Mendime
Idriz Zeqiraj: Aleanca e Opozitës bllokuese e Institucioneve kuvendore
E marte, 27.05.2025, 06:52 PM
ALEANCA E OPOZITËS BLLOKUESE E INSTUTUCIOVE KUVENDORE
NGA IDRIZ
ZEQIRAJ
Egoja, mania, për
të qeverisur një parti e vetme, qoftë edhe me subjekte minore, nuk është e
shëndetshme, as për subjektin dhe as për vendin. Koalicionimi me parti të mesme
me numër, nëse është i pa inkriminuar, në krime e hajni zyrtare, është i
mirëseardhur, si për partinë prijetare, me shumësi të deputetëve,
siç është LVV, por, mbi të gjitha, e duhur për Kosovën.
Ftesa e
përsëritur, e bërë LDK-së, nga LVV, për koalicion dhe bashkëqeverisje, nëse
është e sinqertë, është fisnike dhe duhej pranuar. Fyerja me -hajvana-, që
Kurti me të drejtë i quajti krerët partiakë të PAN-it, nuk e kuptoj pse kryetar
Lumiri ia faturon vetvetes dhe LDK-së? Sepse Abdixhiku dhe ekipi i tij
simpatik, janë shquar për korrektësi dhe maturi, duke mos bërë premtime
paushalle, pa mbulesë të burimeve financiare. Përkundër opozitës tjetër, e cila
mashtronte dhe gënjente popullin, përgjatë gjithë fushatës, "me lugën e
floririt!" Ndërsa me shprehjen se "ka ikur koha e
hajvanatit", Kurti vlerëson popullin për mençuri, që diti ta favorizojë
pozitën fituese dhe ta ndëshkojë opozitën destruktive humbëse.
Kurti fton LDK për
bashkëqeverisje, refuzon PDK dhe AAK
"Një
koalicion me LDK-në, pakica dhe Nisma, siguron 80 vota", - është gjuajtje
në objektivin e largët e Kurtit, duke siguruar edhe zgjedhjen lehtësuese
të Presidentes/it. Përfshirja e Fatmir Limajt, me NISMA e tij në koalicion,
është sakrificë e Kurtit dhe nuk i bënë nder as Kurtit dhe as koalicionit të
madh të tij. Sepse Limaj është pjesë e PAN-it kriminal, madje, jo vetëm i
korruptuar, por edhe rrast i kriminalizuar, me Kleçkën e tij vdektare dhe, me
fund, i kompromentuar. Vrajë nëpër Kosovë dhe merr pafajësinë ke Komani në
Gjakovë! Që andej, festo me horrakë e zuzarë, me krisma kallashi, në Banjë!
Nuk ka pasur kurrë
dhe nuk do të këtë të pafajshëm, nga ata që akuzon dhe arreston Gjykata e
Hagës. Sepse, nëse parimi i drejtësisë komuniste është: "Arreston 100
persona, praje tyre 99 të pafajshëm, -me dajak e gërnetë- e gjen një
fajtor!" E kundërta është në demokracitë perëndimore, me parimin: "Më
mirë lëri 99 kriminelë të lirë, se sa ta dënosh një të pafajshëm!" Avokati
i Oborrit Mbretëror britanik, Ben Emerson, ka denoncuar një të vërtetë, ultra
kriminale: "Liria i një gjenerali nga Kosova, ka kushtuar 11 milionë euro!
5 (pesë) milionë prej tyre i kam marrë unë", pa përmendur kurrë
"pafajësinë!"
Një politikan i
mençur, duhet ta respektojë elektoratin e vetë, popullin dhe shqiptarët e përbotshëm,
me figurat, kuadrot që përzgjedhë për postet e larta, publike. Refuzimi i
dhënies të postit të kryekuvendarit Fatmir Limaj, është zgjuarsi e Kurtit,
sepse do të ishte një provokim i rëndë, jo vetëm për viktimat e vrara politike
nga PAN-it, por edhe për shqiptarët e kudondodhur.
Albin Kurti një
faj të rëndë ka bërë në mandatin e shkuar, kur krejt panevojshëm, kalaveshoi me
post një deputet, të cilin as që duhej ta fuste në listën zgjedhore për
kandidat-deputeti! Uroj të mos e përsërisë më fajësi të tillë! Kurti si nxënës
ideologjik i Demaçit, tani djalë i madhuar, duhet të jetë selektiv në mësimet e
mësuesit të tij, Demaç, i pranuar si simbol i rezistencës, frymëzues i brezit
tonë, por, humbi shumë kur aprovoi vrasjet politike. "Ato gazeta do t´i
hani", - kërcënonte Demaçi gazetarët, të cilët i vajtonin FARK-istët
luftëbërës të Dr. Rugovës dhe kuadrot e veprimtarët e LDK-së!
Albini refuzon
kërkesat "alla Pacollëçe",
të partizave, si
kusht për koalicion
Ftesa e Kurtit për
LDK-në dhe Nisma, është e qartë, me lutjen "për të reflektuar, për një
koalicion qeveritar!" Të frymëzuar nga matrapazi Pacoll tuxhari, për 3
(tre) deputet përfitonte 4 (katër) ministri, u lazdruan, u haliten partitë e
vogla, me kërkesa të marrëzishme! "Ta jep një votë, ma jep një komunë për
fshatin!" "Ti jap tri vota, ma jep postin e kryetarit të Parlamentit,
dhe ule ose hiqe fare pragun zgjedhor, për të hyrë në Kuvend dhe broçkulla të
tjera!" Partizat e vogla vazhdojnë të përdorën si kusuritje mercenare të
partive të mëdha. Është abuzim i buxhetit shtetëror, duke financuar krijesa të
tilla zvarritëse.
Albin Kurti kërkon
reflektim nga partnerët në koalicion. Dhe, kjo është kërkesë normale, sepse
shqiptarët janë në pritje të zhbllokimit të Institucionit të Legjislativit, siç
është Kuvendi. Por, partneriteti në koalicion dhe bashkëqeverisje kërkon
korrektësi e bashkëpunim të sinqertë. Kurtit i ka dalë zani" si egoist,
vetjak, i cili me narcizmin e tij, me vetëbesim të tepruar, nuk konsulton
bashkëpunëtorët. Por, kjo mendësi nuk funksionon. Qeveria aktuale ka një
kryeministër, bollshëm të shkolluar dhe komunikues racional. Ai ka provuar
qeverisjen me LDK-në, e cila fillimet i ka pasë të harmonishme. Vetë Lumiri ka
qenë ministër, së bashku me ekipin e tij simpatik nga LDK-ja.
Shakatë e Albinit
në fushatë, për t`i argëtuar aktivistët e tij militantë, me akuzat e padrejta,
në adresë të LDK-së, ishin jashtë standardit të kryeministrit, andaj nuk duhet
marrë seriozisht. Në vend të zhurmimit rreth këtyre shakave, lexoni e
reflektoni rreth intervistës të Kurtit, dhënë gazetarit të RTK-së, Blerim
Haxhiaj. Ai, mençurisht, përjashton, madje prerazi, dy partitë e inkriminuara:
PDK-në dhe AAK-në dhe kam punuar 20 vjet, që subjekte t`i largoj nga pushteti
dhe duhet të bëjnë reformim të thellë. E kursen partizën vogëlushe Nisma, për
mundësi koalicioni të dhunshëm, por e refuzon megalomaninë e Limaj, për postin
e kryeparlamentarit. Realisht, edhe sikur të ishte parti e madhe Nisma, nuk duhej
ta gëzonte postin e cituar, sepse irriton dhe dhe provokon shqiptarët, vendorë
dhe të përbotshëm, për të -bëmat e komandant Çelikut"!
Akuzat reciproke,
LVV-LDK, për prishjen e koalicionit, nuk qëndrojnë. Koalicionin në fjalë e ka
prishur intriganti dinak, Hashim Thaçi me baraben beter Richard Grenell, në
koordinim me banditërit Vuçiq-Rama dhe aminxhinë Isa Mustafa, i cili assesi nuk
përfaqësonte LDK-në, sepse ishte i katapultuar në krye të partisë nga Hashim
dallaverja me SHIK-un e tij. Shkarkimi i dy ministrave të LDK-së, janë bërë nga
kryeministri Kurti, ku ka mësuar se prishja e koalicionit me konspiracion,
ishte fakt i kryer. Andaj, nuk mund të akuzohen palët në koalicion LVV-LDK.
Disa
"komandantë" të instruktuar nga Sigurimsat e Enverit,
vranë
kundërshtarët politikë shqiptarë!
Emërtesa -deputet
i popullit-, mbartë një ngarkesë të veçantë përgjegjësie. Kujtoni emrat e
deputetëve të Shpalljes të Pavarësisë të Shqipërisë më 1912; të konsolidimit të
Shtetit Shqiptar në vitete e 20-a; të Mbretërisë Shqiptare, të cilët edhe sot mbahen mend, për të
mirë, nga brezat shqiptarë, për integritetin dhe autoritetin që kishin në
Shqiptari. Burra të ndershëm dhe trima ishin edhe Deputetët Demokratë, të dalë
nga zgjedhjet e para, pas Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri. Prej tyre
kishte edhe firmtarë të Shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë; demokratë nga
Familje të Mëdha nacionaliste, kombëtare.
Ata patën guximin
të përballen me juntën fashizoide të filosllavit Enver Hoxha, me byroistët e
tij kriminelë, të cilët luftën çlirimtare, e konvertuan në luftë civile,
qytetare! Asnjë përballje luftarake nuk bënë me pushtuesin, ndërkohë që, nën
diktatin e emisarëve jugosllavë, vranë si derrat e egër, kombëtarët, të
organizuar në partinë e "Ballit Kombëtar", të kryesuar nga djali i
Abdyl Frashërit, Mit`hati, si dhe partia Mretërore "Lagaliteti". Për
atë periudhë kohore, historiani kanadez, Rober Austin, ka botuar një
libër-studimi, bollshëm të argumentuar.
Gjyqi farsë, i
bërë kundër 24 Deputetëve Demokratë, përfundoi me ekzekutimin e një pjese të
tyre; të tjerët me dënimet e rënda; pas burgut me internime të përjetshme, me
familje e farefis; me konfiskimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.
Vërtet, jemi në
demokraci, por janë dërdëllitjet e disa deputetëve të opozitës, kur mohojnë
votimin e fshehtë, kinse, me pavarësinë që kanë deputetët, për të votuar sipas
bindjeve personale. Kujt ia shesin këto përrallisje, duke e ditur se ata nuk
kanë nevojë të mendojnë të pavarur, sepse për ata mendon partia.
Në politikë, për
zgjidhjen e ngërçeve, siç është rasti i tanishëm apo raste të tjera, është i
nevojshëm kompromisi, marrëveshja ndërmjet subjekteve politike. Por, në rastin
konkret, partisë fituese të zgjedhjeve, i takon propozimi dhe posti i kryetarit
të Kuvendit. Prandaj, nuk ka arsye të krijohet precedencë.
kReagimi i
Albulenë Haxhiut, ka qenë i përligjur, sepse PDK-ja ka provokuar, duke e vënë
në krye të Kuvendit kryetarin e Organizatës ilegale kriminale SHIK, Kadri
Veselin. Ndërsa Albulena është kristal e pastër, në të gjithë veprimtarinë e
saj, qoftë si opozitare, qoftë si pushtetare.
Votimi i fshehtë
ose koalicioni LVV-LDK,
përndryshe
rizgjedhje
Kryeministri Kurti
ka propozuar kompromisin me marrëveshje , për zgjedhjen në grup të
kryetarit të Kuvendit dhe të organeve tjera kuvendore. Por, opozita e ka
refuzuar edhe këtë propozim të LVV. Siç duket nga refuzimet e njëpasnjëshme,
synimi i opozitës është ogurëzi, sepse kërkon, madje, ngulmueshëm, kthimin në
pushtet, gjë që pozita nuk është e gatshme ta bëjë këtë lëshim fatal. Arsyeja
është se kjo opozitë ka bërë pazare të dëmshme, me Serbinë, deri në tradhti, si
Demarkacioni, Asociacioni, lobimi për ndarjen e Kosovës dhe pisllëqe të tjera.
Opozita PAN-iste është gati të bëjë lëshimet e radhës, sepse eksponentët
partiakë të PAN-it, janë të shantazhuar me dosje penalizuese, të cilat i
posedojnë Serbia dhe ndërkombëtarët. Për një çerek-shekulli vazhdojnë arrestime
dhe gjyqe, të ish-shtetarëve dhe të ish-pushtetarëve, kryesisht, disa
"komandantësh" pa ushtarë, me akuza faktike, për torturë, izolim,
maltretim, e deri në vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë.
Ftesa e tretë
radhazi e kryeministrit, Albin Kurti, për kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku,
për koalicion e bashkëqeverisje, përfshirë edhe subjektet e pakicave dhe Nisma,
dëshmon për seriozitetin që ai ka, për ta zgjidhur ngërçin e krijuar, për tre
muaj radhazi. Kjo ftesë përforcon bindjen se Kurti është në përpjekje,
për të shmangur zgjedhjet e parakohshme. Sepse, veç tjerash, është shqetësuese
për deputetët, sidomos për ata të zgjedhur për mandatin e parë, Zgjedhjet kanë
me kosto buxhetore të lartë, ndoshta ka mundësi kursimi; humbje enorme në kohë;
pengesat në procesin mësimor në shkolla, përgjatë fushatës të stërzgjatur, siç
ndodhi në zgjedhjet e fundit. Ditë të humbura pune, në shoqërimin e partive të
zemrës.
Është për
keqardhje, se ndërkombëtarët, sidomos ambasadorët e akredituar në Kosovë, kanë
parë krimet dhe makro-hajnitë e pushtetarëve të PAN-it dhe kanë heshtur si
peshqit. Edhe pse populli i Kosovës vazhdon ta ndëshkojë opozitën e çoroditur
dhe destruktive të PAN-it, flirtuese me Serbinë, përsëri kanë nostalgji për t`i
kthyer në pushtet ata, nën maskën e një qeverie gjithëpërfshirëse, mundësisht,
pa partinë fituese, në rastin konkret, pa LVV. Në Gjermani partia që arrin 28 %
të votave, ajo kompozon qeverinë, pa pretendime që dikush tjetër t`ia rrëmbejë
fitoren në tavolinë, siç janë angazhuar partitë humbëse. aktualisht, në Kosovë.
Ambasadori
gjerman, Joern Rhode, i njohur si mik i shqiptarëve, kësaj here pozicionohet
përkrah opozitës. Ai trimëroi opozitën, duke thënë se "lojtari i dështuar,
duhet të ndërrohet". Kjo është një shprehje, sa e pabazë logjike, aq edhe
paushalle! Ndërkohë që Albulenë Haxhiu i ka fituar të gjitha betejat, pa
dështuar në asnjërën sosh, duke qenë deputetja e parë femër, me shumësinë e
votave. Një përgjigje adekuate, ka dhënë për Ambasadorin e respektuar, Rhode,
deputeti dhe kuadri mediatik i LVV, Dimal Basha: "Nuk ndërrohet lojtari,
se ashtu do kundërshtari!"