Faleminderit
Sylejman Salihu: Nënë Zahideja
E enjte, 19.06.2025, 07:00 PM
Foto:
Bota Sot
NËNË
ZAHIDEJA
Nga
Sylejman Salihu
Nënë
Zahideja sot kudo ishte lajm. Një lajm për një çlirim, një lajm për një tregim.
Në Skënderaj Nënë Zahideja u shndërrua në bronz. U shndërrua në simbol. Kjo nënë heroinë u bë
mesazh lirie, mesazh qëndrese, mesazh dashurie. U bë lajm përjetësie. Ajo është
një nënë. Një nënë që mban titullin më të lartë që e do çdo grua, që ka nxjerrë
nga barku i saj djem e vajza, që ia kanë shtuar hisen shtëpisë dhe ia kanë
kthyer pushkën Serbisë. Nënë Zahideja sot u ngrit në piedestal. Sikur doli nga
varri dhe po perkundete foshnjen e saj.
Me një djep përpara, teksa e përkundë duke i kënduar ninulla. Për
secilin nga ata që pushonte në djep si kërthi, ajo thurte vargje, i këndonte
ato me nota të pentagramit të zemrës së saj muzikore, me notat e dashurisë së
nënës, që ia rritë djemtë atdheut. Kemi shum? permendore me vajza heroina qê
kan? një automatik n? dor? dhe një rrethatore n? brez. Por nuk kishim nj? n?n?
teksa perkund femijën e saj. Që është perterirja e atdheut. ?shtë Nënë Zahideja
q? u ngrit në simbolikë lirie e dashurie. Të lirisë, që ne sot e gëzojmë dhe të
dashurisë, që ne duhet ta kultivojmë. Ta kultivojmë dashurinë për familjen, për
fëmijët, për të cilët ka nevojë edhe familja , edhe atdheu. Nëna i lind dhe i
rritë në familje, i mëkon me gjirin e saj jetëdhënës dhe ia jep atdheut, për të
cilin ata jetojnë, punojnë e luftojnë dhe bien në altarin e tij. Nënë Zahideja
është simbol i gruas , që është lindur për ta shijuar jetën me ëmbëlsinë dhe
hidhësinë e saj. Jetën, me bukurinë dhe trishtimin e saj. Jetën, me tragjedinë,
por edhe jetën me heroizmin. Pa një tragjedi , nuk ka as heroizëm. Në antikën
greke, duhej të derdhej gjaku, që të fitonte tragjedia. Të fitonte liria. Të fitonte edhe dashuria, edhe liria, edhe
përjetësia. Edhe Nënë Zahideja ishte
nënë e tillë tipike, por në një kohë moderne, jo si në Greqinë antike, as në
Ilirinë mitike, por në Dardaninë moderne heroike. Në Dardaninë e mëllenjave, që
luftrat i ka edhe fat edhe jetë. I ka edhe rëndomësi, edhe mbijetesë. Mbijetesë
që kapërcen edhe shekujt. Shekujt, që ikën dhe atyre që agojnë.
*
Nënë
Zahideja sot u ngrit në altar. U bë shtatore, u bë përmendore. U bë heroinë,
ndonëse e tillë ishte. Sepse ç' mund të jetë tjetër një nënë, që lind heronj.
Heronjtë nuk dalin dosido nga çdo grua. Ato dalin nga heroinat. E Nënë Zahideja
ishte një jetë të tërë e tillë. Në jetë me urtësi dhe me vështirësi. Në jetë ku
paqja është imagjinatë dhe lufta është
realitet. Ajo i rriste fëmijët e saj me ninullat plot imagjinatë dhe rima lirike.
Që ata të bëhen ata që bëhen por gjithnjë për Kosovën. Për Kosovën që luftërat
i ka fat dhe i ka rëndomësi. Për Kosovën, që i lind bijtë dhe bijat e saj edhe për të jetuar dhe t' ia
ruajnë gjenin dhe farën kombit, por që edhe të bien për të në Fushë të
Mëllenjave. E në këtë fushë, që herë u quajt Iliri, herë u quajt Dardani, herë
u quajt Arbëri, deri në ditët tona kur u quajt Kosovë. Nënë Zahideja u rrit dhe
u bë vajzë me këngët për trimat dhe
trimëreshat e kësaj toke të shenjtëruar, por edhe u bë grua që si toka që
nxjerr pipa dhe i bën lisa të mëdhenj, ajo i lindi dhe përkundi fëmijët e saj,
që u bënë heronj me frymëzim, me luftim, me flijim. Duke përkundur djepin e
fëmijëve të saj, ajo po e përkundëte edhe lirinë , që do të vinte një ditë,
sepse jo më kot thuhet se "djali në djep si buka në çerep".
*
Nënë
Zahideja sot në Skënderaj u bë vend i një burrëreshe, i një shenjtëreshe, që
lindi një djal?, nj? burrë dhe atë një burrë të shenjtë dhe të shtrenjtë. Nënë
Zahideja ose Nëna e Adem Jasharit është nëna e një kryeheroi, që ndejti zgjuar gjithmonë
duke menduar lirinë e Kosovës. Dhe jo
vetëm duke e menduar atë, por duke luftuar për të deri sa hyri në themel të saj
me trupin e tij, me gjakun e tij, me frymën e tij për t' u bërë simbol, për t'
u bërë qëndresë, për t' u bërë mbijetesë e një kombi, e një populli. Nënë
Zahideja sot u bë më e lavdishme. Përse, a nuk ishte deri sot? Po ishte disi më
shumë në imagjinatë, por sot ajo është më e pranishme, më e dukshme, më e
pashme. M? e bukur. Dhe flet me imazhin dhe me mesazhin e një shtatoreje. Nga
sot ajo është bërë më e fisme. Në një shesh sot atë mund ta shohin të gjithë,
duke e rilindur sërish atë. Nënë Zahideja nga sot në atë shesh është bërë edhe
bukuri, edhe madhështi, edhe trimëri, edhe fisnikëri. Dhe jo rastësisht. Në
epikën historike gjejmë nënat tona të vdesin bashkë me djemtë ose që duan të
vdesin bashkë me ta në luftëra. Nëna e Mic Sokolit, pasi e bekon të birin
"të luftojë për Shqipni" i thotë:"N"koftë nevoja vij me
ty". Por derisa nëna e Mic Sokolit mund të shkonte me djalin në luftë,
Nënë Zahideja ishte bashkë me burrin, me djemtë dhe gjithë nipërit e mbesat e saj në luftë. Ishte me
ushtrinë e saj, që e lindi vetë. Ajo nuk
është pjesëmarrëse pasive, por krejtësisht aktive në luftën e pabarabartë , se
shtëpia e Jasharajve luftonte me një ushtri. Dhe gjithë ata njerëz në atë kullë
heroike, kishin dalë nga barku i saj, që ta mbronin pragun e shtëpisë, dhe
lirinë e Dardanisë. Nënë Zahideja ishte me ta qëkur i solli në jetë, qëkur i
përkundi, qëkur i rriti e i martoi dhe bashkë me ta edhe misionin historik e
mbaroi. Lavdi Nënë Zahidesë!