Mendime
Ndriçim Kulla: Hordhitë e bandave në këto zgjedhje ishin një terrorizëm i gjallë kundra demokracisë
E merkure, 14.05.2025, 06:54 PM
Hordhitë e bandave në këto zgjedhje ishin një terrorizëm i gjallë kundra demokracisë
Nga
Ndriçim Kulla
Vjedhja
e zgjedhjeve është një e thënë e tejkaluar për ne.
E
riprovuar kjo ishte pardje tërë ditën e zgjedhjeve.
Rezultati
i saj i paradeklaruar nga sondazhet e porositura, duket se ishte kalibruar
saktësisht me skemën patronazhiste të blerjes së çdo vote, orientimit të
organizuar të votës nga administrata shtetërore dhe presione nga më të
ndryshmet.
Duhet
të kujtojmë se disa kohë më pare nisi një lëvizje e fortë nga ana e opozitës me
kërkesën e një qeverie teknike. Ishte ide e mire në fakt, e provuar dhe
stërprovuar dhimbëshm, se zgjedhje me kryeministër Edi Ramën nuk mund të
bëheshin kurrë.
Nuk
jam i qartë pse u braktis.
Nuk
pati as transparencë të qartë, se çfarë
u bë, pse nuk u çua më tej, çfarë ndodhi
me këtë strategji të mirëmenduar
politike të opozitës?!
Më
vjen të hamendësoj se për vërtetësinë politike të kësaj nisme, në analet e
politikës mund të ketë qenë një faktor ndërkombëtar që ka ndërhyrë ndoshta me një ide më të mire, duke qenë i bindur se
do impononte presion mbi Edi Ramën për ta detyruar që të bënte zgjedhje, së
paku, afër standardeve minimale politike
të cilat i njehë dhe i respekton gjithë Evropa.
Por
kjo nuk ndodhi.
Madje
ndodhi e kundërta.
Sot
ne evropianët dhe miqtë amerikanë kemi më shumë problem ne sa kishim me
regjimin e Ramës.
Arena
e batërdisë elektorale të grabitjes së
këtyre zgjedhjeve ishte shumë herë më
pranishme se të gjitha zgjedhjet e bëra më parë që ka bërë narkodiktatori
shqiptar. Është e filmuar dhe fotografuar në kufijtë e profesionalizmit.
Pavarësisht
rezultatit përfundimtar që do deklarohet në vijim, ne pamë në të gjithë
Shqipërinë një grusht shteti kundra zgjedhjeve të lira dhe demokracisë.
Hordhitë
elektorale të bandave ishin një agresion i gjallë dhe i pa kufishëm.
A
ka vend këtu të flitet më për zgjedhje normale me standarde demokratike si
vendi i NATO-s, si vend kandidat për
Bashkimin Evropian dhe partner i besueshëm i fuqive të mëdha politike.
dhe demokratike si SHBA dhe Gjermania, si Franca dhe Anglia apo Italia dhe
Polonia etj ?!
Njollat
e duarve të djallit në këto zgjedhje dolën përsëri në pasqyrë më të nxira.
Çfarë nuk ka bërë ky mostër për të mbajtur pushtetin.
Gjithë
opozitën e projektoi që ta fuste në burg dhe ta mbante me duart të lidhura
varur në çengelat e drejtësisë që ka krijuar mëndja dhe dora e tij. Dhe e bëri.
Qëllimi
kryesor ishin zgjedhje e 11 majit ku konkurrenca duhej të ishte fare e shkatërruar. Dhe e shkatërroi.
Shqipëria
zien nga ky krimi zgjedhor sepse është goditur në thellësi besimi, ndërsa SPAK
i veshur si një bukuroshe me buzë të kuqe shëtit vërdallë nëpër rrugët e Shqipërisë për të bërë parade imazhi, se
gjoja po ndjek krimin zgjedhor.
Kronikat
e filmuara televizive po na e japin realitetin zgjedhor ashtu siç është për ta
parë dhe për ta gjykuar më objektivisht.
Këtu është arena e trafikut të drogës, e bandave
që grabisin me dhunë votat e qytetarëve, e shtetit që ka dymbëdhjetë vjet që
është ricikluar me dhunë dhe represion
politik.
A
ka vend këtu të flitet më për zgjedhje normale me standarde demokratike si vendi
i NATO-s , vend kandidat e Bashkimit Evropian dhe partner i besueshëm i fuqive
të mëdha politike dhe demokratike, si
SHBA dhe Gjermania, si Franca dhe Anglia apo Italia dhe Polonia?!
Pamë
edhe një here makinerinë elektorale e cila s’bën krenar Edi Ramën. Modelet e
skemave të krijuara prej regjimit të tij i pamë me mirë dje në tërë ditën e
votimeve te Rruga Marko Boçari Tiranë. Zyrat operative të Sigurimit të Shtetit
të mbushura me para dhe lista votuesish që u shpërndaheshin në mënyrë operative
votëshitësave nga sekserët deputetë, ku në rastin flagrant ishte Erion Braçe, e
diku tjetër ende në pa mundësi për tu identifikuar nga opozita dhe denoncuesit.
Dëshminë më të mirë se çfarë bën makina elektorale e Ramës na e jep mes shumë
të tjerash një dëshmi e rrallë krimi. Një bandë nga hordhia e madhe elektorale
e organizuar si ushtri më vete e mbyllur
në një zyrë pa logo elektorale shpërndante para nga rrjeti i narkoshtetit për
viktimat e votës.
Natyrisht
që regjimi i organizuar për të sunduar gjatë, i ka të gjitha institucionet
ligjëzbatuese dhe ato të sigurisë në dorë dhe do bëjë çmos të prangoset e vërteta. Por e vërteta e
shkallmoi murin e mbrojtjes së krimit. Ne i pamë patronazhistët e këtij krimi
të filmuar tek iknin nga zyra të llahtarisur me kapuç në kokë dhe çantat e
parave në krahë, njëlloj sikur dilnin nga grabitja e një banke diku në një nga
rrugët e qytetit.
Rruga
evropiane është rruga e respektimit të parimeve të lirisë dhe demokracisë mbi
të cilat zhvillohen zgjedhjet të cilat
domosdoshmërisht duhet respektojnë vullnetin e popullit.
Këto zgjedhje janë të grabitura. Këto zgjedhje i
ka vrarë grabitja dhe manipulimi tyre.
Muri
i diplomacisë që kanë ndërtuar institucionet evropiane të akredituara në
Tiranë, duke pohuar rezervimin e tyre për ti treguar Edi Ramës vendin me
justifikimin, se po e nximë Shqipërinë që është vend kandidat
do i bëjmë dëm, duhet rrëzuar. Dëmi më i madh që i behet Shqipërisë është
pikërisht ky: kur nuk i thuhet e vërteta
dhe nuk i jepen ndihma në kohën e duhur.
Ka
ardhur momenti që faktorit demokratik ndërkombëtar të ngrihet në nivelin e
arrogancës ndaj këtij regjimi. Nuk duhet të ketë më iluzion mbi këtë regjim
edhe prej tyre. Përtej gjuhës diplomatike dhe rezolutave, gjuha që do zinte
vend më shumë ndaj këtij regjimi ishte ultimatum.
© SYRI.net