
tënde.” Ajo e vizitoi Republikën Sovietike të Armenisë pas tërmetit të vitit
1988, dhe u takua me Nikolai Ryzhkov, Kryetari i Këshillit të Ministrave.
Nënë
Tereza udhëtoi për të ndihmuar dhe shërbyer të uriturve në Etiopi, viktimave të
rrezatimit në Cernobill, dhe viktimave të tërmetit në Armeni. Në 1991, Nënë
Tereza kthehet për herë të parë në vendlindjen e saj dhe hapi shtëpinë e
Vëllezërve Misionarë të Bamirësisë në Tirane, Shqipëri. Deri më 1996, Nënë
Tereza ishte duke punuar në 517 misione në më shumë se 100 vende. Gjatë viteve,
Bamirësia e Misionarëve të Nënë Terezës u zgjërua nga dymbëdhjetë në mijëra
persona që u shërbejnë “me të varfërve nga të varfërit” në 450 qendra në mbarë
botën. Shtëpia e parë e Misionarëve të Bamirësisë në Shtetet e Bashkuara ishte
themeluar në Bronksin e Jugut, Nju Jork; deri më 1984 asambleja punonte në 19
institucione gjatë gjithë vendit. Nënë Tereza fliste rrjedhshëm 5 gjuhë :
Bengalisht, Shqip, Serbisht, Anglisht dhe Hindishte.
Nënë
Tereza vuajti një sulm në zemër në vitin 1983 përderisa vizitonte Papa John
Paulin II. Pas një sulmi të dytë në vitin 1989, ajo mori një stimulues kardiak
artificial. Në 1991, pas një beteje me pneunomine derisa ishte në Meksikë, ajo
vuajti edhe me probleme të tjera të zemrës. Ajo ofroi ta lë pozicionin e saj si
kryetare e Misionarëve të Bamirësisë, por motrat e asamblesë, në një votim
sekret votuan që ajo të qëndronte. Nënë Tereza pranoi të vazhdonte punën e saj
si kryetare e asamblesë.
Në
prill të vitit 1996, Nënë Tereza u rrëzua dhe theu kockën e qafës. Në Gusht ajo
vuajti nga malaria dhe dështimi i barkushe të majtë të zemrës. Ajo pati një
operim të zemrës por ishte e qarte se shëndeti i saj ishte duke rënë.
Kryepeshkopi i Kalkutës, Henry Sebastian D’Souza, tha se kishte urdhëruar një
prift për të përformuar një eksorcizëm mbi Nënë Terezën me lejen e saj kur ajo
u shtrua në spital me problem kardiake, sepse mendonte se ajo ishte nën sulmin
e djallit.
Në
13 Mars 1997, ajo la pozitën e kryetares së Misionarëve të Bamirësisë. Ndërroi
jetë më 5 Shtator të vitit 1997.
Në
kohën e ikjes së saj nga kjo jetë, Misionarë të Bamirësisë së Nënë Terezës pati
mbi 4,000 motra, dhe një vëllazëri prej 300 anëtarësh, duke punuar në 610
misione në 123 vende. Këto përfshinin bujtina dhe shtëpi për njerëzit me
HIV/AIDS, me lebrozë dhe tuberkulozë, kuzhina supe, programe këshillimi për
fëmijë dhe familje, ndihmës personal, jetimore dhe shkolla. Misionaret e
Bamirësisë u ndihmuan edhe nga bashkë-punëtorët, të cilët ishin mbi 1 milion
deri me 1990.
Nënë
Tereza u prehë në Shën Tomas, Kalkutë për një javë para funeralit të saj, në
Shtator 1997. Asaj iu dha funeral shetëror nga qeveria Indiane në shenjë
falenderimi për shërbimin e saj për të varfërit e të gjitha feve në Indi. Ikja
e saj nga kjo jetë u vajtua në komunitete laike dhe fetare. Nawaz Sharif,
kryeminstri i Pakistanit tha se ajo ishe një: “një idivid i rrallë dhe unik që kishte
jetuar për qëllime më të mëdha. Përkushtimi i saj i përjetshëm për t’u kujdesur
për të varfurit, të sëmurët dhe të pafatë ishe një ndër shembujt më të lartë të
shërbimit për humanizmin tonë.” Ish Sekretari- Gjeneral i KB Javier Pérez de
Cuéllar tha: “Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqe në botë.”
Nënë
Tereza u bë një nga urat ndërlidhëse të njohjes së shqiptarëve në botë. Bill
Clinton është shprehur në qershor 2002: “Nënë Tereza, ishte e para Ajo qe më
bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe, tani ndihem shumë krenare që plotësova një
detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. Por origjina shqiptare nuk
duhet absolutizuar. Duke qenë shqiptare Nënë Tereza nuk i përket vetëm
Shqipërisë, guacka etnike do ta kufizonte. Gonxhja u bë qytetarja e botës, e
popujve, feve dhe e qytetërimeve. Në vitin 1950, ajo themeloi urdhrin e saj të
murgeshave të quajtur Misionaret e Bëmirësisë që i shërbejnë tërësisht të
varfërve. Shqiptarja trupvogël ishte kthyer në një legjendë të gjallë. Vetëm
sipas të dhënave te vitit 1980, ajo ishte kujdestare e 7500 fëmijëve në 60 shkolla,
mjekonte 960 000 të sëmurë në 213 spitale, ishte e vetmja në botë që trajtonte
47 000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3 400 pleq te braktisur
e të lënë rrugëve në 20 shtëpi pleqsh dhe kishte birësuar 160 fëmijë jetimë.
Ndër
titujt që i janë dhënë Nënë Terezës përmenden: Pamada Shir; Gjoni XXIII për
Paqe, të cilën ia dorëzoi personalisht Papa Pali VI; Samaritani i Mirë, në
Boston; Shpërblimi Ndërkombëtar John Kennedy, në Uashington; Nëna e të Gjitha
Nënave, Balzan; Çmimi Nobel për Paqen; Medalja e
Lirisë, shperblimi më i lartë amerikan; Medalja e Paqes, shpërblimi më i lartë
i Rusisë; etj.
Vitin
e 05 shtatorit 1997 -të bota mësoi se Nënë Tereza (Angel of Mercy) ndërroi jetë
në moshën 87 vjeçare duke lënë pas vetes dashuri.
Ndërkohë,
në Maqedoni botohet një monografi që paraqet Nënë Terezën si “maqedonase”!
Sipas gazetës Washington Post, 16 tetor 2003, deklarohet qartë se Nënë Tereza
ka lindur në Shkup në kohën kur nuk kishte FYROM dhe Shkupi ishte qytet i Perandorisë
otomane. Mëtej, rikujtohet fjala e Nënë Terezës qe sipas gjakut ajo është
shqiptare. Në librin e Kathryn Spink të përkthyer në gjermanisht, biografi që
është e autorizuar nga Nënë Tereza, thuhet se babai i Nënë Terezës ishte një
nacionalist shqiptar i cili angazhohej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe, për këtë ai kishte shkuar në Beograd tok me
konsullin italian. Kishte shkuar atje, me një shëndet shumë të mirë dhe u kthye
prapa i shtrirë për vdekje. Babai i
kishte 45 vjet kur vdiq. Mjeku dhe anëtarët e familjes ishin të bindur se
Nikola ishte helmuar në Beograd.
Padyshim,
janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të madhen Nëna
Terezë, por të gjitha flasin të vërtetën se ajo ishte shqiptare, siç e ka
deklaruar edhe vetë për së gjalli.
Himni i dashurisë dhe
dhembshurisë për njerëzit
Vepra
e saj madhështore është himni i dashurisë dhe dhembshurisë për njerëzit e
vetmuar, të margjinalizuar, të pashkolluar, të braktisur nga shoqëria. Po të ndjekësh
thënien e Nënë Terezës, aty gjen jo
vetëm gjithë dashurinë dhe gjithë dhemebshurinë,
që qenia njerëzore duhet të transpetojë nëpër botë. Çdo gjë që ajo ka bërë në
jetën e saj, e ka bërë të madhe këtë grua të vogël, të brishtë, ka bërë të madh
emrin e shqiptarëve, ka bërë krenar emrin e Shqipërisë në botë.
Nënë Tereza është shqiptarja që moti i
kaloi kafijt politik mes shteteve. Shkupi e lindi dhe e rriti me shumë halle,
ia hapi krah më krah dyert e botës. Edhe atë: atje, ku e donte nevoja dhe
kishte më së shumti nevojë për dashuri njerëzimi. Nëna e Madhe, mijëra fëmijëve
të botës, u dha jetë, i mori për dore, i lumturoi mes mureve të kohës plot
urrejte e luftëra. I nxorri në jetë nga bataku që dita - ditës po fundosej
njerëzimi. Shkak ky, që sot e gjithë bota e nderon dhe e pranon si bijë të
veten këtë humanitare. Emrin e saj, sot e ke nëpër shumë shkolla, rrugë
institucione. Edhe spitale kudo nëpër botë. E nderon bota, e nderon populli që
e lindi këtë Nënëmadhe të shenjtë. Dita - ditës, emri i saj ende rroket fytas
me varfërinë dhe të keqen që e ngulfat botën përparimtare.
Vërtet, iku fizikisht nga mesi ynë, po jo
edhe nga lufta e shenjtë në shërbim të Zotit e mbarë njerëzimit, e nesërmja, që
do ta përqafojë patjetër mbarë botën. E them këtë se, Nënë Tereza gjithë jetën qe
në shërbim të Zotit, mbarë njerëzimit. Botës i dha shpirtin e dashurisë e jo të
urrejtjes. Vepra e saj humanitare hyri në çdo shtëpi. Përmbi të gjitha, kjo
bijë shqiptare nuk e harroi as edhe popullin e vet heroik e paqëdashës që e
solli në jetë. Në emër të tij kudo që shkonte nëpër botë përhapte dashuri dhe i
lutej Zotit ta shpëtoj nga lufta. E dinte, se lufta nuk i duhej njerëzimit, po
dashuria. Edhe pse e dinte se: Liria fitohet me luftë. Koha, është t’ia zgjasim
dorën njëri - tjetrit, atëherë kur ka më së shumti nevojë për paqe. Bota ka
nevojë për dashuri dhe jo për luftë. Thoshte, kudo që shkelte këmba e kësaj
Nënëmadheje shenjëtore.
Duar të shumta zgjateshin për ndihmë drejtë
kësaj Nëne të botës. E thirrnin sa herë që kishin nevojë për dashuri e paqe. E
ajo me vitet e pleqërisë në shpinë nuk pritonte fare, ecte derë më derë duke
shpërndarë dashuri dhe paqe për mbarë njerëzimin. E hapte zemrën përpara këtyre
nevojtarëve skamnorë, ua mbushte jetën plo me dashuri.
Arasyeja, përse interesohen njerëzit bashkëkohorë të
shekulli XXI për një grua të shenjtë të shekullit XX, të cilën kurrë nuk e kanë
takuar personalisht? Çfarë duhet të jetë aq interesante dhe entuziazmuese në
epokën tonë hektike, dinamike, nxituese nga moda në modë për një murgeshë, e
cila vërejtjes dashakeqe të një kritiku, se ajo me teologjinë e saj qenka 200
vjet pas, i është përgjigjur buzagaz: “Jo, 2000 vjet!”?
Nënë Tereza nuk e vendoste kurrë veten në qendër të
vëmendjes. Megjithatë, kur këtë e bënin të tjerët - dhe kjo ishte praktikisht
një gjendje e përhershme pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqe në vitin 1979 -të,
atëherë ajo e shfrytëzonte rastin, që nëpërmjet të vetvetes t’i referohej
Krishtit. Nga anë të ndryshme ka pasur dhe vazhdon të ketë një kakarisje më
shumë nacionale se sa katolike, se e kujt është Nënë Tereza. Ajo vetë me siguri
se nuk do ta kishte dëshiruar një gjë të tillë, ndonëse nuk i mohonte rrënjët e
saj. Njëra nga thëniet e rralla të Nënë Terezës për vetveten thoshte: “Kam
lindur shqiptare, ndërsa sot jam shtetase e Indisë. Gjithashtu jam një murgeshë
katolike. Sa i përket punës time, i përkas mbarë botës, por në zemrën time i
përkas vetëm Krishtit.” Me këtë janë qartësuar edhe rrethanat e pronësisë të
nënshtetësisë shqiptare.
Realiteti: ajo nuk kishte të përbashkët vetëm qindra
rrudhat dhe rrudhëzat në fytyrë, por edhe disa tipare të caktuara të
gjeneratës. Nënë Tereza ishte e rreptë dhe e disiplinuar ndaj vetvetes,
njëkohësisht shpirtmirë, e kujdesshme dhe e durueshme deri në ekstrem kundruall
të tjerëve. I kishte edhe buzët e vogla, të mpira të të shumë njerëzve të thyer
në moshë, të cilat nganjëherë, sipas situatës, i rrudhoste përpara kamerave
televizive: rast që ajo e përkulte paksa kokën anësh dhe i dëgjonte me një dozë
të hollë skepticizmi vizitorët e saj - megjithatë, gjithmonë me vëmendje të
madhe.
Nënë Tereza, për shkak të mungesës së kohës, të mos
mundte t’i këndonte novenat për nëntë ditë radhazi, prandaj dhe e kishte sajuar
këtë farë “Quick Novene”.
Një “Memorare” përmban tekstin si në vijim:
“Kujtohu, o e shtrenjta Shën Mëri, ende askush nuk ka
dëgjuar, se Ti nuk ia ke shtrirë dorën atij, i cili ka kërkuar ndihmë nga Ti. I
pushtuar nga ky besim, unë nxitoj te Ti, o e shtrenjta Shën Mëri, nëna jonë.
Unë vij te Ti dhe qëndroj përpara Teje duke psherëtirë si mëkatarë. O nëna e
fjalës së përjetshme, mos i refuzo fjalët e mia, por më dëgjo me mirësi mua të
mjerin. Amen”
Përkushtimin e tërësishëm për ta përkujtuar të Nënë
Terezës ndaj më të varfërve, fillimisht duhet ditur për përjetimin qëndror të
misionit të saj: Në vitin 1928 –të, ajo iu bashkua familjes së murgeshave
Loreto në Dublin, që të shkojë si misionare në Indi. Në fillim të vitit 1929
–të, ajo e filloi noviciatin në Darjeeling, në veri të Indisë. Qyteti shtrihet
rrëzë Himalajeve në një lartësi mbidetare prej 2000 metrash. Vitin e 1931 Nënë
Tereza e dha betimin e saj të përkohshëm, kurse në vitin 1937 betimin e saj të
shenjtë të përjetshëm. Zë, që ajo ka qenë për një dekadë e gjysmë murgeshë,
patjetër se ka synuar një jetë shenjtërie dhe për ta arritur qëllimin, është
munduar të bëjë gjithçka të nevojshme për njerëzimin. Megjithatë, më 10 shtator
1946 ajo, gjatë një udhëtimi me tren për tek ushtrimet e përvitshme
shpirtërore, pati një përjetim vendimtar.
Ngjarja ka ndodhur si më poshtë: Nënë Tereza ishte nisur
përsëri në rrugë për në Darjeeling në Bengalin Perëndimor, ku e kishte kryer
noviciatin e saj. Rrugës për në stacionin hekurudhor të Kalkutës ajo i kishte
parë varfanjakët e shumtë, sepse që nga kryengritja e fundit shumë regjione të
vendit kishin rënë në një mjerim të papërshkruar. Gati në çdo stacion, ku
ndalej treni i mbushur përplot me njerëz, syri t’i zinte gjithkund pasojat nga
trazirat: Masa njerëzish në mjerim.
Gjatë udhëtimit të gjatë me tren ajo e dëgjoi në zemrën e
saj açik fjalën e Krishtit: “I thirst!” (Kam etje). Këtë ajo e kishte dëgjuar
me një intensitet shumë të fuqishëm dhe në zemrën e saj e kishte ndier
dashurinë e madhe të Zotit për të. Më vonë ajo do të shkruajë: “Kjo është hera
e parë, që etja e Krishtit shpallet në mënyrë të veçantë.” (This is the first
time, that the thirst of Jesus is being proclaimed.) Kjo fjalë “I thirst” (kam
etje) në Ungjillin e Johanit është fjala e parafundit, të cilën e ka thënë
Krishti përpara se të vdiste i ngujuar në kryq: “Pastaj, pasi Krishti e dinte,
se ishte përmbaruar gjithçka, ai tha, me qëllim që të përmbushej Shkrimi: Kam
etje.” (Johani 19, 28)
Një
thellësi tronditëse e Nënë Terezës
Gjatë një thellësie tronditëse Nënë Tereza, gjatë rrugës
udhëtimit me tren për në Darjeeling më 10 shtator 1946, e kuptoi se Zoti, jo
vetëm që na do neve në njëfarë mase, por që këto fjalë “kam etje” janë një
shprehje e fundit dhe më fisnike e dashurisë së Tij, të mallit të Tij për
dashurinë e krijesave të Tij dhe për shpëtimin e shpirtrave të tyre. Krishti i
foli këto fjalë i ngujuar në kryq, sepse kryqi është “vepra” e Krishtit, me të
cilën Ai mundohet të na bindë neve: për dashurinë e Zotit, e cila është e
pakufishme dhe zgjat deri në amshim.
Veç tani e kishte kuptuar Nënë Tereza thelbin kryesor të
misionit të saj. Dhjetë ditët e pastrimit shpirtëror në Darjeeling ajo i
shfrytëzoi, për të menduar për këtë njohje, thënë më saktë, për mesazhin e
marrë nga Krishti. Kur ajo u kthye në Kalkutë, ishte e sigurt, se jeta e saj do
të ndryshonte dhe se si do të ndryshonte?! Nënë Tereza ishte e vendosur, që t’i
shërbente Krishtit me më të varfrit nga të varfrit. Dhe ajo dëshironte të
identifikohej me të me një jetë në mjerim të plotë. Ajo ishte e vendosur, të
mos posedonte asgjë dhe t’u bindej me mish e me shpirt urdhrave të Zotit.
Vendimi për ta braktisur pas 16 vjetësh familjen e
murgeshave Loreto, nuk ishte i lehtë për Nënë Terezën. Dhe, as për një çast të
vetëm asaj nuk i shkoi ndërmend, që ta ndërmerrte këtë hap, të cilin ajo e
kishte kuptuar si vullnetin e Krishtit, pa lejen dhe pëlqimin e autoriteteve
kishtare. Ajo iu drejtua eprores së saj, bëri më shumë biseda të gjata me
kryeipeshkvin e Kalkutës, Ferdinand Périer, e arsyetoi me shkrim dëshirën e saj
- për t’iu bindur urdhrit të Krishtit – përballë eprores së saj të përgjithshme
në Dublin. Më 2 prill 1948 Papa Piu XII, duke u këshilluar me kryeipshkvin
Périer, ia dorëzoi Nënë Terezës lejen, që ajo të jetonte si murgeshë jashtë
bashkësisë. Mirëpo, njëkohësisht ajo detyrohej që t’i bindej kryipeshkvit dhe
t’u përmbahej rregullave të kongregatës. Më 16 gusht 1948 ajo e hoqi petkun e
murgeshës së familjes Loreto dhe e braktisi manastirin e tyre. Nxënëset kishin
mësuar një këngë lamtumirëse. Nënë Tereza me një valixhe dhe çantë dore u
drejtua drejt portës, por qëndroi në mesin e qindra nxënësve të manastirit.
Vajzat filluan të këndonin, por së shpejti filloi të ngashërehej e para, pastaj
e dyta. Pas disa minutash vajzat ulërinin aq shumë, sa ndaluan së kënduari. Nënë Tereza u përkul, e
mori bagazhin e saj dhe vazhdoi tutje - nga porta përjashta dhe drejt e në
lagjen e varfër të qytetit. Ajo nuk e ktheu më kokën pas, e mbylli
përfundimisht derën e madhe të manastirit, për të jetuar si e dërguar nga Zoti
te më të varfrit e të varfërve. Ishte dita pas festës së madhe të Ngjitjes së
Zonjës në qiell.
Për ta kuptuar drejt karizmin e Nënë Terezës në
rezonancën e tij, duhet menduar, që misioni i saj nuk ishte kryekëput t’u
ndihmonte të varfërve, por më të varfërve të të varfërve: “To the poorest of
the poor.” Atyre, të cilët nuk mund ta ndihmojnë vetveten dhe të cilët nuk kanë
askënd, që të kujdeset për ta në jetë.
Nënë Tereza nuk ishte një guru, por i respektonte shumë
edhe misionet e tjera: “Nëse t’i je i thirrur t’i edukosh të rinjtë, atëherë ky
është misioni. Atëherë, është pikërisht ajo, që Zoti e do nga ti.” Dhe shpesh
unë e dëgjoja atë ta thoshte këtë fjali të thjesht: “Çfarë bën ti, nuk mund ta
bëj unë. Çfarë bëj unë, nuk mund ta bësh ti. Por, së bashku ne mund të bëjmë
diçka të bukur për Zotin.”
Përmbi të gjitha, ajo nuk e shihte skamjen, as si një
ideal në vetvete dhe as si një fat të dëshiruar nga Zoti: “Zoti nuk e ka krijuar
mjerimin, ne e kemi krijuar atë, sepse nuk ndajmë me njëri-tjetrin.”
Gjithmonë, kur ajo ishte në Kalkutë, Nënë Tereza e
shoqëronte grupin e bashkëpunëtorëve të saj pa pagesë për në “Nirmal Hriday”,
shtëpia për njerëzit duke vdekur. Shtëpia ishte, si të thuash, fëmija i saj i
dashur. Mas meshës së mëngjesit, para kafjallit, ajo të shumtën e rasteve
mbante një ligjëratë të shkurtër dhe pastaj shkonte me grupin në “shtëpinë për
njerëzit duke vdekur”. Me këtë rast mu më ra në sy, se ajo pas ligjëratës së
saj të shumtën e herëve dukej e hutuar dhe nervoze. Mund ta ndieje, se asaj i
digjej dheu nën këmbë. Me të mbërritur në “shtëpinë për njerëzit duke vdekur”,
ajo ia ndante çdo bashkëpunëtori të ri detyrën e tij. Ajo e merrte secilin veç
e veç për dore, nëpërmjet radhëve të njerëzve duke vdekur e shpinte atë te një
i sëmurë, dorën e bashkëpunëtorit e vente mbi ballin e tij dhe i thoshte
kujdestarit, se ç’duhej të bënte ai tani. Ose, duhej t’i jepte të hante diçka
apo të ulej tek ai, të lutej pranë tij apo ta rruante atë. Kjo ishte një
ndihmesë e madhe, sepse të shkoje për herë të parë te një njeri, i cili ishte
duke vdekur, nuk është aspak gjë e lehtë, veçanërisht për evropianët apo
amerikanët e rinj, të cilët akoma nuk kishin shikuar me sy njeri të vdiste.
Nënë
Tereza edhe Papën e mori për dore
Papa Johan Pauli II -të kur erdhi në Kalkutë, ajo bëri të
njëjtën gjë me të: Edhe Papën e mori për dore, e çoi te një njeri, i cili ishte
duke vdekur dhe i tha: “At i Shenjtë, ju lutem shumë bekojeni këtë njeri.”
(Holy Father, please blesh him).
Dhe, sot Nëna jonë e Madhe, edhe një herë përmes
rrugës qiellore erdhi në mesin e
shqiptarëve, Nganjëherë Nënë Terezën e akuzonin, se ajo nuk jepte
“ndihmë për ndihmën për vetveten”. Gjëmshëm e akuzonin atë, se ajo u jepte të
varfërve peshk, në vend që t’ua jepte grepin, për t’i mësuar se si peshkohet.
Përgjigja e Nënë Terezës ishte: “Të varfrit e mi janë tepër të dobët, për ta
mbajtur vetë grepin.” Pastaj ajo, duke na e shkelur syrin, shtoi: “... mirëpo,
kur ata të jenë shëndoshur përsëri dhe do të jenë në gjendje ta mbajnë vetë
grepin në duar, atëherë ata mund t’i mësojnë me gjithë dëshirë kritikët e tyre
se si peshkohet!”
Njëherë, kur ne flisnim për atë, se a ishte e drejtë, që
ajo e jepte ndihmesën e saj pa asnjë kundërshpërblim, Nënë Tereza mendoi:
“Shumë njerëz thonë: “Nënë Tereza. Ju i llastoni të varfrit, sepse u jepni
gjithçka pa asnjë kundërshpërblim.” Mirëpo, neve nuk na llaston askush më
shumë, se sa Zoti vetë. Shikoni: Ju keni sy tumirë dhe mund të lexoni. Si do të
ishte, nëse Zoti Juve do t’ju kërkonte para, që Ai jua ka falur Juve sytë. Ose,
shikoni përjashta, se si ndriçon dielli. Si do të ishte, nëse Zoti do të na
thoshte neve, Ju duhet të punoni pesë orë, që të fitoni dy orë ndriçim dielli.
Unë njëherë i pata thënë një murgeshe: Ka shumë kongregata, të cilat i
llastojnë të pasurit, prandaj dhe nuk është aspak dëm, nëse njëherë njëra i
llaston edhe të varfrit.”
Shtëpia e murgeshave të saj në Zagreb nuk kishte shumë
kohë që ishte ndërtuar, kur Nënë Tereza, në udhëtim e sipër nga Munihu, gjatë
ndalimit të përkohshëm deshi t’i vizitonte murgeshat e saj. Jugosllavia e Titos
ende nuk ishte shpërbërë, dhe sundimi komunist ende ishte i fuqishëm me të
gjithë kontrollet dhe maltretimet e tij burokratike. Si zakonisht, etapa e
ardhshme e udhëtimit tonë ende nuk ishte e planifikuar përfundimisht. Mbase
rruga do të na çonte fillimisht në Varshavë. Kështu unë mëngjesin e ditës së
udhëtimit tonë nga kodrina Kaptol, ku aso kohe ndodhej shtëpia e murgeshave,
unë zbrita poshtë në çarshinë e qytetit, që në një agjenci udhëtimesh të blija
dy bileta aeroplani për në Varshavë për mua dhe Nënë Terezën. Durimi nuk ishte
njëri nga virtytet e mia dhe më kushtoi mua shumë mund, që të prisja në këmbë
për një orë e gjysmë, derisa më në fund rreth orës dhjetë ia dola t’i marr
biletat.
Sapo kisha mbërritur përsëri në Kaptol, më thirri Nënë
Tereza dhe më tha: “At, më vjen shumë keq, mirëpo ne nuk do të udhëtojmë për në
Varshavë. Duhet të kthemi përsëri në Munih. Të lutem, a mund të shohësh, nëse
akoma mund t’i ndërrosh biletat?” Kështu unë zbrita përsëri në qytet, prita
rishtas mbi 40 minuta në këmbë. Fill para mesditës mua më shkoi më në fund
ndoresh, që t’i ndërroja biletat. Tani me dy biletat në dorë për në Munih unë u
shfaqa rishtas në rezidencën e murgeshave, të cilat ishin duke u falur për
mesditë.
Kur ato pas lutjes u kthyen nga faltorja, unë e takova
eproren e tyre dhe i murmurita: “Çfarë pështjelli gjatë planifikimit, është
vërtet e paparë!”
Ajo më tha buzagaz: “At, nuk e keni ditur, se ç’do të
thotë në të vërtetë shkurtesa MC pas emrit tonë?”
“Jo, çfarë?”
Ajo ma sqaroi: “Jo vetëm Missionary of Charity – Misioni
i Bamirësisë, por edhe confusion – pështjellim i madh!”
Baraspesha ime shpirtërore ishte kthyer përsëri deri-diku
në saje të murgeshës me sens humori, ndërkohë kaloi aty pranë edhe Nënë Tereza
dhe tha: “At, më vjen shumë keq, por prapëseprapë ne duhet të udhëtojmë për në
Varshavë! A thua mund t’i ndryshojmë përsëri biletat?”
Përsëri unë duhej të zbrisja në qendër, të prisja në
radhë, të lutesha dhe të kapërdija vërejtje shpotitëse. Ishte vërtet një
mrekulli, që unë arrita të kthehem në kohë në orën 15.00 në rezidencën e
murgeshave, për të vazhduar pastaj në aeroport. Aeroplani duhej të nisej fill
pas orës 17.00. Unë njëkohësisht isha paksa krenar, që ia kisha dalë t’i
ndërroja biletat, pa mos humbur para, por edhe paksa i nevrikosur për shkak të
“pështjellimit të madh”.
Kur më në fund u ula pranë Nënë Terezës në aeroplan, nuk
m’u durua pa i thënë asaj me ironi: “Nënë Terezë, sot e mësova, se ç’do të
thotë në të vërtetë shkurtesa MC: jo ‘Missionary of Charity’, por ‘much
confusion’ – pështjellim i madh.”
Me një buzëqeshje tepër sharmante Nënë Tereza u kthye kah
unë dhe tha: “At, e di ti, se çfarë akoma do të thotë? Do të thotë edhe: more
confusion, mental case, multiple cange ...”
Ajo përmendi edhe disa domethënie të tjera, të cilat nuk
më kujtohen sot që të gjitha. Me një kapsallitje qysh asaj i kishte shkuar
ndoresh që ta zbuste të gjithë zemërimin tim për organizimin e keq dhe
planifikimin.
Nënë Tereza, me emrin qytetar Anjezë Gonxhe Bojaxhiu,
rridhte nga një familje katolike, me prejardhje shqiptare. Babai i saj, Nikollë
(Kolë) Bojaxhiu, me origjinë ishte nga Prizreni dhe që nga viti 1900 jetonte në
Shkup (aso kohe Üsküp), kryeqyteti i sotëm i Maqedonisë. Këtu ai punonte si
farmacist, pastaj si arkitekt, derisa u fut në biznesin e ndërtimtarisë të një
miku të tij. Nëna e saj Drana kishte qenë 16 vjeçe kur ishte martuar, 18 vjet
më e re se burri i saj. Në vitin 1905 lindi fëmija i tyre i parë, vajza Aga,
tre vjet më vonë djali i tyre i parë, Lazari. Kurse pas dy vjetësh, më 26 gusht
1910, lindi vajza e tyre e dytë Anjeza.
Shkupi
i mbipopulluar kryesisht nga shqiptarët
Katolikët, në Shkupin e atëhershëm, të mbipopulluar kryesisht
nga popullataën shqiptare, i cili në vitin 1910 kishte gjithsej 47000 banorë
dhe gjithashtu në të banonte edhe bashkësi e madhe ortodokse, ishin një pakicë
e vogël, por tepër e vetëdijshme. Kryeqyteti i sotëm i Maqedonisë deri në
Luftërat Ballkanike më vitin 1912 -të,
ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane, dhe pastaj ra nën sundimin serb. Meqë
Nënë Tereza thuajse nuk mund të shihej kurrë nga një rrunzë në dorë, pikërisht këtu duhet
kërkuar rrënjët e këtij pasioni për besimin fetar: Nëna Drana i merrte me vete
fëmijët në meshën e mëngjesit dhe në mbrëmje së bashku me ta e këndonte lutjen
e rruzareve. Edhe dimensionin social të besimit, Nënë Tereza e mësoi pikërisht
këtu: Nëna e saj i vizitonte të sëmurët dhe skamnorët. Vetë familja jetonte në
një mirëqenie të vogël, derisa vdiq babai në moshën 46 vjeçare. Kolë Bojaxhiu
kishte shfaqur interesim për çështjet politike, angazhohej për të drejtat e
shqiptarëve dhe u bë anëtar i këshillit të qytetit. Në vitin 1919 ai u kthye me
dhimbje të tmerrshme barku nga një mbledhje në Beograd, u sistemua në një
spital të Shkupit, ku dhe vdiq disa orë më vonë. Djali i tij Lazari ishte i
bindur dhe thoshte vazhdimisht, se babai i tij ishte helmuar për shkaqe
politike.
Fatkeqësisht, pas vdekjes së të atit familja pati kohë të
vështira ekonomike. Nëna mundohej shumë me paskamje, që ta mbante gjallë
familjen, duke punuar punë dore. Anjeza e braktisi shtëpinë me miratimin e
nënës së saj në moshën 18 vjeçare, që si motra Tereza t’ia përkushtonte jetën e
vet misionit në familjen e murgeshave Loreto. Nënën dhe motrën e saj, të cilat
në vitin 1934 - të nga Shkupi u
shpërngulën në Tiranë, që ajo nuk i pa më kurrë. Shqipëria komuniste nuk e la
kurrë të udhëtonte Nënë Terezën me gjithë intervenimet e politikanëve
pjesërisht të mëdhenj deri në përmbysjen politike të vendit. Shkupi nuk është
vetëm në kuptimin biologjik qyteti i lindjes i Nënë Terezës, por edhe djepi i
misionit të saj shpirtëror. Në vitin 1922, në moshën 12 vjeçare, Nënë Tereza në
qytetin e saj të lindjes e kishte dëgjuar për herë të parë predikimin e
jezuitëve kroatë, të cilët vepronin në Indi. Anjeza dhe motra e saj Aga, i
përkisnin bashkësisë marianite të udhëhequr nga famullia jezuite Zemra e
Krishtit. E gjithë kjo me siguri se ka lënë mbresa të pashlyeshme, sepse ajo sa
ka rrojtur e ka mbajtur në zemër Krishtin.
Familjes së murgeshave Loreto në Dublin ajo i është
bashkëngjitur me të vetmin qëllim, që të shërbente si misionare në Indi. Ky
urdhër ishte themeluar në vitin 1922 në Rathfarnham të Frances Mary Teresa Ball
(1794-1861) si dega irlandeze e murgeshave Maria-Ward. Në mbarim të vitit 1928
ajo me të vërtetë mbërriti në Indi si murgeshë e pashuguruar e familjes së
murgeshave Loreto, iu përkushtua e tëra këtij vendi, e mësoi gjuhën bengaleze
dhe pak a shumë atë hindu. Njëherë një gazetar indian i pat thënë asaj: “Nënë
Terezë, ju nuk jeni aspak një indiane e lindur, por një indiane e nacionalizuar.”
Nënë Rereza i qe përgjigjur: “Unë jam më shumë indiane se sa ju. Unë kam
vendosur të jem indiane. Ju nuk keni pasur zgjedhje tjetër.”
Simboli
i dashurisë krishtere
Për të gjithë botën Nënë Tereza është bërë simbol i
dashurisë së krishterë dhe e dhembshurisë. Emri i saj thuajse është sinonim për
përkujdesjen gjithë dashamirësi dhe dhembshuri për më të varfrit e njerëzimit.
Shumë njerëz e kanë pyetur vazhdimisht veten, se nga se përbëhej bërthama e
brendshme e fshehtësisë së Nënës Terezë. Të gjithë ata, të cilët e njihnin atë
mirë, ishin të një mendimi, se eukaristia - në meshën e shenjtë dhe në lutje –
ka luajtur një rol tepër të veçantë për Nënë Terezën.
Përkujedesi: Nënë Tereza, veprimin ia kushtonte çdo
mysafiri, çdo vizitori dhe çdo bashkëbiseduesi, reflektohej në murgeshat e saj.
Një shembull, i cili më impresionoi mua: Në aeroportin e Nju Delhit unë duhej
të prisja disa orë, ngaqë aeroplani për në Kalkutë kishte më shumë se tetë orë
vonesë. Në mesin e njerëzve që prisnin mua më ra në sy një murgeshë japoneze, e
cila rrinte e përlotur aty ulur dhe dukej tepër e vetmuar. Unë e pyeta atë, se
çfarë problemesh ajo kishte dhe doli, se atë e prisnin në Kalkutë aty nga ora
katër e pasdites, mirëpo jo – si tani për shkak të vonesës së aeroplanit – në orën
dy të mëngjesit. Ajo tani nuk kishte asnjeri, i cili do ta priste atë në
Kalkutë, dhe ajo nuk e dinte se çfarë do të bënte fillikat e vetëm në
aeroportin e Kalkutës. Unë i premtova asaj se do ta ndihmoja, pa e ditur as
vetë se si. Kur zbritëm në aeroportin e Kalkutës, unë i ndihmova asaj, që t’u
shpëtonte qindra fëmijëve, të cilët edhe në orën dy të mëngjesit e rrethojnë
çdo vizitor, që të paktën të fitojnë ndonjë bakshish të vogël. Një vozitës
taksie na siguroi, se ai e dinte me saktësi, ku ndodhej manastiri, të cilin e
kërkonte murgesha japoneze dhe se ai mund të na çonte atje. Mirëpo, sa hipëm ne
në taksi, ai nuk e kishte më idenë. Meqë unë kisha qenë njëherë në këtë
bashkësi murgjish, të paktën, m’u kujtua vagullt, se në cilën pjesë të Kalkutës
ajo ndodhej. Kështu ne lajthitëm deri në orën tre e gjysmë përmes rrugëve të
Kalkutës, derisa ne më në fund e gjetëm rastësisht hyrjen në manastir.
Trokitjes tonë të fuqishme të portës, fillimisht nuk iu përgjigj askush.
Pastaj, pas 20 minutash, ne dëgjuam hapa kërcëllitës, të cilët i afroheshin
portës. Jo, tha një zë matanë portës, tani ne nuk mund ta hapim assesi. Duhej
të ktheheshim përsëri pas agimit, do të thotë pas tre orësh. Ku mund ta
sistemoja unë tani motrën japoneze? Te streha e jezuitëve, ku banoja vetë kur
isha në Kalkutë, nuk mund ta merrja assesi. Kështu ne shkuam në “Shtëpinë për
fëmijët”, Shishu Bhavan, të cilën e udhëheqin murgeshat e Nënë Terezës. Vetë i
lodhur dhe i rraskapitur, mendova me vete rrugës: Nëse ata na refuzojnë,
atëherë besimi im në këtë kongregatë ka marrë fund.
Guximi
i Nënë Terezës
Guximi i Nënë Terezës jo vetëm që më mahniste mua
gjithmonë, por, me sa dukej, ai ishte edhe virtyti i saj më i lartë dhe tipari
i vërtetë i karakterit të saj. Lidhur me këtë shërben si ilustrim shembulli në
vazhdim: Kur unë akoma isha mësues te familja e murgeshave Loreto në Kalkuta,
ajo njëherë paska dalë shëtitje në një livadh të madh me nxënëset e saj;
papritmas ka ardhur vrap, duke turfulluar një dem. Nxënëset ia kanë mbathur
menjëherë duke bërtitur nga frika, kurse demi iu është vënë pas. Në këtë rast
Nënë Tereza ka marrë një çadër të kuqe, e ka hapur atë dhe i ka dalë përpara
demit. Siç thuhet, demi qenka hutuar fare, sa ka ndaluar dhe është kthyer
mbrapsht. Ndoshta kjo është veç një legjendë, mirëpo nga ana tjetër nuk do të
kishte mundur të thurej asnjë legjendë, nëse demi do të kishte vepruar ndryshe.
Qysh nga fillesa e tij kongregacioni i themeluar nga Nënë
Tereza ishte rritur bukur shumë. Gjatë viteve të para të ekzistimit të tij të
varfrit e të varfërve, për të cilët kujdeseshin Misionaret e Bamirësisë, ishin
kryesisht materialisht të varfër: Pas pavarësisë dhe ndarjen e lidhur me këtë
të Indisë në vitin 1947 miliona refugjatë e kishin kthyer Kalkutën në një qytet
të mjerimit njerëzor.
Afërsisht, dhjetë milionë hindusë dhe sikhë ishin dëbuar
aso kohe nga Republika Islamike e sapo themeluar e Pakistanit, rreth shtatë
milionë myslimanë nga India. Afërisht një milion njerëz vdiqën gjatë këtyre
dramave të dëbimit. Qysh në vitin 1947 shpërtheu lufta e parë midis Indisë dhe
Pakistanit. India rrëshqiste nga një situatë urie të madhe në tjetrën, kurse
mjerimi njerëzor u bë i paparë.
Mjerimi
që nuk ndihmohej dot me një pjatë oriz
Megjithatë, shumë shpejt Nënë Tereza e pa realitetin, se
edhe në vendet me mirëqenie kishte probleme ekonomike dhe, për më tepër, një
mjerim shumë më pak të dukshëm: një mjerim, që nuk mund ta ndihmojë dot: me një
pjatë oriz. “Kur dikush është i vetmuar apo i braktisur, pa punë apo i padëshiruar,
i keqtrajtuar dhe një fundërrinë e shoqërisë”, kështu thoshte ajo shpesh,
“atëherë kjo është një formë mjerimi, të cilën e ke shumë më të vështirë për ta
shmangur se sa urinë. Ky mjerim gjendet edhe në vendet më të pasura të
rruzullit.” Prandaj Nënë Tereza i dërgoi murgeshat e veta në shumë qytete të
mëdha të botës perëndimore, si për shembull në Romë, Londër, Nju Jork dhe
Vjenë.
Mirëpo, nuk i shpëtonte dot vëmendjes së saj, që krahas
këtyre dy formave të mjerimit kishte edhe një formë të tretë, në të vërtetë,
mjerimi shpirtëror, i cili arrin më thellë se uria dhe vetmia: Ky mjerim
shpirtëror gjendet në njeriu pa Zot, në njerëzit, të cilët nuk kanë besim, ose
më mirë thënë, nuk e kanë shpesh mundësinë, që të dëgjojnë për besimin ose ta
praktikojnë atë lirshëm.
Ndikimin, të cilin e kishte dhe e ka edhe sot e kësaj
dite Nënë Tereza mbi shumë njerëz, mund të ilustrohet shumë bukur me anë të një
historie, të cilën ma ka rrëfyer mua një prift i familjes së saj të murgjve.
Fill pasi Nënë Tereza e kishte marrë Çmimin Nobël, ajo ishte pritur në San
Francisko dhe ishte nderuar me çelësin simbolik të qytetit. Ceremonia ishte
emetuar thuajse nga të gjitha radiostacionet e qytetit. Një djalosh i ri, i
cili ishte pleksur keqas në tregtinë e drogës dhe armëve, voziste në autostradë
dhe dëgjonte muzikë. Kur filloi emetimi i ceremonisë, ai kërkoi se mos gjente
ndonjë stacion tjetër me muzikë, mirëpo të gjitha radiostacionet e emetonin në
këtë moment fjalimin e Nënës Terezë. Ai ishte i frustruar, që në vend të
muzikës të dëgjonte një fjalim, megjithatë vendosi të priste, derisa të
mbaronte ceremonia në fjalë. Pasi që ai e kishte dëgjuar disa minuta padëshirë
Nënë Terezën, papritmas ai filloi të qante. Edhe atë aq shumë, sa u detyrua ta
ndalte veturën përskaj rrugës. Vetëm atëherë kur mbaroi emetimi, ai mund të
voziste tutje. Nga një kabinë telefoni ai iu lajmërua njërit nga
radiostacionet, për të pyetur, se kush kishte qenë ajo. Ata i thanë: “Ishte
Nënë Tereza.” Ai e kërkoi dhe e gjeti adresën e shtëpisë së sapothemeluar të
murgeshave në San Francisko, ku dhe u informua nga murgeshat, se në Nju Jork
kishte një bashkësi burrash të së njëjtës familje të murgjve. Kështu, ai shkoi
te “MC-priftërinjtë” në Nju Jork, për të bërë atje ushtrime shpirtërore. Ai u
rrëfye për herë të parë pas shumë vitesh dhe filloi një jetë krejtësisht të re.
Nënë
Tereza mes tri shesheve erdhi në Atdheun e të parëve
Nënë Tereza jonë mes sheshit: në Tiranë, Prishtinë
e Shkup erdhi më në fund në vendlindje.
Atdhe, si shenjëtore, plot dashuri e
mall për popullin që e lindi, e nxorri në dritë t’i ndihmojë njerëzimit.
Shtëpinë e lindjes përsëri e ka në Shkup, ku me mijëra miq nga e gjithe bota si
dikur i trokasin në derë. Komuna e Çairit në Shkup me emrin e saj “Nënë Tereza”
e pagëzoi Spitalin e Gjinekologjisë, që edhe sot si dje me mijëra shqiptarë të
pastër vijnë për herë të parë në jetë. Prishtina, ia ndërtoi edhe një shtëpi të
Zotit, Katedralen ballë për ballë me Tempullin e diturisë - Universitetin e
Kosovës, ky hyjnë e dalin me mijëra studentë me buzëqeshje e libra në duar.
Tirana, nisi Javën e aktiviteteve për 100 - vjetorin e bamirëses shqiptare, që
nis në Durrës me një kocert Gala të këngëtarëve lirikë shqiptarë që vijnë nga
vende të ndryshme të botës për këtë rast madhështor. Në vazhdim të javës me
kulm 26 gushtin, ditëlindjen e Nënës Terezë, në ambientet e Bibliotekës
Kombëtare hapet ekspozita “Dymbëdhjetë shenjtorët”, ku do të paraqiten vepra
për Nënë Terezën dhe për figura të tjerë të fesë së krishterë që kanë lidhje me
botën shqiptare, të shpallur shenjtorë nga Selia e Shenjtë. Në ambiente të
hapura do të shfaqen filma dokumentarë. Më 26 gusht në ambientet e Muzeut
Historik Kombëtar hapet një ekspozitë kushtuar Nënë Terezës, me foto dhe
objekte të saj. Po këtë ditë, Teatri i Operës dhe Baletit organizon koncertin
“Rruga e jetës sime”. Dhe, në fund Projektin Memorial të sajin në Tiranë.
Edhe kësaj radhe në mision të Zotit për
njerëzimin. Vetëm se, jo si dikur nëpër tokë e rrugëve ajërore, po një rruge tjetër,
qiellore. Rrugës së cilës ecin yjet, hëna dhe dielli...
Literatura e
shfrytëzuar:
Leo Marsburg:
NËNA TEREZË, botoi Shtëpia Përkujtimore e Nënë Terezës, Shkup, 2010 .
Shtëpia
përkujtimore e Nënës Terezë: Shkup, Rpublika e Maqedonisë, 2011.
(E përcolli
për publikim:
Kalosh Çeliku, shkrimtar).