Mendime
Federata e Arbërisë: Tirana foli për një Komb
E diele, 15.06.2025, 02:57 PM
Pamje e te
Pranishmeve - Zëri i Pjesëmarrësve nga
të Gjitha Trojet dhe Diaspora
TIRANA
FOLI PËR NJË KOMB – TRYEZA E BASHKIMIT PËR TË RRËZUAR NDARJEN, DREJT
RIBASHKIMIT: ASPIRATË E KAHERSHME QË NUK KTHEHET MBRAPA
Deklaratë për media
Nga
Federata e Arbërisë
Zëdhënës
i përkohshëm: Asllan Dibrani-Luani
Më 7 qershor 2025, Tirana u kthye në epiqendrën e
shpresës dhe të vizionit kombëtar. Në ambientet e “Tirana International Hotel”,
u mbajt Tryeza e Rrumbullakët me temën “BASHKIMI KOMBËTAR SHQIPTAR”, e
organizuar nga Kuvendi Kombëtar Shqiptar – USHC. Kjo ngjarje historike i
dha zë një aspirate shekullore që kurrë nuk është shuar në ndërgjegjen
kolektive të kombit tonë: bashkimi i shqiptarëve në një shtet të vetëm, me
një gjuhë, një flamur dhe një atdhe.
Tryeza përfshiu një përfaqësim dinjitoz e gjithë përfshirës
për ribashkimin kombëtar:
Në emër të Federatës së Arbërisë, ne jo vetëm
që e përshëndesim dhe vlerësojmë lart këtë veprimtari të jashtëzakonshme, por
jemi të vendosur të bashkëpunojmë ngushtë me të gjitha strukturat dhe
personalitetet që kontribuan në këtë tryezë për t’i dhënë shtysë rrugëtimit
drejt bashkimit kombëtar.
Kjo ngjarje u përgatit nga një grup i palodhur, me
kontributin thelbësor të z. Dashamir Uruçi – Kryetar i Kuvendit Kombëtar
Shqiptar dhe i Unionit të Shoqërisë Civile. Ai së bashku me znj. Nurie
Maliqi Baduni dhe z. Agim Krasniqi udhëhoqën përgatitjet dhe botimin
e librit “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”, një vepër që sintetizon gjithë vizionin,
qëllimin dhe rrugën që ky Kuvend ka ndjekur ndër vite.
Zëri i Kombit në Fjalë të Ndritura
Në këtë tryezë kumtuan dhe sollën dritë mendimi
personalitete të shquara si:
Akademik Prof. Dr. Zymer Neziri – “Disa teza themelore të Bashkimit Kombëtar Shqiptar”
Prof. Dr. Nijazi Gashi – “Aspirata e bashkimit ushqen frymën kombëtare”
Prof. Dr. Agim Krasniqi – “E drejta historike përballë sfidave gjeopolitike”
Prof. Dr. Hysen Muceku dhe Prof. As. Dr. Klodian Muço – për zhvillimin ekonomik si bazë
bashkimi
Prof. Dr. Isa Spahija dhe Prof. Dr. Astrit Memia – për kuadrin ligjor ndërkombëtar
Prof. Agron Dalipaj – për gjuhën
shqipe si yll polar i bashkimit
Prof. Dr. Begzad Baliu, Mark Palnikaj dhe të tjerë
Shpirti i Kombit: Nga Skënderbeu te Rilindasit, nga
Adem Jashari te Nënë Tereza
Tryeza reflektoi jo vetëm mbi aktualitetin politik,
por edhe mbi simbolikat që mbajnë gjallë identitetin kombëtar. Emri i Skënderbeut
u përmend si arkitekt i bashkimit të princave, ashtu si Adem Jashari, si
themel i sakrificës moderne për lirinë e Kosovës. Kujtuam Nënë Terezën
si simbol të humanizmit shqiptar, rilindasit si Promete të ndërgjegjes sonë
kombëtare, dhe të gjithë martirët e çështjes kombëtare, nga Çamëria në
Preshevë, nga Sanxhaku në Malësi.
Zëri i Pjesëmarrësve nga të Gjitha Trojet dhe Diaspora
Tryeza përfshiu një përfaqësim dinjitoz e
gjithëpërfshirës:
Zylfie Gjoni Duraku (Mali i Zi)
Selim Lokaj, Ali
Ramadan Asllani (Kosovë)
Refik Hasani (Kosova
Lindore)
Verdat Kolonja, Rexhep
Emrullai (Maqedoni)
Kozeta Zavalani (Shqipëri)
Arben Kondi, Hyqmet
Zane, Sildi Koqini (Çamëri)
Ismet Azizi (Sanxhak)
Esat Halilaj (Zvicër), Ragip
Zekolli (Bruksel), Prof. Gazmend Pula, Flora Agolli dhe të
tjerë.
Mirënjohje, Deklaratë dhe Thirrje për Bashkim
Në emër të Federatës së Arbërisë, ne
falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, organizatorët dhe studiuesit për këtë
ngjarje të domosdoshme për kauzën tonë kombëtare. Kjo tryezë nuk është vetëm
një diskutim akademik – është një kthesë e re.
Deklarata e përbashkët dhe vendimi për ngritjen e një Komiteti
të Posaçëm për Hartimin e Platformës së Bashkimit Kombëtar tregojnë se nuk
ka më kthim pas.
Përfundimisht…
Të udhëhiqemi nga shembulli i Skënderbeut për guxim,
i Adem Jasharit për sakrificë, i Nënë Terezës për humanizëm, i Rilindasve
për frymëzim kombëtar.
Le të bëhemi të gjithë bashkë në këtë thirrje të
historisë që kërkon drejtësi për kombin shqiptar.
Në emër të Federatës së Arbërisë,
Asllan Dibrani-Luani
Zëdhënës i përkohshëm deri në Kuvend