E enjte, 24.07.2025, 11:12 PM (GMT+1)

Mendime

Gjon Keka: Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar

E shtune, 10.05.2025, 02:56 PM


Është e domosdoshme të mblidhen pasardhësit e Gjergj Kastriotit në një Kuvend mbarëkombëtar

Nga Gjon Keka

Se sa thellë i kanë futur duart armiqtë e kombit tonë në Kosovë dhe kudo në trojet tona shihet nga veglat e tyre që i kanë gjetë për të shkatërruar nga brenda Kosovën tonë të vuajtur e të lashtë Dardane europiane. Dhe kjo po bëhet në dy drejtime në njërën anë duke patur pushtetar e parti politike pakurrizor si mbetje dhe në anën tjetër nga renegatët e mbetjet që punojnë t'ia rikthejn Kosovën dhe kombin tonë dy armiqëve të kombit tonë.

Në fakt kështu e kanë nis armiqtë rrënimin e Kosovës dhe kombit tonë nga brenda, në fillim pasi u çlirua Kosova me ndihmën e botës perëndimore e të civilizuar, filluan e hynë organizata të ndryshme gjoja humanitare me tendenca të caktuara ideologjike, pastaj filluan t'i mësojnë se si ta sulmojnë themelin e identitetit tonë respektivisht figurave tona kombëtare si p.sh: Gjergj Kastriotin,vNënë Terëzën,vPjetër Bogdanin,vIdriz Seferin etj.

Dhe ja ku jemi tani në vitin 2025 ligësia ka arritë kulmin, dhe armiqtë e jashtëm nuk kanë më nevojë t'i përdorin ushtritë e tyre, asnjë fuqi tjetër, sepse i kanë brenda Kosovës, dhe trojeve të kombit tonë, të cilët mezi presin ta realizojnë planin e tyre pikë për pikë.

Është koha që pasardhësit e Gjergj Kastriotit të mblidhen edhe një herë në një Kuvend mbarëkombëtar dhe me ndihmën e vendeve mike europiane ta trajtojnë edhe këtë dukuri negative për të bërë çdo gjë të mundur që ta ruajmë Kosovën tonë dardane që të mos bjerë në duar të armiqëve sërish, sepse për të është derdhur gjak dhe ky gjak i derdhur nuk është derdh për asnjë ideologji fetare, por për ruajtjen e qenjes kombëtare, gjuhës, lirisë, atdheut të vetë dhe identitetit si pjesë e përbashkët e civilizimit të familjes europiane.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Eshref Ymeri: Maskarada e përvitshme në Sheshin e Kuq të Moskës Luan Asllan-Dibrani: Bllokadë, frikë dhe hipokrizi: Opozita që i trembet lirisë Albert Zholi: Gëzuar ditëlindjen "Kushtrim Brezash"! Idriz Zeqiraj: Vota e fshehtë - barometër i demokracisë Sadbere Emshiu: Kur zgjedhjet bëhen çështje forme Florim Zeqa: Ka ikur koha e tranzicionit politik! Vladimir Shyti: Për kë të votoj?! Aurel Dasareti: Në Shqipëri britma e të varfërve ngjitet deri te Zoti, por nuk arrin në veshët e regjimit të shtetit mafioz Luan-Asllan Dibrani: Kuvendi i Bllokuar për herë të 11-të Nikoleta Kovaçi: Edvin, as Zaho s'të beson me premtimin për BE... Klajd Kapinova: Kur në vendlindje ende besojnë rrenën e krijueme nga historiografia marksiste Gjekë Gjonaj: Malësori zemërthyer nuk mund të shkëputej nga rrënjët e tij Atdhe Geci: E kaluara jo greke e Greqisë Luan-Asllan Dibrani: Alarm Kombëtar në Sheshin Skënderbe: Një Provokim i Ulët dhe Sulm ndaj Ndërgjegjes Shqiptare Florim Zeqa: Gjykata Kushtetuese t'ua merrë mandatin 120 deputetëve dështak! Luan-Asllan Dibrani: Si po institucionalizohet prostitucioni fetar në trojet shqiptare në emër të fesë Florim Zeqa: Goditja e dhjetë kundër shtetit! Klajd Kapinova: 100 Diët e Para - Veprimet Historike të Presidentit Donald J. Trump 2.0 Petrit Dibrani: E jona është e trashëguar, ndërsa e huaja është e huazuar dhe e imituar Llesh Ndoj: Kush do t’a qeverisë Shqipërinë pas 11 majit 2025?

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx