Faleminderit
Lekë Mrijaj: Homazh në 47-vjetorin e kalimit në amshim të ish-Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, ing. Xhafer Deva
E hene, 26.05.2025, 06:54 PM
Homazh në 47-vjetorin e kalimit në amshim të ish-Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, ing. Xhafer Deva
Nga
Lekë Mrijaj
Sot,
më 25 maj 2025, përkujtojmë me nderë dhe përulësi 47-vjetorin e kalimit në
amshim të njërit prej personaliteteve më emblematike të historisë shqiptare të
shekullit XX, ing. Xhafer Deva, bir i Mitrovicës dhe i të gjithë Kosovës së
Shqipërisë Etnike, një burrë i kompletuar në mendim e veprim, që tërë jetën ia
kushtoi idealit madhor të bashkimit kombëtar dhe mbrojtjes së identitetit
shqiptar.
Ing.
Xhafer Deva nuk ishte vetëm politikan e ministër, ai, ishte një nga zërat më të
kthjellët dhe të patundur të nacionalizmit shqiptar modern. Në kohë të errëta,
në vorbullën e historisë së përgjakshme të Ballkanit, ai nuk u përkul para
asnjë lloji perandorie, ideologjie apo force që synonte t'i shfaroste
shqiptarët si komb e si kulturë. Ai, edhe mbeti i qëndrueshëm, me një vizion të
qartë euroatlantik për të ardhmen e kombit tonë e Shqipërisë Etnike.
Në
periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ing. Xhafer Deva nuk e zgjodhi heshtjen,
as neutralitetin pasiv, ai, zgjodhi rrugën e përballjes, të veprimit dhe të
mbrojtjes së shqiptarëve. Si ish Ministër i Punëve të Brendshme në një qeveri
të përkohshme shqiptare, ai ndërmori hapa të vështirë, shpesh të kontestuar, por
të udhëhequr nga bindja se jeta, nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve duhet të
mbroheshin me çdo çmim pavarsisht sfidave...
Historia
mund të gjykojë, të analizojë, të verifikojë, por nuk mund të injorojë. Ing.
Xhafer Deva mbetet një figurë që nuk mund të përkufizohet me paragjykime të
ngushta apo me stereotipe ideologjike. Historia e vërtetë nuk shkruhet me
fantazi imagjinare, por me dokumente, dëshmi dhe vepra pozitive...
Si
shqiptar i Kosovës, i lidhur fort me rrënjët e mia gjenetike e kombëtare në
Zllakuqan të Klinës, e ndjej për detyrë morale dhe shpirtërore ta kujtoj me
mirënjohje një akt të tij të rrallë dhe fisnik, ndërhyrja dhe angazhimi i tij
shpëtuan jetën e qindra e qindra shqiptarëve të pafajshëm, në mes tyre edhe
gjyshit tim, Mark (N.) Mrijaj, nga Zllakuqani, si dhe dajallarëve të mi Sadri
Smajl Krasniqi, Prekë Daut Krasniqi dhe Azem Rrustë Krasniqi nga Nepolja. Ata
në vitin 1940 qenë kidnapuar e mobilizuar dhunshëm nga forcat e Mbretërisë
Serbo-Kroato-Sllovene dhe ishin marrë peng, me qëllim që të dërgoheshin me
forcë në vijat e frontit në Beograd për të luftuar kundër Gjermanisë së asaj
kohe. Të cilët me von? ishin zënë peng nga Gjermania (e ashtuquajtur
naziste...). Ishte pikërisht ndërhyrja e ing. Xhafer Devës, në bashkëpunim me
françeskanin pader Tomë Xhaja, famullitar i Kishës së Zllakuqanit, që i nxori
nga errësira afro pesvjeçare drejt dritës së jetës. Ky akt është dëshmi se Deva
nuk ishte vetëm burrë shteti, por edhe njeri i zemrës e i ndërgjegjes.
Pas
fundit të Luftës së Dytë Botërore, ai nuk u ndal së vepruari. Në mërgim – në
Siri, Egjipt dhe më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ai nuk pushoi së
qeni zëri i Kosovës dhe i Shqipërisë. Si një intelektual e poliglot dhe me penë
e mendim të mprehtë, ai loboi në forumet ndërkombëtare, duke e mbajtur të
gjallë çështjen shqiptare dhe të drejtën e patjetërsueshme të bashkimit
kombëtar.
Sot,
në këtë përvjetor përkujtimor, është detyrë e çdo shqiptari që ndjen peshën e
përgjegjësisë historike, të mos e harrojë apo keqinterpretojë figurën e Xhafer
Devës. Ai, i përket kujtesës sonë kolektive dhe duhet të zërë vendin që i takon
në panteonin e burrave të kombit që në kohë fatale ndezën flakën e shpresës dhe
mbrojtën qenies shumëdimensionale shqiptare.
Lavdi
përjetë jetës dhe veprës së Xhafer Devës!