Faleminderit
Florim Zeqa: Faleminderit shpëtimtari ynë!
E marte, 21.01.2025, 07:00 PM
Në 19 vjetorin e shkuarjes në amshim të shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare
Faleminderit
shpëtimtari ynë!
Sa
ikin vitet, shtohet malli dhe krenaria për presidentin historik, rritet
respekti dhe ndjenja e krenarisë kombëtare. Kujtimi për Ibrahim Rugovën na bën
sa të fortë po aq të vendosur për të vazhduar rrugën e trasuar nga Ai.
Shkruan:
Florim Zeqa
Veprat e tij i kemi kudo
dhe kahdo në mesin tonë
Me
presidentin Rugova, bota e civilizuar dhe demokratike na njohu si popull
liridashës, të urtë dhe paqesor, të përkushtuar ndaj vlerave të civilizimit, me
besim të fuqishem në Zot dhe Atdhe.
Me
veprën e tij madhore, atë të rezistencës aktive paqesore, si askush më parë në
historinë e popullit shqiptar, si misionar dhe vizionar, i dha nder dhe vlerë
kombit tonë, shqiptarëve të Kosovës në veçanti.
Përjetësisht
i jemi mirënjohës shpëtimtarit të qenjes sonë kombëtare, atit themeltar të
shtetit tonë, presidentit historik Ibrahim Rugova.
Është
shkruar e thënë shumë për këto 19 vite të shkuarjes në amshim të presidentit
historik Ibrahim Rugova, por gjithmonë fjalët mbesin të varfëra për të shprehur
gjithë atë çfarë e meriton të thuhet për shpëtimtarin e qenjes sonë kombëtare.
Më
mirë se çdo varg, më mirë se çdo poezi dhe më mirë se çdo shkrim flasin veprat
e tij kudo dhe kahdo në mesin tonë.
Politikanët
e sotëm, të të gjitha llojeve e ngjyrave, jo vetëm që nuk mundën të dalin jasht
projektit Rugovian, po e kanë të vështirë të qëndrojnë vertikalisht në të
njëjtët binar siq qëndroj Ai, të pavarësisë së Kosovës!
Bekimi
i tij i vazhdueshëm për njohjen formale ndërkombëtare të shtetit të Kosovës u
bë realitet më 17 shkurt 2008-të, kur bota demokratike e dha sinjalin e njohjes
së pavarësisë së Kosovës.
Rugova na la shtetin
amanet
Edhe
pse presidenti iku në përjetësi para kësaj date, Ai na la shtetin e Kosovës në
miqësi të përjetshme më SHBA-të, si garantuesin më të fuqishëm të pavarësisë
dhe ekzistencës së shtetit tonë dhe në miqësi me shtetet më të fuqishme të
Bashkimit Evropian.
Themelet
e forta të shtetit të Kosovës, të cilat Rugova i ndërtoj për afro një dekadë
përmes rezistencës aktive paqesore, sfidat e panumërta të popullit dhe gjaku i
derdhur për liri në luftën e fundit çlirimtare janë gurthemel i fortë i shtetit
të Kosovës.
Së
paku edhe për 100 vjetët e ardhshme nuk do të ketë ide apo formul tjetër më të
sakt sesa ajo e Rugovës për ecjen dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Projektet
e Rugovës për; Ushtrinë e Kosovës, funksionimi i rendit dhe ligjit, për
shëndetësi moderne, arsim cilësor, infrastrukturë rrugore (autostrada), për
krijimin e vendeve të punës për të rinjët dhe shumë projekte të fushave të
ndryshme jetike për vendin, ishin dhe do të jenë udhërrëfyes i shumë qeverive
të ardhshme të Kosovës.
Ëngjëlli
ynë, shpëtimtari i qenjes sonë kombëtare, le të pushon i qetë në parajsën e
tij, pasi i realizoj gjitha premtimet dhe përmbushi të gjitha obligimet ndaj
atdheut dhe popullit të vet.
Sa
më fat paskeni qenë president që u ngritet lartë në qiell, për të mos përjetuar
devijimet dhe deformimet e kësaj kohe të keqe në të cilën po jetojmë, ku vlerat
u zëvëndësuan më antivlera, morali më imoralitet, drejtësia më padrejtësi dhe
besa me tradhti.
Ne
që sot ballafaqohemi me sfidat e kësaj kohe të keqe na mbanë gjallë ndjenja e
krenarisë që jetuam dhe vepruam në epokën e tij, në epokën e krenarisë
kombëtare.
Lavdi
e përjetshme jetës dhe veprës madhore të presidentit historik Ibrahim Rugova!
Florim Zeqa, 21 Janar 2025