Mendime
Florim Zeqa: 40 dështimet produkt i 4 liderëve partiak!
E marte, 01.07.2025, 04:55 PM
40 dështimet produkt i 4 liderëve partiak!
Shkruan: Florim
Zeqa
Dyzet dështimet të rikujtojnë tregimin e
"Ali Babës me 40 hajdutët e tij"! Por në fakt, nuk është një
"Ali Babë", por janë katër të tillë me 100 hajdutët në Parlament!
Uzurpatorët e Kuvendit
100
hajdutët (deputetët) nuk janë minoritarë, por shqipfolës të varur nga 4 liderë
shqiptarë që po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës!
Këta
100 hajdut edhe pse janë të zgjedhur me votën e popullit shqiptarë janë
përfaqësues të subjekteve politike që po ushqehen pa djersën e ballit të
qytetarëve nga taksat e tyre pa e bërë asnjë lëvizje pozitive në funksion të
asaj për çka janë zgjedhur me votën e lirë!
Loja teatrale e partive politike në
Kuvendin e Kosovës e dëshmon konstatimin tim të mësipërm, se këta 100 deputet
nuk janë më të zgjedhur të popullit, por uzurpator të Kuvendit të Kosovës!
Lutje
për qytetarët
Lutja
ime për qytetarët e ndershëm të këtij vendi, është kjo, distancohuni nga këto
parti dhe këta liderë partiakë, që e kanë kapur shtetin dhe parlamentin në
veçanti.
Nuk kanë si të trajtohen ndryshe ata që e
kanë bllokuar jetën institucionale në Kosovë, ata që janë duke abuzuar me
vullnetin e qytetarëve!
Qytetarët, me votën e lirë të 9 shkurtit
2025 e kanë shprehur vullnetin e tyre dhe e kanë dhënë verdiktin popullor për
vazhdimin e qeverisjes së vendit, dhe jo për bllokimin e institucioneve
shtetërore.
Katër subjekte politike, katër liderë
partiakë dhe 100 deputet shqiptarë janë kthyer në uzurpator dhe pengmbajtës të
Kuvendit, të cilët janë duke e çuar shtetin drejt zhbërjes fizike!
Të ngrihemi të gjithë në mbrojtje të
shtetit, të bashkohemi rreth Alternativës Demokratike për Ndryshim (ADN), për
ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike dhe ta mbrojmë dinjitetin e qytetarëve
të ndershëm të këtij vendi!