Mendime
Petrit Dibrani: Shqipëri e Bashkuar Natyrale
E premte, 20.06.2025, 06:55 PM
Shqipëri e Bashkuar Natyrale
Nga
Petrit Dibrani
Është
obligim moral dhe domosdoshmëri, krijimi i shtetit Viabël Shqiptar!
-
Obligim moral është gjaku i derdhur nga ne shqiptarët, gjatë tërë historisë
sonë të lavdishme.
-
Domosdoshmëri është fuqi dhe qetësi në Gadishullin tonë Ilirik, bashkimi i
t’gjitha trojeve tona të krijuara nga i Madhi Zot dhe të falura, për ne
shqiptarët.
Prandaj!
Zgjohu
e trego dhe kurrë mos harro.
Zgjohu
shqiptar dhe kundërshto, mos ke “frikë” se jemi NJË.
Fol
e shkruaj për trashëgimin, ngase aty buron Identiteti ynë.
Fol
shqiptar se s’ke kah shkon, n’tokën tuaj je autokton.
Ruaje
trungun se është i yti, nga harresa fiton veç armiku!
Fol
e shkruaj o shqiptar….
Fol
e thuaje dhe posto të vërtetën për vetveten, ngase veç k’shtu e tregon, ruan
dhe e mbron IDENTITETIN.
Ngase
Bashkimi është veçse një fillim, qëndrimi bashkë është përparim, ndërsa
vazhdimi bashkarisht për t’gjitha vlerat tona kombëtare, është sukses i
përgjithshëm”.
Dhe
mos lejo, përsëritjen gjatë çdo etape të historisë së ndërveprimit, të
kulturave kombëtare në Gadishullin tonë Ilirik, ngaqë Albanofobia është
manifestuar dhe po manifestohet si grekofili, turkofili, sllavofili mjerisht
dhe fatkeqësisht!