Faleminderit
Hysen S. Dizdari: Një jetë kushtuar letërsisë, atdheut dhe kombit
E premte, 31.01.2025, 06:59 PM
NJË JETË KUSHTUAR LETËRSISË, ATDHEUT DHE KOMBIT
Rreth
veprimtarisë letrare dhe shkencore të Prof. dr. Anton Nikë Berishës
Nga
Hysen S. Dizdari
Anton
Nikë Berisha është prozator, poet, studiues i letërsisë, përkthyes letrar,
profesor universitar. Ka lindur me 7 gush 1946 , në katundin, Dobërdol komuna Klinës, Kosovë. Shkollën normale e
mbaroi më 1966 në Prishtinë. Më 1971 mbaroi studimet në Fakultetin filozofik,
Dega gjuhë e letërsi shqipe, të Universitetit të Prishtinës, ndërsa më 1976
kreu studimet e rregullta pasuniversitare pranë Fakultetit filozofik të
Universitetit të Zagrebit dhe mori titullin e magjistrit të filologjisë. Po në
këtë Universitet (më 1981) mbrojti tezën e doktoratës shkencore.
Gjatë
vitit universitar 1978-1979 realizoi një qëndrim studimor në RF të Gjermanisë
(Universiteti i Göttingenit) si bursist i DAAD-së, ndërsa në vitet 1984/85 (në
Universitetin e Göttingenit) dhe 1992-1993 (në Universitetin e Münchenit) ishte
bursist i Alexander von Humboldt Stiftung-ut.
Nga
viti 1973 punoi në Institutin albanologjik të Prishtinës; në fillim asistent,
pastaj bashkëpunëtor shkencor, bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe këshilltar
shkencor.
Në
vitin akademik 1992-1993 (dy semestra) mbajti mësim në Seminar für Allgemeine
und Indogermanische Sprachëissenschaft – në Katedrën e albanologjisë –
Universiteti i Münchenit.
Nga
nëntori i vitit 1993 punoi në Katedrën e gjuhës dhe letërsisë shqipe –
Departamenti i linguistikës, Fakulteti i letërsisë dhe i filozofisë i
Universitetit të Kalabrisë; nga 2005 si profesor i letërsisë shqipe.
Prof.
Anton Nikë Berisha është njëri nga shkrimtarët dhe studiuesit tanë më të
shquar. Ajo që e dallon nga shkrimtarët e studiuesit e tjerë të letërsisë
shqipe është, qasja e veçantë e studimit të disa nga veprat më të shquara
autorëve më të njohur të letërsisë sonë, dhe mënyra e analizimit, e
interpretimit dhe e ndriçimit të vlerave poetike të tyre e të ndikimit estetik
në lexuesin.
Studimet
e tij janë shtrirë në veprat e letërsisë gojore dhe në veprat e letërsisë së
shkruar.
Janë
të njohura sidomos punimet dhe librat që i kushtohen letërsisë së arbëreshëve
të Italisë. Kjo ndodhi nga se nga viti 1993 ai punoi në Universitetin e
Kalabrisë, në fillim si ekspert i gjuhës e pastaj profesor i letërsisë shqipe.
Në
vitin 1970, ai boton veprën e tij të parë poetike “Kthimi i Skënderbeut në
Krujë” (vjersha për fëmijë). Deri më sot ka botuar mbi 100 vepra letrare e
studimore.
Në
vitin 1985 mori Shpërblimin e dhjetorit të KSA të Kosovës për letërsi për
veprën Teksti poetik; më 2004 shpërblimin “Hivzi Sulejmani” për romanin Nëna e
dritës dhe shpërblimin “Asdreni” për përkthimin poetik të Epit të Gilgameshit
(Korçë qershor 2009), më 2012 shpërblimin “Giorge Mangone” të Sindikatës të
pavarur të shkrimtarëve italianë për Kalabrinë, më 2014 shpërblimin “Azem
Shkreli” të Komunës së Pejës, më 2015 shpërblimin “Beqir Musliu” të komunës së
Gjilanit dhe Medaljen presidenciale të meritave të Republikës së Kosovës
(2017), fitues i “Muzës së Agimit” (2018) dhe çmimin tradicional “Ora e Tahir
Deskut” të komunës së Klinës (2019), Shpërblimin “Din Mehmeti” të Universitetit
të Gjakovës “Fehmi Agani” (2020) dhe shpërblimin “Ymer Elshani” për romanin për
fëmijë “Kush dëgjoftë e mos tregoftë…” (2020), Dekoratën Nëna Tereze të
Kryetarit të Republikës së Shqipërisë për studimet letrare dhe për veprat për
Nënën Tereze, veçmas për kompletin prej shtatë vëllimesh – Nënën Tereze në
shtatë shpalime (2021) dhe Çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” të
Ministrisë së rinisë dhe sporteve të Republikës së Kosovës për vitin 2023.
Puna në fushën e
letërsisë
Në
saje të punës këmbëngulëse, të talentit tij të rrallë, por edhe përgatitjes
letrare e shkencore, ai ka arritur të shkruajë e botojë një seri me romanësh e
shquar të letërsisë sonë: “Motra kërkon vëllezërit”, “E bukura e dheut”,
“Bimorja”, “Nëna e dritës”, “Gjin Bardhela i arbresh & Etja e gurëzuar” ose
siç është përkthyer në italisht me titullin “La sete pietrificata”, “Ferri i
lodhur” dhe “Ëndrra e erës”, “Kush dëgjoftë e mos tregoftë…“, Frymëmarrje
nate”, po dhe vepra me përsiatje poetike si “Ujëvarë drite në zemër”, “Sytë e
heshtjes”, “Hire të vetmisë” etj.
Në
vitet 1978 – 1990 të shekullit XX, Prof. Anton u bë i njohur si studiues i
letërsisë me veprat “Përkime poetike”, “Mundësi interpretimi”, “Çështje të
letërsisë gojore”, “Teksti poetik”, “Shumësia kuptimore”, “Qasje poetikës së
letërsisë gojore shqipe”, për të vazhduar në shek.. XXI me studimet monografike
Buzukun, Budin, De Radën, Santorin, Skiroin, Fishtën, Koliqin, Dushko Vetmon,
Martin Camajn, Mark Krasniqin, Azem Shkrelin, Ramadan Musliun etj.
Në
saje të aftësive të tij letrare, të përkushtimit të tij në fushën e artit të
fjalës Prof. Antoni arriti të botojë librat: “Burim drite e dashurie”
(Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1618 – 1998), “Antologji e poezisë
gojore arbëreshe & Antologia della poesia orale arbëreshe”, “Antologji e
këngëve kreshnike shqipe”, “Antologji e përrallës shqipe”, “Antologji e poezisë
bashkëkohore arbëreshe & Antologia della poesia contemporanea
italo-albanese” etj.
Duhet
të theksohet se veprimtaria e tij letrare dhe shkencore është vlerësuar lart
nga një varg autorësh shqiptarë dhe të huaj.
Të
përmend këtu se deri më tani janë botuar 26 vëllime (libra) për veprat e tij në
shqip dhe të përkthyera.
Një
pjesë të veprimtarisë së tij prof. Berisha ia kushtoi veprimtarisë dhe flijimit
të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, tashmë e shpallur e shenjtë nga Vatikani..
Këto
vepra përshkohen nga humanizmi, thjeshtësia, dashuria, besimin tek Zot, ideale
të cilat Shën Nënën Tereze e udhëhoqën në punën dhe flijimin e saj për tjetrin,
sidomos për të varfrit e më ë varfërve,
të gërbulurve, pa dallim race e përcaktimi fetar. Këtë e dëshmojnë një varg
veprash të llojeve të ndryshme, një pjesë e të cilave janë përfshirë në
kompletin prej shtatë vëllimesh: “Nënë Tereza në shtatë shpalime” (“Faik
Konica” 2018)
Vëllimin
i parë përmban, romani: “Nëna e Dritës”, kurse në vëllimin e dytë, jepet
romani: “Ëndrra e erës”, dhe rrëfimi i Nënë Terezës për të gërbulurit e
Kalkutës. Vëllimin i tretë, përmban veprat : “Ujëvarë drite në zemër” dhe “Sytë
Heshtjes” përsiatje poetike.
Autori
i frymëzuar nga vepra e Nënë Tereza ku në faqen 85, ajo thotë: “Kemi nevojë për
heshtja për të qëndruar vetëm me Zotin, për t, i folur, për ta dëgjuar, për t’i
përjetuar thellësisht fjalët e tij në zemrën tonë.” Autori me mjeshtëri të
rrallë artistike e poetike, i thurë vargje poetike heshtjes dhe në faqen 103
,ai shkruan:
“Heshtja
është dhunti për njerëzit ,
Thesar
shpirti që dëshmohet me flijime:
Ti
dhurosh tjetrit diçka nga vetja jote,
atë
që t’është e shtrenjtë, që t’është e dashur,
t’ia
vesh zemrën në shuplakë e dorës ,
për
të ndjerë rrahjen e zemrës së tij,
ta
duash tjetrin si veten ta çmosh,
eta
pranosh me tërë qenien tënde,
ta
shmangësh ngasjen, t’i bishtërosh tundimit ,
edhe
kur vetja të duket se je një hiç,
t’ia
falësh dashurinë, gjakimin për jetë,
pa
menduar për ndonjë fitim të mundshëm,
si
nëna që i dhuron foshnjës së vet
dashurinë
pa skaj në çdo rrethanë e kohë.”
Vëllimin
i katërt përmban veprat: I desha njerëzit me dashurinë e Hyjit, Pjesa -1:Hapat
e para të jetës në dritën dhe në hirin e Hyjit, Pjesa -2:Dashuria për Hyjin dhe
për njeriun është e pandarë, Pjesa -3: Tekst Lutjesh, letra , mendime, Pjesa
-4:Përsonalite botërore për Nënën Tereze.
Vëllimi
i pestë përmban veprat: Shën Pali dhe Nënë Tereza, (Qasje besimi-dashurisë për
Hyjin, për Jezu Krishtin dhe për njeriun)
Vëllimin
i gjashtë përmban veprat :Errësira shpirtërore, Testamenti Shpirtërorë dhe Nënë
Tereza në poezinë bashkëkohore shqipe.
Në
vëllimin e shtatë përfshinë tri vepra: Errësira shpirtërore, Testamenti
shpirtërore, e Nënë Tereza në poezinë bashkëkohore shqipe.
Kolona
e veprës : Nënë Tereza në shtatë vëllime, përfshi veprat më të rëndësishme të
Prof. Antonit kushtuar Nënës Tereze me të cilat ai arrin të ndriçojë e hedhin
dritë mbi jetën dhe veprën e punën e Nënë Tereze në shërbim Hyjit e të
varfërve. Veprat e Prof. Antonit tregojnë se ai është një nga studiuesit e
njohës më të mirë të jetës dhe veprës Nënë Terezës por dhe i literaturës
biblike. Me kolonën e veprave të tij kushtuar shenjtores Nënë Tereza , Prof.
Anton Nikë Berisha, jo vetëm ka ndriçuar figurën e shqiptares famshme Shën Nëna
Tereza, por i ka bërë edhe një shërbim të madh, vendit tij dhe të gjithë Kombit
Shqiptarë.
Pra,
shqiptarët kudo jetojnë sot në Shqipëri, në Kosovë , në Mal të Zi, në Maqedoni
e kudo nëpër botë, duhet ti jemi mirënjohës për jetë, Prof. Anton Nikë
Berishës, këtij burri vigan, këtij shqiptari të Madh i cili tërë jetën e tij,
të gjithë aftësitë e tij krijuese e intelektuale i ka vënë në shërbim të
Atdheut e Kombit Shqiptare, më studimin, me krijimit e më ndriçimin e letërsisë
gojore e të shkruar shqipe ,duke filluar me letërsinë e harruar të arbëreshëve
të Italisë e deri tek letërsia e sotme bashkëkohore.
Në
vijim po shkëpus vetëm disa vlerësime që dëshmojnë për vlerën e veprës letrare
dhe shkencore të Prof. Anton Nikë Berisha:
Prof.
FRANÇESKO ALTIMARI, arbëresh i Kalabrisë (Itali): “S’ka dyshim se brenda
veprimtarisë së tij shkencore të frytshme, të kualifikuar e të disallojshme,
tema letrare e arbëresheve të Italisë, pas asaj të poezisë gojore në kontestin
ballkanik, përbën temën e parapëlqyer të kërkimeve të tij, që e ka përligjur me
monografi e punime kritike, të botuara në Itali, në Shqipëri e në Kosovë, mbi
disa nga figurat e veprat më të rëndësishme të traditës sonë letrare, nga ajo
romantike e pasromantike (nga Jeronim De Rada e Zef Skiroi) deri tek ajo
bashkëkohore (nga Dushko Vetmo tek Vorea Ujko, nga Zef Del Gaudio tek Lluka
Perrone, nga Enza Skutari tek Zef Sikroi di Maxho).
Ky
përkushtim i fuqishëm kulturor e shkencor në të mirë të letërsisë arbëreshe,
për të cilën i jemi thellësisht mirënjohës, i drejtuar në një fushëveprimtari
jo aq shumë tërheqëse brenda industrisë kulturore shqiptare, po në të cilën
Anton Berisha ka besuar dhe beson thellësisht, ka përligjur një zotim personal
të jashtëzakonshëm e ndihmëtar, që ka shkuar përtej një zotimi detyrues e të
rëndomtë, që e cilësojnë kërkimin dhe interpretimin e teksteve letrare. I
bindur në mirëqenien e këtij veprimi të vlefshëm, për t’i bërë të njohur më
mirë në botën shqiptare bashkëkohëse – në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në
Maqedoni dhe në Mal të Zi – shkrimtarët arbëreshë të djeshmit e të sotëm, që në
të kaluarën janë analizuar sipas modelit të caktuar, nëse nuk janë mohuar nga
kritikët shqiptarë të realizmit socialist, nuk u është shmangur as punëve të
rënda teknike të botimeve, duke përmbushur edhe punët e radhitjes e të faqosjes
të punëve të bëra, për të kursyer shpenzimet e përgjithshme të botimit, e duke
u zotuar të gjejë, në trojet shqiptare, botuesit më të gatshëm për të ndihmuar
mirëfilli shpërndarjen dhe përhapjen e këtyre veprave të mëdha brenda
nënqiellit të letërsisë kombëtare të gjuhës shqipe […]
Kontributet
e tij studimore mbi veprat letrare të autorëve të traditës sonë letrare, qoftë
shqiptare – si Gj. Fishta, E. Koliqi e M. Camaj – qoftë kosovare A. Shkreli, M.
Krasniqi, A. Pashku e A. Podrimja – objekte të trajtimeve të tij të shumta, por
edhe argumentet e kurseve të tij universitare e të tezave të laurimit të
udhëhequra nga ai, ndriçojnë rolin e “misionarit” të pasionuar për letërsinë
shqiptare. Nëse kjo botë letrare sot është më e afërt dhe më përfillëse sesa
ishte dje, merita i përket edhe Antonit me veprën e tij të frytshme të
“përkthimit” e të ndërmjetësimit të pareshtur, që është shprehur dora – dorës
midis Italisë dhe Ballkanit, midis Kalabrisë e Kosovës, me të cilin veprim në
këto njëzet vjet ka ndërtuar një urë të qëndrueshme të ballafaqimit, duke
nxitur një këmbim autentik të vlerave e të kulturave midis këtyre realiteteve,
që falë pikërisht atij sot janë më pak larg njëra – tjetrës.
Fshehtësia
e tij për këtë dashuri letrare është se Anton Nikë Berisha e don thellësisht
botën e vet, por e don në mënyrë të jashtëzakonshme edhe punën e vet siç vëren
Primo Levi në romanin e vet “Çelësi në yje” (1978) “[…] ta duash punën tënde
(që mjerisht është privilegj i pak njerëzve) përbën përafrimin më të mirë
konkret të lumturisë mbi tokë”.
FATMIR
MINGULI: “Kur dëgjon për emrin e Anton Nikë Berishës mendja të shkon menjëherë
te përkthimi i librit ndër më të vjetrit të shkruar “Epi i Gilgameshit”.
Përkthimi i këtij libri në gjuhën shqipe është një ngjarje e madhe për
krijuesit dhe studiuesit shqiptarë, kudo që ata ndodhen. Të përkthesh “Epin e
Gilgameshit” në vitin 1984 në kushtet e shqiptarëve në Jugosllavinë e
atëhershme duhej patjetër një guxim prej shqiptari të vërtetë. Shumë kush e
kupton se sa rëndësi ka njohja me këtë ep mijëravjeçar për shqiptarët,
trashëgues të epeve, ndoshta po kaq të lashta.
Anton
Nikë Berisha mbetet po ai guximtar, mbetet po ai studiues kokulur, mbetet po ai
kërkues i përhershëm e i pa frikuar nga asgjë e panjohur. Për këtë flasin me
dhjetëra vepra të botuara, vepra të mirëfillta studimore, tekste mësimore e
antologji, poezi e prozë për të rritur e për fëmijë e deri te lëvrimi i gjinisë
së vështirë të romanit.
Kam
ndjekur me vëmendje pak nga studimet plot vlera të këtij shkrimtari dhe
studiuesi shumëplanesh, kam studiuar me shënime disa nga veprat e tij dhe jam
plotësisht në një mendje me të kur ai thotë në emisionin “Kafja e mëngjesit” të
Radio Televizionit Dukagjini se për një studiues e shkrimtar midis tre rrugëve,
asaj të lehtë, asaj të mesme dhe asaj të vështirë, ai zgjodhi këtë të fundit.
Albert Ajnshtajni thoshte se një problem që nuk duket i pamundur, nuk përbën
qëllim shkencor.
Për
rëndësinë dhe për vlerat e mëdha të veprave të Anton Nikë Berishës në disa
fusha dëshmojnë më së miri një varg vëllimesh e studimesh monografike që i janë
kushtuar veprimtarisë së tij të pasur letrare e shkencore”.
ANTON
ÇEFA, (Neë Jersey, SHBA): Tek personaliteti i Anton Nikë Berishës është
mishëruar në mënyrë të përsosur njohja dhe interpretimi teorik i problemeve të
artit letrar në kompleksitetin e tyre, talenti i padiskutueshëm dhe aftësitë e
tij të çmuara në krijimin e realiteteve artistike që përsëdytin me mjeshtëri
realitetet historike të botës shqiptare, pa lënë mangut dimensionet universale
humane.
Veç
trajtimit teorik të çështjeve të estetikës dhe të shkencës letrare, Berisha ka
dhënë shembuj të shumtë të aplikimeve teorike në analizat e shumta të veprave
letrare të shkrimtarëve shqiptarë të të gjitha kohëve dhe hapësirave
gjeografike të banuara prej tyre.
Është
vështirë të pasqyrosh përmbledhtazi veprimtarinë e Berishës, aq e larmishme
është ajo. Lavra e tij ka hapur e mbjellë zagna në arat më të ndryshme të
folklorit, folkloristikës, estetikës, eseistikës, teorisë së letërsisë,
kritikës letrare, letërsisë artistike në gjinitë e llojet më të ndryshme të
saj, përkimeve poetike, përkthimeve, përshtatjeve analizave letrare rreth
gjymtimeve dhe shëmtimeve të disa veprave të letërsisë së arbëreshëve të
Italisë, konferencave shkencore, intervistave, etj. Te Antoni ka gjithnjë një
“e tjerë”.
DANTE
MAFIA: shkrimtar italian, i propozuar për Çmimin Nobel për letërsi: “Në një
kohë shterpë si kjo e tashmja, që shkon drejt një vorbulle të një letërsie
gjithnjë e më tepër të konsumit, të cilësuar nga mungesat e tensioneve
shpirtërore dhe etike, të gjendesh përballë një argumentimi të këtij lloji, që
niset prej kohëve më të largëta dhe shqyrton çështje të ndërliqshme si ajo e
identitetit, është një ndërmarrje që pranohet me kënaqësi nëse ke të bësh me
leximin e përshtatshëm, nëse adhuron poezinë, nëse ke për zemër dëshirën për
t’i sqaruar vetes dhe të tjerëve motivin e një pështjellimi tashmë universal që
po zhvendos popullata të tëra nga njëra anë e kontinenteve në tjetrën.
Berisha
nuk është dorëzuar, edhe pse kishte mundësinë të luante letrën e thjeshtë të
përkatësisë duke e shndërruar atë në një flamur për ta shpalosur e për ta
mbrojtur, apo të paraqiste një histori tërheqëse, siç bëhet në shumë romane e
filma […] duke vënë theksin në dallimet racore e kulturore. Përkundrazi,
Berisha projektoi veten në kushtet e përshkimit (kalimit) të një rruge të
ashpër e thellësisht të vështirë nëpërmjet së cilës mbërrin i rilindur para
vdekjes. Pra, rrëfim e kungim, ku të dyja bëhen duke u përballur me
kontradiktat, me shpresat dhe me ëndrrat e veta, për të vështruar më qartë
qenësinë e veprimeve, për të kuptuar më thellë substancën e ëndrrave, projektet
e fatit, thelbin e origjinës së vet, atë të traditave”.
PROF.
DR. ZEQIRJA NEZIRI: “Anton N. Berisha është ndër studiuesit e rrallë shqiptarë,
tek i cili shkëlqen një veçanti metodologjike studimore: para se të japë
pikëpamjet e veta për ndonjë çështje që merr në trajtim shoshit në hollësi
studimet e bëra paraprake dhe vetëm pasi ka bërë këtë paraqitje shpreh
pikëpamjet e veta. Një metodologji e tillë është zbatuar edhe në studimin e tij
mbi Mesharin e Buzukut, ku janë pleksur mrekullueshëm literatura shkencore për
Mesharin me lëndën që përfshin vepra dhe me pikëpamjet që shtron e mbron
autori”.
Për
të konkretizuar atë që u tha më lart, e shoh të nevojshme të sjell titujt e
veprave dhe datat dhe shtëpitë botuese.
VEPRAT, ZGJEDHJET
DHE PËRKTHIMET E ANTON NIKË BERISHËS[1]
VEPRA ORIGJINALE
Kthimi
i Skënderbeut në Krujë. Vjersha për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1970.
Përkime
poetike. Kritika letrare. “Rilindja”, Prishtinë 1978.
Mundësi
interpretimi. Ese dhe vështrime. “Rilindja”, Prishtinë 1979.
Pilivesa
e flakëruar. Poemë për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1980.
Këngë
dasme I. (Bashkë me Anton Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës,
Prishtinë 1980.
Çështje
të letërsisë gojore. “Rilindja”, Prishtinë 1982.
Antologji
e përrallës shqipe. (Bashkë me Myzafere Mustafën), “Rilindja”, Prishtinë 1982.
Këngë
dasme II. (Bashkë me Anton Çettën), Instituti albanologjik i Prishtinës,
Prishtinë 1984.
Motra
kërkon vëllezërit. Roman për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1984. Botimi i dytë
i përpunuar “Faik Konica”, Prishtinë 2011.
Teksti
poetik. Vështrime e kritika. “Rilindja”, Prishtinë 1985.
Anekdota
I. (Bashkë me Anton Çettën e F. Sylën), IAP, Prishtinë 1987.
Vajtime,
gjamë dhe elegji. (Bashkë me Anton Çettën), IAP, Prishtinë 1987.
Mbi
letërsinë gojore shqipe. (Studime e artikuj), “Rilindja”, Prishtinë 1987.
Anekdota
II. (Bashkë me Anton Çettën e Fazli Sylën), IAP, Prishtinë 1988.
Kështjella
e dritës. Libër leximi për klasën IV (me Mehmet Gjevorin e Qamil Batallin).
Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë 1988.
E
Bukura e Dheut. Roman për fëmijë. “Rilindja”, Prishtinë 1989. Botimi i dytë i
përpunuar “Faik Konica”, Prishtinë 2011. Botimi i tretë Argeta LMG, Tiranë
2015.
Shumësia
kuptimore. Ese dhe vështrime. “Rilindja, Prishtinë 1990.
E
Bukura e Dheut bahet nuse. (Zgjedhje përrallash shqiptare), “Flaka e
vëllazërimit”, Shkup 1991.
The
angry Cloud. (Re e mllefur). An Anthology of Albanian Stories from Yugoslavia.
Translated from the Albanian by John Hodgson. The Kosova Association of
Literary Translators, Prishtinë 1991.
Bimorja.
Roman për të rritur. “Rilindja”, Prishtinë 1993. Botimi i dytë i përpunuar
“Faik Konica” Prishtinë 2012.
Këngë
kreshnike III. (Bashkë me A. Çettën, F. Sylën, M. Mustafën), IAP, Prishtinë
1993.
Vepra
letrare e Martin Camajt. “Radhonjtë e Zjarrit”, n. 18, Kozencë, 1994.
Vepra
letrare e Martin Camajt. Botimi i dytë i rishikuar dhe i shtuar, “Lajmtari”,
Tiranë 2000. Botimi i tretë i plotësuar dhe i shtuar “Princi”, Tiranë 2010.
Ernest
Koliqi poet e prozator. Radhonjtë e “Zjarrit”n. 21, Kozencë 1995. Botimi i dytë
“Toena”, Tiranë 1997.
Veçanti
ligjërimesh poetike. “Eurorilindja”, Tiranë 1996.
Tre
saggi sull’opera di Giuseppe Schirò. “Biblos”, Palermo 1997.
Mbi
tri vepra poetike të Zef Skiroit. “Rilindja”, Prishtinë 1997.
Antologji
e poezisë gojore arbëreshe. Antologia della poesia orale arbëreshe.
Transkriptimin F. Altimari. Përkthimin V. Belmonte. Rubbettino, Soveria
Mannelli, Catanzaro 1998.
Antologji
e poezisë gojore arbëreshe. Vetëm tekstet në arbërisht. “Shpresa”, Kisha e Shën
Ndout, Prishtinë 1999.
Qasje
poetikës së letërsisë gojore shqipe. (Studime e artikuj), “Rilindja”, Prishtinë
1998.
Antologji
e poezisë bashkëkohore arbëreshe. Antologia della poesia contemporanea
italo-albanese. Përkthimet në italisht Vinçenc Belmonte. Centro Editoriale e
Librario della Università degli Studi della Calabria, Cosenza 1999.
Burim
drite e dashurie. Antologji e poezisë së përshpirtshme shqipe 1618-1998.
“Shpresa”, Prishtinë 1999.
Mbi
letërsinë e arbëreshëve të Italisë. Pjesa e parë. “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë
2000.
Gjymtime
dhe shëmtime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. “Shpresa”, Prishtinë 2001.
Ribotuar më 2007 në revistën ARS të Tiranës.
Poezia
për fëmijë e Mark Krasniqit. Studim monografik. “Faik Konica”, Prishtinë 2002.
Antologji
e poezisë bashkëkohore të arbëreshëve të Italisë. “Mësonjëtorja e parë”, Tiranë
2002.
Gjin
Bardhela i arbëresh & Etja e gurëzuar. Roman. “Faik Konica”, Prishtinë
2002.
Vepër
e qenies dhe e qenësisë sonë. Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës. “Shpresa”
& “Faik Konica”, Prishtinë 2003.
Su
due opere di Girolamo De Rada. I Canti di Milosao. Skanderbeg sfortunato.
Palermo 2004.
Nëna
e dritës. Roman. “Shpresa”, Prishtinë 2004.
Thelbësorja
e besimit dhe lutjeve të Nënës Tereze. “Fjala hyjnore”, Prishtinë 2005.
42
Çështje teorike të letërsisë. “Faik
Konica”, Prishtinë 2005.
Njëmendësia
e fjalëve. Mundësi interpretimesh letrare. “Shpresa” & “Faik Konica”,
Prishtinë 2006.
Nëna
Tereze: Jeta është vetë jeta e Zotit në ne. Studim. Tekste. Testamenti
shpirtëror dhe letra të Nënës Tereze. “Sanctea Crucis”, Prishtinë 2007.
Ferri
i lodhur. Roman. “Faik Konica”, Prishtinë 2007.
Errësira
dhe vuajtja shpirtërore e Nënës Tereze përligjje e hirit të Hyjit dhe e
hyjnimit të saj. “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2008.
Testamenti
shpirtëror i Nënës Tereze. “Fjala hyjnore”, Prishtinë 2008.
Këngë
që përligjin pasurinë shpirtërore të shqiptarit e të botës së tij. Mbi këngët
kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
Interpretime
të letërsisë së arbëreshëve të Italisë. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2008.
Botimi i dytë “F. Konica”, Prishtinë 2013.
Antologji
e kangëve kreshnike shqiptare. “Faik Konica”, Prishtinë 2008.
Shën
Pali dhe Nëna Tereze. Qasje besimit – dashurisë për Hyjin e për njeriun.
“Maluka”, Tiranë 2009. Botimi i dytë i plotësuar. “Sanctae Crucis”, Prishtinë
2009. Botimi i tretë “Faik Konica” 2010.
Sull’opera
Letteraria di Dushko Vetmo. Studio. Mbi veprën letrare të Dushko Vetmos.
Studim. Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica, Sezione di
Albanologia. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”, Rende (Italia) 2009.
Antologia
della letteratura degli Albanesi di Calabria. (Bashkë me A. Altimarin, F. De
Rosa, V. Belmonte) Università della Calabria. Dipartimento di Linguistica.
Sezione di Albanologia, Cosenza 2009.
Ujëvarë
drite në zemër. Katërmbëdhjetë pamje të hirit hyjnor të Agneze Gonxhe Bojaxhiut
– Nënës Tereze. “Argeta – LMG”. Tiranë 2009. Botimi i dytë nga e njëjta shtëpi
botuese 2010. Botimi i tretë – botimi gegnisht. Misioni Françeskan, Tuz 2014.
Nëna
Tereze, Lutja është zëri i Zotit në thellësinë e zemrës. Zgjedhjen, shqipërimin
nga italishtja dhe parathënien Anton Nikë Berisha, “Sanctae Crucis”, Prishtinë
2010.
Nëna
Tereze në tri shpalime. “Faik Konica”, Prishtinë 2010.
Cascata
di luce nel cuore. Quattordici immagini sulla Grazia Divina di Agnese Gonxhe
Bojaxhiu – Madre Teresa. Traduzione di Enina Nishani, rivista da Domenico
Corradini H. Broussard. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza, 2010. Botimi i dytë
më 2012 nga i njëjti botues.
Approccio
ai canti albanesi dei prodi. Traduzione di Enina Nishani, Fiorella de Rosa,
Orjeta Hashorva. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2010.
Nëna
Tereze në poezinë bashkëkohore shqipe. “Faik Konica”, Prishtinë 2010.
Poetika
e fjalëve të gurta. Qasje veprës letrare të Azem Shkrelit. “Argeta – LMG”,
Tiranë 2011.
Delle
Rapsodie albanesi del 1866. Studio. Traduzione a cura di Vincenzo Belmonte.
Luigi Pellegrini Editore. Cosenza, 2011.
Vëzhgime
teorike dhe estetike të De Radës dhe të Fishtës. Shtëpia botuese “Arbëria 07”,
Tiranë 2011.
Larmi
vëzhgimesh letrare. “Faik Konica”, Prishtinë 2012.
Dritë
në shtjellën e gërbulës. Roman. “Fjala Hyjnore”, Prishtinë – Shkodër 2012.
Rreth
veprës “Il Canzoniere albanese” të Françesk Anton Santorit. Studim. Con una
sintesi in italiano. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2012.
Letërsia
për fëmijë si art i fjalës. Shtëpia botuese “Arbëria 07”, Tiranë 2013.
Rrënjësia
etnike në veprën e Mark Krasniqit. “Faik Konica”, Prishtinë 2013.
Shën
Maria dhe Nëna Tereze. Studim. Arqipeshvia Metropolitane Shkodër – Pult &
Fjala Hyjnore, Tiranë – Prishtinë – Shkodër 2013.
Vetëdëshmi
të Ismail Kadaresë për letërsinë. Buzuku, Prishtinë 2013.
La
sete pietrificata. Romanzo. Traduzione di Albana Alia. Luigi Pellegrini
Editore. Cosenza 2013.
“Meshari”
– vepër e hartuar nga Gjon Buzuku. Fondazione Universitaria “Francesco Solano”.
Comet Editore Press. Cosenza 2014. Botimi i dytë “Faik Konica”, Prishtinë 2014.
Doracak
për Nënën Tereze. Argeta LMG & Fjala Hyjnore. Tiranë, Prishtinë, Shkodër
2014.
Prushi
i bukurisë. Përsiatje poetike për artin e fjalës. Il fulgore della bellezza.
Riflessioni poetiche sull’ arte della parola. Traduzione a cura di Albana Alia.
Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2014. Botimi i dytë Shtëpia botuese “Beqir
Musliu”, Prishtinë 2015.
Pjetër
Budi poet dhe prozator. Studim. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2015. Botimi
i dytë “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
Kënga
e këngëve – kryevepër poetike e dashurisë dhe e jetës. Me përkthim të ri të
tekstit. “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
Dritë
në zemër. Dramë. “Faik Konica”, Prishtinë 2015.
Gjon
Buzuku poeti ynë i parë. Studim. Faik Konica, Prishtinë 2016. Botimi i dytë
Pellegrini Editore, Cosenza 2016.
Frymësi
e fjalës. Poezi. Argeta LMG, Tiranë 2016.
Il
sogno del vento. Racconto di Madre Teresa. Romanzo. Prefazione di Alessandro
Gaudio. Traduzione italiana a cura di Albana Alia & Fieorella de Rosa.
Pellegrini Editore, Cosenza 2016.
Ligjërime
rreth tekstit letrar poetik. Me Labinot Berishën. “Faik Konica”, Prishtinë
2017.
Paanësia
e fjalës poetike. Libri i parathënieve. “Faik Konica”, Prishtinë 2017.
Hyrje
në historinë e letërsisë gojore shqipe. “Faik Konica”, Prishtinë 2017.
Sytë
e heshtjes. Përsiatje poetike. Argeta, Tiranë 2018.
Arshi
Pipa krijues i mendimit të lirë. Letra, biseda, poezi, kritikë. Faik Konica,
Prishtinë 2018.
Vëzhgime
mbi “Poetikën” e Aristotelit. Studim. Faik Konica, Prishtinë 2018.
Estetika
dhe estetika e letërsisë. Tekst për studentë. Bashkë me Labinot Berishën. Faik
Konica, Prishtinë 2018.
Nëna
Tereze në shtatë shpalime 1- 7. Faik Konica, Kuvendi Françeskan i Gjakovës,
Prishtinë 2019.
Rreth
veprës letrare të Ibrahim Kadriut. Faik Konica, Prishtinë 2019.
Tronditjet
shpirtërore si mesazhe poetike. (Për Poezinë e Agim Matos). Milosao, Sarandë
2019.
Qenësia
e kumtit poetik. Libri i parathënieve 2. Faik Konica, Prishtinë 2019.
Veçanti
të veprës letrare për fëmijë të Rifat Kukajt. Argeta LMG, Tiranë 2020.
Poezia
si shtegtim i qenësishëm shpirtëror. Mbi poezinë e Daniele Giancan-es. La
poesia come un viaggio esistenziale. Della poesia di Daniele Giancane. Shtëpia
botuese Milosao, Sarandë 2020.
Nëna
Tereze: “E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit”. Në tri gjuhë: Shqip,
maqedonisht dhe anglisht. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të
shqiptarëve – Shkup, Shkup 2020.
Poetika
e letërsisë për fëmijë. Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Prishtinë 2020.
Kush
dëgjoftë e mos tregoftë… Roman për fëmijë. Faik Konica, Prishtinë 2020.
Vepra
e Anton Çettës përligj qenësinë e trashëgimisë sonë. Instituti i trashëgimisë
shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2020.
Antologji
e poezisë së përshpirtshme shqipe 1555 – 2019. Faik Konica, Prishtinë 2020.
Qenësia
dhe shqiptimi poetik i krijimit letrar. Mbi disa vepra dhe autorë të Kosovës
Lindore. Beqir Musliu, Gjilan 2021. Botimi i dytë i ndryshuar. Të shprehurit
poetik qenësi e veprës letrare. Beqir Musliu, Gjilan 2021.
Frymëmarrje
nate. Roman. Faik Konica, Prishtinë 2021
Shpalime
rrënjësh. Vëzhgime etnologjike dhe kulturore. Faik Konica, Prishtinë 2021.
Martin
Camaj: Letërsia ashtë jeta ime e vërtetë. 49 letra të tij dhe teksti i bisedës
i vitit 1990. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve
– Shkup, Shkup 2021.
Maksimilian
Lamberci për letërsinë shqipe. Studim monografik. Instituti i trashëgimisë
shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2021.
Hire
të vetmisë. Përsiatje poetike. Argeta LMG, Tiranë 2021.
Nëna
Tereze: “E desha tjetrin me dashurinë e Hyjit”. Doracak i shkurtër. Radio
Maria, Tiranë 2022.
Ramadan
Musliu poet i mirëfilltë modern. Studim. Beqir Musliu, Gjilan 2022.
Letra
të Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze. Instituti i trashëgimisë shpirtërore dhe
kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2022.
Mbi
disa kryevepra të letërsisë botërore. Shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë
2022.
Dy
kryevepra lirike të Fishtës. Rreth veprave “Jerina ase Mbretnesha e luleve” dhe
“Zana e Vizitorit”. Beqir Musliu, Gjilan 2023.
Kanuni
– dëshmi e qenësishme e ligjësive të lashta të jetesës së njeriut tonë. Edhe me
parathanë të Fishtës të vitit 1933. Studim. Instituti i trashëgimisë
shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2023.
Rreth
disa kryeveprave të letërsisë sonë. Shtëpia botuese Faik Konica, Prishtinë
2023.
Ernest
Koliqi poet, prozator dhe dramaturg. Agroprint Shkup 2023.
Pëshpëritje
teologjike. Shtëpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2023.
Për
veprën letrare të Azem Shkrelit. Poetika e fjalëve të gurta. Con un’appendice
in italiano. Botimi i dytë i ndryshuar. Shtëpia botuese Beqir Musliu, Gjilan
2024.
Ramadan
Musliu poet, kritik letrar dhe publicist. Studim. Shtëpia botuese Beqir Musliu,
Gjilan 2024.
Teksti
poetik qenësi e veprës letrare. Libri i parathënieve 3. Shtëpia botuese Faik
Konica, Prishtinë 2024.
Si
dhe pse lindi departamenti për studimin e trashëgimisë shpirtërore të Gonxhe
Bojaxhisë – Nënës Tereze (bashkë me Skender Asanin). Instituti i trashëgimisë
shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2024.
Eqrem
Çabej studiues cilësor i letërsisë. Studim. Instituti i trashëgimisë
shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve – Shkup, Shkup 2024.
KOMPLETE VEPRASH
Dushko
Vetmo, Vepra letrare. Opera letteraria. Università della Calabria. Dipartimento
di Linguistica – Sezione di Albanologia. Cosenza 2007.
Giuseppe
Del Gaudio, L’opere drammatiche. Vepra dramatike. Università della Calabria.
Dipartimento di Linguistica. Sezione di Albanologia, Cosenza 2008.
III. VËLLIME POEZISH TË
ZGJEDHURA
Mirko
Gashi, Plagë uji. “Rilindja”, Prishtinë 1990.
Visar
Zhiti, Kohë e vrarë në sy. “Rilindja”, Prishtinë 1997.
Giuseppe
Schirò di Maxho, Dove antico dolore. Dhembje e ngrirë. Palermo 1998.
Vorea
Ujko, Gërmime në dhimbje. A.C.I.G.A., Editrice Il coscile, Cosenza 1998. Botimi
i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
Lluka
Perrone, Ujëvarë lotngrirë. Radhonjtë: “Shkrimtarë arbëreshë” 1, Kozencë 1999.
Botimi i dytë. “Faik Konica”, Prishtinë 2000.
Enza
Scutari, Hënza fshihet prapa meleve. “Svinga”, Prishtinë 2000.
Mark
Krasniqi, Poezi e zgjedhur për fëmijë. Enti i teksteve dhe i mjeteve mësimore i
KSA të Kosovës, Prishtinë 2001.
Azem
Shkreli, Rrënjë të gurta. “Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinë 2001. Botimi
i dytë i rishikuar, Shtëpia e kulturës, Pejë 2012, botimi i tretë Argeta LMG,
Tiranë 2023.
Azem
Shkreli, Parola di pietra. Traduzione italiana di Amik Kasoruho. Stilo Editrice,
Bari 2005.
Vorea
Ujko. Fshehtësia e rrënjëve. Poezi e zgjedhur. Botimet “Toena”, Tiranë 2007.
Ramadan
Mehmeti, Bekimi i gjurmëve. Parathënien Prend Buzhala, “Rozafa”, Prishtinë
2008.
Jeton
Kelmendi, Erdhe për gjurmë të erës. “GlobusR”, Tiranë 2009.
Miradije
Ramiqi, Dashuria flet me zemrën e diellit. “Faik Konica”, Prishtinë 2013.
Ibrahim
Kadriu, Kohë e djegur në bebëza. Poezi e zgjedhur. Faik Konica, Prishtinë 2013.
Ibrahim
Kadriu, Tempo incenerito nelle pupille. Poesie scelte. La scelta e la prefazione
di Anton Nikë Berisha. Luigi Pellegrini Editore. Cosenza 2014.
Dushko
Vetmo, Atologji letrare. Poezi. Prozë. Vepra teatrale. Antologia letteraria.
Poesia. Prosa. Opere teatrali. Comet Editor Press. Cosenza 2015. Botimi i dytë
vetëm në arbërisht. Milosao. Sarandë 2016.
Agim
Gjakova, Gërmime në etje. Svinga. Prishtinë 2015; botimi i dytë i shtuar
Prishtin 2020.
Sabit
Rrustemi, Ndezje yjesh në zemër. “Beqir Misliu”, Gjilan 2015.
Prend
Buzhala, Psherëtima pergamene. Rozafa, Prishtinë 2016.
Giovanni
Pistoia, Il vento restò senza respire. Poesie. Scelta e prefazione Anton Nikë
Berisha. Castrovillari 2016.
Zef
Skiro di Maxhio, Te liqeni i zemrës. Milosao. Sarandë 2017.
Rexhep
Elmazi. Psherëtima shiu. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë
Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
Agim
Mato, Shkretëtirë harrimi. Poezi. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha.
Faik Konica, Prishtinë 2018.
Timo
Mërkuri, Ëndërrime të mbytura në det. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe
parathënien Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
Frederik
Rreshpja, Era përkund pikëllimin e luleve. Poezi. Zgjedhjen dhe parathënien
Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
Mirko
Gashi, Polipet e vdekjes. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton
Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2021.
Ymer
Elshani, Kur vallëzojnë buzëqeshjet. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë
Berisha. Faik Konica, Prishtinë 2021.
Ramadan
Musliu, Shtjellë shpirtërore. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien Anton
Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2021.
Jusuf
Gërvalla, Dhembje të ndrydhura. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien
Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2022.
Remzije
J. Zekolli, Ujëvarë mungëtirash. Zgjedhjen dhe parathënien Anton Nikë Berisha.
Lena, Prishtinë 2023.
Frymësi
amshimi. Poezi kushtuar heroit Agim Ramadanit. Zgjedhjen dhe përgatitjen për
botim Anton Nikë Berisha dhe Sabit Rrustemi. Beqir Musliu, Gjilan 2023.
Hasan
Muzli Selimi, Psherëtimë ëndrrash. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathënien
Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2023.
Xhevat
Bajraj, Dielli udhëton nëpër re shiu. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe
parathënien Anton Nikë Berisha. Shtëpia botuese Drini, Prishtinë 2024.
Ragip
Sylaj, Shakullinë përpëlitjesh. Poezi e zgjedhur. Zgjedhjen dhe parathë-nien Anton
Nikë Berisha. Shtëpia botuese Jakup Ceraja, Mitrovicë 2024.
Era
shtegton hullive të ëndrrave. Poetë të Italisë së Jugut të grupit “La Vallisa”.
Zgjedhjen, parathënien dhe shqipërimin nga italishtja Anton Nikë Berisha,
Shtëpia botuese Beqir Musliu, Gjilan 2024.
VËLLIME PUNIMESH TË
ZGJEDHURA
Atë
Anton Harapi, Njesimi kombtár dhe ideali kombëtar. Kuvendi françeskan i
Gjakovës, Gjakovë 1997.
Anton
Çetta dhe vepra e tij (Autorë të tjerë për A. Çettën). Kuvendi françeskan i
Gjakovës, Gjakovë 1997.
Atë
Bernardin Palaj, Mitologji, doke e zakone shqiptare. “Shpresa”, Prishtinë 2000.
Françesko
Altimari, Vëzhgime gjuhësore dhe letrare arbëreshe. “Shpresa – Kuvendi
Salezian” & “Faik Konica”, Prishtinë 2002.
Atë
Marin Sirdani, Françeskanët në Shqypní dhe shqiptarët katolikë në lamë
t’atdhetarís. “Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
Atë
Marin Sirdani, Ndriçime të historís, të kulturës dhe të artit shqiptar.
“Shpresa” – Kuvendi Salezian, Prishtinë 2002.
Në
mbretërinë poetike. Kritikë letrare për veprën e Anton Pashkut. “Shpresa”,
Prishtinë 2002.
Duaje
Zotin me gjithë zemër. Biseda me Mons. Zef Gashin, kryeipeshkëv i Tivarit.
“Shpresa – Kuvendi Salezian”, Prishtinë 2002.
Anton
Harapi, Shqiptari dhe bota e tij. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë
2003.
Autorë
të tjerë për veprën e Anton Harapit. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë
2003.
11.
Mons. Zef Gashi, Zoti në jetën time. “Shpresa”, Prishtinë 2003.
Fishta,
Piksime estetike mbi artin e fjalës. “Shpresa”, Prishtinë 2004.
Mirash
Gojçaj, Thesare të Malsisë. Emisioni françeskan, Tuz 2006.
Agneze
Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze, Lutja është zëri i Zotit në thellsinë e zemrës.
Përkthyer nga italishtja me parathënie. “Sanctae Crucis”, Prishtinë 2010.
Agneze
Gonxhe Bojaxhiu, Tekste lutjesh, letra, mendime. “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
Sabit
Rrustemi, Fajin që (e) bëmë. Zgjedhje tregimesh. Beqir Musliu, Prishtinë 20016.
Ramadan
Rexhepi, Kumbnaret. Tregime dhe novela. Përgatiti për botim dhe parathënien
Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu, Gjilan 2018.
Nasi
Lera, Frynte shumë erë. Tri novela. Zgjedhjen Anton Nikë Berisha, Beqir Musliu,
Gjilan 2023.
Nasi
Lera, Tregime të zgjedhura. Zgjodhi, përgatiti për botim dhe parathënien Anton
Nikë Berisha. Beqir Musliu, Gjilan 2024.
Prend
Buzhala, Ujëvarë shpirtësie – Proza poetike. Zgjodhi dhe parathënien: Anton
Nikë Berisha. Botoi SHB “Beqir Musliu”, Gjilan 2024.
TRANSKRIPTIME E
PËRSHTATJE
1.Rapsodi
të një poeme shqiptare. (Transliteruar e përgatitur për shtyp bashkë me A.
Çettën), Jeronim De Rada, VEPRA 5 (Kompleti), “Rilindja”, Prishtinë 1983.
Leonardo
De Martini, Harpa arbnore. Shkrimin hyrës E. Koliqi, “Shpresa” – Kuvendi
Salezian, Prishtinë 2002.
Kuvendi
i Arbënit 1703. Tri versione. Përshtatjen në gjuhën e sotme të përkthimit të
Engjëll Radojës e bëri Anton N. Berisha. Konferenca ipeshkvore shqiptare.
Prishtinë 2003. Botimi i dytë vetëm versioni i përshtatur, “Shpresa”, Prishtinë
2003.
Gjergj
Fishta. Numër tematik i revistës letrare “JETA E RE” Nr. 11 – 12, Prishtinë
1990.
Faik
Konica “JETA E RE”, Nr. 3, Prishtinë 1995.
Martin
Camaj “JETA E RE”, Nr. 1, Prishtinë 1996.
Anton
Pashku “JETA E RE”, Nr. 4, Prishtinë 1996.
Atë
Anton Harapi “JETA E RE”, Nr. 1, Prishtinë 1997.
PËRKTHIME LETRARE
Epi
i Gilgameshit. Përkthimin nga gjermanishtja, parathënien dhe plotësimin me
shënime nga A. N. Berisha. “Rilindja”, Prishtinë 1984. Botimi i dytë “Naim
Frashëri”, Tiranë 1990. Botimi i tretë i rishikuar “Argeta – LMG”, Tiranë 2008,
botimi i katërt nga i njëjti botues 2016.
Domeniko
Korradini H. Brusard, Lavdërimi i kryqëzuar. Përkthim nga italishtja, “Faik
Konica”, Prishtinë 2008.
Giuseppe
Napolitano. Pëshpëritje hënës. Bashkë me Ilire Zajmin. “Faik Konica”, Prishtinë
2014.
Kënga
e këngëve – kryevepër poetike e dashurisë dhe e jetës. Me përkthim të ri të
tekstit. “Faik Konica”, Prishtinë 2015, botuar më parë në revistën “Fjala
Hyjnore”, Prishtinë – Shkodër 2013.
Kënga
e Nibelungëve. Kënga e parë dhe e pestë. Përkthimin nga gjermanishtja edhe
parathënien Anton Nikë Berisha. Argeta LMG, Tiranë 2016. Botuar më parë në
veprën “Njëmendësia e fjalëve”. “Shpresa” & “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
Giovanni
Pistoia, Era mbeti pa frymëmarrje. Zgjedhjen, parathënien dhe përkthimin nga
italishtja Anton Nikë Berisha. Beqir Musliu, Prishtinë 2016.
Radovan
Zogoviq, Këngët e Ali Binakut. Ardhësit. Përktheu nga origjinali dhe
parathënien Anton Nikë Berisha, “Faik Konica”, Prishtinë 2016.
Psalmet.
Shqipërimin dhe parathënien Anton Nikë Berisha. Arqipeshkvia Metropolitane
Shkodër – Pult, Shkodër 2017.
Aristoteli,
Qasje artit poetik. Përkthimin, studimin hyrës dhe shënimet Anton Nikë Berisha.
Argeta LMG, Tiranë 2020.
Era
shtegton hullive të ëndrrave. Poetë të Italisë së Jugut të grupit “La
Vallisa”.
Zgjedhjen, parathënien dhe shqipërimin Anton Nikë Berisha. Shtëpia botuese
Beqir Musliu, Gjilan 2024
Kjo
bibliografi u botua së pari me rastin e promovimit të botimit të tretë të Epit
të Gilgameshit (Argeta – LMG, Tiranë 2008), të promovimit të studimit të Prend
Buzhalës, Kode poetike të mbijetesës shpirtërore. Mbi romanet për të rritur të
Anton Nikë Berishës (Argeta LMG Tiranë 2009) mbajtur në Korçë më 13 dhe 14
qershor 2009 gjatë takimit “Netët korçare të poezisë” dhe të promovimit të
veprës së Anton Nikë Berishës Ujëvarë drite në zemër – Katërmbëdhjetë pamje të
hirit hyjnor të Agneze Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze (Argeta – LMG, Tiranë
2009) si dhe të ekspozitës së librave të tij të botuara deri në nëntor të vitit
2009 mbajtur në Tiranë më 13 nëntor 2009.
Shih
dhe Mehmet Gëzhilli & Labinot Berisha, Bibliografi e veprave dhe punimeve
të Anton Nikë Berishës. ARGETA – LMG, Tiranë 2016.
Hysen S. Dizdari,
30.01.2025