Faleminderit
Ylli M. Dilo: Homazh për profetin dhe hujnorin Dom Shtjefën Kurti
E premte, 31.01.2025, 06:58 PM
HOMAZH PËR PROFETIN DHE HYJNORIN DOM SHTJEFËN KURTI
NGA
YLLI. M. DILO
Njeriu
ka nevojë diku të mbështetet që të ruajë të pastër moralin, parimet e shëndosha, zakonet e mira.
Përveç
këtyre shqetesimi i njeriut ka nevojë për prehjen dhe mrekullinë që i afron
feja.
Është
e vërtetë se çdo gjë vërteton
ekzistencën e Zotit, por të gjitha fetë
janë bija të njeriut.
Ndjenja
fetare është aq ngushëlluese, saqë ta zoterosh atë është një hir i qiellit.
Profetët
janë njerëz, por të pajisur me ndjenja fetare. Ata janë zëdhënësit (
transmetuesit) e udhezimeve të Zotit për njerzit. Kanë ndjenja Hyjnore prandaj
janë të aftë të komunikojnë me Zotin.
Besohet
te Zoti, sepse çdo gjë e pohon qënien e Tij dhe sepse shpirtërat e më të
mëdhejve kanë besuar tek Ai:
Njutoni dhe Lajbnici, Liszti dhe Dostojevski... ,
korifej të shkencës dhe inxhinjerë të shpirtrave njerëzore frymëzimin e gjetën
tek Zoti.
Nënë
Terza, Dom Shtjefën Kurti dhe gjithë ata hyjnorë që ashtu si Dielli ndoqën orbitën që përshkon
ekuadorin ishin të bekuar , të adhuruar.
Kudo që arritën shpresat dalngadalë hapeshin, virtytet njerëzore
lulëzonin.
Profeti,
shënjtori Dom Shtjefën Kurti pati fatin
që kanë patur shumica e shënjtorëve në
këtë planet.
Trupi
i Tij u torturua në mënyrë
çnjerëzore nga egërsirat që hanin mish
njeriu në hetuesitë e kanibalëve, por
shpirti I Tij lëvizi i lirë dhe i sigurt kudo në hapësirë ; edhe nga
qelitë e errata ai. ( shpirti i shënjtorit Shtjefën) u ikte xhelatëve dhe
ngrihej lart në qiell.
Mbi
këtë tokë është e mundur të shohësh
thellë shpirtërat dhe ndjenjat pas provave të mëdha.
Profeti
dhe shënjtori Dom Shtjefën Kurti e vërteton plotësisht këtë dukuri.
Por
kush është ky shënjtor që në mbrëmjet e
valleve të zjarrta të amshimit mbron shpirtërat
njerëzorë dhe na krijon lidhjet me Zotin neve të gjallëve?
U
lind në Prizëren më 24 Dhjetor 1898. Kaloi fëmijërinë në Ferizaj, rininë e parë
në Shkodër dhe të dytën në Isburk dhe Romë.
Krahu
i djathtë i klerikut të shquar Imzot Lazër Mjedës në Shkup, ku i ra fati të
jetë rrëfyesi i parë i Nënë Terezës.
Mësues
i gjuhës shqipe në shkollën katolike shqipe në Ferizaj dhe mësimdhënës i lëndës
së besimit në shqip në shkollën serbe të Novoselës ku mori dhe kërcënime nga
serbët.
Bashke
me Dom Gjon Bisakun dhe Dom Luigj Gashin ngritën zërin në mbrojtje të
bashkëkombësave të tyre me memorandumet e tyre dërguar deri në Lidhjen e
Kombeve.
Punoi
si famullitar në Kurbin, Skuraj dhe
Gurzë ku meremetoi kishat ekzistuese dhe ndertoi të reja.
Më
von Ai shërbeu si klerik në Tiranë duke qënë edhe Dekan i Dekanatit të Tiranës.
Nga
ky pozicion, Ai iu përkushtua fesë dhe komunitetit katolik; dha kontribut të
çmuar në fushën fetare, arsimore dhe kulturore. Këtë veprimtari e vazhdoj dhe
në vitet e pushtimit fashist.
Është
një nga ata klerikë që i u përmbajt me rigorozitet misjonit të tyre si klerikë
dhe nuk u angazhuan ne politikë.
Nga
pozicioni i Tij si klerik ndihmoi në shpëtimin e Hebrejve gjatë Luftës së Dytë
botërore.
Ishte
përfaqësues tipik i aspiratave shqiptare për lidhje me Perëndimin, dhe u
ndëshkua si i tillë nga qeveria komuniste që u instalua në Shqipëri.
Ai,
në zbatim të ligjeve të kohës, ku në letër, formalisht " lejohej liria e
besimit dhe e organizimit shoqëror", punoi për ruajtjen e Kishës nga
ndikimi dhe ndërhyrjet e shtetit dhe ishte nga nismëtarët për krijimin e një
Partie Demokristiane. Kjo nismë u konsiderua tradhëti e lartë ndaj Atdheut dhe
u dënua me 20-të vjet burg.
Si
njeri i lirë në ndërgjegje Ai nuk pranoi kurrë terrorizmin shtetëror, refuzoi
kategorikisht dhunën, duke i qëndruar besnik misionit Kristian dhe sakrificës
deri në vetflijim.
Besik
i bindjeve të Veta, Ai do të shkonte
përsëri në një gjyq farsë, ku do të dënohej me vdekje.
U
ekzekutua më 20 Tetor 1971 nga bishat komuniste.
Trupi
i Tij u përdor per studime mjekësore.
Familjarët
e Tij, megjithëse bënë shumë kërkime, nuk mundën të gjejnë eshtrat e Tij.
Por
shënjtori Dom Shtjefën Kurti është I kudo ndodhur dhe transmeton udhezimet e
Zotit për njerëzimin.
Lumnimi
dhe pranimi si shenjtor u bë në Shkodër më 5-Dhjetor 2016.