Faleminderit
Gjekë Gjonaj: Dodë Prëka Lucaj, kapidani guximtar, përherë në shërbim të nevojave të trieshianëve
E premte, 20.12.2024, 06:55 PM
Dodë
Prëka Lucaj, kapidani guximtar,
përherë në shërbim të nevojave të
trieshianëve
Nga
Gjekë Gjonaj
Trieshi
në të kaluarën ka nxjerrë emra të
njohur të profesioneve të ndryshme,
mes të cilëve edhe kuadër
ushtarak me grada që kanë shërbyer në ushtritë e kohës . Njëri prej tyre është edhe Dodë Prëka Lucaj nga fshati
Stjepoh.
U
lind më 10 gusht 1921, në
një familje të varfër, por të
ndershme e fisnike bajraktarësh. Ishte pasardhës i familjes së Dedë Nishkut Lucaj, nëntoger. Lindja e tij përkon me krizën e thelluar të urisë që u shfaq në mesin e banorëve të viseve të Shqipërisë së Veriut, pra edhe të Trieshit
dhe krahinave të tjera të
Malësisë së Madhe.
Fëmijëria
në varfëri të skajshme
Vitet
e fëmijërisë së tij ishin
jashtëzakonisht të vështira, sepse
trieshianët e asaj kohe në këtë
trevë malore me gurishte e shkëmbinj në kufi me Shqipëri jetonin
pa kushte elementare për jetesë, në një varfëri të skajshme e cila kërcënonte
jetët e njerëzve. Pothuajse çdo gjë
mungonte. Në veçanti shpesh nuk kishte
as bukë të mjaftueshëm, pa ujë të pijshëm, pa kujdes shëndetësor e arsim në gjuhën amtare.
Në
këto rrethana trieshianëve, sikurse edhe
malësorëve shqiptarë të tjerë
nga Hoti, Gruda e Koja , u mohohej
e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në shkolla, në administratë, në organizime të ndryshme me karakter
kombëtar. Po ashtu nuk u lejohej
përdorimi i flamurit kombëtar.
Meqë
ishte vëlla i vetëm në moshë të re u
përfshi në punë të rënda
blegtorale dhe bujqësore për të ndihmuar prindërit dhe dy motrat në sigurimin e ushqimit dhe veshmbathjes.
Shkollimi dhe aktiviteti i tij ushtarak, politik e civil
Dodë
Prëka , siç mësojmë nga shënimet e tij
biografike , pas shkollës fillore ka kryer shkollën ushtarake në Beograd, sikurse edhe kurset për mësues,
për tregti, për drejtësi dhe për politikë. Ishte pjesëmarrës i Luftës
Nacionalçlirimtare që nga viti 1943.
Për veprimtarinë e tij luftarake
gëzoi statusin e luftëtarit.
Kishte gradën e kapidanit ( kapitenit) të
klasit të parë të Ushtrisë
Jugosllave. Mbrojti me ngulm ( zell) vlerat e Luftës Antifashiste. Për kontributin
e tij ushtarak në kohën e monizmit u
vlerësua me disa dekorata e mirënjohje
nga institucionet më të larta
përkatëse shtetërore të ish-Jugosllavisë.
Pas
përfundimit të Luftës së Dytë Botërore
Dodë Prëka u punësua si nëpunës - ofiqar i gjendjes civile në Zyrën e
vendit në Triesh, ku edhe u pensionua, Ndërkohë gjatë një viti shkollor 1953/1954
ka punuar si mësues në Triesh.
Vlerat
e tij njerëzore dhe shpirtërore
Dodë
Prëka ,edhe pse ishte komunist
i edukuar në frymën e
“marksizëm-leninizmit jugosllav i mishëruar me historinë e huaj”, ishte i mbrujtur me ndjenja atdhedashurie, jo
vetëm ndaj kombit të vet, por të mbarë
njerëzimit , sepse ai kultivonte një
kulturë mbarënjerëzore. Ai ndershëm asnjëherë nuk kishte turp dhe frikë nga e kaluara e tij.
Jeta
e tij është një luftë dhe përpjekje e pareshtur për të bërë gjëra të mira në
jetë për vendlindjen dhe për
bashkëfshatarët e vet. Gjatë tërë
jetës së tij ishte në shërbim të trieshianëve, duke i ndihmuar ata me
gjithçka mundej në çdo kohë të ditës apo
natës, në çdo situatë dhe në çdo rast e
nevojë që kishin ata. Orari i punës së tij
nuk zgjaste tetë orë. Ai 24 orë ishte në
shërbim të trieshianëve. Kushdo dhe kurdo shkonte
në zyrë ku ai punonte apo në shtëpinë e tij, përveç mikpritjes
së ngrohtë tradicionale, fjalëve të ëmbla dhe buzëqeshjes së çiltër ( dëlirë) nuk kthehej
pa e mbaruar punën për të cilën
kishte ardhur. Në këtë rrugëtim ai la
gjurmë të pashlyeshme në Triesh , duke
shërbyer me ndërgjegje dhe përkushtim të rrallë, pavarësisht kufizimeve
politike të kohës dhe vështirësive të njohura. Ngado që shkonte kishte
autoritet dhe gëzonte një respekt nga
njerëzit , sepse kishte disa veçori të
dallueshme të cilat e bënin të pranueshëm kudo ku jetonte dhe vepronte.
Figura
e tij morale
Dodë
Prëka, jo vetëm se ishte një burrë zotëri,
shumë pedantë dhe familjar i
matur , ishte edhe njeri i mirë, i
sinqertë, i ndershëm, i drejtë dhe guximtar.
Nuk
ishte e lehtë që në vitet e ’80-ta të shekullit të kaluar të bëjë emër të mirë
dhe të ruajë të pastër figurën morale dhe politike, në një kohë që sistemi
socialist kishte marrë tatëpjetën e pakthyeshme. Por Doda nuk mund të bënte ndryshe. Ai studentëve trieshianë që studionin në Kosovë
në besë (besim) ua jepte
certifikatën e lindjes me mbiemër shqip me prapashtesën ( sufiksin) “aj” e jo “ iq” , siç ishin të
regjistruar në librin e Amzës, në
Zyrën e gjendjes civile. Padrejtësia që u bëhej trieshianëve shqiptarë nga regjimi komunist i kohës në ndalimin e
shkrimit të emrave dhe mbiemrave
në gjuhën e tyre amtare mbizotëroi vetëdijen e tij se ky mund të ishte një veprim i
kundërligjshëm, që rrezikonte punën dhe
të ardhmen e tij.
Përpjekjet e pasuksesshme të njerëzve keqdashës s’e nënshtruan dot
Ky gjest atdhetarie i tij nuk kaloi pa rënë në
sytë dhe veshët vëzhgues të spiunëve të UDB-së Jugosllave, të cilët
në vitin 1981 ngritën
ndaj tij akuza, padi e shpifje
të pa argumentuara e të paqena me qëllim që të dëmtojnë imazhin dhe respektin që gëzonte
nga trieshianët dhe njerëzit e
tjerë. Fatmirësisht ky skenar
klasik i , siç thekson ai në shënimet e
tij biografike, njerëzve keqdashës dhe keqbërës ishte i pamjaftueshëm në qëllimin që kishin.
Mendoj
se trieshianët sigurisht e dinë dhe e kanë të qartë se në asnjë periudhë kohore nuk mund ta dëmtojë,
ta errësojë e ta zhvlerësojë veprimtarinë e ndershme ushtarake e civile të të
Dodë Prëkës, as në jetë as pas vdekjes
së tij, më 20 nëntor 2014 në mërgim në Nju-Jork
të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe prehen eshtrat e tij.