Mendime
Fahri Dahri: Marrjet dhe dhëniet shekullore mes Shqipërisë dhe Greqisë
E hene, 09.06.2025, 06:58 PM
MARRJET DHE DHËNIET SHEKULLORE MES SHQIPËRISË DHE GREQISË
Nga
Fahri Dahri
[Alfa
për krijimin e shtetit, së pari është domosdoshmëri të ndërtohet strategjia
afatgjatë e tij. Këtë strategji shteti grek e realizoi në vitin 1844 me
“MegaloIdenë].
“Megali
idea” (Ideja e madhe) është platformë politike e qarqeve shoviniste greke që
synonte, duke filluar prej fundit të shek. XVIII, krijimin e një shteti të madh
grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine ku do të përfshiheshin edhe troje të
banuara nga popullsi të tjera ballkanike (shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj).
Në fillim të shek. XX u orvat të realizohej Megali Idea në Shqipëri nëpërmjet
të ashtuquajturit Vorio-Epir, përkatësisht aneksimit të krahinave të Korçës dhe
të Gjirokastrës.
Deri
në vitin 1922, shteti grek ishte
zgjeruar katër herë, qoftë nëpërmjet pushtimit ushtarak apo diplomacisë (shpesh
me mbështetjen britanike). Postulati: “Çdo ortodoks është kombas grek”!Kaq
duhej dhe ka 200 vjet që ky term “grek”, të ketë ndikim të madh në politikë,
diplomaci, në shtrirje të helenizmit dhe mbi të gjitha termi “grek” ka zënë
vend në qoshen e vendimmarrjeve të Fuqive të mëdha kryesisht në dëm të kombit shqiptar.
Është ndikimi i fuqishëm që shtetit Grek i ka dhënë mundësi spekullative, për
të mashtruar shtetet europiane që vazhdojnë të favorizojnë shtrirjen e shtetin
Grek, duke përdorur besimin e ortodoksisë edhe të një pjese të shqiptarëve, të
cilët i cilëson si komb grek. Po kështu është vepruar edhe nga shtetet e tjera
fqinje me “thithjen” e shqiptarëve të besimit ortodoks, nëpërmjet asimilimit. Ashtu si banorët
ortodoksë të Stambollit janë quajtur "Rum", nga emri "Romios”,
është vepruar dhe tentuar në vazhdimësi që edhe ortodoksit shqiptar, të quhen
kombas grekë. Me prapaveprim shtrirje teritoriale të helenizmit. Me këto terma
dhe me forcën e pushkës, Republika e Greqisë, si rezultat i kombit mbi baza
fetare, mbështetur në strategjinë e
"MegalloIdesë", arriti të mbi dyfishojë sipërfaqen dhe mbi
katërfishojë popullsinë, pavarësisht se përbërja e saj është etnikisht e
përzier. Me strategjinë spekullative shteti Grek ka arritur të tjetërsoi
historinë edhe nëpërmjet përdorimit të gjërë të vendosjes së prapashtesës
“greece” të vendbanimeve të pushtuara,
të ngjarjeve historike, të heronjëve, personaliteteve , krijuesave,
historianëve, figurave të shquara, si të lashtësisë dhe vazhdimisht më pas.
Diktohen
ndërrimet e emrave të personave me besim tjetër duke i kushtëzuar me dhënie
favoresh dhe masa të tjera shtrënguese. Qendrime që dihen prej të gjithëve,
pavarësisht se bien ndesh me konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare.
Kjo
temë është reagim nga leximi i librave të disa autorëve anglesë, të cilët në
trajtinin mbi “Epirin”, shtjellimin e mbështesin pikërisht tek termat
spekullative të përdorur nga pala greke, ku banorët etnikë shqiptarë të besimit
ortodoks, banorë të Shqipërisë së jugut, i njohin si kombas grek. Me një përdorim të tillë tjetërsues etnikisht
të shqiptarëve, kanë rënë në kurth jo vetëm historianët, studjuesit, por edhe
politikanët, personalitate të larta shtetërore, të cilët nuk i vlerësojnë aspak popujt e tjerë që janë
ndryshe, ithtarë të së vërtetave dhe ndjenjave njerëzore.
Për
të kuptuar sa u trajtua këtu, po jap thelbin e çështjesve që ndan dy kategori
njerëzish në botkuptime. Analizojmë dy botkuptimet, sipas përvojave, mes kombit
shqiptar e përfaqësuesave të kombit grek:
a)
Përvoja e veprimeve dhe qendrimet e palës shqiptare, në gjithë historinë është
në linjë të palëkundur në ruajtjen e ekuilibrit njerëzor në marëdhëniet me
fqinjët. Nuk ka asnjë rast ku të jenë prekur interesat të çdo lloi dhe në
ç’farëdo mase ndaj palës greke, apo fqinjëve shtetërorë. Përkundrazi.
Dikush
e ka trajtuar apo e trajton qendrimin e popullit tonë si dobësi, inferioriteti, apo mungesë trimërie. Por
historia, të paktën dymijë vitet e pas Krishtit, (pa anashkaluar periudhën Iliro-epirote me strategë botërorë)
historikisht janë të shumtë personalitet e etnisë shqiptare që kanë drejtuar
perandori, institucione të besimeve fetare, dijetarë me veçori të dallueshme,
po ashtu edhe gjatë Mesjetës kanë qenë të shumta rastet kur shqiptari thirrej
për të luftuar, pasi dallohej për trimëri, guxim etj. Historikisht frika dhe
inferioriteti nuk kanë qenë karakteristikë e shqiptarit, kjo është një e
vërtetë e konsoliduar ose siç thuhet më bindshëm eshtë “aksiomë- llogjike”.
b)
Pala greke duke filluar nga krijimi i shtetit grek, i cili në vitin 1844 vuri
në zbatim strategjinë e “MegalloIdhesë”, ka kryer veprime tejet të pa pranuara,
tejet agresive kundër palës shqiptare. Idea e Madhe greke përmban program të
qartë agresiv ndaj fqinjëve.
Të
përmbledhur sjellim ngjarje në zbatim të
strategjisë : “Idea e Madhe”.
Spekullime të palës greke me përdorimin e termit “ortodoks” (kush është
ortodoks është grek), duke e njësuar me identitetin kombëtar. Po mbushen 200
vjet që shteti grek ka përdorur dhe vazhdon të përdorë me sukses spekullimin me
përcaktimin e kombit. Të sqarohem që në fillim se qëllimi
këtu nuk është për të ndikuar në korigjimin e asnjë shteti në
përcaktimin e kombit. Të quhen si të duan. Le ta përcaktojnë kombin sipas formimit
të tyre në gjykimet e qendrimeve ndaj objektives dhe subjektives. Problemi për
mua qendron që përcaktimet e kombit siç e mendojnë të tjerët të mos e shtrijnë
në popullin dhqiptar, duke ushtruar dhunat, vrasjet, shpronësime, dëbime e
genocide, siç ka ndodhur e ndodh. Organizimet shoqërore të popujve në fazën e
fundit të Mesjetës, ku mbizotëronte organizimi fisnor, të paktën në gadishullin
Ballkanit, krijuan formimin e shteteve, u formua ndërgjegjja kombëtare edhe tek
fiset shqiptare, me Lidhjen e Prizrenit (1878)..
Ishte fund shekulli i XIX që
populli shqiptar, lidhur me përcaktimin e
kombit të tij u drejtua nga elementë objektivë, siç janë gjaku, gjuha,
gjeografia (territori shumëshekullorë), traditat, zakonet, veshjet, ushqimi.
Popuj të tjerë, në kushtet e tyre, ku u mungonin elementët e mësipërmë, u drejtuan kah besimeve fetare për të
përcaktuar kombin. Dikush kërkon dallimin mes objektives e subjektives. Shkurt,
sipas formimit tim, objektivja është natyrore, jashtë vullnetit tonë; ndërsa
subjektivja varet plotësisht nga vullneti njerëzor. Besoj del qartë se
përcaktimi kombit që lidhet me gjakun, gjuhën, gjeografinë, etj. janë
objektive; ndërsa përcaktimi me bazë besimin fetar del qartë se varen nga
vullneti njerëzor. Për një sqarim më të plotë, në respekt të lexuesave do të
sjell në vëmëndjen faktin historik: ”Dorëshkrimet në manastire janë quajtur
shpesh "Sioni i ri". (Lexoni "Free Hetim"): Emri i Romakëve ka mbetur atje për
njëmbëdhjetë shekuj, që nga krijimi deri në shpërbërjen e shtetit nga Osmanët
në 1453. Banorët e sotëm ortodoksë të Stambollit janë quajtur "Rum",
nga emri "Romios”, pavarësisht nga racat dhe etnitë ndryshe. Është pranuar
se Futja në histori e termave "Perandori Bizantine" dhe
"Bizanti" në fillim të shekullit “r” është një nga shtrembërimet më
të mëdha të historisë. Termi "bizantinë" kurrë nuk është përdorur nga
këto karakteristika (dmth të njëjtët banorët bizantinë të Perandorisë
multietnike Romake). Këtë lloj
shtrembërimi (le ta, quajmë kështu) e ka përdorur me sukses edhe shteti
grek. E ka të sanksionuar në strategjinë
e krijimit të shtetit grek me “MegalloIdhenë”, ku thuhet: ”çdo ortodoks është
grek”. Po kështu është vepruar edhe nga shtetet e tjera fqinje me “thithjen” e
shqiptarëve të besimit ortodoks, nëpërmjet asimilimit. Ashtu si banorët
ortodoksë të Stambollit janë quajtur "Rum", nga emri "Romios”,
është vepruar dhe tentohet në vazhdimësi që edhe ortodoksët shqiptarë të quhen
kombas grekë. Me prapaveprim shtrirje teritoriale të helenizmit. Me këto terma
dhe me forcën e pushkës, Republika e Greqisë, si rezultat i kombit mbi baza
fetare, mbështetur në strategjinë e "MegalloIdesë", arriti të mbi
dyfishojë sipërfaqen dhe mbi katërfishojë popullsinë, pavarësisht se përbërja e
asaj popullsie është etnikisht e përzier. Me strategjinë spekullative, shteti
Grek ka arritur të tjetërsojë historinë edhe nëpërmjet përdorimit të gjërë të
vendosjes së prapashtesës “greece” vendbanimeve të pushtuara, ngjarjeve
historike, heronjëve, personaliteteve , krijuesave, historianëve dhe figurave
të shquara, si të lashtësisë dhe më pas. Diktohen ndërrimet e emrave të
personave me besim tjetër duke i kushtëzuar me dhënie favoresh dhe masa të
ndryshme ndëdhkuese. Qendrime që dihen nga të gjithë, megjithse bien ndesh me
Konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare.
1)
Krimet
e andartëve grekë në jug të Shqipërisë.
2)
Gjatë
vitit 1913, grekët e mbajtën të pushtuar jugun e Shqipërisë. Popullatën
ortodokse të kësaj zone e quanin popullatë greke. Ndërkohë, dolën me projektin:
“Autonomi e Vorio Epirit”.
Më
2/03/1914 shpallën të ashtuquajturin shtet të pavarur të Vorio Epirit me
kryeqytet Gjirokastrën. Shteti fantazmë krijoi edhe ushtrinë. Vranë, dogjën dhe
shkatërruan gjithçka. Banorët shqiptarë të besimit ortodoksë të këtyre anëve e
kundërshtuan krijimin e këtij shteti. Përpara asaj situate lindi domosdosmëria
e krijimit të çetave shqiptare si në Kolonjë, Tepelenë, Kurvelesh, Delvinë dhe
gjetkë të udhëhequra nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare: Çerçiz Topulli
(1880-1915); nga luftëtari dhe komandanti i forcave vullnetare Selam Musai
(1860-1920); nga veprimtari i lëvizjes për çlirim kombëtar Sali Butka (1857-1938);
nga luftëtari për mbrojtjen e trojeve të Shqipërisë Sulo Beqiri (fund i shek.
XIX-1970); atdhetari tjetër kundër pushtuesve komandanti Sali Murati/Vranishti (1880-1926), që për dy
muaj pandërprerë u bëri ballë hordhive të andartëve grekë. Në kuadër të trupave
vullnetare të vitit 1914 që luftuan kundër bandave të andartëve grekë, ishte
edhe Avni Rustemi (1895-1924).
2)
Grekët dhe masakrat e fshatrave të Shqipërisë së jugut.
Fakte
të mizorive të kryera nga ushtria greke në vitin 1914, pala shqiptare i ka
trajtuar në komisionet ndërkombëtare, sa herë i është dhënë mundësia. “Masakrat
e kryera gjatë vitit 1914, deklaronte Faik Konica në Komisionin Ndërkombëtar të
Kontrollit, nuk u kryen nga banorët
ortodoksë të Shqipërisë së Jugut, shqiptarë apo grekë, por nga ushtarakë
të ushtrisë së rregullt, që hoqën uniformat greke për t’u paraqitur si shprehje
e vullnetit të popullsisë vendase. “Vendi u dogj krejt dhe u bënë masakra të
padëgjuara”. Gjithashtu Konica kujtoi se për këto ngjarje ekzistonte një raport
i pavarur i gjenerali hollandez De Veer i Komisionit Ndërkombëtar të
Kontrollit, pasi ky konstatoi në vend (in loco) shfarosjen totale të banorëve
myslimanë të fshatit Hormovë. Është fakt historik i konstatuar nga gazetarë të
kohës që shoqëronin delegacionet ndërkombëtare, të cilit merrnin takime me
banorët shqiptarë në qytetet e fshstrat e Gjirokastrës, Përmetit, etj. për të krijuar bindjen nëse ishin fshatra dhe
qytete shqiptare apo greke. Në këto
takime u vrejt, e u vërtetua se ishin po ata njerës që vinin në çdo takim, me
flamurin grek dhe brohorisnin:“Rroftë Greqia” (???? ? ??????). Raporti i Gjeneralit Dever dhe i ekipit
mjekësor, që e shoqëronte atë, i tronditi rëndë kancelaritë e fuqive të mëdha.
Në përfundim të L 1 B, në Versajë u mblodh Konferenca e Paqes (1919). Pikërisht
në atë konferencë, Venizellos që në 1914 kishte orkestruar marshin funebër të
Shqipërisë së Jugut, u përpoq t’u mbushte mendjen përfaqësuesve të fuqive
fituese që t’ia aneksonin jugun shqiptar
Greqisë. Por, përfaqësuesit e Fuqive i kujtuan Venizelos pikërisht masakrën e
dëshmuar të fshatit Hormovë dhe tragjedinë e 300 fshatrave të tjera të
Shqipërisë së Jugut, të shkretuara e të shpopulluara nga bandat greke. Në fund
i thanë Venizellos se Greqia nuk mund të pretendonte si të vetin një territor,
ku në vitin 1914 ushtria greke kishte spastruar me dhunë 80% të popullsisë.
Veprimet agresive të grekëve kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk kanë rreshtu
gjatë gjithë shek XX dhe sot. 3) Disa ndodhi të
padëshiruara dhe me pasoja në marëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës nga vitit
1912. Vite më parë në Gazetën “Tirana
Observer” janë trajtuar të gjitha ngjarjet e padëshiruara mes dy fqinjëve, që
nga Konferenca e Londrës më 1912 e deri tek rastet më të fundit për kufirin
detar. Incidente këto që për hir të së vërtetës kanë ardhur gjithnjë vetëm nga
pala greke, duke e parë Shqipërinë gjithnjë në pozita inferiore. Le ti
rikujtojmë disa nga këto ngjarje:
a)Konferenca
e Ambasadorëve, Londër, 20 dhjetor 1912. Kërkesat për pavarësi të shqiptarëve u
kundërshtuan jo vetëm me armë, por dhe në rrugë diplomatike nga ana e Greqisë.
Përfaqësuesit e shtetit grek në Konferencën e Ambasadorëve në Londër kërkuan që
përveç Vorio- Epirit, Greqia të aneksonte edhe Vlorën. “Është e pamundur të
lejohen shqiptarët barbarë të jetojnë të pavarur në djepin e qytetërimit
grek”. Ky
ishte qëndrimi i delegacionit grek në Londër, ndaj shqiptarëve. Kujtoj se në
këtë takim nuk kishte shtet shqiptar për tu mbrojtur. Veç disa patriotë që
ropateshin me vullnetin e tyre për të mbrojtur etninë shqiptare. Besoj kuptohet
“ndeshja e pa barabartë” greko-shqiptare, ose shteti grek me disa intelektualë
shqiptarë vullnetarë!?
b)
Masakrat ndaj krerëve të Çamërisë, më 7
mars 1913. Ushtria greke pas largimit të trupave turke pushton Çamërinë.
Gjenerali Deli Janaqis vendos të thërrasë në një takim krerët qyteteve dhe
fshatrave të rajonit të Çamërisë për një marrëveshje. Për disa ditë me radhë,
krerët çamë nuk pranojnë kushtet e komandantit grek. Atëherë ai vendos t’i
mbledhë për herë të fundit dhe urdhëron vrasjen e 62 kryetarëve çamë. Dhe sikur
të mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dinon, me urdhër të
gjeneralit i rropën të gjallë.
c)
“Batalioni i Shenjtë”, Andartët, e vitit 1913.
Konferenca
e Ambasadorëve nuk i dha të drejtë Greqisë për pretendimet në Epirin e
Veriut. Në këtë pikë nis plani i dytë i
Greqisë për pushtimin e Epitit. Strukturat ushtarake organizojnë “Batalionin e
Shenjtë”, i përbërë nga kriminelë lufte, dezertorë dhe të burgosur nga burgu i
Kretës, të cilët më vonë do të njiheshin si “Andartët”. Ky batalion kreu
masakrat në të gjithë Jugun e Shqipërisë, duke vrarë mijëra gra dhe fëmijë për
të spastruar zonën nga shqiptarët.
ç)
“Protokolli i Firences”, 17/12/ 1913.
Është
dokumenti që caktoi kufijtë e sotëm mes Greqisë dhe Shqipërisë. Një pjesë e
Jugut të Shqipërisë ngeli në territorin grek. Ndërkohë që Greqia nuk e njohu
këtë protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtë trungut helen Epiri i Veriut,
me disa dhjetëra mijëra minoritarë. Paradoksalisht në Shqipëri ngelën rreth 38
mijë minoritarë, ndërsa në Janinë dhe krahinat e tjera ngelën me Greqinë rreth
500 mijë shqiptarë në qytetet e Filatit, Paramëthisë, Margëllëçit, Pargës,
Gumenicës, Artës e Prevezës.
d)
“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913. Ndërsa Evropa pretendoi se e rregulloi
përfundimisht çështjen shqiptaro- greke; në Jug të Shqipërisë nisën revoltat.
“Batalioni i Shenjtë” ishte vënë në veprim. Ushtarakët hoqën uniformat dhe
nisën masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropës
për lënien jashtë Greqisë rrethet e Korçës dhe Gjirokastrës. Sipas kronikave të
kohës, ishin rreth 40 mijë ushtarë që kryen masakra të pashembullta në qytetet
e Gjirokastrës, Korçës dhe Përmetit.
e)
Masakrat në Përmet, 25 shkurt 1914.
Masakrat
greke nuk u bënë vetëm në zonën që sipas tyre i përket Vorio-Epirit, por edhe
jashë saj. Në Kuqar të Përmetit ushtria greke theri gjithë fëmijët; ndërsa
burrat i mbylli në kishën e Kosinës ku i vrau në mënyrë barbare. Po ashtu dhe
në fshatin Peshtan ku një kronikë e kohës shkruan: “Foshnjat ulërinin duke
kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi ku ish një pus
e ku i merrnin me radhë e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndërkohë gratë
i mblodhën në Delvinë dhe pasi i përdhunuan i vranë me bajoneta”.
ë)
Shkëmbimi i çamëve me turq, mars 1923. Përcaktimi
i kufijve të Shqipërisë, i ndërprerë me 1913 nga Lufta e I-rë Botërore, rinisur
më 1919, la jashtë territorit rajone të banuara nga shqiptarë, Çamërinë dhe
Kosturin. Traktati i Lozanës nënshkruar me 1923, parashikonte shkëmbimin e
popullsive greke dhe turke, për të zgjidhur kështu një problem të dy vendeve.
Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanë turq banorët e Çamërisë dhe mbi
30,000 çam u shpërngulën me forcë. Një pjesë e tyre preferuan Shqipërinë. Vendosmëria e palëkundur e shtetit grek për
të përfshirë myslimanët e Çamërisë në shkëmbim, krahas politikave që u zbatuan
në terren dhe detyrimeve të popullsisë vendase, të cilat nga ana e tyre u
shtuan nga vendosmëria e oficerëve vendas dhe e popullsisë së krishterë
vendase, çoi në efekte negative ekstreme në terren.
f)
Internimi i burrave çamë, 4 gusht 1940.
Pas
shpërnguljes dhe terrorit ndaj popullsisë çame në turin e parë, grekët për të
evituar protestat ndoqën dhe rrugën e internimeve. Qeveria greke krijoi
komisione që përzgjidhnin popullsinë ku veçonin meshkujt që ishin për luftë dhe
i internuan në ishujt e detit Egje. Sipas dëshmive, trajtimi i tyre ishte i
njëjtë me atë që nazistët u bënin hebrenjve. Dhe si për ironi pushtimi gjerman
i Greqisë në 6 prill 1941 i liroi çamët e internuar, por kur u kthyen në fshatrat
e tyre nuk kishte mbetur askush. Gratë dhe fëmijët ishin shpërngulur në fshatra të tjera gjoja më të
sigurta nga mësymjet e egra të egërsirave greke; ndërsa shtëpitë mbetën
shkretë, pasuria e tundshme dhe e patundshme ra në duart e hajdutëve dhe
grabitqarëve. Kthimi i të internuarve në vendbanimet e tyre mbas më shumë se 6
muaj, kur panë shtëpitë e tyre shkretë
“U shokuan të gjithë. Vunë duart në kokë. Dëgjoheshin vetëm thirrje
dëshpëruese me: “ku jeni o familjet tona”. Batërdi me shembull pa të dytë.
h)
Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940.
Gjatë
luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet
ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga
Italia për nisjen e sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan fisa
amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350
milionë dollarëve. Ky ligj u bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi
shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj
mban peng çështjen e çamëve, megjithëse çamët në 1940, ishin nënshtetas grekë.
g)
Shifrat e terrorit çam, 1940. Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një
luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë
të pafajshëm. Ushtria greke vrau, theri dhe dëboi tërësisht banorët autoktonë
të Çamërisë. Të përmbledhur afro 30 % e popullsisë së rajonit u vranë, u
zhdukën dhe vdiqën nga gjenocidi grek, me drejtues të masakrave gjeneralin e
ushtrisë greke Napoleon Zervasin. Rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën
102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e
njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën
me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë
të njerëzve. Ndaj këtyre veprime ç’njerëzore askush deri më sot nuk ka mbajtur
përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, qenkan ekzekutuar
bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe
fëmijë. Akuzë e sajuar. Shteti grek e
kishte nisur këtë spastrim etno-fetar që para 1913; ndërsa për spastrimin
tërësor të atij rajoni, shfrytëzuan me dredhi shanset e L2B. Sigurisht duke
mashtruar “Aleatët” dhe “Boshtin”.
j) Masakra e Napolon Zervës më 25 qershor
1944.
Napoleon
Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta
të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt
masakrat e Napoleon Zervës ndaj popullsisë shqiptare do t’i kishin zili dhe
gjermanët. Në 25 qershor ‘44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000
çamë brenda një nate në qytetin e Paramëthis. Viktimat ishin kryesisht gra dhe
fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më
të egra të grekëve. Më pas masakrat vijuan në Pargë, Margëlliç, Gumenicë, Filat dhe rrethinat e tyre. Në të gjithë
rajonin e Çamërisë.!
???
Pavarësisht
se debatet në Komisionin e çështjeve greke nuk po shkonin në mënyrë triumfale,
siç kishte menduar, Venizellos ishte i sigurt në përfundimin e favorshëm të
tyre. Ndërsa Konferenca e Paqes vijonte punimet e saj, i mbështetur fort nga
përfaqësuesit e Francës e të Britanisë së Madhe dhe i sigurt për gjetjen e një
gjuhe të përbashkët edhe me Italinë, Venizellos drejtonte në mënyrë të ethshme
nga Parisi përgatitjet për marrjen në dorzim të “Vorio-Epirit”. Kështu, qysh në
3 shkurt, ai porosiste Ministrin e Luftës në Athinë të nxitonte rekrutimin e
klasit 1919 “për të garantuar zënien e vendeve që eventualisht do të na jepen
neve”. Me urdhër të Venizellos, në zonat kufitare me Shqipërinë filluan
peticioney, organizoheshin manifestime të zhurmshme të organizuara nga
“sillogjet vorio- epirote”, ku u bë kujdes të futeshin edhe shtetas shqiptarë
të besimit mysliman. Prania e tyre, sipas grekëve, do të akreditonte tezën e
mbrojtur nga Venizellos në Konferencën e Parisit, sipas së cilës jo vetëm të
krishterët e Shqipërisë së Jugut, por dhe myslimanët e dëshironin një bashkim
me Greqinë. Në fakt, Mimistri italian në Athinë Avezzana, më 5 mars njoftonte
Romën se në qendrat kufitare të Janinës, Camandas e Konicës po grumbulloheshin
njësi të ushtrisë greke dhe banda paraushtarake, që do të depërtonin në territorin
shqiptar për të organizuar kryengritje e për të shpallur “autonominë e
Vorio-Epirit”, sipas skenarit të provuar në vitin 1914. Mendoj se ky përshkrim
historik edhe në këtë masë, e jep idenë mbi marëdhëniet mes dy shteteve
shqiptaro-greke, ku dallojnë fare qartë dy botkuptimet, njëri i popullit
shqiptar, i cili ka mbajtur në kurriz të
gjitha ngjarjet ç’njerëzore të kryera nga shteti grek dhe botkuptimin e shteti
grek, si një shtet agresiv që kërkon të nënështrojë një popull që përmban në
genet, në tërësinë e tij karakteret, vetitë dhe parimet e bërtetademokratike.
Deri
këtu trajtuam me paanësi të vërtetat e historisë së palës shqiptare të cilat,
siç thotë Edith Durhan: kanë rënë në kurrizin e popullit shqiptar. Në vijim do
të paraqes disa qendrime të autorëve anglezë. Në librat e tyre shpaloset një
histori e tjetërsuar, mbasi ata janë bazuar në historinë e tjetërsuar nga
grekët. Ata nuk u njohën me popullin shqiptar, por u besuan thënieve. Më duket
me vend që këtu të shkruaj pak dhe qendrimin e Zonjës së Madhe, artistes
angleze Edith Durhan, e cila u njoh fizikisht me shqiptarët. Nga shënimet
shumta dhe vlerësimet e Edith Durham për Shqipërinë dhe shqiptarët nga libri i
saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”, lexojmë: “Unë kisha besuar tek shqiptarët,
ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot. Ju që më dhatë
bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk më zhgënjyet. Zotat e kishin bekuar atë
truall ku konservimi i ca vlerave humane është sekreti. Ai vend dhe ata njerëz
të befasojnë. Ekzotizmi i tyre gati, gati natyror, tejkalon herë herë
modernitetin sipërfaqësor. Atje ajri maleve e deteve është tjetër ajër. Gjuha
shqipe ka një muzikë ndryshe. Fjala “mirë se erdhe” del drejt e nga shpirti i
atyre njerëzve”. Ndërsa qendrimet e
autorëve anglezë që nuk e njohin shqiptarin, por që kishin rënë në kurthin e
djallëzuar grek janë bërë “avokatët” e grekëve.
Vijon nesër pjesa e dytë
Studjues Fahri Dahri, qershor 2025