Mendime
Xheladin Zeneli: 13 Korriku — një datë që u kujton shqiptarëve mizoritë dhe vuajtjet e tyre tragjike
E diele, 13.07.2025, 11:50 AM
13 KORRIKU - DATË E CILA SHQIPTARËVE IU KUJTON MIZORITË DHE VUAJTJET E TYRE TRAGJIKE
Nga
Xheladin Zeneli
13
Korrikun, Mali i Zi dhe malazezët e konsiderojnë 'ditën e shtetësisë' së tyre, por për shqiptarët kjo
datë iu kujton vuajtjet historike, krimet dhe mizoritë që janë kryer ndaj tyre.
Malazezët
festojnë dy data të 13 Korrikut. 13 Korrikun e vitit 1878 në të cilën Kongresi
i Berlinit e njohu Malin e Zi si shtet të pavarur dhe 13 Korrikun e vitit 1941 si datë e
ashtuquajturit fillimit të 'kryengritjes
kundër fashizmit'.
13
Korrikun e parë të vitit 1878 Mali i Zi e ka dhuratë nga Fuqitë e Mëdha të
kohës, me theks të veçantë nga Rusia cariste. Falë vendimeve të atij Kongresi
famëkeq Mal i Zi përjetoj një një ndër ekspanzionet më të mëdha territoriale të
asaj kohe.Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit të vitit 1878
kishte 4,405 km², kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen në
det të tij. Pjesa dërmuese e dyfishimit të
territorial të vet,Mali i Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve
shqiptare.
Gjatë
procesit të aneksimit,pushtimit dhe kolonozimit të territoreve shqiptare ,Mali i
Zi ka kryer vrasje masive, masakra dhe krime me përmasa gjenocidi ndaj popullsisë së pafajshme autoktone
shqiptare .
Po
numrojnë disa nga krimet malazeze ndaj shqiptarëve që filluan menjëherë pas 13
Korrikut 1878 dhe vazhduan me dekada të tëra më pas edhe në shekullin e 20-të.
Krimet
e malazezëve ndaj shqiptarëve:
-2,875
shqiptarë të vrarë dhe të masakruar
gjatë viteve 1875-1877
-1,345
shqiptarë të vrarë dhe të masakruar në Previ të Plavës në vitin 1880;
-3,156
shqiptarë të vrarë dhe të masakruar gjatë viteve 1900-1912;
-3,920
shqiptarë poashtu të vrarë dhe të
masakruar gjatë viteve 1913-1943.
Kurse
me 13 Korrikun e dytë të vitit 1941, filluan krimet e reja ndaj shqiptarëve:
-Rreth
3,000- 4,000 shqiptarë të masakruar në
Tivar në vitin 1945;
-Reth
8,000 të tjerë të vrarë gjatë periudhës komuniste dhe në emër të
"vëllazërim-bashkimit", kur Mali i Zi ishte pjesë e Jugosllavisë;
-Rreth
12,000 të tjerë të persekutuar,arrestuar dhe burgosur ;
-Me
qidra mijëra shqiptarë të detyruar me dhunë të lëshojnë trojet e veta etnike dhe të emigrojnë në
botën e jashtme;
-Me
dhjetra mijëra shqiptarë të shkombëtarizuar, asimiluar dhe me strukturën kombëtare të vendbanimeve të tyre
krejtësisht të ndryshuar, etj.
Pra,
themelet e shtetit të Malit të Zi janë krijuar mbi eshtrat e viktimave
shqiptare dhe asnjë regjim dhe pushtet deri më sot nuk e ka njohur këtë realitet dhe asjëherë ata nuk
kanë kërkuar falje për krimet dhe gjenocidin e tyre .
Pra
si i tillë 13 Korriku për shqiptarët gjithëmonë do të simbolizojnë një datë të hidhur
dhe tragjike.
Xheladin Zeneli
13 Korrik 2025