E marte, 06.05.2025, 03:15 AM (GMT+1)

Mendime

Florim Zeqa: Gjykata Kushtetuese t'ua merrë mandatin 120 deputetëve dështak!

E hene, 05.05.2025, 06:53 PM


Gjykata Kushtetuese t'ua merrë mandatin 120 deputetëve dështak!

Nga Florim Zeqa

Dhjetë përpjekje të kota, dhjetë seanca të dështuara, Kuvendi i Republikës së Kosovës po mbushet dhe po zbrazet për pesë minuta. Pesë minuta të mjaftueshëm për deputetët për t'i marrë pagat e majme nga buxheti i shtetit!

Abuzim skandaloz i 120 deputetëve

Ky është pak më tepër sesa dështim institucional, është abuzim skandaloz i 120 deputetëve me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës! Kjo është dëshmi e abuzimit të paskrupullt e të zgjedhurve të popullit me besimin e qytetarëve.

Deputetët, të zgjedhurit e popullit, që kanë për obligim kushtetues, detyrim politik dhe mbi të gjitha obligim moral për të ofruar zgjidhje, janë bërë pengesë e procesit demokratik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Barrikadimi i deputetëve në dy taborre politike nuk vjen nga përkushtimi për shtetin dhe qytetarët, por është produkt i inateve personale mes liderëve për interesat e ngushta partiake.

E kemi një situatë paradoksale, kur njëra palë ngulë këmbë në të drejtën kushtetuese për të propozuar kryetarin e Kuvendit, kurse pala tjetër, në të drejtën për të votuar kundër apo për të abstenuar.

Por askush nuk merr përgjegjësinë për dëmin që janë duke i shkaktuar vendit. Edhe pse asnjëra palë nuk i ka numrat për të formuar e vetme qeverinë, të dyja palët e kanë fuqinë për të bllokuar njëra-tjetrën dhe ecurinë e punës në Kuvend!

Me ose pa vetëdije, të dyja palët janë duke punuar kundër interesit të shtetit të Kosovës duke i lëkundur në themel institucionet e shtetit, veprime këto që po e gëzojnë Listën Serbe në Kuvend.

Prej që ekziston jeta parlamentare në Kosovë, asnjëherë nuk ka ndodhur që të mos konstituohet Kuvendi i Republikës së Kosovës!

Ky precedent i paparë dhe i padëgjuar duhet trajtuar me urgjencë nga gardianët e shtetit-Gjykata Kushtetuese. Përderisa për dhjetë herë me radhë dështon konstituimi i Kuvendit, atëherë problemi nuk qëndron tek procedurat demokratike, por tek mungesa e vullnetit politik për formimin e instititucioneve të reja të shtetit!

Kështu ndodhë kur mungon përgjegjësia morale e të zgjedhurve të popullit. Në rastin konkret, nga përgjegjësia morale duhet të kalohet në përgjegjësi politike dhe ligjore për secilin deputet pa dallim.

Kosova ka nevojë për një zgjidhje të shpejtë e jo për bllokada të qëllimshme dhe artificiale të ndikuara nga liderët partiakë. Zgjedhjet e jashtëzakonshme (qëllim i liderëve partiakë) nuk janë zgjidhje për Kosovën, për shkak, se edhe nëse shkohet në zgjedhje do ta kemi përafërsisht të njëjtin rezultat!

Meqenëse jemi në situatë paradoksale, edhe zgjidhjen duhet kërkuar në të njëjtën rrugë paradoksale, me marrjen e mandateve të deputetëve nga Gjykata Kushtetuese, për t'i ngarkuar me mandat të deputetit kandidatët e rinj nga të gjitha subjektet politike që kanë mbetur jashtë dyerve të Parlamentit me rekomandim të liderëve partiakë.

Florim Zeqa,  04.05. 2025



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan-Asllan Dibrani: Si po institucionalizohet prostitucioni fetar në trojet shqiptare në emër të fesë Florim Zeqa: Goditja e dhjetë kundër shtetit! Klajd Kapinova: 100 Diët e Para - Veprimet Historike të Presidentit Donald J. Trump 2.0 Petrit Dibrani: E jona është e trashëguar, ndërsa e huaja është e huazuar dhe e imituar Llesh Ndoj: Kush do t’a qeverisë Shqipërinë pas 11 majit 2025? Dukagjin Hata: Intervistë me z. Lavdrim Puci, kandidat i PSD Fritz Radovani: Vetëm kjo asht Shqipnia e Gjergj Kastriotit Luan Asllan-Dibrani: Bllokadë, frikë dhe hipokrizi: Opozita që i trembet lirisë Gjon Keka: Imazhi i qeverisjes së keqe dhe pa vizion janë rënia e lirisë së mediave dhe mendimit të lirë kritik Idriz Zeqiraj: Maskarada kuvendore turpëron opozitën Kalosh Çeliku: Edukimi i fëmijëve në duart e partive politike - fetare Florim Zeqa: Më 1 Maj zgjidhje ose dryrin Kuvendit! Luan-Asllan Dibrani: Pengmarrja e Shtetit nga Pseudo-Politikanët Nikoleta Kovaçi: Mos thoni që s`dimë kë të zgjedhim... Fahri Xharra: Një perlë e re e autorit të "Misionit rus" Klajd Kapinova: Lufta Europiane 1939-1945 dhe Adolf (Hitler) Schrittelmayor (1889-1965) jetoi gjatë, pas ikjes se tij në Amerikën Latine Eshref Ymeri: Degradimi periodik i skizofrenisë së Ramës Llesh Ndoj: Udhëtimi im “dy në një”… Albert Zholi: Vladimir Mici - Nëse qeveritë do të kishin prioritet arsimin ai duhet të ishte i stimuluar në fonde Aurel Dasareti: Në politikën shqiptare ka shumë burra të mrekullueshëm të të dy gjinive

Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx