Mendime
Florim Zeqa: Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
E premte, 18.07.2025, 06:38 PM
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
T'iu merret imuniteti politik
120 depuetëve aktualë
Pas dështimit të 48, do të vjen i 49-ti, i 50-ti dhe kështu
më radhë deri në pambarim i kësaj legjislature të Kuvendit të Kosovës!
Praktikisht kjo legjislaturë përveq besimit e ka humbur edhe legjitimitetin
qytetar!
Shkruan: Florim Zeqa
Nga paslufta në vijimësi kemi pasur ngërçe dhe bllokada
politike në zgjedhjen e kryeministrit dhe presidentit, por është hera e parë në
historinë më të re të Kosovës, kur ngërçi politik ndodhë në fazën e parë të
konstituimit të Kuvendit!
Pas çdo ngërçi politik na është dashur ndërhyrja
ndërkombëtare për arritjen e "marrëveshjeve" për bashkëqeverisje, por
kemi pasur rastin kur edhe ndërhyrja ndërkombëtare ka qenë e pamjaftueshme, siq
ishte rasti me zgjedhjen e presidentit, kur ish Ambasadori Amerikan, Christofer
Dell na e solli presidenten në zarf!
Tani kur është e pamundur arritja e një konsensuesi politik
mes forcave politike në Kuvend, vetëm zarfi ndërkombëtar kryen punë!
Porqë, kësaj radhe zarfi duhet të jetë i përmasave më të
mëdha, për shkak se me një emër të vetëm nuk zgjidhet bllokada në Kuvend!
Në zarfin Amerikan duhet të futen 120 emra të rinj për
deputet të Kuvendit të Kosovës dhe një vendimin arbitrar për largimin e 120
deputetëve të zgjedhur më 9 shkurt 2025 dhe jo vetëm kaq!
Duhet t'iu merret imuniteti politik 120 deputetëve aktualë
dhe t'iu merret e drejta për të kandiduar në zgjedhjet e radhës kurdo që të
mbahen ato!
Vetëm kështu mund të ndodhë ndryshimi politik dhe
vetëdijësimi i qytetarëve të këtij vendi për mosvotimin e partive ekzistuese,
gjë e cila e krijon mundësinë e ngjizjes së Alternativës Demokratike për
Ndryshim (ADN), kërkesë kjo e vazhdueshme e imja për t'a kthyer vendin në
rrugën e mbarë të politik-bërjes dhe shtetndërtimit.
Vetëm largimi i tërësishëm i kësaj klase politike do të ishte
shpëtim për vendin, në të kundërtën, përveq theqafjes politike e rrezikojmë
edhe ekzistencën e Republikën e Kosovës shtet të pavarur dhe sovran në hartën
gjeopolitike të Evropës.