E marte, 03.06.2025, 06:07 AM (GMT+1)

Mendime

Idriz Zeqiraj: Votimi i fshehtë është shenjtëria e demokracisë

E diele, 25.05.2025, 06:54 PM


VOTIMI I FSHEHTË ËSHTË SHENJTËRIA E DEMOKRACISË

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

Seancat kuvendore vazhdojnë, me kohëzgjatje 5 (pesë) minutëshe! Për të 20-tën herë është kundërshtuar kandidatura e deputetes Albulenë Haxhiut. Kryesuesi Avni Dehari, mbyllë seancën, duke caktuar datën e seancës tjetër, pas 48 orësh. Refuzimi i kandidaturës të zonjës Haxhiu, nuk ka asgjë parimore. Ajo është deputetja femër më e votuar, kaluar 150 mijë vota! Ardhja e saj në pozitën e ministres të Drejtësisë, nuk është rastësore. Juriste e diplomuar, luftëtare e dëshmuar për çështjen e Kosovës, madje me familje që nga Gjyshi si dhe familja e bashkëshortit. Kundërshtare aktive e marrëveshjeve të pista, deri në tradhti, të Hashim Thaçit, me dostat e tij. Vërtet, opozitarizmi i saj, me aktivistët e LVV, ka qenë ekstrem i vrazhdët, por krejt i përligjur, i pranueshëm, në raport me politikën qorre, të PDK-së me aleatët e saj.

Lëshimi, kompromisi që i kërkohet LVV, për ta ndërruar kandidaten Haxhiu, me ndonjë tjetër, është sa e papranueshme, aq edhe provokative. Sepse:

a) Ligji zgjedhor e përcakton se propozimi dhe posti i kryetarit të Kuvendit, i takon partisë fituese, në rastin konkret, LVV;

b) Kushtetuta e ka të ligjësuar votimin e fshehtë. Dhe, në zbatimin e kësaj norme ligjore, me të drejtë, ngulmon Lëvizja Vetëvendosje. Hezitimi është frikë e opozitës dëshpëruese, sepse nuk arrijnë t`i kontrollojnë deputetët e tyre, siç bëjnë me votimin aklamativ, fiktiv, të rrejshëm! Pikërisht, ky fakt domethënës flet mjaftueshëm, se bllokuese të zgjedhjes të kryetarit të Kuvendit dhe të formimit të institucioneve tjera kuvendore është opozita PAN-iste, fort e dyshuar, si palë me Serbinë.

LVV ka ftuar partitë parlamentare, për një kompromis të votimit në grup edhe për postet tjera kuvendore, një zgjidhje të shpejt, por edhe brenda kritereve ligjore. Edhe këtë propozim, gjithnjë, brenda kornizës ligjore, opozita e refuzoi lehtësisht!

Prandaj refuzimi i kandidaturës të Albulenë Haxhiut, nuk ka asgjë parimore. Përkundrazi është mbulesë e qëllimit, tashmë, të njohur, largimi i Albin Kurtit dhe të partisë së tij nga qeverisja e mëtejme. Pra, seancat maratonë janë thjeshtë një lojë cinike e opozitës, për ta zgjatur ngërçin politik dhe për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve. Dhe, duke e bartur fajësinë e bllokimit tek partia fituese, LVV, me arsyetimin klishe, se "formimi i institucioneve kuvendore dhe qeveritare, është përgjegjësi e partisë fituese!"

Nëse i besojmë slloganit se votimi i fshehtë është shenjtëria e demokracisë, atëherë fitorja e përsëritur e LVV, dëshmon kredibilitetin, besueshmërinë e fituar nga shumica e popullit të Kosovës. Premtimin e madh për ndryshim e bëri realitet në zgjedhjet e 14 shkurtit 2025.

Zotimin sa të bujshëm, aq edhe tmerrues të Kurtit me LVV e tij: "Kriminelët dhe hajnat në burg", pjesërisht, e realizoi, duke i shporrur nga pushteti "komandantët" kriminelë dhe hajna zyrtarë. Por, në burg nuk arriti t`i dërgojë. Pak syresh i mori Gjykata e Hagës. Por, shumësia numerike vazhdojnë ta gëzojnë lirinë e përgjakur, duke bërë jetë përrallore, nga zhvatja e pasurive të brezave shqiptarë. Sepse Sistemi i Drejtësisë i rrënuar nga PAN-i, prokuroria dhe gjykatat të kapura po nga PAN-i, kanë pamundësuar realizimin e premtimit të Kurtit, dhe të partisë së tij, LVV.

Vërtet, duket absurde refuzimi i prerë i ndërrimit të kandidaturës për kryetare të Kuvendit, Albulenë Haxhiut. Por, në fakt, më shumë se një teke inatçore, është parimi, i cili justifikon bllokadën dhe mohon kompromisin, për këtë çështje. Nëse ajo i tha kriminel, ballas, një kryeparlamentari, përkatësisht, Kadri Veselit, njëherësh, kryetar i Organizatës ilegale kriminale SHIK, ajo as nuk fyu dhe as nuk shpifi, duke e rithënë vetëm një të vërtetë eprore.

LVV, përveç ndryshimit të pushtetit, bëri ndryshimin tjetër të madh, shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veriun e Kosovës. Ndërkohë që Hashimi, praktikisht, veriun ia kishte dorëzuar Serbisë dhe lobonte, madje me pagesë, për ta bërë dorëzimin edhe juridikisht: "Në Veri edhe ashtu nuk kemi qasje, e kemi humbur", - thoshte Hashimi. Ai ishte peng i dosjeve penalizuese dhe Serbia e shantazhonte. Shërbimi sekret francez, përmes agjentit francez Arnaud Danjear, sipas Pierre Siramy, drejtor i DGSE, e rekrutoi Hashimin në Zvicër, duke e bërë atë agjent edhe të Serbisë.

Kryeministri Edvin Rama, mik për zemër i Vuçiqit, e ligjësoi "pazarin" e Hashimit: "Veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt!" Ndërsa Kurti i qortoi të gjithë, me reagimin e prerë: "Nuk kam tokë për të falur".

Sekreti i fitoreve të përsëritura të LVV është besimi, për ruajtjen e tërësisë territoriale në kufijtë ekzistues. Pra, për PAN-in ka një mosbesim të madh, për shkak të flirteve me Serbinë. Vranë kundërshtarët politikë shqiptarë, ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së, për ta marrë pushtetin e pamerituar, me dhunë e përgjakje! Përgjatë pushtetit të tyre kriminal, me vjedhje zyrtare industriale dhe makro-kontrabandë me kriminelët serbë në veriun e Kosovës, tashmë, disa syresh të shpallur -nongrata- nga Dash amerikan. Dhe, megjithatë, duan, sërishmi, të kthehen në pushtet, për të vazhduar me krime dhe hajni zyrtare si më parë.

Me heshtjen e saj, LVV po tregon qyqarllëk. Opozita PAN-iste është e rafinuar dhe përfide në poshtërësi. Sa herë që LVV provon që ligjërisht, të veprojë kundër ish-shtetarëve dhe ish-pushtetarëve, si me VETTING, Bryronë për verifikimin e pasurive të paligjshme, ata i stopojnë vendimet e Qeverisë të LVV, duke i dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe në Komisionin e Venecias.

Ndërkohë, opozita krijoi koalicionin pas zgjedhor -PLAS-, pra, PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe, krejt të jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Pse e heshtin këtë krijesë monstruoze krerët e koalicionit të ligjshëm LVV-GUXO-ALTERNATIVA?! Kur dihet se këtë veprim opozita, me koalicionin në fjalë, ka bërë shkelje kushtetutare?! LVV duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për shqyrtim, me pretendimin se koalicionet pas zgjedhore janë jo ligjore, rrjedhimisht, shkelje kushtetutare!

Për aq sa kemi dëgjuar interpretimet ligjore, nga ish-antarët e Gjykatës Kushtetuese dhe juristë të tjerë, roli i Presidentes në çështjet zgjedhore është i kufizuar. Megjithatë, brenda kornizës kushtetuare, ligjore, ajo u përgjigjë në kërkesën e kryesuesit të seancave, Avni Dehari, duke treguar gatishmëri takimi e konsultimi me krerët subjekteve politike. Dhe, po sa e ftuan, Presidentja Vjosë Osmani, takoi partitë kryesore parlamentare. Tashmë, ajo është mbi partiake dhe përgjatë takimit, me shefat partiakë, nuk arriti pajtueshmëri mes tyre. Por, "e la derën hapur", për takime tjera.

Më vonë Presidentja Vjosë, takoi krerët e subjekteve minoritare dhe veç e veç partizat e vogla shqiptare. Fatmirësisht, Kosova ka një Presidente -par exelance-, me aftësi profesionale dhe guxim epror intelektual.

Prandaj, duke qenë në krye të Presidences, Vjosë Osmani, nuk dështon as ajo dhe as institucioni i saj, pra, Presidenca, të cilën e përfaqëson. Ndërsa për Institucionet tjera, jashtë domenit të saj, ajo nuk mbanë përgjegjësi, andaj edhe nuk ndërhynë në çështjet jashtë kompetencave të saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Rexhep Shahu: Përdhunimi i zgjedhjeve Fritz Radovani: Turpi edhe perseritet! Nikoleta Kovaçi: Në Spaç, në vendbanimin e harruar të shpirtrave të Lirisë! Kalosh Çeliku: Dashuria platonike e partive politike shqiptare Reagim Publik nga Rrjeti i Prindërve Edukues të Kosovës, Lidhur me rastin e refuzimit të regjistrimit të një fëmije me Sindromën Down Gjon Keka: Kosova don me hy në librin e Guinness për cirkun e seancave të përsëritura të Kuvendit Nikoleta Kovaçi: Regjimi stallor që prodhoi turpin elektoral! Federata e Arbërisë: Thirrje për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një Shtet të Vetëm Klajd Kapinova: 1 milion skllëver shqiptarë që vuajnë nga forma e varfërisë së rëndë, votojnë për mafien politike dhe shkaktarët e barktharjes së tyre Klajd Kapinova: Imzot James Martin, është një Jezuit Amerikan i cili fatkeqsisht Themeloi Ministrinë e Shtrirjes së Plotë të LGBTQ+ në kishat katolike Federata e Arbërisë: Dënojmë aktin vandal ndaj figurës së Komandant Ridvan Qazimit – Lleshi dhe theksojmë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbi dhe Sanxhak Fahri Xharra: Avala e Beogradit një kodër skordiske Mihal Gjergji: Kominterni shqiptar Idriz Zeqiraj: Zbatharakët dhe brekëgrisurit e djeshëm, u bënë milionerët e sotëm! Nue Oroshi: Humbja e idealizmit Sonila Meço: Kur drejtësia është lavjerrës, zgjedhjet janë hipnozë Kalosh Çeliku: Neokomunizmi Idriz Zeqiraj: Lëndimi LDK-së me aleanca të pista, fundi i parimësisë të saj! Florim Zeqa: Avni Dehari drejt librit të Gines-it! Themelohet Federata “Arbëria” – Një Platformë Gjithëkombëtare për Identitetin, Unitetin dhe Ribashkimin Kombëtar

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx