E shtune, 31.05.2025, 07:48 AM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Humbja e idealizmit

E diele, 18.05.2025, 06:56 PM


Humbja e idealizmit

Nga Nue Oroshi

Në lartësinë e përpjekjeve për të arritur majat e suksesit shpeshherë gjatë rrugëtimit shumë persona duke lëvizur në këtë rrugë nuk mund ta mbajnë drejtpeshimin. Humbja e drejtpeshimit paraqet lëndim për shëndetin e njeriut. Lëndimi ndodhë mvarsisht nga lartësia se ku lakohet trupi, ku thehët mendja apo ku mund të shkelin gjurmët. E gjurmët janë shpeshherë gjurmë të hijës,gjurmë të gjakut, gjurmë të shenjave të shenjëzuara rreth veprimit se nga ecin ecjakët të cilët shpeshherë si pasojë e ngjyrimeve ideologjike ato janë të përfshira nga erërat e forta që  mund të rrëmbejnë dhe të marrin përpara. Ku mund të përplasin në një thyrjeqafe se cilës nuk mundë ti shihet fundi apo nuk mund ta sheh syri apo nuk mund ta rrëmbej mendimi.Në këtë hapësirë qiellore ndëgjohet edhe jehona e zërit të padëgjuar i cili ka mbetur në mes të dy zjarreve.Ka mbetur në mes të artikulimit kulmor apo zbutjes tektonike.Si njëra ashtu edhe tjetra kanë të bëjnë me shembullin e ecjës përmes tehut të shpatës.Të ecësh nëpër tehun e shpatës është e vështirë mos të prehesh.Është e vështirë mos të prehesh për faktin se kanë qenë shumë pak idealista që kanë dalur në breg pa u lagur. Shumica në mungesë të ndëgjimit të zërit si dhe duke mos pasur mundësi që ti ndalojnë ndjenjat që ja kanë përfshirë lakmitë.

Ata kanë mbetur të rrethuar me shqisën e pendimit.Por në momentin që shqisat ja mundin ndjenjat dhe gëzimi për lakminë e arritur ja mund pendimin vjen deri tek kafshimi i vetvehtës.Ta kafshosh vetvehtën për nevojat e lakmisë është sikurse të ecesh në një fushë të madhe dhe nuk ke aspak ndenja se si je duke ecur.Humbja e ndjenjave paraqet halucinacionet devijante dhe mbrenda shoqërisë mbetesh person i devijuar.Ata që devijojnë në sjellje quhen delikuentë.Ata e kanë humbur zërin e ndërgjegjes që ju sillët e pshtillët por asnjëherë nuk i dërgon në qëllimin e caktuar.Në qëllimin e caktuar arrijnë vetëm idealistët.Por rruga e idealistave për të arritur qëllimin e caktuar është shumë e gjatë,është me shumë therra e me pak lule.Gjatë këtij rrugëtimi shumica e idealistave takohën dhe mbesin në mes të një udhëkryqi.

Në njërën anë e lakmojnë jetën e hershme të idealistit.Kurse në anën tjetër janë shënderruar në grykësa dhe kanë mbetur duke vrapuar pas pasurisë.Tash lakmia në mes të përvetësimit të sotshëm dhe idealizmit të hershëm jau ka përzi mentalitetin.Tash ata janë shënderruar në vallehedhës të çdo tupani që bie.I kanë humbur idealet dhe kanë mbetur si përsona që primare (parsore) e kanë materialen dhe e kanë humbur idealën.Kur e humb idealizmin nuk ka shansë asnjëherë të kthehësh tek ai.Nuk mund të kthehesh sepse koha që ke kaluar si materialist është e gjatë dhe tash idealistët e tjerë kanë ecur shumë përpara saqë ty të ka mbetur ta kujtosh atë veprimtarinë kombëtare që ke bërë në të kaluarën para tri dekadash duke mos pasur asnjë gjë idealiste në më shumë se dy dekada e gjysmë.

Mungesa e idealismit në më shumë se 25 vite shumë tipa i ka shëndrruar në përsona që flasin vetëm për të kaluarën pa mundur asnjëherë të flasin për të sotmën dhe të djeshmen e tyre që vërtetë është e përzier me shumë çështje të panjohura.E panjohuara shpeshherë e sjellë historinë e përsonalitetit në mes të dy zjarreve.

Në mes te kohës sa vepronte si idealistë dhe periudhës se mëvonshme kur është shënderruar në materialistë.Shëndrrimi në materialistë përveç që ia ka humbur idealizmin ia ka humbur dhe personalitetin,ia ka humbur besën, ia ka zhburrëruar burrërinë dhe ka mbetur vetëm si përson i barkut madje ia ka humbur edhe qëndresën e qarkut.Në këtë këndveshtrim është punë jo e lehtë e historianit për ta bërë vlerësimin.Është punë e vështirë për faktin se gjatë periudhës kohore kur idealisti e ka lakuar trupin e ka vendosur pabesinë dhe lakminë para idealit të çështjes kombëtare shqiptare ju janë shkaktuar shumë deme sa duhët kohë e gjatë, duhet të kalojnë shumë vite që çështja shqiptare te kthehët në rrugën e duhur. E kjo heshtje e politikanëve, kjo heshtje e shumë intelektualeve ndaj shumë fenomeneve negative mbarëshqiptare i shëndrron ata në persona frigacak ku prioriteti i tyre është mbajtja e pushtetit dhe jo orientimi i shtetit.Politikanët i shënderron si persona që kanë varësi votat dhe s´ju intereson se deri ku ka devijuar pjesa dërmuese e shqiptarëve.Kurse intelektualët që e kanë humbur idealin janë shëndrruar në qyqarë dhe xuxar ku idealizmi i tyre paska pasë qenë një idealizëm i rremë dhe ata kanë përfunduar në gojëmbyllur dhe tru tredhur.

Ta mbashë gojën mbyllur në periudhën kur duhët të flasësh kur duhët të flet edhe mendja, edhe zemra, edhe shpirti, edhe gjaku është një pabesi ndaj kombit shqiptar.Është shkelje e idalit dhe shkrirje si  një numër i turmës që ecë në një drejtim pa krye si delët që ecin pa bariun. Mos qofsha në lekurën as të parëve dhe as të dytëve. Të parëve që çdo gjë shesin për vota, dhe të dytëve që mbajnë gojën mbyllur dhe trurin e tredhur për t´iu shërbyer të parëve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx