E merkure, 30.04.2025, 05:17 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nexhmedin Saqipi: Mulla Sulë Sllupçani- legjendë udhërrëfimi për gjeneratat e ardhshme

E enjte, 13.02.2025, 07:58 PM


Portret

Mulla Sulë Sllupçani-  legjendë udhërrëfimi për gjeneratat e ardhshme

Nga Nexhmedin Saqipi

Një ndër fshatrat më të mëdhenj të komunës së Likovës është edhe fshati Sllupçan, vendbanim me mbi 4000 banorë dhe rreth 500 familje. Ky fshat është shquar për veprimtari dhe organizime në jetën politike, arsimore, kulturore, fetare dhe humanitare. Gjithashtu, Sllupçani u bë simbol i rezistencës dhe mbrojtjes gjatë luftës së vitit 2001, duke treguar se si duhet të mbrohet dhe të rezistohet për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. Në këtë vendbanim kanë jetuar dhe vepruar burra të shquar, të cilët në dekadat e fundit kanë dhënë kontribut të madh në çështjen kombëtare dhe fetare, jo vetëm për Sllupçanin, por për mbarë shqiptarinë.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, Sllupçani u shqua për mikpritje, solidaritet dhe bujari. Me një organizim të shkëlqyer, banorët e tij pritën valët e refugjatëve nga Presheva, Bujanoci dhe Anamorava, duke u bërë shembull për vendbanimet e tjera shqiptare mbi rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes mes vëllezërve. Një kontribut të veçantë në atë periudhë kishte dhënë imami i shquar dhe veterani, Haxhi Sulejman ef. Demiri, i cili për gati dhjetë vite kishte shërbyer si imam në fshatin Runicë.

Rezistenca

Haxhi Sulejman ef. Demiri filloi shërbimin si imam në Xhaminë e “Halid Efendiut” në Sllupçan një muaj para fillimit të luftës në vitin 2001, duke e pasuar Mulla Jakup Hasipin si ligjërues. I njohur me nofkën “Mulla Sulë Sllupçani”, ai u bë një shtyllë e fuqishme mbrojtëse e fshatit, jo vetëm përmes këshillave dhe mësimeve të tij fetare, por edhe duke marrë pjesë aktive në rezistencë, krah për krah me bashkëfshatarët e tij.

Mulla Sula, me guximin dhe vendosmërinë e tij, u bë simbol i rezistencës së Sllupçanit, duke mos u trembur përballë arsenalit ushtarak të ushtrisë maqedonase. Edhe pse përballë tankeve dhe helikopterëve, fshati qëndroi i pathyeshëm, duke i zmbrapsur çdo tentativë të armikut për të depërtuar brenda tij. Në mes të luftimeve, ai si Imam organizoi dhe ndihmoi në varrimin e dëshmorëve, duke siguruar që ata të rivarroseshin me nderime pas përfundimit të luftës në vendin e Dëshmorëve mbi fshatin Sllupçan.

Kontributi i Mulla Sulës nuk u ndal vetëm në fushën e betejës. Ai, ishte gjithmonë në shërbim të popullit, duke ndihmuar të plagosurit dhe duke ofruar mbështetje morale dhe shpirtërore për të gjithë.

Devotshëmria

Pavarësisht rolit të tij të madh, Mulla Sula rrallë flet për atë që ka bërë. Ai nuk krenohet dhe nuk lavdërohet për veprat e tij, duke qëndruar një njeri i thjeshtë, me një shpirt të pamposhtur dhe besim të madh. Ata që e kanë përjetuar luftën e dinë se rezistenca e Sllupçanit dhe sakrifica e banorëve të tij mbeten një legjendë për gjeneratat e ardhshme mbi mbrojtjen e lirisë.

Ai shpesh thotë:
“Liria është e shtrenjtë, por më mirë është ta fitojmë dhe ta ruajmë me dije dhe moral sesa me luftë. Luftërat janë të vështira. Uroj, që gjeneratat e reja të mos sprovohen më me to.”

Sakrifica

Edhe sot, Mulla Sula vazhdon me përkushtim detyrën e imamit, duke qenë gjithmonë në shërbim të popullit dhe fshatarëve të tij. Pas ndarjes nga jeta të Mulla Jakup Hasipit, mbi të ka rënë një përgjegjësi edhe më e madhe për të ruajtur traditat dhe vlerat fetare të komunitetit. Ai, shpesh e kujton Mulla Jakupin si një personalitet me ndikim të madh, që ka pasur komunikim të fortë si brenda ashtu edhe jashtë komunitetit, duke e mbajtur popullin të bashkuar dhe vigjilent.

I pyetur se sa është i kënaqur me të arriturat pas luftës, Mulla Sula shprehet me shqetësim dhe zhgënjim:
“Askush nuk e kishte menduar se pas luftës do të kishim probleme mes vetë shqiptarëve. Hoxhallarët kundër njëri-tjetrit, vëllezër të ndarë për çështje të vogla… Politikanët treguan dobësi në menaxhimin e proceseve dhe organizimin e popullit. Profeti Muhamed ka thënë një të vërtetë të madhe: Pas përfundimit të Luftës së Bedrit, ai u shpreh se ‘u kthyem nga lufta e vogël në luftën e madhe’. Kur shokët e tij e pyetën se cila është ajo luftë më e madhe, ai u përgjigj: ‘Lufta kundër pasioneve, interesave dhe egos’. Dhe ne e përjetuam këtë në realitet… Në vend që të luftonim për të drejtat e popullit, u përfshimë në interesa personale, punësime familjare dhe ndasi mes kolegëve.”

Krenaria

Megjithatë, ai mbetet krenar për sakrificën e gjeneratës së tij, duke besuar se tani është radha e brezave të rinj, që të angazhohen me dije, moral dhe punë të ndershme.

“Jam krenar që pata fatin të jetoj dhe të veproj me një gjeneratë e cila, me heroizmin më të lartë, mbrojti pragun e shtëpisë.”



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Albert Vataj: Azem Shkreli, pena dhe parmenda e poezisë kushtruese shqipe Kadri Tarelli: Kujtesë për artisten e madhe Vaçe Zela...!? Sevdail Hyseni: Dr. Shefkije Hasani – një emër që nuk shuhet kurrë Hysen S. Dizdari: Një jetë kushtuar letërsisë, atdheut dhe kombit Ylli M. Dilo: Homazh për profetin dhe hujnorin Dom Shtjefën Kurti Gjon Keka: Trimi Ramush Haradinaj është pjesë e historisë së Kosovës, deshën apo nuk deshën disa Gjokë M. Gjoka: Ing. Nazmi Peci-Boletini, një personalitet i rrallë në Degën e LDK-së në Zvicër Gani Qarri: Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, përjetësim i shqiptarëve në histori Florim Zeqa: Faleminderit shpëtimtari ynë! Agron Tufa: Ne nuk e merituam Konstandin Gjordenin Gani Qarri: Biri i Gjakovës Qazim Komani, Intelektuali dhe Luftëtari i Paepur i Lirisë dhe Shqipërisë Etnike Gjon Keka: Me rastin e 557 vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë Gjergj Kastriotit Milaim Vokshi: Atdhetarët kanë edhe jetën e tretë Lekë Mrijaj: Homazh në përvjetorin e 19-të të kalimit në amshim të Shkëlqesisë së tij Imzot Mark Sopi Albert Zholi: Pesë kulmet e jetës të heroit, Tafil Buzi Flora Sela - Kastrati: Nënë Tereza mes tri shesheve erdhi në Atdheun e të parëve Lekë Mrijaj: Prof. Hil Ndrecaj, mësuesi i Gjuhës Shqipe dhe udhërrëfyesi i brezave të shumtë shkollorë të qytetit të Klinës Klajd Kapinova: Historia e pavdekshme e vajzës së re shkodrane Marie Shllaku (1922-1946) Gjekë Gjonaj: Dodë Prëka Lucaj, kapidani guximtar, përherë në shërbim të nevojave të trieshianëve Kristinë Oroshi: Heroina Bardha Krosi pas një qëndrese katërvjeçare mbytët me torturë nga komunistët

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx