Mendime » Çeliku
Kalosh Çeliku: Arusha me dajre nëpër 'Bit-Pazar'
E shtune, 19.07.2025, 02:47 PM
ARUSHA
ME DAJRE
NËPËR
“BIT-PAZAR”
NGA
KALOSH ÇELIKU
Shkupi
Historik Shqiptar, Sot: “feston” robërinë politike para kamerave televizive,
dhe zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut me këngë dhe valle?! Edhe, atë: me
fushata parazgjedhore dhe premtime partiake – politike, duke mi përkujtuar
ditët e fëmijërisë në Katund, kur vinte maxhupi (romi) me dajre dhe Arushën
përdore në valle. Organizonte, festivale kulturore vendbanimeve shqiptare.
Sot,
maxhupit me dajre, bukën ia kanë rrëmbyer partizanët e partive politike
shqiptare. Argatë të partive politike në pushtet, para zgjedhjeve lokale, ose:
Nesër parlamentare. Fushata parazgjedhore, veç më ka filluar lufta për pushtet
dhe pasuri (hajdutëri) në Maqedoninë e Veriut me premtime, këngë dhe valle. Nuk
vjenë më në Katund, Sot: maxhupi me dajre dhe harushën përdore, vijnë partitë
politike shqiptare dhe “maqedonase” me brekët nëpër këmbë.
Ende,
vazhdojnë ta dalldisin popullin shqiptar me këngë dhe valle, gjoja shqiptare me
“tallava” turko-arabe, serbe dhe rome. Fatkeqësisht, krah për krahu me partitë
politike shqiptare në pushtet dhe opozitë me brekët ende nëpër këmbë. Duar e
këmbë, lypin vota për partitë e tyre politike në pushtetin e
“vëllazërim-bashkimit” jugosllav?! Dhe, jo: për popullin shqiptar. Ende, me
lypës rrugëve dhe të papunëve në Maqedoninë e Veriut, pa parashikime për Ditën
e Nesërme në Liri, “Baba Tomor”.
Parti
politike shqiptare me “Din e Iman”, që: ende, pa Shtet Shqiptar?! Edhe, pse: e
kemi një shtet shqiptar Shqipërinë. E, kemi Sot si shtet edhe pa Qeveri:
Republikën e Kosovës. Shtetin e Maqedonisë Veriut me plotë parti politike për
Ditën e Nesërme. Ende, me brekët nëpër këmbë.
Ditën
e Sotshme, ende e kemi Larg një Shtet Shqiptar?!…