Mendime
Idriz Zeqiraj: Në Mynih u përkujtua 80-vjetori i përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, me moton: "Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën"
E diele, 01.06.2025, 06:54 PM
Ing.Dipl. Deli
Balidemaj, duke folur në cilësinë e Këshilltarit të Këshillit Bashkiak, nga
Partia CSU
NË
MYNIH U PËRKUJTUA 80 VJETORI I PËRFUNDIMIT TË LDB;
ME MOTON "PAQE PËR UKRAINËN - SIGURI PËR EVROPËN"
NGA IDRIZ ZEQIRAJ
Në Qendrën e Mynyhut ishin bashkuar me
mijëra qytetarë, për të shënuar 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë
Botërore (LDB), me moton "Paqe për Ukrainën - Siguri për Evropën. Masën e
tubuar e përshëndeten: Këshilltari i vjetër i qytetit, Dr Hoffmann; Këshilltari
i Keshillit Bashkiak Ing.-Dipl. Deli Balidemaj; Konzulli gjeneral i Polonisë z.
Rafal Wolfski; dhe i Frances z.Alexandre Vulic, si dhe Perfaqesuesi nga
Parlamenti Republikan, Federativ dhe Shoqeris Civile, etj.
Përshëndetja e
Deputetit dhe Këshilltarit Bashkiak, z. Deli Balidemaj
"Të nderuara
zonja dhe zotërinj,
Të dashur
bashkëqytetarë,
Të nderuar
përfaqësues politikë,
Sot qëndrojmë këtu,
së bashku për të përkujtuar 80-vjetorin e përfundimit të luftës. Një ditë që
për të gjithë ne është e lidhur me kujtime të thella dhe mësime të historisë.
Sot, më shumë se kurrë, duhet të përqendrohemi në vlerat thelbësore që na
mbajnë të bashkuar si komunitet: paqja, liria dhe siguria.
Motoja e tubimit tonë
të sotëm – "Paqe për Ukrainën – Siguri për Evropën" – flet jo vetëm
për solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës që po lufton për lirinë dhe
pavarësinë e tij, në këto kohë të vështira. Gjithashtu na kujton përgjegjësinë
themelore, që kemi ndaj bashkëqytetarëve tanë në Evropë. Lufta në Ukrainë nuk
është vetëm një konflikt rajonal; është një kërcënim për stabilitetin dhe paqen
në të gjithë Evropën.
Grupi parlamentar i
CSU-së, në këshillin bashkiak të Mynihut, qëndron fort në anën e Ukrainës. Ne
dënojmë agresionin dhe shtypjen e ushtruar kundër popullit ukrainas dhe
mbështesim veprime të qarta dhe vendimtare, për të promovuar paqen dhe për të
garantuar siguri të qëndrueshme në Evropë. Në këtë drejtim Mbështetja e
Ukrainës është thelbësore: humanitare, politike dhe ushtarake, kudo që është e
nevojshme.
Në të njëjtën kohë,
duhet t'i marrim seriozisht mësimet e së kaluarës. Lufta e Dytë Botërore na
mësoi me dhimbje, se injoranca dhe mbyllja e syve, mund të çojnë në pasoja
katastrofike. Sot, më shumë se kurrë, duhet të jemi më aktivë, në promovimin e
paqes dhe në mbështetjen e atyre që punojnë për të. Le të punojmë së bashku për
t'u siguruar që historia të mos përsëritet.
Ne jemi të sfiduar –
si shoqëri, si qytet dhe si komb. Është koha të dërgojmë një mesazh të fortë.
Le të mbrojmë parimet e demokracisë dhe të sundimit të ligjit. Le të punojmë së
bashku, për një Bashkim Evropian, që nuk është vetëm ekonomikisht, por edhe
politikisht dhe shoqërisht i fortë.
U bëj thirrje secilit
prej jush: Ne duhet të qëndrojmë së bashku, të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të
ngremë zërin tonë për paqe. Le të sigurohemi që thirrjet për ndihmë të dëgjohen
dhe që lufta në Ukrainë të bëhet së shpejti një gjë e së kaluarës - në mënyrë
që paqja për Ukrainën dhe siguria për Evropën të bëhen realitet.
Faleminderit për
vëmendjen tuaj. Le të luftojmë së bashku për një të ardhme më të mirë!"
Pak fjalë për deputetin e Bavarisë së
Epërme, Ing. Dipl. Deli Balidemaj, -Malësori i Martinaj- dhe familjen e tij
Deli Balidemaj, i lindur me 27 korrik
1967, në Martinaj të Gucisë, Mali i Zi. Një familje intelektualësh: motra
arsimtare e gjuhës shqipe, në Prishtinë, tani, në pension; vëllai i madh,
Hasani, oficer i lartë në ish-armatën jugosllave, tani, menaxher në një biznes
privat Spedicioni në Bavarinë gjermane; vëllai i dytë Bekimi, doktor,
Specialist Internist, me ambulancë private në Shtutgart; Delija Ing. Dipl.
fëmija i katërtë i Familjes Balidemaj, Shkollën e mesme dhe studimet e
bëra në Prishtinë, dhëndër i Gollakut.
Azilant në Gjermani, ka punuar
pandërprerë punë të ndryshme. Ing.Dipl. Deli Balidemaj aktivitetin politik e ka
filluar në vitin 2013, kur ai u zgjodh për herë të parë në Asamblenë
München-Milbertschofen.
Rrugëtimi politik: Deputet në
Parlamentin e Bavarisë së Epërme. Balidemaj ka qenë anëtar i këtij Këshilli, që
nga tetori i vitit 2018, duke kontribuar në vendimmarrje dhe projekte që prekin
rajonin e Bavarisë së Epërme. Pastaj Këshilltar i Këshillit Bashkiak të
Mynihut. Ai u bë Këshilltar i Këshillit të qytetit në korrik 2023, duke u
përfshirë në diskutime dhe vendime të rëndësishme, për zhvillimin e qytetit të
Mynihut.
Kalimi nga Partia e Gjelbër në CSU
(Unioni Kristian Social), ishte pikë kthese e rëndësishme në karrierën e tij
politike. Ky kalim ka shkaktuar debate të shumta në mediat gjermane dhe brenda
politikës, duke qenë se ai ishte pjesë e një partie që promovon politika të
qëndrueshme dhe mjedisore. Shkas i ndryshimit partiak ishte zhgënjimi, meqë
deputeti më i votuar në Bavarinë e Epërme, nga subjekti i tij, kishte qenë,
pikërisht, Deli Balidemaj, ose siç njihet edhe me emrin -Malësori i Martinaj-
dhe pretendimi i tij ishte se Partia e të Gjelbërtve gjermanë, duhej të
kishte qasje më të madhe ndaj Atdheut të tij, Kosovës. Dhe, për këtë ai kishte
agjituar dhe punuar në vijimësi individualisht dhe në grupe.
Temat e Interesit:
Deputeti Deli Balidemaj ka shprehur
interes të veçantë, për çështjet si migrimi, siguria dhe integrimi, tema këto
që kanë qenë të rëndësishme, në të gjitha diskurset e tij politike. Ai vazhdon
të jetë kuadër aktiv në komunitet dhe ka kontribuar në çështje të rëndësishme
sociale dhe kulturore në rajon. Balidemaj është një veprimtar i përkushtuar i
Mërgatës shqiptare, madje i kudondodhur në aktivitetet e saj. Ndonëse i
punësuar në Bashkinë e Mynihut, në sektorin e kulturës, ai vazhdon të jetë i
interesuar dhe i angazhuar për Shkollën Plotësuese Shqipe dhe aktivitete tjera.
Ai ka pasur pakënaqësi ndaj një ligji
të stisur të qeverisë së Bavarisë, lidhur me kërkesën absurde -heqjen e
shtetësisë serbe-, edhe pse shumë fëmijë mërgimtarësh nuk e kishin pasur kurrë
atë! Mërgimtarët tanë, sidomos ata që fëmijët e tyre ishin shkollarë, mungesa e
shtetësisë gjermane i pengonte në disa shkolla të veçanta dhe fakultete.
Shkonin në Beograd, paguanin avokatë serb dhe taksa të majmë, për dokumentin e
lënies të shtetësisë fiktive serbe!
Deputeti Deli Balidemaj, Konsulli i
Kosovës në Mynih e Thuringen, Afrim Nura, Shoqata "Sali Çekaj", me
kryetar Osman Ferizi, me shoqata të tjera simotra, kanë punuar shumë, deri në
protesta, për ta bindur qeverinë bavareze, për ta hequr pengesën artificiale,
për marrjen e shtetësisë vendore. Çuditërisht dhe turpërisht, qeveritë
paraprake të Kosovës, kanë qenë mospërfillëse ndaj kërkesës të mijëra
shqiptarëve, rezidentë në Republikën më të madhe në Gjermani, Bavari, e cila e
vetme aplikonte këtë ligj diskriminues, për shqiptarët e Kosovës, prej të
cilëve Serbia vilte dhe inkasonte mijëra euro.
Familja e madhe Balidemaj, është e
njohur për atdhetarizëm. Vëllai i madh, Hasan Balidemaj, ish-ushtarak, në vitet
`80-a ka shërbyer në Maqedoni. Një gjyq i madh është kundër djemve shqiptarë,
në Manastir dhe gjetkë, por hetimet janë bërë në burgun e Shkupit-Idrizovës.
Akuzat kanë qenë të rënda, si: organizimi për helmimin masiv të ushtarëve jo
shqiptarë, spiunazh dhe të tjera. Në mesin e ushtarëve të gjykuar dhe të
dënuar, me më shumë se një dekadë, në Maqedoni, janë edhe Naser Krasniqi dhe
Riza Zeqiraj. Ata rrëfejnë se si u ka ndihmuar oficeri Hasan Balidemaj,
"të durojnë torturat enorme, për të mos implikuar asnjë emër të
shokëve".
Një bisedë e tillë me ushtarët e rinj,
nga një oficer karriere, përbënte një rrezik të madh, jo vetëm për humbjen e
karrierës ushtarake, por edhe për jetën. Më vonë u mësua se oficer Hasan
Balidemaj ishte planifikuar të arrestohet, duke vënë nën akuzë dhe në krye të
një grupi të madh të djemve ushtarë, të cilët janë liruar me 1992. Oficer Hasan
Balidemaj ka arritur të arratiset në Gjermani, ku jeton edhe sot.
Vëllezërit Balidemaj përbëjnë një
trinom harmonik të shkëlqyer, janë integruar në shoqërinë dhe shtetin gjerman,
mrekullisht mirë. Ata japin kontributin si qytetar të këtij atdheu të dytë,
duke mos harruar për asnjë rast dhe çast Atdheun e tyre Kosovën. Mërgimtarët
tanë në Bavari dhe më tej në Gjermani dhe Mergatë, krenohen me arritjet dhe
misionin fisnik të deputetit Deli Balidemaj dhe sukseset e prekshme të djemve
dhe vajzave të zëshme, në fusha të ndryshme të jetës.