Faleminderit
Gjon Keka: Dora e bekuar e presidentit Rugova me miq i vendosën themelet e Kosovës së pavarur
E hene, 02.12.2024, 09:04 PM
Dora e bekuar e presidentit Rugova me miq i vendosën themelet e Kosovës së pavarur
Nga
Gjon Keka
Emri
i tij e mbulon epokën më të rëndësishme të historisë së Dardanisë (Kosovës) e
që do të mbahet mend përgjithmonë për meritat e larta që ky burrë shteti i
nderuar botërisht fitoi gjatë jetës dhe veprës së tij.
Ai
padyshim që shfaqi virtytet e vërteta të një dardano-arbërori, të një njeriu të
urtë, të një udhëhqësi të mirë e me orientim të qartë europian ,nuk abuzoi
kurrë me pushtetin që fati i vuri në duart e tij, kontrolloi veten dhe pasionet
e tij, i mbajti ligjet të shenjta të Dardanisë së tij sikur edhe kishte dëshirë
ta quantë Kosovën -Dardani,e drejtoi Kosovën drejt çlririmit, lirisë dhe
pavarësisë me mençuri, urtësi, durim e vizion të qartë, por mbi të gjitha ai e
donte popullin e tij. Poashtu edhe populli e donte atë, sa ishte gjallë populli
e admirojë me zëmër si një njeri i madh, si një udhëhëqës besnik i vendit të
tij drejt të ardhmes së sigurtë europoiane.
Presidenti
i pavdekshëm Ibrahim Rugova e bëri lirinë, pavarësinë dhe miqësinë me ShBA dhe
vendet mike europiane si qëllimin më të lartë të përpjekjes së tij dhe fakti i
vetëm që ai për shumë vjetë e udhëhoqi Kosovën me një reputacion të pashuar dhe
i admiruar nga e gjithë bota demokratike. Dora e tij e bekuar më shumë miqë dhe
bekimin e ShBA dhe vende mike europiane i vendosen themelet e Kosovës së
pavarur, presidenti Rugova është ideatori dhe arkitekti i Republikës së
Kosovës, pa të Kosova nuk mund të imagjinohet,sepse ai është shtylla kryesore e
Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë së Kosovë.
Presidenti
Rugova ishte një njeri me kulturë intelektuale të vërtetë dardane dhe
europiane,prandaj edhe nuk e kuptuan të gjithë ,sikur gjithmonë njerëzit e
mëdhenjë nuk i kanë kuptuar përgjatë historisë shumë popujë.
Ai
donte ta kthenete Dardaninë e tij në rrjedhën e kulturës dhe udhës së natyrshme
europiane dhe sa ishte gjallë u mundua ta mbantë këtë vijë të të palëkundër të
tij me familjen europiane aty ku edhe Kosova në të ardhmen do të ketë vendin e
saj dhe në marrëdhenie të ngushta me ShBA, pa të cilat Kosova nuk do të mund të
ishte e fortë dhe e mbrojtur ndërkombëtarisht si nga brenda shtu edhe jashtë.
Ai
ishte një njeri i matur, i moderuar, pakorruptueshëm, i durueshëm, por me
vizion të qartë si burrë shteti dhe shprehimisht mund të themë se Kosova ishte
më e fuqishmja nën udhëheqjen e tij.
Fakti
që shqiptarët e Dardanisë (Kosovës) e ndjenin humbjen e tij shumë të dhimbshme
dhe gjithmonë i kujtojnë me shumë mall virtytet e tij, sigurisht që na tregon
se karakteri i tij ishte ndoshta krejtësisht i pastër dhe do të qëndrojë para
nesh pa njollë gjithmonë.
Dhe
krejt në fund rënia e Kosovës që pas vdekjes së tij e deri më sot është
rezultat i kësaj, nga fakti se gjithçka që Presidenti Ibrahim Rugova i kishte
këshilluar të bënin sa ishte gjallë, madje ai ishte bërë vetë shëmbull i udhës
që Kosova duhet të ndjek si nga brenda ashtu edhe në raport me miqtë, aleatët
dhe integrimin në familjen europian, ata e bënë të kundërtën pas vdekjes së
tij, kjo mund të shihet edhe sot tepër qartë.